Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Pema e ndaluar

    Ajni SINANI


    Dhiata e Vjetėr thotė se pema qė iu ndalua Adamit nė Parajsė, ishte pema e "njohjes" dhe Adami pasi hėngri frytet e saj, fitoi "aftėsinė e njohjes", gjė pėr tė cilėn ai shkaktoi zemėrimin e Hyjit. Ndėrkaq Islami na mėson ne se ishte Zoti Ai qė e pajisi Ademin a.s. me dije dhe qė pasi ia mėsoi emėrtimet e sendeve, kėrkoi nga engjėjt t'i pėrulen atij nė shenjė respekti pėr dijen qė i kishte dhuruar.

    Nėn ndikim e legjendės greke, sipas sė cilės Zeusi u hidhėrua me Prometeun sepse i dhuroi njeriut zjarrin, me anėn e tė cilit i mundėsoi atij arritjen e fuqisė dhe njohurive, historia e qėndrimit tė Ademit nė parajsė ėshtė parė, nga tė krishterėt, si pėrpjekje e Zotit pėr ta mbajtur njeriun nė injorancė. Akti i mėkatit tė Ademit, sipas tyre, qėndron nė tė ushqyerit e tij nga pema e Njohjes, duke fituar aftėsinė pėr tė njohur dhe pėr tė ditur gjėrat, gjė qė shkaktoi zemėrimin e Zotit.

    Si rrjedhim Hyji e ndėshkoi Adamin shumė rėndė duke e nxjerrė nga parajsa. Nga kjo del se sipas tė krishterėve Hyji deshi qė ta mbante Adamin tė mbėrthyer nė injorancė! Sipas kėsaj bindjeje tė gabuar krishtere Zoti favorizon padijen kundrejt dijes.

    Pikėrisht pėr kėtė Etėrit e Kishės do tė flasin nė vijimėsi kundėr shkencės dhe hulumtimeve shkencore, sepse dėshira pėr tė ditur mė shumė, sipas tyre, e futi Adamin nė mėkate dhe u bė shkak qė ai tė dėbohej nga parajsa! Si pasojė e kėsaj bindjeje jo tė vėrtet, dijet shkencore do tė konsiderohen nga priftėrinjtė mėkat shumė i madh, sepse ato do tė shkaktonin zemėrimin e Hyjit, sikurse kishte ngjarė me Adamin.

    Ndėrkaq, Kurani famėlartė na rrėfen tė vėrteten mbi Ademin a.s. Kur Zoti i tregoi engjėjve se do tė krijonte njė krijesė tė re, ata tė ēuditur thanė se si do tė krijosh njė krijesė qė do tė bėj rrėmujė nė tokė (El Bekare: 30). Zoti pėr t'u treguar engjėjve fisnikėrinė dhe aftėsitė e kėsaj krijese ia mėsoi Ademit a.s. emėrtimet e sendeve.

    Dhe kur Zoti kėrkoi nga engjėjt qė tė thoshin emėrtimet e sendeve, gjė tė cilėn ata nuk e bėnė ngase nuk i dinin, atėherė All-llahu, para se ta vendoste Ademin a.s. nė parajsė dhe para se ai tė mėkatonte, kėrkoi prej tij qė t'i thoshte emrat e sendeve. Pasi ai i tha emėrtimet e sendeve, nė shenjė respekti pėr dijen e Ademit a.s., All-llahu i urdhėroi engjėjt qė t'i pėruleshin atij. Vetėm djalli nuk iu pėrul atij, gjė pėr tė cilėn ai fitoi mallkimin e All-llahut. Djalli u tregua ziliqar ndaj njeriut dhe u bė armiku i tij i pėrbetuar.

    Zoti jo vetėm qė nuk ka zili ndaj njeriut, sikurse thuhet nė legjendat greke, por madje Ai e ka lartėsuar njeriun nė raport me shumė krijesa, duke e pajisur me dije dhe duke ia besuar atij amanetin, amanet tė cilin nuk e kishte pranuar asnjė prej krijesave. Islami ka lartėsuar dijen dhe dijetarėt, duke i bėrė ata dėshmitarė menjėherė pas engjėjve qė dėshmojnė se s'ka Zot tjetėr veē All-llahut: "All--llahu dėshmoi se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Tij, kėtė e dėshmuan edhe engjėjt e dijetarėt." (Ali Imran, 18).

    Mosbindja e Ademit dhe ngrėnia e tij nga Pema e Ndaluar sipas tė krishterėve ishte njė mėkat i pėrjetshėm dhe njė degjenerim i pėrgjithshėm i natyrės njerėzore. Pėr faljen e kėtij mėkati fillestar, qė sipas doktrinės krishtere trashėgohet nga brezi nė brez, u desh qė vetė Zoti tė ndėrhynte duke u shfaqur dhe mishėruar nė trupin e birit tė Tij, Jezu Krishtit nėpėrmjet shpirtit tė shenjtė!

    Islami e hedh poshtė tė besuarit se Zoti mund tė ketė bir, duke e konsideruar njė gjė tė tillė shkarje dhe blasfemi. Ai e refuzon dhe e kundėrshton pėrcjelljen e gabimit tė prindėrve tė parė tek bijtė e tyre dhe tek brezat pasues, sepse gjithsecili ėshtė pėrgjegjės vetėm pėr veprėn e tij: "Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se ajo qė ka punuar." (En Nexhm: 39). Kėtė gabim tė prindėrve tė parė, feja islame e pėrcjell me mjaft mirėkuptim. Ky nuk ėshtė njė mėkat i pafalshėm: "E Ademi prej Zotit tė vet pranoi disa fjalė (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai ėshtė Mėshirues dhe pranues i pendimit." (El Bekare: 37).

    Largimi i Ademit nga xhenneti dhe zbritja e tij nė tokė sipas Kur'anit fisnik ėshtė bėrė shkak mirėsie dhe begatie dhe jo mallkimi. Ishte ngrėnia nga Pema e Ndaluar, (qė nuk ishte pema e njohjes por e mėkatimit) qė bėri qė Ademi a.s. tė pendohej dhe tė jetė shembull pendese pėr tė gjitha brezat e ardhshėm, gjer nė Ditėn e Fundit. Ishte ngrėnia nga Pema e Ndaluar qė bėri qė Ademi a.s. tė zbres nė tokė pėr tė kryer misionin e tij, si mėkėmbės i All-llahut mbi tokė, pėr tė cilin ishte destinuar jo vetėm para hyrjes nė parajsė, por edhe para se tė vinte nė kėtė botė (El Bekare: 30), madje pėr njė mision tė tillė All-llahu e kishte krijuar.

    Nga bindja e gabuar rreth trashėgimit tė mėkatit u pėrhap mendimi se njeriu ėshtė mėkatar i papėrmirėsueshėm dhe se vetėm nėpėrmjet flijimit dhe kryqėzimit tė birit tė Tij, Jezu Krishtit, Hyji do t'ia falte mėkatet grigjės! Madje jo vetėm kaq, por sipas dogmės krishtere, meqenėse njeriu ishte mėkatar i vazhdueshėm, ai nuk ishte i denjė qė t'i drejtohej me lutje Atit nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt. Vetėm priftėrinjtė e Kishės gėzonin ekskluzivisht bekimin e Hyjit.

    Si rrjedhim, njerėzit pėr tė shpėtuar veten dhe shpirtin e tyre, duhej t'u nėnshtroheshin priftėrinjve dhe t'i luteshin Zotit vetėm nėpėrmjet tyre. Besohej, gjithashtu, se vetėm priftėrinjtė mbanin ēelėsin e dijes dhe se dija njerėzore ishte vetėm tek ata. Kjo do tė kishte si pasojė zhdukjen e plotė tė dinjitetit tė njeriut tė krishterė, tė cilit i qe imponuar pozita e skllavit pėrballė klerikėve tė Kishės.

    Nė Greqi njerėzit i pėrfytyronin zotat si forca nė formė tė njeriut, prandaj edhe i imitonin ata. Zotat edhe pse ishin shumė mė superiorė se njerėzit, megjithatė ata ishin qenie madhėshtore sikurse njerėzit dhe ishin tė ngjashėm me ta jo vetėm nė formė, por edhe nė ndjenja dhe sjellje: gėzoheshin, kėnaqeshin, xhelozonin, hidhėroheshin, hakmerreshin, luftonin, duke pėrjetuar madje edhe aventura heroike. Grekėt dėshironin tė ishin si zotat, t'u pėrngjanin atyre. E dinin se njė gjė e tillė ishte e pamundshme, por besonin se megjithatė ia vlente qė tė bėnin pėrpjekje, ngase njerėzit duke u pėrpjekur mund tė lartėsoheshin dhe t'u afroheshin zotave. Bindja e grekėve pėr arritjen nė stadin e zotave, nga tė krishterėt, u zėvendėsua me bindjen e zbritjes sė Zotit tek njerėzit.

    Krejt ndryshe nga kėto devijime, Islami e sheh njeriun si njė qenie qė zotėron arsye. All-llahu i dha inteligjencėn atij pėr tė kuptuar se vetėm All-llahu ėshtė Krijuesi, pėr tė dėshmuar Njėshmėrinė dhe Unitetin e Tij, dhe jo pėr tė besuar se njeriu mund tė lartėsohet deri nė lartėsinė e Zotit, sikurse besonin grekėt e vjetėr, apo se Zoti mund tė zbresė nė nivelin e njeriut dhe tė mishėrohet me tė, sikurse predikojnė tė krishterėt me Jezu Krishtin Zot.

    Marrėdhėniet e njeriut me Zotin nuk kanė karakter rivaliteti dhe nuk janė armiqėsore, sepse Zoti ėshtė i Gjithėpushtetshėm, i Gjithėdijshėm, i Gjithmėshirshėm dhe Absolut dhe i pajisur me emrat e bukur dhe cilėsitė e Tij tė pėrkryera. Ai nuk do tė fitonte asgjė edhe sikur t'i bindeshin tė gjithė njerėzit dhe s'do tė humbiste asgjė edhe sikur tė mos t'i bindeshin tė gjithė njerėzit. All-llahu i Madhėrishėm nė njė hadith kudsi thotė:
    "O robėrit e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju, dhe njerėzit nga ju, dhe xhinėt nga ju, tė ishin tė devotshėm sikur zemra mė e devotshme e njėrit nga ju, kjo nuk do t'i shtonte asgjė sundimit Tim.
    O robėrit e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju, dhe njerėzit nga ju dhe xhinėt nga ju, tė ishin tė prishur si zemra mė e prishur e njėrit nga ju, kjo nuk do ta pakėsonte aspak sundimin Tim."

    Njeriu sipas Islamit nuk e ka tė ndaluar akcesin pėr tek dija. Ėshtė pikėrisht dija qė pėrbėn veēanėsinė e bekimit tė tij prej Zotit. Zoti i mėsoi Ademit a.s. atė qė nuk e dinin madje as engjėjt. Ėshtė pra dija, pėr shkak tė sė cilės Ademi a.s. fitoi epėrsi mbi engjėjt dhe pėr shkak tė sė cilės Zoti i urdhėroi engjėjt qė t'i pėruleshin atij.

    Paraqet , Sabri Selmani
    Gjermani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148
    Sabriu,

    ALLAHU.xh.sh te shperbleft per kete shkrim
    Experience is the best teacher...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    180
    Zoti Xh.sh Te Shperbleft Ty Per Ket Postime Dhe Te Gjith Ato Qe Ndimojne Fen E Zotit Xh.sh

Tema tė Ngjashme

  1. Alkooli dhe qendrimi Islam !!!
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 02-12-2010, 11:10
  2. Kamata Lufta me Allahun dhe Rregullat e Shitblerjes
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 09:24
  3. Me kerkese te Farukut
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 07:56
  4. Emrat e ndaluar sipas Ministrisė sė Brendshme
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 14:50
  5. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •