Mbrojtėsi peqinas, Daniel Ramazani, beson se skuadra e tij do tė zėrė minimalisht vendin e dytė
Nė tė kaluarėn ka qenė skuadra e Elbasanit qė furnizonte me lojtarė Shkumbinin, por tani duket se historia ka ndryshuar. Shkėmbimet nuk bėhen vetėm nė kėtė drejtim, por edhe nė tė kundėrtin, pra nga Peqini nė Elbasan. Sė fundmi, nga Shkumbini erdhėn te verdheblutė dy futbollistė me pėrvojė, Ēapja dhe Dervishi, pavarėsisht se i pari ėshtė elbasanas. Kurse para fillimit tė kėtij sezoni tek Elbasani erdhi mbrojtėsi peqinas, Daniel Ramazani, njė nga titullarėt e trajnerit Dosti dhe autori i dy golave gjatė fazės sė parė. Nė intervistėn e mėposhtme pėr “Sportin shqiptar” ai shprehet shumė i kėnaqur me grupin cilėsor tė Elbasanit dhe thekson se kjo skuadėr i ka mundėsitė pėr t’u ngjitur direkt nė superligė.
‑ Daniel, si po ecin pėrgatitjet e Elbasanit pėr fazėn e dytė tė kampionatit?
- Pėrgjithėsisht, gjėrat kanė shkuar mirė. Ndihem shumė mirė, pasi nuk kam pasur dėmtime dhe kjo ėshtė mė e rėndėsishme. Por edhe shokėt e skuadrės po e pėrballojnė si duhet stėrvitjen dy herė nė ditė. Nuk kishim mundėsi qė nė verė tė punonim gjatė gjithė kohės bashkė, pasi skuadra u formua pak para nisjes sė kampionatit. Them se ėshtė shumė pozitive qė Ēapja, Dervishi dhe Ferra kanė ardhur nė kohė dhe deri nė fillim tė fazės sė dytė grupi do tė kolaudohet.
‑ Pėrmendėt merkaton e Elbasanit. Cili ėshtė gjykimi juaj pėr futbollistėt e ardhur?
- Roland Dervishin e njoh shumė mirė dhe e kam tė qartė se ardhja e tij nė skuadėr ėshtė njė plus i madh pėr sulmin e Elbasanit. Ai ėshtė njė futbollist i dobishėm, sepse ka aftėsi teknike tė mira dhe eksperiencė tė gjatė. Mendoj se do tė jetė lider i sulmit. Edhe Ēapja ėshtė njė nga mesfushorėt mė tė dalluar tė viteve tė fundit, ndėrsa pėr Ferrėn mund tė them se ėshtė njė i ri i talentuar, qė duhet tė punojė shumė.
‑ Drejtuesit e skuadrės suaj po kėrkojnė ende njė portier dhe njė qendėrmbrojtės. Ju ēfarė mendoni?
- Eshtė e tepėrt qė tė flas shumė pėr merkaton, pasi ēdo gjė e dinė mė mirė stafi teknik dhe drejtuesit e skuadrės. Mund tė them se Kacollja, Bello dhe unė jemi munduar tė bėjmė mė tė mirėn e mundshme. Kushdo qė tė vijė nė skuadėr, ėshtė i mirėpritur, pasi askush nuk e ka vendin tė sigurt. Secili do tė stėrvitet fort pėr ta bindur trajnerin.
‑ Duke parė lėvizjet e lojtarėve nė skuadra tė tjerė, ēfarė do tė thoshit pėr rivalėt?
- Bylisi dhe Lushnja janė skuadra tė forta edhe pa bėrė lėvizje tė shumta. Ne shohim vetėm punėn tonė dhe nuk e mbajmė mendjen te pėrforcimet e rivalėve. Elbasani i ka “kėllqet” ta arrijė superligėn direkt dhe ne duhet tė tregojmė se fatin e kemi nė duart tona.
- Sipas jush, cili do tė jetė pozicioni i Elbasanit nė fund tė kėtij kampionati?
- Minimalja, sipas meje, ėshtė vendi i dytė, qė gjithsesi tė ngjit direkt nė superligė. Mendoj se “beteja” do tė jetė e fortė, por ne e pėrballojmė me kėtė kontigjent. Objektivi ynė ėshtė tė shpallemi kampionė tė kategorisė sė parė dhe pėr kėtė po punojnė tė gjithė nė Elbasan.
Mbėrrijnė tapetet e kalēetove nė Elbasan
Tė hėnėn pasdite kanė mbėrritur nė Elbasanit dy tapetet me bar sintetik, qė do tė pėrdoren pėr pėrmirėsimin e kushteve stėrvitore nga klubi verdheblu. Kėto tapete do tė vendosen nė dy fusha kalēetoje tė pėrmasave tė vogla, qė ndodhen nė kompleksin “Shefqet Lamēe”. Ato janė ngjitur me fushėn stėrvitore moderne, qė po bėhet nė kėto ambiente. Tapetet sintetike do tė shtrohen shumė shpejt dhe janė tė pėrshtatshėm pėr stėrvitje nė ditėt me shi. Edhe nė fushėn e madhe po punohet me ritme tė kėnaqshme.
Krijoni Kontakt