Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700

    Te flasesh ne emrin e "fese se shqiptareve"?

    Pershendetje te gjitheve.

    E hapa kete teme te diskutojm se ne emer te kujt po flasim kur po i perdorim perqindjet e besimtarve apo ateistve , kend po mundohemi ta perfaqsojm dhe sa kemi te drejte te flasim ne emer te popullates sone .

    Moti jam duke lexuar lloj lloj mendimesh ketu ne forum dhe disa gjera kam deshire ti kuptoj ma mire .
    Pse duhet nje ateist apo nje besimtar te flase ne emer te shumices se popullsise sone.
    Po i lexoj disa "musliman" nje grup i vogel prej tyre jane kunder disa heronjve tane por ne tjetren ane po mundohen te paraqiten kinse e perfaqsojn krejt popullaten muslimane te ne.
    Te njejten gje e kam verejtur edhe tek disa krishter dhe ateist qe mundohen ti pergjithsojn te gjithe besimtaret apo nje grup prej tyre dhe ne tjetren ane paraqiten kinse po e perfaqsojn shumicen e popullit tone.
    Ne njefare menyre te gjitha palet po mundohen te lozin me heronjte tane kombtare duke u bazuar ne perkatsine fetare te tyre, DISA krishter dhe ateist per heronjt qe i perkisnin besimit islam mundohen tju ulin vlerat ,njejt po veprojn edhe DISA musliman

    Edhe perqindjet qe i jepni nuk perkojn me realitetin qe une e shoh. Nje besimtar flet ne emer te fese dhe tregon perqindjen kinse sa shume jane e ne tjetren ane fyen heronjt dhe historine tone ēka eshte ne kundershtim te plote me 99 % te popullit tone.

    Edhe diēka ēka eshte ma e rendesishme dua ta di se sa i perfaqsoni ju si anetar te ketij forumi komunitetet e juaja .
    Dua ta di se sa perputhen mendimet (shkrimet) e juaja ketu me bashkesite fetare qe ju i perkisni dhe ne njefare menyre mundoheni ti perfaqsoni , e njejta pyetje vlen edhe per ateistat edhepse ata nuk kane bashkesi te tyre sikur fetaret por edhe tek ata existojn disa rregulla mendoj.

    Shpresoj te mos behet sikur ne temat tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albprofiler : 23-10-2008 mė 16:27
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    O burr,
    Me pak perjashtime,ketu ne kete FSH tentohet te potencohen vlerat eksplicite te etnise tone qe jane unike per te gjithe.Per mendimin tim,ka disa vlera te cilat ne asnje rast nuk bene te vehen ne pikepyetje nga askush dhe asnjehere,pa marre parasysh perkatesine fetare,ideologjike,krahinore e klasore.
    Nder me kryesoret,per te cilen mendoj se ka koncenzus te plote eshte ceshtja e gjuhes tone si emrues i perbashket i kombit, ne te gjitha trojet etnike dhe ne mergate.
    E dyta,them se eshte krenaria, dashuria dhe ndjesia e te kenunit shqiptare,pasardhes i drejteperdrejte i ilireve dhe fiseve te famshme te shkrira ne etni te arbrit ne mesjete me nje ligje a kanun ,si ai i Lekes apo i Laberise.
    E treta,lufta heroike e parardhesve tane kunder pushtuesve dhe asimilimit ne epoka te ndryshme qe kulmoi me Epoken e Skenderbeut.
    E katerta,kultura,tradita dhe arsimimi ne trojet tona qe kishte dhene emra te medhej si Budi,Buzuku,Matrenga,Bogdani e deri te Fishta i madh e Konica i paarriteshem.
    E pesta,toleranca nderfetare e sublimuar ne personalitetin e Nanes Tereze dhe shume deshmoreve e martireve te fese qe nga Jeronimi e deri te etrit dhe hoxhallaret e martirizuar ne kohen me te re.
    Dhe e fundit,dashuria per vendin,malet,fushat,lumejt,detin e njerzit tane qe i bashkon nje flamur kombetare e nje ardhme,shpresoj fort e ndriteshme.

    Per mua, keto vlera jane te shejta dhe te gjithe ata qe i cenojne ne cfaredo menyre ato, duke futur percamje,jane antishqiptare.Kjo nuk do te thot se jam per monizem apo njemendesi ne trajtimin temave si politike,ekonomike,letrare,artistike,ideologjike,b ile edhe fetare.

    Shnet e gjithe te mirat!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Observimi yt eshte me vend: shumica e anetareve te forumit e kane me te lehte te flasin per "fene e shqiptareve" dhe jo per fene e tyre personale. Motivet per kete jane te shumta. Ne te shumten e rasteve, e bejne nje gje te tille pasi a) nuk kane besim personal dhe detyrimisht do flasin per besimin e "popullit", atyre qe e kane b) u duket sikur duke i nxjerre te gjithe shqiptare myslimane/krishtere/ateiste si vetja me nje te rene te lapsit, i ben te ndihen mire. Harrojne qe askush nuk mund te flasi ne emer te popullit shqiptar, cdo shqiptar flet sot vete me gojen e tij per besimin e tij.

    Ne njefare menyre te gjitha palet po mundohen te lozin me heronjte tane kombtare duke u bazuar ne perkatsine fetare te tyre, DISA krishter dhe ateist per heronjt qe i perkisnin besimit islam mundohen tju ulin vlerat ,njejt po veprojn edhe DISA musliman
    Perkatesia fetare e heronjve kombetare eshte thembra e Akilit. Shume shqiptare kur perballen me heronjte kombetare, ose mundohen ti anashkalojne ata si te parendesishem per kohen qe jetojme, ose mundohen ti paragjykojne ata sipas identitetit fetar te gjithesecilit, ose mundohen ti pervetesojne ata, ose mundohen qe ti ndajne me thike ne shume copa per ti kenaqur te gjithe.

    E rendesishme eshte qe e VERTETA HISTORIKE te mesohet dhe pranohet, packa se cfare kontrasti mund te beje feja e heronjve me fene e secilit prej nesh sot. Cdo shqiptar duhet te mesoje mbi jeten e ketyre heronjve dhe rilindasve dhe te kuptoje se cfare formoi botekuptimin e tyre, si ata gjeten e ruajten virtytet e ketij kombi. Askush nuk ka perse "ndihet keq" apo "paragjykoje" nje shqiptar tjeter vetem e vetem se ai nuk mban sot fene e heronjve tane kombetare.

    Dua ta di se sa perputhen mendimet (shkrimet) e juaja ketu me bashkesite fetare qe ju i perkisni dhe ne njefare menyre mundoheni ti perfaqsoni , e njejta pyetje vlen edhe per ateistat edhepse ata nuk kane bashkesi te tyre sikur fetaret por edhe tek ata existojn disa rregulla mendoj.
    Perjetimi i besimit tek nje njeri eshte brumi qe formon gjithe boten e brendshme dhe gjithe perspektiven e jashtme te njerit mbi jeten dhe gjithcka qe e rrethon. Kuptohet, kjo vlen vetem per ata besimtare qe e perjetojne misterin e Perendise me frike dhe cudi pasi do te kete edhe nga ata qe nuk e ekspozojne veten ndaj mistereve te Perendise.

    Do te dish se si besimi ka ndikuar botekuptimin tim?

    - Nje nga thelbet e theologjise se krishtere eshte Vullneti i Lire te cilin Perendia ia ka dhuruar njeriut qe ne krijimin e tij nga balta. Vete Perendia ia njeh njeriut te drejten qe ti ktheje syte nga Krijuesi, ose ta mohoje ate plotesisht. Duhet te kalonte kohe qe edhe une te kuptoja se: si mundem te mos respektoj une dike qe ka zgjedhur nje besim tjeter nga imi, kur Vete Perendia ia njeh njeriut kete Vullnet te Lire?! Nje prind nuk mund ta detyroje dot femijen e tij qe ta doje ate si prind. Prindi vetem e mbush jeten e femijes se tij me shembuj dashurie, me shpresen se edhe femija e tij do ta doje po ashtu.

    - Ndikon kendveshtrimin mbi jeten: cfare eshte e rendesishme ne kete jete? Cili eshte misioni im ne kete jete? Cili eshte Vullneti i Perendise ne jeten time? Keto te gjitha jane pyetje qe nuk marrin pergjigje per momentin, por me kohen marrin nje drejtim ashtu si pa vetedije. Dikush mund te dali e thote: e perse eshte e rendesishme qe tu japesh pergjigje ketyre pyetjeve? Pergjigjia per mua eshte: si mund te flasesh per Perendine, pa e marre mundimin ta kerkosh e njohesh ate?! Si mund te paragjykosh dike tjeter pa vene me pare ne jete disa prej mesimeve qe vete besimi yt te meson?! Si mund te jetosh ne kete bote te tejmbytur nga relativizmat pa nje besim ne Absolutin?!

    - Ajo perulesia qe zura ne goje me lart te ben te kuptosh jo vetem pafuqesine e njeriut por edhe forcen e tij hyjnore: forca hyjnore e njeriut, eshte besimi i tij ne Zot qe manifestohet me shembullin e jetes se tij. Kjo force hyjnore sjell ndryshimet rrenjesore ne nje shoqeri me kohen: ajo qe gjithesecili prej nesh mund te beje eshte te japi shembullin e jetes se vet. Nje jete ne paqe e dashur me Perendine, eshte nje jete e bekuar dhe kjo paqe e dashuri do te reflektohet edhe tek njerezit rreth nesh. Nje jete pa Perendine eshte nje ferr mbi toke, eshte nje jete e vetmuar pa besim jo vetem ne Zot por as edhe tek njerezit perreth.

    Dhe e vecanta e shoqerise shqiptare, ne te cilen gjejme besime, kultura, virtyte te ndryshme, kendveshtrimi i njerezve nuk duhet te jete ai i veteizolimit dhe presionit per ti rezistuar cdo lloj ndryshimi. Kendveshtrimi i shqiptareve duhet te jete nje kendveshtrim i hapur i ngritur mbi dy pika:

    - respekti per Vullnetin e Lire te njeriut te krijuar ne shembellimin e Perendise.
    - etja per virtytet me te larta dhe me te bukura te besimit.

    Albo

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Observimi yt eshte me vend: shumica e anetareve te forumit e kane me te lehte te flasin per "fene e shqiptareve" dhe jo per fene e tyre personale. Motivet per kete jane te shumta. Ne te shumten e rasteve, e bejne nje gje te tille pasi a) nuk kane besim personal dhe detyrimisht do flasin per besimin e "popullit", atyre qe e kane b) u duket sikur duke i nxjerre te gjithe shqiptare myslimane/krishtere/ateiste si vetja me nje te rene te lapsit, i ben te ndihen mire. Harrojne qe askush nuk mund te flasi ne emer te popullit shqiptar, cdo shqiptar flet sot vete me gojen e tij per besimin e tij.

    Perkatesia fetare e heronjve kombetare eshte thembra e Akilit. Shume shqiptare kur perballen me heronjte kombetare, ose mundohen ti anashkalojne ata si te parendesishem per kohen qe jetojme, ose mundohen ti paragjykojne ata sipas identitetit fetar te gjithesecilit, ose mundohen ti pervetesojne ata, ose mundohen qe ti ndajne me thike ne shume copa per ti kenaqur te gjithe.

    E rendesishme eshte qe e VERTETA HISTORIKE te mesohet dhe pranohet, packa se cfare kontrasti mund te beje feja e heronjve me fene e secilit prej nesh sot. Cdo shqiptar duhet te mesoje mbi jeten e ketyre heronjve dhe rilindasve dhe te kuptoje se cfare formoi botekuptimin e tyre, si ata gjeten e ruajten virtytet e ketij kombi.
    Ėshtė e keqja se njė gjė e tillė ndodhen nė ditėt e sotme tek populli ynė, kjo gjė vėrehen edhe nė forum por edhe nė jetėn e pėrditshme, kam pasur rastin tė takoj njė person qė e quante veten Shqiptar dhe qė ishte shumė i dhėnė pas besimit por jo edhe aq pas kombit tė tij dhe traditė sė lashtė qė mban kombi ynė. Ai mė sqaron mua se vlera e Muhamedin a.s qė ėshtė njė figur nė islam qenka mė i rėndėsishem pėr ne Shqiptarėt se sa heroi ynė kombėtar Gjergj Kastriot Skenderbeu, kjo ėshtė absurde dhe qė nga ajo ditė u binda qė egzistojnė individė tė llojit "Shqiptar" tė "pėrsosur". A nuk ėshtė absurde tė krahasosh figurėn tėnde kombėtare qė tė solli gjithė kėtė krenari vetėm kur e ndėgjon emrin e tij tė shenjtė me njė figur tė njė besimi cilidoqoftė ai nė kėtė rast Muhamedi a.s (duke ditur qė besimi ka qenė dhe ėshtė ende njė cėshtje personale e jo kombėtare).

    Askush nuk ka perse "ndihet keq" apo "paragjykoje" nje shqiptar tjeter vetem e vetem se ai nuk mban sot fene e heronjve tane kombetare.
    Kjo ėshtė mėse e vėrtet por njėjtė si problemi mė lart edhe kjo paraqitet si dukuri negative tek populli jonė ditėve tė sotme, kur para se tė paragjykohet ose ndihet keq reth njė shqiptari tjetėr vetem pse ai ėshtė ateist ose mysliman, pra jo i krishter (nuk ka fenė e tė parėve tanė) duhet tė kujtoj njėher tė kaluarėn tonė tė afėrt, ku bėjnė pjesė gjithė ato bashkime nė njė tėrėsi tė popullit Shqiptar pėr cfardolloj cėshtje nė lidhje me identititetin tonė kombėtar (ku nuk merej parasysh besimi). Duhet tė qahemi pėr gjendjen qė kemi mbrendakombėtare e jo tė shkojmė e tė meremi me cėshtjen e popujve tė tjerė, shoh Shqiptarė qė ka fytyrė tė flet se ky x popull nuk meriton x gjė reth x cėshtjeje, ndėrsa nė anėn tjetėr shan vėllaun e vet pėr cėshtjen e cekur nė kėtė temė.
    Sui generis

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Te flasesh falas me Voip Stunt
    Nga Mars_2006 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 04:13
  3. Te flasesh per artin shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 06:07
  4. Te flasesh mire per Shqiperine
    Nga Vinny_T nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 06:56
  5. Humor nga glaukus_001
    Nga glaukus 001 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-08-2002, 12:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •