Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Paradoksi i shpalljes së heronjve me të

    kaluar të dyshimtë


    Por ndodh në Kosovë edhe një paradoks tjetër gati 10 vjet pas mbarimit të luftës dhe fitores kundër regjimit kriminal serb. Kreu institucional i Kosovës po shpall hero kombëtar nga mesi i ish bashkëpunëtorëve të dëshmuar të jugosllavizmit. Ibrahim Rugova kishte shpallur hero edhe Tahir Zemën, dezertorin e luftës së UÇK-së, në një pjesë të Dukagjinit, në verë të vitit 1998. Kryetari i Kosovës shpalli hero edhe nënkolonelin e armatës jugosllave, Ahmet Krasniqi i cili ka shërbyer rreth 30 vjet në atë armatë dhe nuk arriti të shkëputet nga ideologjia e titizmit, mbase edhe për shkaqe intime e individuale. Rrethanat e vrasjes së tij, në Tiranë, 10 vjet më parë ende nuk janë zbuluar dhe nuk dihet saktë se kush qëndron prapa likuidimit të tij. Ngutja për ta shpallur hero, para se të ndriçohen rrethanat e vrasjes, me siguri se ka një qëllim, apo është bërë për të arritur një efekt politik. Por tashmë dihet botërisht se Ahmet Krasniqi në Kroaci ishte shpallur kriminel lufte meqë ne detyrën e nënkolonelit të armatës Jugosllave kishte dhënë urdhër për vrasjen e popullatës civile kroate.


    (Ahmet Krasniqi i dyshuar për krime lufte në Kroaci, nëntor 1991 - korrik 1992! Pashtriku.org ka siguruar një dokument, ku dëshmohet, se: Ahmet Krasniqi gjatë luftës në Kroaci, duke qenë oficer i ushtrisë jugosllave, nga nëntori 1991 deri në korrik 1992, dhe ka marrë pjesë në operacionet vrastare të kësaj ushtrie mbi popullatën e pambrojtur kroate, në rajonin e Baranjës. Në vijim ju ftojë të lexoni këtë dokument, në të cilin figuron emri i Ahme Krasniqit si “kriminel lufte…”!



    Ahmet Hajriz Krasniqi, i lindur me 15. 01. 1948, në fshatin Zhelivodë, Kosovë, vendqëndrimi në Gospiç, si pjesëtar i APJ-së, me gradë nënkolonel ka marrë pjesë në sulmet mbi objektet ushtarake dhe civile në Baranjë, nga nëntori 1991 deri në korrik 1992.)


    Më vonë, Ahmet Krasniqi dezerton nga radhët e APJ-së, por nuk lufton në Kroaci e Bosnje kundër serbëve, sikur bëri Agim Çeku, Bislim Zyrapi, Sali Veseli e shumë oficerë të tjerë të ish armatës jugosllave, të cilët me kohë u rreshtuan në mbrojtje të popujve kundër agresionit serb, si dhe në luftën e organizuar nga Ushtria çlirimtare e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.


    Ai u emërua ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit, në verë të vitit 1998, me qëllim për ta minuar luftën e UÇK-së. Gradoi Tahir Zemën i cili kishte dezertuar nga radhët e UÇK-së në Dukagjin. Asnjëherë gjatë luftës nuk lëvizi nga Tirana, ku merrte të ardhura të majme nga Qeveria në hije e Bujar Bukoshit. Ahmet Krasniqi po përgatitej të bënte në Kosovë, atë që kishte bërë Fikret Avdiqi gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.Vrasja, qoftë aksidentale, qoftë e motivuar, qoftë e kryer nga klanet mafioze politike, apo nga ndonjë idealist i çështjes, ende ka mbetur pa u zbuluar. Ende nuk dihet botërisht se kush dhe përse e vrau Ahmet Krasniqin, ashtu sikur nuk dihen edhe vrasësit e disa ushtarakëve e politikanëve të tjerë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.


    Dhe përderisa kjo çështje nuk ka përfunduar, nuk do të duhej të ishte shpallur hero ky njeri, i cili ka një jetë të tërë në shërbim të armatës jugosllave, dhe i cili ndodhet në listën e kriminelëve të luftës kundër popullit kroat. Vetëm ky fakt ka qenë i mjaftueshëm për të mos e shpallur madje as martir. Si mund të shpallet hero i Kosovës, njeriu që ka vrarë kroatë me urdhrin e gjeneralëve të kriminelit Milosheviq?
    Me sa dimë ne Kroacia nuk ka shpallur hero asnjë kroat, i cili i verbuar nga ideja e serbizimit të ish-Jugosllavisë ka luftuar në Kosovë kundër shqiptarëve.


    Përkundrazi, Kroacia e ka përkrahur fuqishëm luftën tonë çlirimtare dhe ndër shtetet e para e ka njohur pavarësisë e Kosovës. Kroacia po ashtu ka shpallur hero veteranin e luftërave kundër Jugosllavisë, Bekim Berishën dhe shumë shqiptarë të tjerë, që kanë marrë pjesë në luftë për çlirimin e Kroacisë.


    Bashkëpunëtorët e të gjitha regjimeve të huaja, kudo në botë janë trajtuar dhe me të drejtë trajtohen bastardë, sepse të vihesh në shërbim të shtypësit për ta shtypur vëllanë tënd, të gjuhës e të gjakut, të mbetesh përjetë besnik i një ideologjie të vdekur përgjithmonë, sikur është ideja e bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me serbë, kjo do të thotë ta mohosh kombin, gjuhën racën, në emër të një kombi, gjuhe dhe race tjetër.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Përse është i nevojshëm ky rishqyrtim

    i së kaluarës?


    Fakti se klasa politike shqiptare e Kosovës me prejardhje titiste është ende shumë e fortë dhe nuk ndihet e rrezikuar në asnjë segment, zbeh fitoren kundër okupimit shekullor sllav e serb në Kosovë, dhe mbetet rrezik i përhershëm për këtë periudhë të vështirë të pranimit të pavarësisë së Kosovës. Mbi këtë bazë do të duhej kërkuar edhe këmbënguljen e politikës së Kremlinit dhe Beogradit për kthimin e hegjemonisë serbe në vendin tonë. Beogradi zyrtar ka shpallur fajtorë, madje edhe terroristë, vetëm luftëtarët e UÇK-së, por jo edhe politikën e përgjithshme, aq më pak atë të dikurshmen, të bashkimit e vëllazërimit dhe përbashkësisë me Serbinë. Me vetë faktin se kjo klasë nuk e mori dënimin e merituar moral, pas luftës dhe fitores tonë historike, vë në pikëpyetje edhe luftën tonë çlirimtare, e cila nga titistët trajtohet si konflikt mes Milosheviqit dhe UÇK-së, ashtu sikur trajtohet edhe në disa botime të analistëve të huaj si, Henry Perrit e të tjerë.



    Mbi këtë bazë Serbia ka iniciuar edhe nismën për të provokuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sepse vetë pala shqiptare nuk ka marrë qëndrim decidiv në përkufizimin realist se, pati luftë çlirimtare në Kosovë, apo konflikt mes dy ekstremeve? Pikërisht për këto dhe fakte të kësaj natyre, duhet të merren në shqyrtim e kaluara, për të hetuar gabimet dhe për të mos lejuar që ato të përsëriten. Nuk është e tolerueshme, madje është e dënueshme në aspektin e moralit kombëtar të shpallen të pafajshëm dhe të gradohen figurat e errëta të historisë dhe të barazohen me titanët e kombit. Veprimet e tilla janë të pafalshme.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Bilingoa!Nuk jam ne gjendje te vertetoj apo te kundershtoj ato qe ke shkruar.Di vetem te them qe tradhetia eshte si metastazat e kancerit ne faqet e historise shqiptare. Kombe me kurajo dhe me respekt per vehten duhet t`i njohin faktet historike. P.sh. ,Franca pas luftes se dyte boterore i ``qeroi ``bashkepunetoret e gjermaneve .Edhe ajo qe the per dekadat qe duhen per pastrimin e gjakut qendron plotesisht. Per mua keto shkrime ,ndonese mjaft te forta ,jane absolutisht te nevojshme.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    qenka shume informacion interesant...
    por nuk kam info te mjaftuesheme qe te vendos a mund te jene te verteta apo jo kto qe ke shkruar..

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e spirobeg
    Anëtarësuar
    22-04-2008
    Postime
    84
    kush eshte Ahmet Qeriqi ???

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •