Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475

    Muslimanët e duan Jezusin (Isën a.s.) dhe nënën e Tij

    Muslimanët e duan Jezusin (Isën a.s.) dhe nënën e Tij



    Isa a.s. në mënyrë të qartë është përmendur në Kur’an në gjashtëmbëdhjetë raste të ndryshme. Në një rast All-llahu i Gjithfuqishëm thotë në Suren El – Maide ajeti 110:




    جب اللہ فرمائے گا: اے عیسٰی ابن مریم! تم اپنے اوپر اور اپنی والدہ پر میرا احسان یاد کرو جب میں نے پاک روح (جبرائیل) کے ذریعے تمہیں تقویت بخشی، تم گہوارے
    میں (بعہدِ طفولیت) اور پختہ عمری میں (بعہدِ تبلیغ و رسالت یکساں انداز سے) لوگوں سے گفتگو کرتے تھے، اور جب میں نے تمہیں کتاب اور حکمت (و دانائی) اور تورات اور انجیل سکھائی، اور جب تم میرے حکم سے مٹی کے گارے سے پرندے کی شکل کی مانند (مورتی) بناتے تھے پھر تم اس میں پھونک مارتے تھے تو وہ (مورتی) میرے حکم سے پرندہ بن جاتی تھی، اور جب تم مادر زاد اندھوں اور کوڑھیوں (یعنی برص زدہ مریضوں) کو میرے حکم سے اچھا کر دیتے تھے، اور جب تم میرے حکم سے مُردوں کو (زندہ کر کے قبر سے) نکال (کھڑا کر) دیتے تھے، اور جب میں نے بنی اسرائیل کو تمہارے (قتل) سے روک دیا تھا جب کہ تم ان کے پاس واضح نشانیاں لے کر آئے تو ان میں سے کافروں نے (یہ) کہہ دیا کہ یہ تو کھلے جادو کے سوا کچھ نہیں




    All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: “Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!” Kur’an (El-Maide: 110)




    Në anën tjetër profeti Muhamed a.s. është përmendur në Kur’an në mënyrë të hollësishme katër herë përderisa Mejremja e virgjër (paqja qoftë mbi të) nëna e Jezusit (Isës a.s.) është përmendur tetë herë dhe mban një kaptinë të plotë me emrin e saj.



    Në një rast tjetër All-llahu i Plotëfuqishëm në Suren Ali-Imran ajeti 45 thotë:

    جب فرشتوں نے کہا: اے مریم! بیشک اﷲ تمہیں اپنے پاس سے ایک کلمۂ (خاص) کی بشارت دیتا ہے جس کا نام مسیح عیسٰی بن مریم (علیھما السلام) ہوگا وہ دنیا اور آخرت (دونوں) میں قدر و منزلت والا ہو گا اور اﷲ کے خاص قربت یافتہ بندوں میں سے ہوگا



    Përkujto kur engjëjt i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit). Kur’an (Ali-Imran: 45)

    Si familje në Kur’an janë përmendur tri here dhe janë privilegjuar duke patur komplet Suren (kapitull) të emëruar pas tyre (Ali-Imran). Gje e cila është e ngulitur në zemrat dhe mendjet e besimtarëve përgjithmonë.


    Pershendetje ju qe mereni pjes ne ket tem,gjersisht kjo esht nej realitet edhe pse disa ateista hipokrita klanista thojn gjithqka kunder ZOTIT DHE PROFETEVE;
    Mendoj,se kjo esht thelbi kryesor i tolerances,ndaj fetare,Un asnje her skam ndegjuar qe muslimanet urrejn apo flasin keq per profetet,cilidoqoft ai njerzit me te dashur te zotit.
    Ketu ju them hajnav shpihuna politik e kamikaza te religjioneve t endryshe se njeri mundet te gaboj me nejrz por me njerzit e perzgjedhur te zotit jo,seps vet zoti ka then se njerzit skan prefeksi dhe ka kerku nga ta te bejn ashtu si ka then ai.

    Ju pershendes dhe nese keni ndonje mendim t emir jepeni sa per injoranc ma mir mos shkruani.
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  2. #2
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Sarkozy: Islam do te thote zhvillim, shkence, modernitet dhe progres











    PARIS - FRANCE - Presidenti i Frances, Nikolla Sarkozy ka thene se francezet duhen te perpiqen te kuptojne fene e vertete islame, ngase islami nenkupton zhvillimin, shkencen, modernitetin dhe progresin. Presidenti francez deri sa po vizitonte sallonet e muzeut te arteve islame Lover ne Paris bashke me princin e Arabise Saudite, El Velid Bin Talal eshte shprehur se francezet e kane rastin qe nga keto sallone te ketij muzeu te mesojne fene islame te vertete. Duhet theksuar se Velid Bin Talal, nipi i Saud Fajsalit ka dhuruar 17 milione dollare per ndertimin e salloneve te artit islam ne muzeun e Parisit Lover. Eshte bere e ditur se keto sallone do te inaugurohen ne vitin 2010. Mesohet se ne keto sallone do te ekspozohen veprat me tematike islame te para 1300 vjeteve.
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  3. #3
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Trajtimi Biblik dhe Kuranor në lidhje me fjalën “Jezusi Bir i Zotit”



    Lindja e Isaut a.s. (Jezusit) dallon nga lindja e çdo të dërguari tjetër përveç Ademit a.s. që u krijua pa pasur prindër. Lindja e Isaut a.s. (Jezusit) është një mrekulli në vehte ku vet Allahu xh.sh. dëshiroj që ky i dërguar të lind nga një prindër, vetëm nga nëna e tij, pa pasur baba.
    Allahu xh. sh. në Kuranin Famëlartë na shpjegon lindjen e Isaut a.s., mënyrën se si Zoti dërgoi tek Merjemja (Maria) melekun Xhebrail (Gabriell), për ta përgëzuar me lajmin, për lindjen e një fëmije si mrekulli nga ana e Zotit Fuqiplotë. Ku thotë:

    “Ajo, vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhebrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi. Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirëshmit prej teje, nëse je që frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!” Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)”. (Merjem 17-19)
    “Përkujto kur engjujt i thanë: “Oj Mejreme, Allahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në dunja e ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit)”. (Ali Imran 45)

    Në këtë ajet përmendet, “Fjalën e vet”, “Fjalë e Zotit”. Fjala nuk është “Logos”, ose ndonjë person tjetër në mendjen e Zotit, siç bëjnë të krishterët (që Logosi është Jezusi, zot), por është urdhër ose komandë e Allahut xh.sh.: “KUN”, që d.m.th. “BËHU”.
    Thotë Allahu xh.sh.:
    “Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: “Bëhu!” në atë moment bëhet”. (Bekare 117)
    “Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kamë qenë e pamoralshme”. (Merjem 20)
    “Ajo tha: “Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s'më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (Allahu) tha: “Ja, kështu, Allahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështe, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet”. (Ali Imran 47)
    “Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”. (Merjem 21)

    Në suren Ali Imran ajeti 59, Zoti na sqaron në lidhje me Ademin a.s. dhe Isain a.s., duke iu larguar dyshimet e atyre që mendojnë se Jezusi është zot, sepse nuk ka pasur baba. Por çështja e Isait te Allahu është sikurse çështja e Ademit, ku thotë:
    “Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) te Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha “Bëhu!” ai u bë”.

    Duke mos e zgjatur në lidhje me lindjen e këtij të dërguari të Zotit, veç deshëm të theksojmë mënyren se si erdhë deri tek ngjizja e Merjemes për të lindur Isain a.s. si një mrekulli nga ana e Zotit Fuqiplotë. Por ne do të elaburojmë një fjalë e cila është tepër e hapur dhe e përdorur në fenë e Krishterë dhe e cila sipas tyre po nuk besove në këtë nuk je besimtar i krishterë sipas të gjitha sekteve të tyre (krishtere). Kjo fjalë ka të bëj në besimin se “Jezusi është Bir i Zotit”. Të krishterët, mrekullin e Zotit xh.sh. që bëri ndaj Isaut a.s. që të lindë vetëm nga nëna Merjeme, ato e konsideruan dhe shpifen ndaj Zotit që Isau a.s. (Jezusi) është Biri i Tij. (I pastër është Zoti nga ato që i shpifin)

    Duke pasur parasysh këtë fjalë apo këtë besim të tyre në lidhje me Jezusin (Isaun a.s.) ne në vazhdim do të theksojmë disa nga argumentet Biblike dhe ato Kuranore dhe duke ua bërë të qartë atyre se, a është në të vërtet “Jezusi Bir i Zotit”, dhe si e përshkruajnë këto dy libra këtë thënie të tyre.
    Po të marrim në dorë për të lexuar dhe shfletuar çdo literaturë të krishterë do të vërejmë që në shkrimet e tyre, e cekin Jezusin si djalë të Zotit (por në të njëjtën kohë edhe si Zot), duke ia atribuar Zotit, Bir. Konstatimi se Jezusi është “Bir” i Zotit, paraqet edhe një shtrembërim të mësimeve të Jezusit dhe me logjikë të thjeshtë kontradikton urdhërat Biblike. Po të marrim burimin e tyre Biblën do të vërejmë se Bibla i atribon shumë bijë Zotit, p.sh.:

    • “djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë”. (Zanafilla 6:2)
    • "Kështu thotë Zoti: Izraeli është biri im, i parëlinduri im". (Exodi 4:22)
    • “....Efraimi është i parëlinduri im”. (Jeremia 31:9)
    • “Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde”. (Psalmi 2:7)
    • “Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit”. (Psalmi 82:6)
    • “Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë”. (Romakëve 8:14)
    • “Ju jeni bijtë e Zotit, Perëndisë tuaj…” (Ligji i Përtërirë 14:1)
    • “Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë”. (Mateu 5:9)
    • “Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: "Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit". Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut”. (Psalmi 89:26-27)
    • “Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua…” (2 Samueli 7:14)
    • “Dëgjoni; o qiej; dhe dëgjo, o tokë, sepse Zoti ka folur: "Kam edukuar fëmijë dhe i rrita, ata u rebeluan kundër meje”. (Isaia 1:2)
    • "Ju nuk jeni populli im", do t`u thuhet atyre: "Jeni bijtë e Perëndisë së gjallë". (Hosea 1:10)
    • “…dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm”. (2 Korintasve 6:18)
    • “por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij”. (Gjoni 1:12)
    • “Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten përpara Zotit”. (Jobi 2:1/1:6)


    Për hebrenjët fjala “Bir i Zotit” është përdorur për të emërtuar besimtarët e sinqertë të Zotit, shërbyesit e Tij, robt e Zotit. Në Bibël vetëm në dy vende ekziston ku Jezusi i referohet vehtes si “bir i Zotit” në kaptinat 5 dhe 11 të Ungjillit të Gjonit(1). Jezusi shumë herë e ka quajtur vehten “bir i njeriut” dhe atë mbi 80 herë, mbi 80 vende në Bibël.
    Nëse ne e marrim termin “Bir i Zotit” si Zot, atëherë pra të gjithë jemi zotëra. Por fjala në Bibël “bir i zotit” kuptohet si robtë e Zotit. Siç pamë më lartë nga citatet Biblike, fjala “bij” dhe fëmijë të perëndisë janë quajtur mjaft profet, njerëz të thjeshtë etj. Kuptimi i fjalës “Bir i Perëndisë” nuk është i drejtpërdrejt, por metaforik. Ato fjalë mund të përdoren për të gjithë ato që i do Perëndia. Jezusi ju tha se, Perëndia nuk është vetëm Ati i tij, por gjithashtu edhe Ati juaj:
    “për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.... Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej”.(Mateu 5:45,48)(2)

    “Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj”. (Gjoni 20:17)
    Një prift nga Roma, Riccardo Di Segni, kur ia parashtruan pyetjen “A ishte Krishti bir i Perëndisë” ai u përgjigjë natyrshëm: “Të gjithë jemi bij të Perëndisë, e në këtë aspekt Jezusi është si të gjithë. Nëse në atë kohë në aramaisht kalon fjala bir i Perëndisë, kjo kurr nuk ka pasur nuancat që më vonë i dhanë kongreset ikumenike, pasi në aramaisht “bir” e “rob”, ka të njëjtin kontekst”.
    Fjalët Greke të testamentit të Ri të përdorura për “bir” janë “pias” dhe “paida”, të cilat kanë kuptimet “shërbëtor” apo “bir në kuptimin e shërbëtorit”. Shprehja “bir i Zotit” nuk mund të thuhet se ka ardhur nga vet Jezusi(3), por është një shtrembërim që i është bërë testamentit të ri.

    Holumtuesja e njohur Ulfe Azizus Samed për citatet që përmendin Jezusin si “bir” të Zotit, thotë: “Këto fraza nuk do të thonë tjetër, përveç “afërsi me Zotin në dashuri”. Themeluesi i krishterimit vet ka thënë se çdo njeri i cili punon sipas vullnetit të Atit në qiej është bir i Hyjit (Zotit). Këta janë ata, të cilët bëjnë jetë të devotshme, kanë fisnikëri, mirënjohje e cila e bën njeriun qenie të nënshtruar, të tillët quhen Bijë të Zotit.(4) Këtë e vërtetojnë shumë thënie të Jezusit si:
    “E unë po ju them: Doni armiqtë tuaj, lutuni për ata që ju salvojnë, për t’u bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell”. (Mateu 5:44-45)
    Po ashtu ai tha: “Lum pajtuesit, sepse do të quhen bijtë e Hyjit” (Mateu 5:9)

    Ndërsa dijetari islam Ibn Tejmije r.h., i cili ka radhitur disa pika konkluduese që e aludojnë përdorimin e termit “Bir” me konotacion metaforik. Ai thotë: “Fakti që Davudi a.s. është quajtur “Bir i Tij”, bëhet e qartë se termi “Biri” nuk është specifik vetëm për Mesihun a.s./ Jezusin, sepse janë emëruar edhe robërit tjerë të Tij me këtë. Prandaj, dihet se “Biri” nuk është prej cilësive të Zotit të Plotfuqishëm, por është emër për të gjithë ata robër që i përkushtohen Atij në adhurim”.(5)
    Pas kërkimeve të shumta nëpër dokumentet e vjetra, Dr. Robert Alley nxorri në përfundim se: “Paragrafet e Biblës ku Jezusi flet për birin e Zotit janë shtesa të bëra më vonë.... ato që kisha thotë për të”.(6)

    Nëse i shikojmë dhe i analizojmë me vëmendje citatet e lartpërmendura do të gjejmë edhe kontradikta në mes tyre, ne po paraqesim vetëm një, p.sh. tek Jeremia 31:9 thotë se Efraimi është biri i parë i Perëndisë, kurse tek Exodi 4:22 biri i parë u quajt Izraeli. Cili pra në të vërtetë është biri i parë i Perëndisë? Ndërsa te Mateu 1:1 tregon që Jezusi është biri i Davidit, birit të Abrahamit:
    “Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit”.

    Ndërsa Allahu xh.sh. në Kuranin e Madhëruar dëshiron të na tregojë dhe t’i demantojë shpifjet që i bëhen Atij, duke i përshkruar fëmijë, ku thotë:
    “Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë. Nuk ka tjetër, vetëm se githë çka është në qiej e në tokë ka për t'iu paraqitur Zotit si rob”. (Merjem 89-93)

    Aspekti Islam ndaj birësisë hyjnore në përgjithësi dhe në këtë rast ndaj Isaut a.s./ Jezusit është qartë prerazi: Nuk mund të quhet Zot, ai që lind fëmijë, apo që lindet, dhe ai që ha dhe pi, sepse patjetër duhet të ndijë edhe nevojë për jashtëqitje, e si është e mundur të jetë zot, ai që ndijën nevojë dhe dalin prej tij fëlliqësira!? Kjo është e qartë dhe absurde, sepse të lindurit fëmijë, do të thotë atribuim i dobësive njerëzore dhe antroporfizëm i Krijuesit. Dhe kjo nuk i përket të Lartmadhërishmit. Prandaj Allahu xh.sh. na lajmëron se nga atributet e Tij janë: as nuk është i lindur nga dikush, e as nuk e ka lindur dikend, dhe ai është që ushqen dhe që nuk ka nevojë të ushqehet.

    Allahu xh.sh. na tregon në Kuranin Famëlartë ku thotë:
    “Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (El-Ihlas 1-4)

    Emri i Isait a.s. përmendet në Kuran 25 herë në 11 sure, kurse si Mesih përmendet 11 herë në 4 sure, e gjithsej bëhen 36 herë në 12 sure.(7) Në shumicën e rasteve emri i tij vjen i ngjitur me emrin e nënës, Isai biri i Merjemes, duke hedhur poshtë aludimin që Isai a.s./ Jezusi është bir i Zotit. Kontekstualisht është shumë interesante, sikurse siç thamë edhe më lartë, se si Allahu e shoqëron fjalën Mesih me fjalën Ibnu Merjem (Mesihu ibnu Merjem- Mesihu/Isau djalë i Merjemes), në mënyrë që të shuhet çdo përgenjështrim, ngase ai është djalë i Merjemes (Ibnu Merjem), e jo djal i Zotit (Ibnullah).

    Por ne iu drejtohemi atyre që mendojnë së Jezusi është bir i Zotit, apo Zot, ashtu siç është urdhëruar nga Allahu xh.sh. i dërguari i fundit Muhamedi s.a.v.s. që tju thojë Ithtarëve të Librit (të Krishterëve dhe Jehudive): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos Allahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos Allahut!” (Ali Imran 64)
    “O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kuranin) e Allahut, e duke e ditur të vertetën? O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vërtetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe fshihni realitetin?”. (Ali Imran 70-71)

    Edhe në Bibël thuhet:
    “Ata e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë”. (Romakët 1:25)
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  4. #4
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Shkenca refuzon doktrinën e trinitetit

    Shkenca refuzon doktrinën e trinitetit

    Nga Shahid Khan



    http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=185



    Në dergesën transmetuar nga Ibn Xherir dhe Ibn Hatim një delegacion nga Naxhran erdhi tek i Dërguari (alejhi salatu ve selam) dhe diskutuan për Jezusin (Isën a.s.) birin e Merjemes dhe treguan se kush është babai i tij, duke ia atribuar gënjeshtrat Zotit.



    I Dërguari (alejhi salatu ve selam) iu qe drejtuar delegacionit dhe tha, “A nuk e dini se fëmiu i ngjan prindërve të tij.” Ata u përgjigjën pozitivisht.

    Ai tha, “ A nuk e dini se Zoti është përherë i gjallë, nuk vdes kurr, dhe se vdekja do ti vije Jezusit (pas ardhjes së tij të dytë).” Ata thanë, po. Ai tha, “A nuk e dini se Zoti ynë është mbrojtës i gjithckaje që ekziston, Ai është ruajtës dhe kujdesës dhe i jep mbështetje gjthckaje.”



    Ata thanë po. Ai tha, “ A posedoi Jezusi ndonjë prej këtyre cilësive?” Ata thanë, jo. Ai tha, “A nuk e dini se asgjë nuk i fshihet Zotit nën dhe mbi tokë apo edhe në qiejt.”



    Ata thanë, po. Ai tha, “A ishte në dijeni Jezusi (Isa a.s.) për të gjitha këto gjëra përvec atyre që Zoti ia bëri të mundur që ti njoh?” Ata thanë po. “ A e dini se Zoti ynë as nuk han as nuk pin dhe është i lirë prej cfarëdo atributi të ngathtësisë që pason njerëzimi, dhe Zoti e formoi Jezusin (Isën a.s.) në embrion ashtu sic dëshiroi Ai.” Ata thanë, po. Ai tha,” A nuk e dini se nëna e Jezusit e krijoi atë sic krijon secila grua tjetër, dhe pastaj ajo i dha lindje atij dhe e ushqeu sikurse cilado grua tjetër që ushqen fëmiun e saj, dhe ai hante, pinte, sekretonte dhe urinonte.”



    Ata thanë, po, Ai tha,” Andaj si mund të jetë ai nga pretendimi juaj dtth. Zot i biri. “ Ata akoma nuk e besonin të Dërguarin (alejhi salatu ve selam) pastaj Allahu zbriti ajetin:



    All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës. Kur’an (Ali Imran 3:2)



    Ata (ithtarët e librit) thanë: "All-llahu ka fëmijë"!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij. Kur’an (El Bekare 2:116)



    Mbi dhe sipër dogmës së shfaqur të Zotësisë së Jezusit (Isës a.s.), gjithashtu Cifutët pretenduan se Ezra (Uzeiri a.s.) ishte i biri i Zotit dhe paganët thanë se engjujt janë vajzat e Zotit. Zoti i mohoi të gjitha ata. Ai është Madhështor dhe larg nga pretendimet dhe fabrikimet e mësipërme. Ai është Krijues i gjithckaje dhe gjithcka e krijuar varet nga existanca e tyre nga Ai. Së dyti Zoti është i Përhershëm, i Pavdekshëm dhe i Gjithpranishëm, por ai (njeri) i krijuar nga nëna është i vdekshëm. Por Zoti është i Përhershëm dhe i Përjetshëm andaj, vdekshmëria nuk mund të jetë bir i pavdekshmërisë.



    Shkenca moderne gjeti të vërtetat për atë cfarë i Dërguari (alejhi salatu ve selam) potencoi në shekullin e shtatë. Le ti konsiderojmë shenjat në ekzistencë dhe në atë trajtesë njerëzore sikurse të ngrënurit të ushqimit sikur që ishte edhe përmendur nga i Dërguari (alejhi salatu ve selam) gjithashtu dhe sipas udhëzimeve të Kur’anit.



    "Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës! Kur’an (Maide 5:75)



    Shkenca e e kishte zgjidhur mekanizmin i cili përmbush gjenezën ligjore të riprodhimit vetëm pas llojit të caktuar. Substanca është quajtur Acidi Dezoksiribonukleik (ADN) duke përmbajtur molekula komplekse të pranishme ne kromozome të të gjitha bimëve dhe qeliza shtazore duke poseduar kode të posacme për përcaktimin e karakteristikave trashëguese.



    ADN-ja është kompjuter mikroskopik me ndërtim memorik. Përmban në vete një numër projektesh fantastike dhe në kohë të duhur lëshon urdhëresa për të ndërtuar qeliza dhe struktura të të gjitha bimëve, shtazëve, dhe qenieve njerëzore nga lloji i tyre.



    Andaj, Ezra (Uzeiri a.s.) dhe Jezusi (Isa a.s.) kishin të gjtha kufijtë e formës njerëzore nga nëna e tyre: kufijtë e pjekurisë dhe mplakjes, të ngrënurit dhe të ekskretuarit, të pirjes dhe urinimit, punës dhe lodhjes, të qeshurit dhe të qajturit, të zgjuarit dhe të fjeturit, shqetësimit dhe fshehjes, frymëmarjes dhe pshtypjes, kufijtë e lodhjes dhe relaksimit, kufijtë e të fituarit dhe të humburit, kështu që secili me të gjitha këto kufizime (dobësi) nuk mund të jetë Zot, e as person me atribute të Zotit.



    Zoti është i Vetëm, para gjithckaje, Ai nuk ka Fillim e as Mbarim, dhe askush nuk mund të krahasohet me Të.



    Ckado që Muhamedi (alejhi salatu ve selam) iu kishte thënë përfaqësuesve të atij delegacioni të Naxhranit, është vërtetuar në kohët e sotshme nga shkenca moderne.



    Përktheu: Visar KORENICA
    KOSOVA E MADHE

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Isa a.s ( paqja e Allahut qoft mbi te) esht i derguar i Zotit dhe ne qe jemi musliman duhet te kemi kujdes , nuk guxojm te ofendojm asnje nga te derguarit e Zotit , pa marr parasysh se cka bejn te tjeret me Muhamedin a.s . Muslimanet kan tregu respekt per Isain a.s duke i emeru femijet me emrin e tij e te nenes se tij Merjemes.

    Drini i Zi

Tema të Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndërkombëtare
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Gjendja jonë e dhimbshme?
    Nga LOGIC në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 05:14
  3. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •