Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Sa kushton jeta e shqiptarit?

    Sa kushton jeta e shqiptarit?


    Nga Arjan Konomi

    Sa kushton jeta e njė shqiptari? Kjo nuk ėshtė njė pyejte qė do tė duhej shumė tė mendoheshe pėr t’i dhėnė pėrgjigje. Nuk kam fjalėn se sa kushton jeta e njeriut pėr njė tjetėr, sepse ėshtė e qartė kjo kushton shumė pak po tė kemi parasysh se tė ardhur nga njė shoqėri civilizisht e prapambetur ne e kemi shumė tė lehtė tė nxjerrim armėn e tė qėllojmė. Historia e shkurtėr e viteve tė fundit e dėshmon fare qartė kėtė.

    Pyetja ėshtė nė sensin se sa kushton jeta e njė shtetasi shqiptar ose e thėnė ndryshe sa kujdeset shteti pėr mbrojtjen e jetės sė qytetarėve tė tij. Po tė shohim nė rrjedhė kronologjike, fatkeqėsitė nė tė cilat kanė humbur jetėn njė numėr i konsiderueshėm njerėzish mund tė themi se ato janė tė shumta. Dy tragjeditė e mėdha qė ndodhėn muajt e fundit, ajo e mbytjes sė 16 personave nė liqenin e Farkės dhe ajo e mbi njėzetė tė tjerėve nė shpėrthimin e ndodhur nė fshatin Gėrdec, duke mos konsideruar plagosjen e shumė tė tjerėve si dėmet e mėdha materiale tė shkaktuara janė njė dėshmi e qartė sesa lehtė mund tė ndodhė nė Shqipėri njė fatkeqėsi e pėrmasave tė tilla. Dhe po tė llogarisėsh sesa e qartė dhe e thjeshtė ėshtė pakujdesia e mėndjelehtėsia qė i shkaktoi ato, kupton sesa lehtėsisht ishin tė evitueshme. Duke qenė tė tilla, shumė mė e madhe ėshtė pėrgjegjėsia e shtetit qė nuk merr masa pėr t’i parandaluar. Natyrisht, qė tragjedi apo katastrofa natyrore qė shkaktojnė viktima tė shumta edhe mund tė ndodhin kėtu tek ne, ashtu si nė ēdo vend tjetėr tė botės. Ato janė tė kuptueshme, ndonjėherė edhe tė mėnjanueshme. Por nė Shqipėri ato ndodhin pėr arsye aq banale sa edhe kur pėrpiqesh t’ia shpjegosh ndonjė tė huaji ndesh nė vėshtrime tė ēuditshme edhe pse absurditetin i kėtyre ngjarjeve e kuptojmė tė gjithė. E sado tė pėrpiqesh nuk mund t’i quash kėto ndodhi aksidente. Jo, derisa ato ishin lehtėsisht tė evitueshme.

    Edhe pse eksperienca ka treguar se nė vendin tonė faji mbetet gjithnjė “jetim” nuk mund tė mohohet apo tė anashkalohet pėrgjegjėsia qė ka shteti. Nė rastin e Farkės, si mund tė lejohet njė person tė kryejė nė mėnyrė tė vazhdueshme e pėr qėllime pėrfitimi transportin e njerėzve. Sepse aty kemi tė bėjmė mė transport, jo thjesht me njė rast kur disa persona morrėn njė varkė pėr shėtitje. Nė rastin e Gėrdecit, ishte njė biznes disa milionadollarėsh qė zhvillohej e jo njė grup njerėzish qė nga pakujdesia bėnė tė shpėrthente njė sasi municioni. Ishte shumė e thjeshtė nė tė dyja rastet qė tė mėnjanoheshin pasojat tragjike.

    Nė kėto momente qė po shkruaj nė portin e qytetit tė Vlorės njė anije gazi shkarkohet pak metra qėndrės sė qytetit e shumė afėr pallateve tė banimit. Shkarkimi realizohet vetėm nga njė tub qė del nga anija dhe vendoset tek kamionėt cisternė. Aty afėr rri njė makinė zjarrėfikėseje e kohės sė sovjetikėve, e vetmja mase mbrojtėse. Njė shpėrthim qė mund tė shkaktohet jo vetėm nga njė pakujdesia, por edhe nga mėnyra primitive e zhvendosjes sė gazit, do tė rrafshonte mijėra apartamente banimi tė ngritura vitet e fundit nė afėrsi tė vijės sė bregut, me pasoja katastrofike nė njerėz. Pėr mos tė thėnė pėr mungesėn e madhe tė sinjalistikės rrugore, kur nuk kuptohet ku ėshtė devijuar rruga apo kur po kryhen punime, nga e cila ka shumė humbje jete, por qė kėto nuk pėrbėjnė mė lajm. Tė mėsuar mė shifra tė mėdha viktimash, humbjet e jetėve nė aksidente rrugorė apo punė, kur bien nga skeleria apo nga ashensori, kalojnė pothuajse nė indiferencė.

    Pėrgjegjėsia e shtetit ėshtė jo vetėm tė kryejė hetime pėr tė gjetur shkaktarėt e t’i dėnojė penalisht ata, por pėrgjegjėsia mė e madhe ėshtė se ai duhet tė marrė masat pėr parandalimin e tyre. Pikėrisht kėtu qėndron efikasiteti i tij. Ndaj dhe jeta e njė shqiptari kushton fare pak, aq sa kujdesi pėr mbrojtjen e jetes sė tij.

    E nėse nė vendet e civilizuara fati mund tė shkaktojė humbjen e jetės, nė Shqipėri fati tė shpėton jetėn.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Sa kushton? Cfar pyetje!!

    Nuk ka kushtuar asgje, edhe vazhdon te mos kushtoje asgje. Shum shqiptare vriten edhe humbin ne drejtime te paditura, sikur te jemi endacake, jo shtetas te nje kombi.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    kur shqiperia kushton 1 euro, sa mund te kushtoj nje shqiptar?
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  4. #4
    SHQIPTAR PURO
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    ne Atdhe
    Postime
    24
    nje shqiptar kushton gjys euro.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar mė parė nga xhori Lexo Postimin
    kur shqiperia kushton 1 euro, sa mund te kushtoj nje shqiptar?


    edhe ti degjoke sali berish gomarin !!!!

    se thot sala 1 euro shqiperia dhe aq esht kujtoni ju, shqipri te blesh 5 m.k , vend te kushton shtrrenjt



    Sa kushton jeta e shqiptarit?

    varet se car pune ban ,dhe sa njehori ka per vet jeten.

    se trrish kot i m... kushton.


    PS: ktu qenka perfshi dhe shteti, shtet ska se tkishte sdo ishin shumica e shqipetarve neper bote duke punu ose perpjekje per mbijetese.

    shnet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BaBa : 21-09-2008 mė 17:42
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2007
    Postime
    22
    0.15 centi euro nje fishek i kallashnikovit

  7. #7
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Sa dy jeta te nje Cifuti
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  8. #8
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Sa kushton jeta e nje shqiptari? Varet cili shqiptar?!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938
    nje shqiptar kushton sa nje shqiponje (jo ajo e flamurit se aq kushtojme te gjithe)

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2007
    Postime
    7
    SHQIPĖRIA, GJENDJA NATYRORE DHE PADREJTĖSI: E KONTRAKTUAR?

    Valmir ELEZI
    --------

    Ngjarja tragjike qė ndodhi nė fshatin Gėrdec, afėr Tiranės, ka tronditur jo vetėm opinionin e gjerė tė kėtij shteti por, edhe mė gjerė.E vetmja gjė qė dua tė absolutizojė kėtu ėshtė kjo se, ''Absolutisht, nuk duhet tė absolutiozohet asnjė cilėsi''. Ne shihnim kryeminstrin Berisha, tė shtetit amė, i cili si personi mė me pushtet (konstitucionalisht), nuk ia kishte idenė se sa kishte tė punėsuar aty, dhe kėtė informacion e merrte nga njerėzit e hospitalizuar, tė traumatizuar, nė vend se ata t'i pyeste nė mėnyrė tė theksuar pėr shendetin e tyre. Shqipėria njė vend qė synon t'i bashkangjitet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, kthen ecjen e saj prapa?! Tre autorė tė mėdhenjė qė kanė hyrė nė historinė e mendimit politik, Thomas Hobbes, John Locke dhe Jean Jacques Rousseau, kanė shpjeguar mėnyrėn e krijimit tė shoqėrisė civile, nga primitivizmi (gjendja natyrore).Thomas Hobbes, ka shpjeguar se, nė njė gjendje anarkike (nė kėtė rast, primitive, pa pushtet) mbizotėronte frika e vazhdueshme nga rreziku i vdekjes sė dhunshme, ndėrsa nė jetėn e njeriut kishte vetėm varfėri dhe keqdashje. Pėr t'iu shmangur jetės sė tillė nė kushte anarkie, pasoja kryesore e tė cilave ėshtė konflikti i gjykimeve individualiste dhe egoiste tė sė drejtės, njerėzit ndoqėn diktatin e ligjeve natyrorė (ligji i parė i natyrės, ėshtė se ēdo njeri duhet tė 'kėrkojė paqen dhe tė ndjekė atė', ndėrsa ligji i dytė i natyrės, thotė se, 'ēdo njeri ka dėshirė tė jetė i kėnaqur, qė liria, qė ai ka mbi tė tjerėt, tė jetė e barabartė me atė qė tė tjerėt e kanė mbi tė) duke kėrkuar paqe, duke mohuar disa tė drejta dhe liri, duke hyrė nė njė marrėdhėnie shoqėrore, nga e cila krijuan njė njeri artificial, 'Leviatanin', tė quajtur shtet (comonvelth).
    John Locke nė veprėn e tij, 'Dy traktate mbi qeverisjen (civile)', ka shpjeguar mė ndryshe jetėn nė 'gjendjen natyrore' , dhe pėr dallim nga Hoobes-i, ku mbizotėron 'lufta e tė gjithėve kundėr tė gjithėve', tek i pari (nė kėtė fjali), nė gjendjen natyrore kemi nje gjendje tė paqes, tė vullnetit tė mirė, ndihmės sė ndėrsjellė, e poashtu edhe tė mbrojtjes sė ndėrsjellė. Pra, nė gjendjen natyrore, njerėzit jo vetėm janė tė lirė por, edhe tė barabartė. Kurse, Jean Jacques Rousseau, nė veprėn e tij, 'Kontrata Sociale', i cili akuzonte civilizimin modern pėr pabarazitė e shumta midis njerėzve, konsideronte se, nė 'gjendjen natyrore', tė gjithė njerėzitė ishin tė lirė dhe tė barabartė, ku kanė ekzistuar vetėm pabarazitė fizike, shėndetėsore, tė moshės, etj. Prapėseprapė, duhet t'i rikthehem mosabsolutizimit tė kėtyre cilėsive, pėr faktin se, nė njė gjendje tė tillė anarkike, nuk kishte as art, as germa e as shoqėri, dhe nė Shqipėri funksionojnė nė mėnyrėn e tyre. Porse, ėshtė e pamunudur qė tė mosthuash se nė kėtė shtet, ka hyrė frika e vdekjes nė palcė dhe kėsisoj, jeta ėshtė bėrė e pasigurtė, sikur dikur. Fjalėt 'e drejtė' dhe 'liri' thuajse nuk gjejnė vend nė njė shtet tė tillė.Njerėzit e ditėve tė sotshme, nė letra dallojnė me tė vėrtetė nga primitivėt, por, edhe ligjet e krijuara nga vet ata, shpeshėherė mbesin e 'zeza mbi tė bardhė' duke thyer ato, dhe nė kėtė rast ngushėllojnė vetėn me njė thėnie se, ''Rregullat janė bėrė pėr t'u thyer''.Kėta tre autor edhe pse dallojnė theksueshėm nė pikėpamjet e tyre pėr format e qeverisjes, njė gjė i bashkon, se, qė tė tretė pajtohen se njerėzitė pėrmes njė kontrate, kaluan nga gjendja natyrore (pa pushtet) nė njė gjendje shoqėrore (me pushtet). Shqipėria njė vend ku jeta e qytetarit tė saj shpeshėherė vihet nė pikėpyetje, me mirėqenie jashtė ēdo standardi (tė vendėve ku synon tė aderojė), nė vlerėsime tė shumta e renditur ndėr vendet e para me korrupsionin e theksuar, e cila llogaritet si krah i fuqishėm i ēėshtjeve aktuale shqiptare (gjendja post statusore e Kosovės, ēėshtja e shqiptarėve nė Maqedoni, Luginė tė Preshevės, Mal tė Zi dhe ēėshtja e minoritetit Ēam), do tė 'rikthehet' nė rolin e vėzhguesit pasiv, ngase ekziston rreziku i humbjes sė besimit nė institucionet e saj, nga jashtė kufinjėve.
    Pikėn mbi 'i' e vendosi edhe absurditeti i gazetares sė zgjuar, Rudina Gjunga e cila nė mėnyrė banale, nė fund tė emisionit tė saj ''Shqip'', u shpreh pėr ngjarjen tragjike tė Gėrdecit, duke thėnė se, ky 15 mars le tė jetė pėr shqiptarėt, njė 8 mars sikurse pėr botėn perėndimore. Bota shumė kohė mė parė ka mėsuar nga tragjeditė e tilla, mbase edhe mė tragjike sesa kjo e Gėrdecit, por, sipas Gjungės, duhet qė ne ta ndiejmė nė kurrizinin tonė nė mėnyrė qė tė vetėdijėsohemi. Gjunga, ndėr tjerash edhe njė poete, besoj qė e ka lexuar, se, duhet mėsuar nga fatkeqėsitė e tė tjerėve, nė mėnyrė qė gabimet e tė tjerėve tė mos pėrseriten, dhe njė fjalė e tillė nuk duhet pėrligjur...Dhe, kur kryeministėr ishte Fatos Nano, nė kohėn e njė tregjedie tjetėr, mė 2004, njė deputet nga radhėt e kryeministrit tė tanishėm shqiptar, asokohe nė parlament kishte recituar vargjet e epikut, Fishta: ''Qaj pėr ty moj Shqipni e derdhun n'lot se ditė gzimi skam un sot''. Kėtė gjė mund ta bėjnė edhe kundėrshtarėt e Berishės sot, pas Gėrdecit, tė pėrfitojnė politikisht mbi fatin e keq tė tė tjerėve. Dhe nėse thonė se, kjo e fundit ėshtė e pavėrteta mė e madhe. Bindem se, kjo ėshtė gėnjeshtra mė e madhe!

    Ky artikulll eshte botuar ne Gazeten "Express" ne Prishtine, pas tragjedise se Gerdecit.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Paradigma e Shqiptarit negativ
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2010, 00:26
  2. Serbėt, thikė nė zemėr shqiptarit
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 09:34
  3. Triumfi shqiptarit nė gjykatėn e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 06:51
  4. Sa kushton njė kilometėr rrugė nė Shqipėri?!
    Nga Iliriani nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 02:06
  5. Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria
    Nga julian72 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •