Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 56
  1. #21
    Verdheblu 4ever Maska e ChAoS_DrAgOn
    Anėtarėsuar
    17-01-2008
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    177

    Arrestohet Presidenti i Elbasanit Arben Laze

    www.KFElbasani.com

    Arrestohet presidenti i klubit tė futbollit tė Elbasanit, Arben Laze. Bashkė me Lazen, Drejtoria e Antikrimit tė Organizuar ka arrestuar edhe vėllanė e tij, Fatjon Laze si dhe 2 persona nga qyteti i Fierit, Arben Prifti dhe Shkėlqim Hyzmo. Mbi tė arrestuarit rėndon akuza e organizatės kriminale dhe trafikut ndėrkombėtar tė drogės. Tė arrestuarit ishin vėnė nėn hetim nga ana e policisė qė prej 5 muajsh.

    Ngjarja
    Bota e futbollit shqiptar ėshtė tronditur dje nga njė ngjarje e rėndė. Presidenti i klubit tė Elbasanit, Arben Laze, ėshtė arrestuar nėpėrmjet njė operacioni special tė Drejtorisė sė Antikrimit tė Organizuar, ku janė vėnė nė pranga 4 persona. Mesditėn e djeshme, nė rrugė zyrtare, policia e shtetit njoftoi pėr arrestimin e shtetasit Shkėlqim Ago Hyzmo, 43 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Ēermė Sektor, Lushnje. Ai ėshtė kapur dje nė orėn 17:30, nė flagrancė nė vendin e quajtur Kthesa e Divjakės–Sektor Ēermė, nė Lushnje. Gjatė kontrollit nė automjetin e tij tip “Benz”, me targė TR 5260 G, ėshtė gjetur njė sasi prej 1 kilogramė lėndė narkotike e tipit heroinė. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda prej disa muajsh kishte filluar hetimet pėr kėtė ēėshtje. Nė bazė tė hetimeve qė vazhdonin, organi i hetimit pėr krime tė rėnda ka arritur tė zbardhė gjithė mekanizmin e trafikimit tė heroinės sė bllokuar ditėn e djeshme. Sipas burimeve nga prokuroria, heroina e sekuestruar ėshtė porositur nga shtetasi Arben Prifti nga Fieri. Ai e ka kėrkuar drogėn pėr blerje te Fatjon Laze, vėllai i Presidentit tė Elbasanit. pėr marrjen e drogės nė dorėzim, shtetasi Prifti nga Fieri ka pėrdorur Shkėlqim Hyzmon, tė cilit i ėshtė dorėzuar droga nga vėllai i Arben Lazes.
    Akuzat
    Ndėrkohė qė sipas pėrgjimeve telefonike dhe dėshmive tė mbledhura nga prokuroria, lėnda narkotike ishte nė pronėsi tė kreut tė klubit tė futbollit tė Elbasanit. Menjėherė pas verifikimit tė mekanizmit tė lėvizjes sė heroinės dhe zbardhjes sė telefonatave tė zhvilluara mes personave tė dyshuar, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka urdhėruar arrestimin e tė implikuarve. Pas kapjes sė Shkėlqim Hyzmos nė Lushnjė bashkė me drogėn, me urdhėr tė Krimeve tė Rėnda, policia ka vėnė nė pranga Arben Priftin nga Fieri.
    Mė pas aksioni ka vazhduar nė Elbasan, ku janė vendosur nė pranga Presidenti i klubit tė Elbasanit Arben Laze dhe vėllai i tij Fatjon Laze. Presidenti i klubit tė Elbasanit mėsohet se ėshtė arrestuar ndėrsa po kthehej nga njė udhėtim nė Maqedoni, ku kishte qėndruar gjatė ditėve tė fundit. Ndaj tė arrestuarve, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka ngritur akuzėn e “trafikimit tė narkotikėve” dhe “grupit tė strukturuar kriminal”. Numri njė i klubit verdheblu nuk ka pasur asnjė precedent penal dhe njihej nga tė gjithė si njė njeri mjaft popullor. Arrestimi i Lazes ka tronditur botėn e futbollit nė Elbasan, ndėrsa pritet qė ky arrestim tė ndikojė nė mėnyrė direkte edhe nė ecurinė e klubit verdheblu.

    “Skuadra s’rrezikon shpėrbėrjen”


    www.KFElbasani.com

    Pas arrestimit tė presidentit tė Elbasanit mbrėmjen e djeshme, ka lindur pyetja se ēfarė do tė ndodhė me ekipin nė vazhdim tė kampionatit e mė tej. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, njėkohėsisht njė nga aksionerėt kryesorė tė klubit verdheblu, ka bėrė tė ditur se skuadra nuk rrezikon tė shpėrbėhet dhe pse presidenti Laze ėshtė i arrestuar. Sejdini u shpreh pėr “Panorama Sport” se, “financat klubi i Elbasanit i ka tė garantuara dhe se pėr asnjė moment situata nuk ka pėr tė qenė problematike, qė tė rrezikojė shpėrbėrjen e ekipit. Aktualisht, pjesa mė e madhe e futbollistėve verdheblu i kanė marrė paratė deri nė fund tė muajit janar. Kurse, pėrsa i pėrket pagesave qė duhet tė marrin pas janarit, ėshtė Bashkia e Elbasanit ajo qė do tė mbulojė tė gjitha shpenzimet nė mėnyrė absolute”. Kryebashkiaku deklaroi se skuadra do tė vazhdojė punėn pėr ndeshjen e radhės, sikur nuk ka ndodhur asgjė. Po ashtu, mes aksionerėve do tė diskutohet nė lidhje me largimet e afrimet qė do tė bėhen nė muajin janar, por dhe fazėn pėrgatitore qė mėsohet se do tė nisė tė zhvillohet mė datė 12 janar, nė shtetin fqinj tė Maqedonisė, mė saktė nė Strugė. Pėrsa i pėrket dyshes tjetėr tė aksionerėve tė klubit verdheblu, Bashkia e Elbasanit dhe Gentian Ēėrraga, pritet qė tė ketė njė takim ditėn e sotme edhe me ekipin, me qėllim qė tė marrin nė dorė situatėn nė kėtė moment aspak tė kėndshėm, i cili mund tė ndikojė nė demoralizimin e skuadrės, tashmė kur pėrpara ėshtė njė ndeshje shumė e vėshtirė ndaj Besės nė “Ruzhdi Bizhuta”. Takimi pritet tė bėhet sot, pėrpara stėrvitjes qė do tė zhvillojė ekipi verdheblu pėr javėn e fundit tė kėtij viti. Nė tė, lojtarėve tė Elbasanit do t’u sigurohet nga ana e dy aksionerėve tė tjerė se financat janė tė garantuara dhe se nuk do tė ketė as mė tė voglin problem nė kėtė drejtim, ēka pėrbėn dhe pikėn kyēe sot nė botėn e futbollit. Ndėrkohė tė njėjtėn gjė ka pohuar pėr “www.KFElbasani.com” dhe kryetari i Bashkisė sė Elbasanit, Qazim Sejdini. I kontaktuar nga gazeta, ai ka deklaruar se pėrsa i pėrket ēėshtjes sė arrestimit tė Lazes, “ky ėshtė njė lajm i keq pėr botėn e futbollit nė Elbasan, ndėrsa pėrsa i takon financave mund t’ju them se ato janė tė garantuara”.


    Arrestimet e bujshme nė botėn e futbollit

    Arben Laze nuk ėshtė i pari president i njė klubi futbolli nė Shqipėri qė pėrfundon nė pranga. Nė tė kaluarėn, edhe Albert Xhani, presidenti i klubit tė Partizanit, ėshtė ndeshur me organet e drejtėsisė, madje ka pėrfunduar edhe nė qeli me akuzėn pėr tjetėrsim prone e mashtrim. Mihal Delijorgji, ish-presidenti i klubit tė Dinamos, aktualisht ėshtė nė burg. Ndaj tij rėndon akuza pėr afera tė pista nė lidhje me tragjedinė qė ndodhi nė Gėrdec nė muajin mars tė kėtij viti, ku humbėn jetėn shumė persona. Delijorgji ėshtė arrestuar edhe nė prill tė vitit 2004, asokohe president i klubit tė Dinamos. Ai akuzohej pėr falsifikim dokumentesh dhe pėr evazion fiskal. Ylli Keli ėshtė i treti nė listėn e presidentėve tė Sport Klub “Tomorit”, qė implikohet nė afera tė paligjshme. Ai u emėrua nė krye tė klubit tė futbollit pas vrasjes sė Edmond Malollarit. Por vetėm pak kohė mė pas, Keli u arrestua nė Itali nėn akuzėn e trafikut tė lėndėve narkotike. Edhe pėr ish-presidentin e klubit tė Tiranės, El Sajed, shpeshherė ka pasur dyshime se ka qenė i lidhur me afera tė pista dhe korruptive. Egjiptiani, qė vepronte edhe si sipėrmarrės nė fushėn e ndėrtimeve, disa herė ėshtė lakuar pėr veprimtari jo tė ligjshme. Madje, vetėm dy ditė mė parė ėshtė bėrė e ditur se njė nga apartamentet qė ai i kishte dhėnė ish-futbollistit tė Tiranės, Redi Jupit, rezultonte i shitur dy herė. Njė tjetėr person pėrveē futbollistit pretendon se disponon dokumente tė rregullta pėr kėtė apartament. Je.Ha.


    Pesė vitet nė krye tė klubit tė Elbasanit

    Nė vitin 2003, kur Arben Laze do tė merrte drejtimin e klubit tė Elbasanit, duke pasuar presidentin nė largim Refik Kumuria, pakkush nė qytet e njihte mirė atė. Laze u prezantua si njė biznesmen i fuqishėm, edhe pse aktivitetet e tij kanė qenė gjithmonė enigmatike. Nė atė kohė ai u zgjodh presidenti i Elbasanit, pas njė vendimi qė u mor nga mbledhja e kėshillit mbikėqyrės tė klubit. Asokohe, Arben Laze kishte njė dyqan veshjesh sportive, ndėrkohė qė pėrflitej se merrej edhe me biznesin e ndėrtimit dhe se po ndėrtonte njė hotel nė qytetin e Elbasanit. Mirėpo, brenda njė periudhe tė shkurtėr, ai njeri do tė shndėrrohej nė njė personazh mjaft popullor nė botėn e futbollit shqiptar. Qė me ardhjen e tij nė postin e presidentit, Laze, qė zotėron 49% tė aksioneve, klubi i Elbasanit filloi tė ecte me ritme shumė tė shpejta. Madje, duke synuar, qė nė kohėn e marrjes sė ekipit nga Laze, vendet e para tė kampionatit. Ky president fitoi njė popullaritet shumė tė madh nė qytetin e Elbasanit, kur nė verėn e vitit 2004 do tė afronte nė skuadrėn verdheblu shumė lojtarė cilėsorė, siē ishin Nevil Dede, Endri Vrapi, Safet Osja, Skerdi Bejzade, Ilir Qorri, Juljan Ahmataj e tė tjerė. Njė ekip qė brenda njė periudhe dyvjeēare do tė ngjitej nė majat e futbollit shqiptar. Nė fund tė sezonit 2004-2005, ekipi i Elbasanit do tė shpallej nėnkampion i Shqipėrisė dhe kjo pėr meritėn personale tė presidentit Arben Laze. Njė vit mė vonė do tė ndodhė ajo qė pritje, ose mė mirė ajo ēfarė Laze i kishte vėnė synim vetes dhe premtuar atyre qė e kishin zgjedhur si president tė klubit. Elbasani do tė shpallej kampion. Pra, nė sezonin 2005-2006, pas 22 vitesh, ekipi verdheblu arrin tė kurorėzohet me titullin kampion i Shqipėrisė. Arritje kėto qė i dhanė Lazes njė reputacion tė jashtėzakonshėm nė mbarė opinionin qytetar nė Elbasan. Kryesisht nė botėn e futbollit, ai do tė quhej si presidenti mė i guximshėm, pasi arriti synimet qė i vuri vetes brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr. Pas shpalljes sė Elbasanit kampion i vendit pėr tė dytėn herė nė histori, Laze do ta bėjė tė njohur kėtė skuadėr edhe jashtė trojeve shqiptare. Ai sė bashku me drejtues tė tjerė arrijnė tė licencojnė klubin e Elbasanit nė UEFA, duke qenė automatikisht anėtarė tė forumit evropian tė klubeve. Kreu i klubit elbasanas, Arben Laze, njihet edhe pėr miqėsinė qė kishte me disa presidentė klubesh nė Maqedoni. Kryesisht me ato tė Vardarit, Rabotniēkit, por dhe mjaft tė tjerė, tė cilėt bėnė qė klubi i Elbasanit tė ketė njė emėr tė madh nė arenėn evropiane. Laze kalonte njė pjesė tė mirė tė kohės nė Maqedoni, edhe pse nuk dihej mirė se ēfarė bėnte saktėsisht atje, apo ēfarė aktivitetesh kryente. Gjithsesi, periudha e shkėlqimit do tė zgjaste pak, teksa viti 2008 do tė ishte shumė problematik pėr presidentin e Elbasanit. Probleme qė kishin tė bėnin me anėn financiare, pasi edhe “bizneset” e tij nuk do tė shkonin mirė. Dhe kjo reflektohej edhe nė krizėn qė po kalonte klubi i Elbasanit, qė pas ngjarjes sė djeshme duket se rrezikon shumė. www.KFElbasani.com


    “Arbeni s’ėshtė trafikant dhe as kriminel”
    Menjėherė, dje nė mbrėmje ka reaguar edhe familja e presidentit tė ekipit tė futbollit tė Elbasanit, Arben Laze, duke deklaruar se “Arbeni nuk ėshtė trafikant e as pjesėmarrės nė organizatat kriminale”. Ndėr tė tjera, familjarė tė Lazes kanė pohuar: “Arrestimi i tij ka qenė i kurdisur nga ndonjė person i veēantė, ose mund tė jetė ndonjė keqkuptim, pasi ai nuk ėshtė marrė ndonjėherė me punė tė tilla”. Kaq janė mjaftuar tė thonė familjarėt e Arben Lazes, tė traumatizuar nga buja qė ka bėrė lajmi nė mediat vizive. Tė afėrm tė Lazes u kanė kėrkuar gazetarėve qė tė jenė tė saktė nė pėrcjelljen e informacioneve dhe tė mos bėjnė bujė nė kurrizin e njė njeriu, i cili ka nderuar njė qytet tė tėrė. www.KFElbasani.com

    Zyrtarėt verdheblu, heshtje pėr arrestimin

    Heshtje totale ka qenė dje pas mėsimit tė lajmit pėr arrestimin e presidentit tė klubit tė futbollit tė Elbasanit, Arben Laze. Askush nga drejtuesit e kontaktuar nuk ėshtė shprehur nė lidhje me kėtė, ndonėse tė gjithėve u ka rėnė si njė rrufe kjo ngjarje. Ndėrkohė, nė ēdo ambient tė qytetit ėshtė diskutuar gjatė nė lidhje me kėtė arrestim dhe me pasojat qė mund tė ketė, pėrsa i takon ekipit tė futbollit. Me arrestimin e Lazes, bota e futbollit nė Elbasan ka marrė njė goditje shumė tė rėndė. Askush nuk u beson ende titrave tė televizioneve shqiptare se presidenti, njeri qė i ka dhuruar qytetit tė Elbasanit njė titull kampion, por edhe tė mira tė tjera qė e kanė bėrė futbollin elbasanas tė jetė nė elitėn shqiptare, ėshtė i prangosur nga ana e policisė pėr trafik droge. Gjithsesi, drejtuesit e lartė tė klubit verdheblu kanė qėndruar pasivė ndaj arrestimit tė presidentit, pasi nuk kanė dashur kurrsesi tė prononcohen pėr kėtė problem. Fundja nuk ka tė bėjė aspak me drejtimin e Lazes nė botėn e futbollit, ėshtė ēėshtje qė nuk ka tė bėjė absolutisht me tė. Ndėrkohė, zyrtarė tė klubit tė Elbasanit pritet tė dalin gjatė kėtyre ditėve nė njė prononcim zyrtar nė lidhje me vazhdimėsinė qė do tė ketė klubi i futbollit, pasi tashmė pas arrestimit tė presidentit Laze mund tė ketė thashetheme nga mė tė ndryshmet, tė cilat mund tė ndikojnė negativisht te grupi i futbollistėve. As nga ekipi elbasanas ende nuk ėshtė parė ndonjė reagim, pasi stėrvitja e djeshme ėshtė zhvilluar pėrpara disa orėsh se tė ndodhte arrestimi i presidentit. Reagime pritet tė ketė ditėn e sotme, kur tė kryhet dhe seanca stėrvitore e radhės. www.KFElbasani.com
    Verdh E Blu 4ever

  2. #22
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mbrojtėsi maqedonas Nikola Karēev do tė jetė pjesė e Elbasanit pėr pjesėn e dytė tė sezonit 2008-2009. Karcev, i cili bėri njė sezon tė pelqyeshėm nė kampionatin e kaluar me verdheblutė (29 ndeshje, 4 gola), firmosi njė kontratė 6-mujore me 2-herė kampionėt e Shqipėrisė.

    27-vjeēari Karēev, i cili mė parė ka luajtur edhe pėr Rabotnickin, ishte sė fundi pjesė Terek Groznin nė kampionatin rus, skuadėr me tė cilin aktivizohet portieri shqiptar Ilion Lika. Elbasani ėshtė skuadra mė aktive nė merkaton dimėrore, pasi ka firmosur edhe me Nevil Deden, Ilir Qorri dhe Eleandro Pemėn.


    E Shtune, 10 Janar 2009
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    jane kujtu pak si vone
    se psh erjon merxhen kan ba gabim qe e kan hek
    edhe per deden nuk e shoh nej perforcim te hatashem se fundja aj ne kine shoj per lek e j per karriere
    qorri po te teuta sdi sa min ka lujt
    pema te flamurtari e njejta gja
    per karcev skam info hic
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Ka Vetem DINAMO
    Anėtarėsuar
    18-07-2008
    Vendndodhja
    Stadiumi "DINAMO"
    Postime
    447
    Bashkohem me Goldianin, vecse urojme qe gjithsesi te permiresohen e vlejne si perforcime, sa te heqin minjte nga kupa.
    DINAMO KAMPIONE

  5. #25
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Toni Meglenski, blerja e Elbasanit

    Sipas “Metropol Sport”, edhe Viktor Gjyla e Egert Kuci janė pjesė e verdhbluve. Elbasani ka blerė deri tani shtatė lojtarė, pėrfshirė edhe Deden, Pemėn, Qorrin e Karchev.





    Maqedonasi Toni Meglenski ėshtė lojtar i Elbasanit. Lajmi konfirmohet nga gazeta sportive “Metropol Sport”. Mesfushori Meglenski (27 vjec, 169 ndeshje me Pobeda, 7 ndeshje me Vardar) ishte pjesė e Elbasanit nė sezonin 2007-2008 (14 ndeshje).

    Sipas “Metropol Sport”, edhe Viktor Gjyla e Egert Kuci janė pjesė e verdhbluve. Elbasani ka blerė deri tani shtatė lojtarė, pėrfshirė edhe Deden, Pemėn, Qorrin e Karchev.


    E Marte, 13 Janar 2009
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #26
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Verdheblut zgjedhin trajnerin

    Klevis BEJKOLLI



    Trajneri i mirėjohur Faruk Sejdini do tė jetė nė krye tė skuadrės sė Elbasanit qė nė ditėn e nesėrme.Drejtuesit e klubit kanė rėnė dakort me trajnerin dhe kanė firmosur njė kontratė e cila pėrfundon nė fund tė sezonit.Ditėn e nesėrme kur do bėhet dhe prezantimi, profesor Faruku mbush 59-vjeē tė cilin do e festoj si verdheblu tashmė.Nė Elbasanit tashmė janė ‘Dopio Sejdin” tė cilėt do mundohen tė arrijnė objektivat e klubit.Njėri duke financuar atė dhe tjetri duke e drejtuar nė fushėn e lojės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    KLASIFIKIMI KATEGORIA E I

    Renditja e Kategorisė sė Parė pas javės sė 15-tė

    1. Bylis 37 pike
    2. Lushnja 32 pike
    3. Elbasani 32 pike
    4. Ada 28 pike
    5. Kamza 27 pike
    6. Pogradeci 25 pike
    7. Partizani 22 pike
    8. Bilisht Sport 20 pike
    9. Luftetari 19 pike
    10. Burreli 19 pike
    11. Gramshi 16 pike
    12. Turbina 15 pike
    13. Beselidhja 12 pike
    14. Sopoti 10 pike
    15. Memaliaj 10 pike
    16. Skrapari 9 pike

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    uroj qe elbasani vitin tjeter te jete ne superlige sepse eshte qytet me tradita dhe ka tifoze te zjarrte
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Bylis mund Elbasanin, fitojnė edhe pretendentėt e tjerė

    tė shtunėn, u luajt edhe java e 15-tė e kategorisė sė parė, ku spikaste sfida e dy skuadrave kryesuese, Bylis dhe Elbasani. Nė kėtė ndeshje, tė luajtur nė stadiumin e Ballshit, ka triumfuar skuadra e drejtuar nga Ilir Spahiu, qė kryeson garėn qysh nė fillim, falė njė goli, duke u distancuar edhe mė nga Elbasani dhe hedhur njė hap tė madh drejt ngjitjes nė superligė. Njė ndeshje mjaft e fortė ėshtė luajtur nė Ballsh, ku vendasit e kanė gjetur shpejt golin, cka i ka cliruar psikologjikisht. Mirėpo, elbasanasit nuk janė pajtuar gjatė 90-minutave me kėtė rezultat, ndaj kanė sulmuar dendur drejt portės sė Bylisit, ku janė ndeshur me njė mbrojtje dhe portier tė pakalueshėm. Bylisi i ka kushtuar vėmendje tė madhe ruajtjes sė golit tė shėnuar, ndėrkohė qė ka aplikuar kundėrsulmin, pėr ta zėnė sėrish nė befasi Elbasanin. Por pėrpjekjet e tė dyja palėve, pas golit tė Bylisit, kanė rezultuar tė kota, pasi fitorja 1-0 i ka buzėqeshur skuadrės vendase, e cila tashmė konsolidon pozitat kryesuese, duke mundur nė ndeshje direkte skuadrėn qė e ndiqte nga afėr. Fitore kanė arritur edhe skuadrat e tjera, tė konsideruara pretendente pėr t’u ngjitur nė superligė. Kėshtu, Lushnja ka fituar 3-1 nė Lezhė, duke ruajtur vendin e tretė, por tashmė me pikė tė barabarta me Elbasanin e vendit tė dytė, ndėrkohė qė Kamza ka mundur 2-1 nė shtėpi Turbinėn. Ada ka fituar 1-0 ndaj Pogradecit nė Velipojė, ndėrkohė qė Partizani, me drejtues tė rinj, ka mundur thellė 4-1 Skraparin nė Corovodė. Fitore shprese ka marrė Memaliaj nė Librazhd, teksa ka triumfuar 1-0 ndaj Sopotit vendas, duke ia lėnė vendin e fundit nė renditje Skraparit, qė rrezikon mė shumė se askush. Mė poshtė, nė mėnyrė telegrafike, ja edhe pasqyra e plotė e ndeshjeve tė javės sė 15-tė tė kategorisė sė parė

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    kingu ame lale ca do bahet do hypim prap lart ne apo poshte do rrin tigrat

    ajd pershendetje

    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  2. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  3. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  4. Njėzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05
  5. Kalendari i Formula 1, me 19 gara pėr sezonin 2005
    Nga VAZELOS nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 08:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •