Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    “Lavdi Enver Hoxhës” pushtojnë Gjirokastrën

    Në 1991-shin u quajt “diktator”, por duket se 17 vjet më pas, njerëzit kanë filluar të “ndryshojnë mendje”. Në prag të 100-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, “traktet” komuniste dhe mbishkrimet në mure po “pushtojnë” Gjirokastrën.


    THIRRJA/ Partia Komuniste në Gjirokastër ka shpërndarë trakte për 100-vjetorin e lindjes së diktatorit

    Në trakte komunistët ftojnë për të festuar në një ceremoni modeste të gjithë “adhuruesit” gjirokastritë

    GJIROKASTËR- Në 1991-shin u quajt “diktator”, por duket se 17 vjet më pas, njerëzit kanë filluar të “ndryshojnë mendje”. Në prag të 100-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, “traktet” komuniste dhe mbishkrimet në mure po “pushtojnë” Gjirokastrën. Përveç yjeve të kuq dhe mbishkrimeve “Lavdi Enver Hoxhës”, që ditë pas dite po shtohen si kërpudhat pas shiut, veçanërisht në pjesën muzeale, këto ditë është vënë re ngjitja në mure e disa thirrjeve që të kujtojnë traktet e që mbajnë për firmëtare degën lokale të Partisë Komuniste në Gjirokastër. Nëpërmjet tyre, u bëhet thirrje të gjithë banorëve të qytetit të lindjes së Enver Hoxhës, që të marrin pjesë në ceremonitë që komunistët organizojnë në 100-vjetorin e tij.

    Thirrja

    “Në 100-vjetorin e lindjes së figurës së ndritur, komandantit tonë legjendar Enver Hoxhës, u bëjmë thirrje gjithë bashkëqytetarëve të tij, bashkëkohësve, banorëve të qytetit të Gjirokastrës, të rinjve e të rejave, studentëve dhe nxënësve që e adhurojnë, të marrin pjesë në ceremoninë modeste që Partia Komuniste organizon përpara shtëpisë së lindjes”. Janë këto fjalët me të cilët komunistët ftojnë komunitetin gjirokastrit të bëhet pjesë e organizimeve dhe festimeve, të kthyera tashmë në një ritual që zhvillohet dy herë në vit në qytetin e lindjes së Enver Hoxhës, e para në 11 prill dhe tjetra në 16 tetor.

    Por duket se ardhja e familjes Hoxha dhe organizimet private në shtëpinë e lindjes, që shërben si muze etnografik, i kanë nxitur edhe më shumë idhtarët e figurës së njeriut që tani historia shkollore po e quan diktator dhe po ashtu, edhe krerët e vendit.

    Zhvillimet

    Hapësira përpara shtëpisë së lindjes së Enver Hoxhës në lagjen “Palorto”, po kthehet në vendin ku komunistët dëgjojnë këngë kushtuar tij, fjalime dhe po mbajnë fjalët e rastit. Vazhdimisht ata kanë kërkuar që shtëpia e lindjes të kthehet ashtu si ka qenë, muze i luftës antifashiste. Kështu, përveç kërkesës për rikthimin e shtëpisë së lindjes së Enver Hoxhës në muze armësh, sikurse ka ekzistuar deri në vitin 1991, komunistët kanë ribërë publike edhe kërkesën tjetër, që lidhet me vendosjen e emrit të tij rrugës që të çon në lagjen “Palorto”, ku edhe ka lindur. Madje, ata u shprehen se kjo çështje kaq e rëndësishme të zgjidhet me anë të një referendumi popullor, ku njerëzit me votën e tyre do të vendosin.

    Familjarët

    Edhe familjarët e Enver Hoxhës kanë bërë kërkesa të ndryshme lidhur me njeriun që prej 17 vjetësh ka marrë mbi “shpatulla” emrin “diktator”. Muajin e kaluar ata kërkuan shtëpinë e Enver Hoxhës për të festuar në të 100-vjetorin e lindjes së tij dhe për të zhvilluar ceremonitë e rastit. Kërkesa e familjes Hoxha iu drejtua kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, i cili e pranoi kërkesën e tyre duke u shprehur: “Do të jetë një ceremoni shumë private dhe familjarët e Enver Hoxhës, me të drejtë kanë kërkuar të përdorin shtëpinë e lindjes së tij për zhvillimin e aktiviteteve në kuadër të 100- vjetorit. Po e theksoj se ky është një festim familjar, privat dhe nuk kemi asnjë arsye që t’u mbyllim dyert.”


    Shekulli
    Sui generis

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Nuk e di, a mos ben pjese kjo ne te ashtu-quajturin proces ri-vleresimi qe R. Alia pati predikuar perpara 17-18 vjetesh ?!?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk jan gjirokASTRITET VENDALINJ QE bejne parulla pro-enver..
    jan zagare te mafies ruco -iste gjoleko malo gjinusho arapo-edvino meto- milo-iste.. qe mezi presin tu ngjallet dulla..

  4. #4
    Une mendoj se Sali Berisha ka derguar agjentet e tij per te shperndare keto trakte ne Gjirokaster, qe populli i thjeshte te kujtoje se jane vepra te zagareve te mafies ruco -iste gjoleko malo gjinusho arapo-edvino meto- milo-iste.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    eh kane ngelur dhe 100 komuniste akoma qe nuk kane vdekur me kryetar HYSNI MILLOSHIN por kjo sdo te thote qe populli i gjirokastres i ka mbeshtetur ato trakte mund ti kene shperndare HYSNIU me shoke qe ja ne shqiperi kujtohen akoma per xhaxhin enver qe ka kohe qe ka ik per lesh .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    sali berisha po kujtoka babain bravo

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    sali berisha po kujtoka babain bravo
    e forte kjo
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Kur i lan gjalle faren e keqe dhe i japin te drejta edhe te perdridhet ne televizor,duke treguar qe eshte dhe manjake e ka mendjen akoma tek ai, si tha ? .Une jetoj çdo minute sekond me te .Si nuk ka turp mostra plak,mqs jeton çdo minut me te i shkofsh mbrapa sa me shpejte ,e festojeni bashke 100,vjetorin ne ferr.

  9. #9
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Duan apo nuk duan nostalgjiket socialiste, Enver Hoxha dhe komunizmi kan perfunduar ne koshin e plehrave qe nga viti 1990,nuk ben aspak problem qe socialistet ftuan Nexhmije hoxhen
    tek Top channel per te i festuar ditelindjen babgjyshit tyre!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    te ky forumi kumunistet hiqen demokrat me ne krye saliu=brari i biri enverit

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të pathënat e ceremonisë mortore të Enver Hoxhës”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 13:28
  2. Mijera tone ndotje hidrokarbure pushtojne bregdetin e Semanit‏
    Nga bnik në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 09:58
  3. Perandoria Bizantine dhe Kalendari i Mesjetes- kronikografi:
    Nga Kryeplaku në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 13-09-2007, 04:40
  4. Biznesmenët serbë pushtojnë Shqipërinë
    Nga Dita në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 27-05-2003, 15:22
  5. Shqiptaret dhe greket pushtojne hapesiren...
    Nga angeldust në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-03-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •