puroshkodran... mesashohe qenke ba dhe tifoz i elbasanit he
hallall mbahet qefi
un e bana po ce do kujtimet ngelin
PS: te fala baji ades lol
Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.
2009-ta, njė vit pėr t’u harruar pėr Elbasanin
Verdheblutė fokusohen tek e ardhmja, pasi pėr vitin qė po lėmė pas nuk kanė ēfarė tė kujtojnė
Viti 2009 do tė mbahet mend si njė vit famėkeq pėr Elbasanin. Eshtė njė nga vitet me kujtimet mė tė hidhura nė historinė e kėtij ekipi, qė zbriti nga superliga nė kategorinė e parė. Nė fundin e vitit, kur ėshtė koha e analizave pėr punėn e bėrė, te verdheblutė mungon dėshira pėr tė folur, sepse gjėrat kanė shkuar vėrtet keq, aq keq sa duhen harruar sa mė parė.
Deklaratat e drejtuesve dhe lojtarėve fokusohen me tė drejtė tek e ardhmja, qė nė fund tė fundit, ka mė shumė rėndėsi. Sekretari i klubit elbasanas, Artin Kovaēi, duke bėrė njė pėrmbledhje tė vitit qė po lėmė pas, pohon se nuk do ta kujtojė pėr asnjė ēast atė qė ndodhi me verdheblutė sezonin e kaluar. Pėr Kovaēin, kjo pjesė i pėrket sė kaluarės dhe duhet fshirė nga memoria, duke u pėrqendruar tek e ardhmja.
“Kam folur shumė pėr shkaqet, qė e ēuan Elbasanin nė kategorinė e parė dhe pėr pasojat qė pati kjo gjė. Ishte njė vit i mbrapshtė pėr ne 2009-ta, ndėrsa tani, tė gjithė bashkė, me nė krye kryebashkiakun Qazim Sejdini, duhet tė bėjmė tė pamundurėn pėr tė ndėrruar faqe. Kemi njė detyrė tė vėshtirė, qė ėshtė ngjitja direkte e ekipit nė superligė, por besoj se nė fund do ta arrijmė objektivin. Eshtė koha tė punojmė fuqishėm pėr ringritjen me hapa tė shpejta tė klubit tonė, duke nisur me grup-moshat, infrastrukturėn e deri te finalja, qė ėshtė ngjitja nė superligė. Viti 2010 do tė bėjė klubin tonė mjaft modern dhe pėr kėtė janė hedhur hapat e para.
Me pėrmirėsimin e buxhetit vjetor dhe dashamirėsinė e kryebashkiaku dhe administratorit tonė, besoj se do tė ecim me ritmin e duhur,” -ėshtė shprehur sekretari Kovaēi pėr “Sportin shqiptar”. Mė tej, ai flet edhe pėr merkaton verdheblu: “Kemi marrė Ēapjen, njė mesfushor me vlera, ndėrkohė qė po diskutojmė me sulmuesin Dervishi. Do tė marrim patjetėr njė qendėrmbrojtės dhe njė portier, qė do tė jenė “dhuratat” e drejtuesve pėr Vitin e Ri. Me siguri qė 2010-ta do tė jetė shumė mė ndryshe nga ky qė po mbyllim. Pėrfitoj nga rasti t’u uroj tė gjithėve njė vit sa mė tė mbarė.
Njė urim tė veēantė kam pėr z. Laze, i cili ėshtė pjesė e punės sė mirė tė klubit tonė vitet e fundit. Tė gjithė bashkė do ta kthejmė Elbasanin nė nivelet mė tė larta,” - tha nė fund sekretari Artin Kovaēi. Ndėrsa kapiteni Erjol Merxha, nė emėr tė ekipit, u shpreh i sigurt pėr kthimin nė superligė: “Duhet tė pėrpiqemi tė gjithė qė ta ēojmė Elbasanin nė vendin qė i takon. Kemi ditur tė ringrihemi edhe ne momente tė vėshtira, kėshtu qė na takon tė japim mė tė mirėn pėr kėtė ekip me traditė.”
Dervishi ēėshtje orėsh, priten njė mbrojtės dhe njė portier
Roland Dervishi pritet tė zyrtarizohet nga momenti nė moment si lojtar i Elbasanit. Bisedimet me tė kanė shkuar shumė mirė, por mungon firma nė kontratė. Nga klubi elbasanas mėsohet se ėshtė marrė edhe miratimi i presidencės sė Shkumbinit pėr kėtė lėvizje, madje edhe vetė lojtari ka rėnė dakord. Tani ėshtė ēėshtje procedurash, qė sulmuesi Dervishi tė konsiderohet pjesė e Elbasanit. Verdheblutė po hasin vėshtirėsi pėr gjetjen e njė qendėrmbrojtėsi dhe tė njė portieri. Nė skenė ka dalė edhe Bishani i Vllaznisė, por synimi i Elbasanit ėshtė njė portier me eksperiencė. Ndėrsa pėr mbrojtjen mbeten tė hapura bisedimet me Besėn, Flamurtarin, Tiranėn dhe Vllazninė.
Mesfushori ėshtė dakord tė veshė fanellėn cėrrikase pėr fazėn e dytė tė kampionatit
Erjald Balla kthehet te Turbina
Ashtu sikundėr ėshtė folur ditėt e fundit, drejtuesit e klubit cėrrikas i kanė bėrė njė ftesė tė veēantė mesfushorit Erjald Balla, i cili aktualisht ėshtė i Elbasanit. Ai nuk ka mundur tė luajė me skuadrėn fqinje gjatė fazės sė parė, ndėrsa sezonin e kaluar ai ra nė sy me paraqitjet e mira te Turbina. 19-vjeēari, pas ftesės sė bėrė pėr futbollistėt vendės nga drejtuesit e klubit cėrrikas, pohon se e ndien veten pjesė tė Turbinės, edhe pse kanė mbetur pėr t’u bėrė formalitetet e rastit. “Jam dakord pėr tė veshur fanellėn e Turbinės dhe dua ta ndohmoj sadopak kėtė skuadėr.
Mė pėlqen mėnyra e organizimit nga ana e drejtuesve tė klubit dhe besoj se grupi i futbollistėve cėrrikas ėshtė solidarizuar plotėsisht pėr tė qenė pjesė e Turbinės gjatė fazės sė dytė tė kampionatit,” - thotė Balla. Ndėrkaq, burime pranė zyrės sė shtypit nė bashki, bėjnė me dije se financuesit do tė mblidhen pas festave tė fundvitit, ndėrsa kryebashkiaku Arben Ruēi do tė rezervojė disa orė pėr grupin e futbollistėve vendės, ku do t’u bėjė tė ditura ofertat.
Gjithashtu, financuesit e Turbinės po i kushtojnė njė rėndėsi tė madhe fazės pėrgatitore, qė mendohet tė zhvillohet jashtė vendit. “Ka ardhur koha, tė paktėn pėr ne futbollistėt cėrrikas, tė ankorohemi pėr njė kohė tė gjatė te Turbina, pasi ajo ka shumė nevojė pėr kontributin tonė. E vlerėsojmė shumė bashkėpunimin midis drejtuesve tė lartė tė klubit, tė cilėt tashmė po na vlerėsojnė si duhet. Dėshiroj qė gjatė fazės sė dytė Turbina tė ngjitet aty ku duhet tė jetė,” - ka pėrfunduar Balla. Pėrveē tij, nė fazėn e dytė pritet tė luajnė me fanellėn e Turbinės edhe disa futbollistė tė tjerė cėrrikas.
Elbasani, vetėm lojtarė nga superliga
Trajneri Dosti kėrkon elementė qė bėjnė diferencėn nė fushė dhe jo nga ata qė rrinė nė stol
Drejtuesit e Elbasanit kanė vendosur tė marrin lojtarė nga mė cilėsorėt pėr fazėn e dytė, tė cilėt duhet tė kenė njė eksperiencė tė konsiderueshme nė kampionatin shqiptar. Fakti qė klubi ka siguruar njė buxhet tė mjaftueshėm financiar pėr fazėn e dytė, ka bėrė qė tė projektohen lėvizjet e duhura nė merkato. Kushti i vėnė nga stafi teknik dhe i miratuar nga drejtuesit e skuadrės, me nė krye kryebashkiakun Sejdini, ėshtė qė tė sigurohet njė fond i veēantė pėr ofertat qė do t’u bėhen 4 lojtarėve qė do tė vijnė nė Elbasan.
Ndoshta diferenca e kontratave tė atyre qė do tė vijnė me lojtarėt aktualė mund jetė shkak pėr pakėnaqėsi, pasi drejtuesit kanė saktėsuar se nuk do tė ketė ndryshime rrėnjėsore tė kontratave aktuale. Nė kėtė mėnyrė, gjėrat mund tė sheshohen vetėm nėse tė ardhurit do tė jenė mė tė mirė. Trajneri Muharrem Dosti, pėr “Sportin shqiptar” thekson se do tė pranojė nė skuadėr vetėm lojtarė qė mund tė bėjnė diferencėn: “Kam kėrkuar lojtarė cilėsorė dhe mė ėshtė premtuar se kėshtu do tė ndodhė. Dua lojtarė me eksperiencė, tė cilėt mund tė bėjnė diferencėn dhe tė jenė liderė nė skuadėr.
Nuk dua lojtarė qė tė ngrohin stolin apo qė tė luajnė pak minuta. Nuk do tė mė pėlqente gjithashtu tė vinin lojtarė tė rinj, qė mund tė kenė talent, por me pak pėrvojė nė njė kampionat tė vėshtirė si ky i kategorisė sė parė,” - ka bėrė tė ditur trajneri elbasanas. Ai ėshtė shprehur mė parė se pėr Elbasanin ėshtė domosdoshmėri ardhja e tė paktėn 4 lojtarėve me peshė. Tani qė bashkia ka zgjidhur “qesen” dhe ka akorduar plot 36 milionė lekė pėr buxhetin e vitit 2010, atmosfera ėshtė mjaft pozitive. E vetmja vėshtirėsi ėshtė gjetja e elementėve cilėsorė, qė janė tė paktė. Verdheblutė janė tė orientuar drejt skuadrave tė superligės pėr marrjen e lojtarėve qė dėshirojnė.
Ata mund tė tentojnė tė bėjnė “pazar” te Flamurtari, Apolonia, Dinamo, Vllaznia dhe Besa. Ndėrkohė, nė mes ėshtė edhe dėshira e lojtarėve pėr tė luajtur nė kategorinė e parė. Por, duke parė se bėhet fjalė pėr njė klub tė rėndėsishėm dhe pėr oferta tė larta, gjithēka ėshtė e mundur. Drejtuesit e Elbasanit kanė pohuar se janė tė gatshėm tė bisedojnė me ēdo futbollist tė lirė, ndėrkohė qė do tė provohet edhe pista e huazimit. Sipas Artin Kovaēit, sekretarit tė klubit elbasanas, parashikohet qė deri mė 8 janar tė ketė marrė fund nėnshkrimi i kontratėve me 4 lojtarė cilėsorė.
Hetlem Ēapja, zyrtarisht i Elbasanit
Qė nga dita e diel, mesfushori Hetlem Ēapja ėshtė zyrtarisht lojtar i Elbasanit. Lajmi ėshtė konfirmuar pėr “Sportin shqiptar” nga sekretari i klubit, Artin Kovaēi. Ēapja ka marrė letrat nga skuadra e Shkumbinit, ku luajti fazėn e parė, pėr t’u kthyer tek Elbasani si lojtar i lirė, pa asnjė detyrim. Ai ka bėrė bisedat pėrkatėse me drejtuesit e Elbasanit dhe ka gjetur gjuhėn e pėrbashkėt. Nuk ka qenė vetėm dėshira e Ēapjes qė ka ndikuar pėr t’u rikthyer nė qytetin e tij, por edhe oferta financiare. Marrėveshja parashikon qė mesfushori, i cili ka luajtur edhe me Tiranėn, Dinamon dhe Shkumbinin, tė luajė me Elbasanin deri nė fund tė sezonit, me tė drejtėn e rinovimit tė kontratės. Vėrtetohet kėshtu premtimi i sekretarit Kovaēi pėr afrimin e 4 lojtarėve cilėsorė, qė duhet tė vijnė nga superliga.
pershendes gjithe tigrat verdheblu krijuar nga une
puro shkodran shikoje me vemendje kete vidion tregon dhe miqesine e tifozeve elbasanas dhe aty shkodrane![]()
Mesfushori verdheblu, Endri Dalipi, thekson se forca e skuadrės ėshtė rritur ndjeshėm
Ardhja e dy futbollistėve nga Shkumbini, e mesfushorit Ēapja dhe e sulmuesit Dervishi, e ka rritur ndjeshėm optimizmin tek Elbasani. Ndėrkohė, fakti qė drejtuesit e skuadrės verdheblu po kėmbėngulin pėr tė marrė edhe 2-3 futbollistė tė tjerė, bėn qė shpresat pėr ngjitjen direkte nė superligė tė jenė mė tė mėdha.
Elbasani natyrisht qė do tė jetė mė i fortė nė fazėn e dytė dhe janė tė gjitha mundėsitė jo vetėm pėr vendin e dytė, por edhe pėr titullin kampion tė kategorisė sė parė. Me pėrforcimet e fundit dhe ato qė pritet tė bėhen, ėshtė rritur edhe konkurrenca brenda grupit. Tashmė elbasanasit duken mė tė qetė, sepse skuadra e tyre nuk do tė ketė asgjė mė pak nė krahasim me Lushnjėn dhe Bylisin, dy rivalėt kryesorė tė tyre. Disa prej titullarėve verdheblu besojnė se tashmė skuadra ka atė nivel, qė i lejon tė kėrkojė fitoren nė ēdo fushė tė kampionatit, jo vetėm nė “Ruzhdi Bizhuta”.
Eksperienca e Ēapjes dhe e Dervishit i bėn shumė punė Elbasanit. Kėtė e pohon edhe golashėnuesi mė i mirė i skuadrės deri tani, mesfushori Endri Dalipi, i cili thekson gjithashtu se merkatoja ishte e domosdoshme pėr Elbasanin, qė hasi vėshtirėsi gjatė fazės sė parė. “Pa dyshim qė jemi tė kėnaqur me faktin se kanė ardhur nė skuadėr futbollistė me nivel si Ēapja dhe Dervishi. Aftėsitė e tyre unė dhe shokėt e skuadrės i njohim mirė, pasi kemi luajtur pėrkrah tyre. Me eksperiencėn e madhe qė ata kanė, them se do t’i bėjnė shumė punė Elbasanin nė ndeshjet e fazės sė dytė. Ky ėshtė njė ogur i mirė pėr ta nisur mbarė fazėn e dytė,” - thekson Endri Dalipi pėr “Sportin shqiptar”.
Mė tej, duke ditur edhe planet e zyrtarėve tė klubit pėr tė sjellė nė Elbasan edhe futbollistė tė tjerė nga superliga, Dalipi shprehet se superliga ėshtė e sigurt pėr skuadrėn e tij. “Nuk dua tė jem euforik, por, nėse vijnė edhe disa elementė, siē ėshtė premtuar nga drejtuesit tanė, nuk duhet ta diskutojmė ngjitjen direkte nė superligė, pse jo dhe vendin e parė.
Edhe kalendari ėshtė premtues pėr Elbasanin, pasi me rivalėt direktė, Bylisin dhe Lushnjėn, do tė luajmė nė fushėn tonė. Kjo na jep tė drejtėn tė mendojmė jo vetėm pėr vendin e dytė, por edhe pėr tė parin. Kėto gjėra arrihen avash‑avash, duke punuar mirė edhe nė kėtė minifazė tė janarit e mė tej,” - ka shtuar mesfushori verdheblu, autori i 7 golave deri tani pėr Elbasanin.
ca u ba me ben lazen
vazhdon me ken ne burg?
JO SEKS PARA MARTESE
Bashkia e Elbasanit, 24 milionė pėr futbollin
Kryebashkiaku Qazim Sejdini thekson se tani gjithēka e kanė nė dorė lojtarėt dhe stafi teknik
Nė buxhetin e vitit 2010, pėr futbollin elbasanas janė dhėnė 24 milionė lekė, njė shumė e konsiderueshme. Kėtė lajm e pohon kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini. Institucioni qė ka gati 33% tė aksioneve tė klubit verdheblu, ka pėrpiluar hartėn e shpenzimeve tė futbollit pėr vitin 2010 nė Elbasan dhe tani mbetet qė pėr procedurė kjo gjė tė kalojė nėpėrmjet kėshillit bashkiak. Pozitiv ėshtė fakti se nė bashki, kur bėhet fjalė pėr futbollin, ngjyrat partiake shuhen dhe votimi ėshtė unanim. Vitet e mėparshme janė akorduar shifra tė pėrafėrta me kėtė tė vitit 2010, qė tregon se bashkėpunimi nė pushtetin vendor ėshtė pėr t’u marrė shembull.
Kryebashkiaku Sejdini pohon se ėshtė kėnaqėsi, kur tė gjithė tregohen tė gatshėm pėr ta ndihmuar futbollin dhe, sipas tij, kjo jep garanci pėr objektivin e kėtij sezoni. Ai ka theksuar se tashmė gjithēka ėshtė nė dorė tė lojtarėve dhe stafit teknik: “Futbolli do tė pėrfitojė 24 milionė lekė nga bashkia dhe pėr kėtė dua t’i falėnderoj tė gjithė pėr bashkėpunimin.
Tani nuk na mbetet gjė tjetėr, veēse tė presim ēfarė do tė bėjė skuadra, pėr tė cilėn po jepen gjithė kėto para. Ia kemi plotėsuar kushtet skuadrės nė ēdo aspekt dhe kemi treguar korrektėsi. Besoj se tani kemi tė drejtė tė presim rezultate sa mė tė mira nga Elbasani. Pėr kėtė kemi punuar dhe po vazhdojmė tė punojmė nė merkato,” - u shpreh kryebashkiaku Sejdini, tė cilin e kėnaq edhe fakti se Elbasani tani ėshtė i pėrbėrė mė sė shumti prej lojtarėve vendės dhe po bėn njė paraqitje tė mirė. Gjithsesi, kryebashkiaku i Elbasanit nuk i kursen edhe kritikat pėr skuadrėn, duke theksuar se ajo nuk ka marrė mė tė mirėn gjatė fazės sė parė, sidomos jashtė fushe.
“Nuk mund tė themi se Elbasani ka marrė maksimumin, sepse jashtė fushe ka shfaqur dobėsi. Gabimet duhet tė bėhen mėsim pėr fazėn e dytė. Shumė mirė qė nuk kemi gabuar nė fushėn tonė, por lojtarėt duhet tė jenė mė profesionistė dhe ta kuptojnė se ėshtė e nevojshme tė fitojmė edhe nė transfertė pėr ta arritur objektivin pėr ngjitjen nė superligė. Nuk ėshtė justifikim fatki se jashtė fushe ka shumė presion, pėr mė tepėr qė pjesa mė e madhe e lojtarėve kanė luajtur nė superligė dhe nuk vijnė nga nivelet e ulta tė futbollit shqiptar,” - tha mė tej kryebashkiaku Sejdini, njė njeri mjaft i pėrkushtuar pas sportit dhe veēanėrisht pas futbollit.
Nė fund ai pėrmendi edhe faktin se shumė shpejt skuadra elbasanase do tė ketė mundėsi tė stėrvitet dhe tė luajė nė mjedise moderne. “Nė bazė tė kontratave qė kemi me firmat qė po bėjnė punimet, jo vetėm pėr tribunėn dhe ndriēimin e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, por edhe fushėn me bar sintetik, gjithēka do tė jetė gati shumė shpejt. Duke rregulluar infrastrukturėn, do tė rrisim cilėsisė e skuadrės dhe do tė hedhim baza tė forta pėr tė ardhmen e Elbasanit,” - pėrfundoi kryebashkiaku Qazim Sejdini.
Bėrdufi: Nuk largohem nga Elbasani
Ka pasur shumė zėra ditėt e fundit nė lidhje me largimin e disa lojtarėve nga Elbasani kėtė javė. Kur ka afrime, ka edhe largime, por deri tani nuk ka asgjė zyrtare. Njėri prej portierėve tė skuadrės verdheblu, Parid Bėrdufi, emri i tė cilit ėshtė pėrmenduar shpesh pėr njė largim tė mundshėm, thekson se nuk dėshiron ta lėrė Elbasanin. “Askush nuk mė ka thėnė se duhet tė largohem, tė paktėn deri tani. Pastaj, nuk e kuptoj pse duhet tė largohem. Dua tė vazhdoj me kėtė skuadėr dhe besoj se me punė mund ta zė vendin e titullarit,” - ka thėnė dje portieri Bėrdufi. Ndėrkohė, administratori Bejtja, i pyetur nė lidhje me largimet, ka pohuar: “Nuk kemi bėrė asnjė listė pėr lojtarėt qė duhet tė largohen. Emrat do t’i bėjmė tė ditur publikisht nė kohėn e duhur, pasi tė kemi afruar lojtarė cilėsorė.”
Krijoni Kontakt