Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Edhe Shqipëria nuk do t’i harrojë kurrë bijtë e vetë!

    Reshat Kripa: Termopilja shqiptare
    E Premte, 17-09-2010, 09:59pm (GMT+1)


    Termopilja shqiptare


    Nga Reshat Kripa


    Më 13 shtator nacionalistët shqiptarë përkujtuan një nga betejat më të lavdishme, që kanë zhvilluar forcat nacionaliste shqiptare kundër pushtuesit italian dhe nderuan heronjtë e kësaj beteje ku dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë tridhjetegjashtë burra të shquar..
    Ata nderuan kujtimin e komandantit legjendar Hysni Lepenica dhe trimave të tij të pavdekshëm: Sefer Imeraj, Nano Gjoni, Hasan Gjoni, Hasan Xhaferi, Mehmet Koka, Shazivar Karabina, Abaz Dauti, Neki Mahmutaj, Izet Ruka, Sherif Buhuçi, Bilal Bilaj, Ali Sheme, Agim Cane, Agim Selfo, Qamil Gërbi, Shahin Rrapi, Hamza Tola, Isuf Kola, Kutbi Lifti, Ziher Bihoçi, Tahir Vasili, Fuat Azizaj, Haki Dajlani, Rustem Xhufi, Filo Miceko, Seit Dema, Ali Loçi, Dajlan Tahiraj, Ismail Saraçi, Vaid Goshi, Ibrahim Graci e të tjerë.
    Duke kujtuar këta të rënë, para syve më del një skenë nga romani “Lufta dhe paqja“ të shkrimtarit Leon Tolstoj. Beteja e Borodinos. Kapiteni rus Andrea Bollkonskij, prin kompaninë e vetë me flamur në dorë. Një plumb e goditi dhe ai bie i plagosur dhe pa ndjenja, i mbuluar nga flamuri. Me mbarimin e betejës Napoleon Bonaparti del të inspektojë fushën e luftës. Shtanget para trupit të mbuluar me flamur të kapitenit dhe u thotë shoqëruesve:
    - Voilá une belle mort! (Ja një vdekje e bukur!)
    Po për rënien e komandantit tonë të paharruar dhe tridhjetepesë trimave të tij, ku shumica ishin komandantë çetash, a nuk duhet të përulet me respekt i gjithë populli shqiptar, për të cilin ata dhanë jetën? Kjo betejë ishte Termopilja shqiptare. Dikur komandant Leonida ra me treqind trima në mbrojtje të lirisë së vendit. Të njëjtin veprim bëri edhe Hysni Lepenica me tridhjetepesë trimat e tij. Më thoni një betejë tjetër të zhvilluar në vendin tonë ku të kenë rënë kaq trima dhe unë do të përulem me respekt para tyre. Ky është një rast unikal në historinë e luftrave të popullit tonë dhe këtë rast ia dhuruan atdheut trimat nacionalistë, sepse vetëm po të jesh nacionalist mund të arrish në një sakrificë të tillë.
    Është pikërisht ky shkaku pse komunistët, kundërshtarët kryesorë të nacionalistëve, u munduan ta errësonin këtë ngjarje madhështore, ashtu siç kishin vepruar edhe për raste të tjera. Por e vërteta është si drita e diellit. Sado të mundohen retë ta mbulojnë atë, ajo më në fund do i përhapë ato me dritën e tij të zjarrtë. Ashtu janë edhe heronjtë. Me shembullin e tyre ata përshkojnë periudha të zymta dhe dalin përsëri në dritë më me shkëlqim dhe më të nderuar.
    Ndryshimet demokratike të ndodhura në vendin tonë gjatë viteve nëntëdhjetë, hapën rrugën dhe për vlerësimin e figurave të shquara. Ne mendonim se sado të mundohen hijet e së kaluarës të errësojnë kujtimin e nacionalistëve të rënë për liri, ata nuk do të mundin kurrë t’ia arrijnë qëllimit të tyre të errët. Prisnim me këtë rast të zhvillohej një ceremoni zyrtare nga ana e autoriteteve shtetërore apo partiake. Por, për fat të keq, përveç përkujtimit fare të thjeshtë, të bërë nga dy partitë e Ballit Kombëtar, askush nuk u kujtua për këtë ditë të shenjtë të historisë së kombit tonë.
    Para syve më del ceremonia e zhvilluar shumë vjet më parë, kushtuar
    vendosjes së eshtrave të këtyre martirëve në varrezat e ngritura për këtë rast në vendin e rënies së tyre, në Grehot të Gjirokastrës. Atëherë u zhvillua një ceremoni madhështore, me pjesmarrjen e autoriteteve më të larta të shtetit. U mbajtën fjalime të zjarrta, u bënë premtime të mëdha. Po si paraqitet gjendja sot?
    Gjendja e varrezës është mjerane. Edhe varrezat e qytetarëve të thjeshtë janë më dinjitoze se ato. Asnjë investim për ngritjen e tyre. Asnjë fond për mirëmbajtjen. A nuk janë edhe këta dëshmorë të luftës për liri? Përse varrezat e dëshmorëve komunistë janë shumë herë më dinjitozë dhe këto të dëshmorëve nacionalistë në gjendje të tillë? Kjo pyetje kërkon përgjigje.
    Përse në varreezat e dëshmorëve (që konsiderohen të kombit) qëndron ende ylli i kuq i komunizmit? Më shpjegoni, këta dëshmorë u vranë për komunizmin apo për kombin? Nëse janë vrarë për komunizmin le ta mbajnë atë yll. Por nëse janë vrarë për kombin ylli i kuq i komunizmit është i papranueshën në to, pasi në ato varreza janë vendosur edhe eshtrat e disa nacionalistëve të rënë nga gjembat e atij ylli. Kjo është një fyerje për kujtimin e tyre.
    Kam edhe shumë raste të tjera të diskriminimit që i bëhet shtresës nacionaliste nga politikanët tanë, por nuk po zgjatem pasi nuk dua të dal nga tema me të cilën nisa shkrimin. Ndaj në mbyllje doja të thosha:
    Heronjtë tanë do jenë të pavdekshëm, sepse i pavdekshëm ishte edhe ideali për të cilin dhanë jetën. Ky ideal ishte Shqipëria dhe ata iu kushtuan asaj. Edhe Shqipëria nuk do t’i harrojë kurrë bijtë e vetë!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    .

    Sillen në atdhe pas 72 vjetësh eshtrat e dëshmorit.

    SHAHIN OSMAN TOÇI


    Bir i Matit dhe i Labërisë



    Më 26 mars 2011, në Mat (Burrel) në varrezat e Dëshmorëve të qytetit u vendosën eshtrat e patriotit të madh Shahin Osman Toçi. Këto eshtra ndodheshin në Itali, në vendin ku ishte vrarë dëshmori. Afërsisht një shekull eshtrat e tij nuk preheshin qetë, pasi i priste vendlindja, i priste Shqipëria.

    Jeta

    Gjat gjithë jetës shkollore, që nga shkolla fillore e deri në Akademin Ushtarake ai dallohej për një dashuri të madhe për librin. Studimet i përfundoi me rezultate të larta. Pas studimeve në Akademin Ushtarake në Itali, kthehet në Shqipëri, ku emërohet oficer në Artileri. Pas disa vjet pune për rezultate të larta dhe si student i shkëklqyer dhe një kuadër i zoti, u dërgua në Itali për studime pasunivertsitare. Ishte viti 1939, kur Shqipëria ishte pushtuar nga Italia fashiste.

    Ditën e diplomës

    Në kohën që do të jepeshin Diplomat, më parë duhej të bëhej betimi nën flamurin e Italisë. Ky djalosh 21 vjeçar, u paraqit në rresht me një shirit “Kuq e Zi”. Kjo bëri, që ushtarakët e lart të alarmoheshin për këtë shënjë që kishte vendosur në krah, pikërisht aty, i rreshtuar për të bërë betimin, si kuadër ushtarak, mes oficerëve italianë.

    Gjesti I tij shprehu jo vetëm habi. Ishte ky student, që e prishi këtë cermoni. Komanda u rreshtua për herë të dytë për të bërë, ritin e cermonis dhe të betimit si ushtarak nën flamurin Italian.

    Djali trim, studenti shqiptar 21 vjeçar Shahin Toçi, e kundërshtoi, që të bënte betimin nën flamurin Italian.

    Zotërinj!- do të theksonte Shahin Toçi, oficerave madhor: “Unë betohem vetëm për flamurin Shqiptar”. Ishte një moment tepër alarmues që i vuri në vështirësi të gjithë ushtarakët italian, të kësaj shkolle. Ishte hera e dytë që prishej kjo ceremony.

    Gëzimi shpirtëror

    Oficeri, Shahin Toçi, kthehet në dhomën e tij për të fjetur, me një kënaqësi, se kishte fituar mbi një mbretëri dyzetmilion. Nga gëzimi nuk e zinte gjumi, se kishte mbrojtur flamurin shqiptar, popullin dhe atdheun e tij të shenjtë dhe të shtrenjtë.

    Me këtë vepër dhe akt të lart, djaloshi Shahin Toçi, do të rreshtohej midis patriotëve të mëdhenj e të shquar të Shqipërisë, që luftuan, për trojet e tyre, për popullin dhe nderin e shqiptarit, për gjuhën dhe lirinë dhe tokën e të parëve tanë, për Flamurin Shqiptar, që quhet: “Komb”, dhe do të mbrohet bres pas brezi, ashtu si Patrioti dhe atdhetari Shahin Toçi.

    Pabesia

    Pabesia dhe tradhëtia e vret djaloshin 21 vjeçar teksa flinte në krevatin e tij në hotel, në verën e vitit 1939.
    Sepse, ai, mbrojti simbolin e popullit dhe të atdheut, të trazhguar ndërshekuj, “Flamurin Shqiptar”.

    Dhe populli e përjetësoi në këngë:

    Shahin Toçi, “është burrë, që s’pranon dy flamur”.

    Në kërkim të eshtrave

    Për shumë vite niprit e tij, Osmani dhe Samiu, si dhe kushërinjtë Hamit e Asllan Toçi, i kërkuan eshtrat e xhaxhait të tyre në Itali “Verona”. Sa herë u kthyen me dëshpërim, pa gjetur eshtrat e xhaxhait të tyre, vrarë në vitin 1939.

    Por ata ishin të vendosur dhe të bindur, se eshtrat do ti gjenin, dhe do, t’i binin në vendlindjen e tyre në Mat, në atdheun e shenjtë, dhe pranë të afërmëve të gjithë fisit Toçi, të fshatit Urxalla e Matit.

    Një ndihmes njerëzore, për gjetjen e eshtrave ka dhenë Drejtoresha e varrezave të Veronës Miriela Longo.

    Më në fund eshtrat u gjetën, pas atij kërkimi për shumë vite.

    “S’kishte gëzim më të madh, kur i gjetëm eshtrat e xhaxhait tonë, na dukej sikur e kishim të gjallë, do të theksonin të dy nipat e Shahin Toçit.

    Krenaria

    Me të drejtë, nipat janë krenar për veprën e tyre të lart. Një akt që së pari ngre lart dashurin, respektin, për xhaxhain e tyre, të këtij patrioti dhe heroi, që do rrezatoj e ndriçoj për tërë jetën, historinë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar.

    Prehja

    Shahin Toçi, sot, prehet në varrezat e dëshmorve të Matit.

    Duhet të theksojm se varri i tij, ishte bër shumë vite më parë, si të gjitha varrezat e dëshmorvë, me shpres se një ditë, edhe eshtrat e Shahin Toçit, do të preheshin në këto varreza. Dhe kjo u realizua më datën 26 Mars 2011. Pas, 72 vjetësh.

    Ceremonia e varrimit

    Cermonia ishte madhështore, me një pjesmarrje të jashtzakonshme.

    Në këtë cermoni, merte pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, i cili mbajti edhe fjalën e rastit, në përcjelljen për në banesën e frundit të Shahin Toçit, të shoqëruar nga Banda e Ushtrisë dhe të shtënat, në shenjë nderimi. Në këtë cermoni mernin pjesë, punonjës të institucioneve të ndryshme, deputet të majtë e të djathtë, intelektual e personalitete të fushave të ndryshme.

    Pas kësaj cermonie, të gjithë u drejtuan për tek Pallati i Kulturës Burrel, ku para këtij auditori do të flitej për dëshmorin, Shahin Toçi.

    Fjala e rastit

    Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Bashkisë Burrel z. Skënder Lleshi. Në radhë të par ai, pëgëzoi dhe falnderoi nipat e Shahin Toçi, që pas një kërkimi të gjatë, gjetën eshtrat e xhaxhit të tyre, që nderojnë veten, fshatin dhe Matin. Më tej do të vazhdonte: “Akti heroik dhe patriotik të djaloshit 21 vjeçarë, oficerit dhe Akademikut ushtarak, nderoi Matin dhe gjithë Shqipërinë”.

    Në këtë cermoni merte pjesë edhe Shoqata “Labëria” dhe kryetari e saj z. Ago Nezha, dhe antar të kryesisë të shoqatës “Labëria” etj.

    Atmosfera

    Atmosferën në këtë cermoni, e ndezi grupi polifonik “Bilbili”, nën drejtimin e të mirënjohurit Sejmen Gjokoli, i cili mbajti edhe fjalën e rastit në këtë cermoni, organizuar për nder të Shain Toçit, në Pallatin e Kulturës Burrel. Interpertimi i këngës, nga grupi polifonik “Bilbili”, me tekstin e shkëlqyer, ngriti pesh gjithë sallën me duartrokitrje të vazhdueshme, duke u ngritur në këmb. Në këtë koncert mernin pjesë edhe grupi i Matit dhe i Mirëditës.

    Nuk mund të lemë pa përmendur edhe birin e Kuçit dhe të Labërisë deputetin e Vlorës Z. Fatmir Toçi, për kontributin e tij financiar, nga bujaria e shpirtit të tij, për shtrimin e një koteji shumë të pasur, në një lokal të madh, ku morën pjesë me qindra e qindra nga Mati dhe zona të tjera të vendit, që nga Jugu në Veri, ç’ka tregon dashurin, respektin dhe traditat e shklëlqyera të shqiptarit, që në ditë të tilla, jemi gjithmon bashkë e të bashkuar, të trashguar nga të parët tanë mijra vjeçar.Dhe ne na duhet t’ua përcjellim brezave të ardhshëm, si një pasuri e shtrenjt dhe e shenjtë e popullit tonë.

    Prejardhja

    Në sytë e Fatmir Toçit, shihje një gëzim të veçant, dhe tepër mbreslënës. Shahin Osman Toçi, rrjedh nga fisi “Toçi” të Kuçit heroik të Vlorës. Nga ky fis një nga parët e fisit Toçi, u vendos në fshatin Urxalla të Matit, i larguar nga fshati Kuçë, për arsye të ndryshme. Në krah të Fatmirit, ishin edhe shumë bashkëfshatar të ardhur nga fshati Kuç.

    Prandaj Fatmir Toçi, krenohet, në këtë ditë të cermonisë për vendosjen e eshtrave të nipit të fisit Toçe. Edhe Kuçi e konsideron si djalin e tyre. Dhe përjetësisht do të mbetet lidhja midis fisit të fshatit Uxalla Mat, dhe fisit Toçi, të fshatit Kuç, Vlorë.

    Të falnderonë gjithë labëria z. Fatmir Toçi, për dashurin, respektin dhe humanizmin tend, si labë e shqiptar. Me këtë gjest nderove veten, familjen, fisin Toçi, Labërinë dhe gjithë shqipërin.



Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •