Nė qoftė se deri dje shteti serb nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės dhe nė ēfarėdo mėnyre ėshtė pėrpjekur ta minojė atė si njė veprim i paligjshėm ndėrkombėtar, ajo tani po e kėrkon mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės!
A paraqet kjo fuqinė apo pafuqinė diplomatike tė shtetit serb? A paraqet kjo tėrheqje apo avancim tė pozitave ndėrkombėtare tė Republikės sė Serbisė nė raport me Kosovėn dhe faktorin ndėrkombėtar?
As njėrėn, as tjetrėn!
Nė qoftė se themi se diplomacia serbe me iniciativėn e fundit e ka vėnė nė siklet diplomacinė e Kosovės dhe atė ndėrkombėtare, sidomos atė tė vendeve qė tanimė e kanė njohur krijimin e shtetit tė Kosovės, kjo do ta tregonte fuqinė e diplomacisė serbe nė raport me diplomacinė e Kosovės dhe atė ndėrkombėtare. Por nuk ėshtė as kėshtu! Kjo, nė radhė tė parė, para se ta paraqesė fuqinė diplomatike tė shtetit serb, paraqet paaftėsinė politike tė institucioneve tė Kosovės dhe paaftėsinė e qėllimshme tė politikės ndėrkombėtare.
Populli shqiptar zhvilloi nė vazhdimėsi luftėra pėr ēlirimin e Kosovės nga thundra serbe, por nga faktorėt ndėrkombėtarė ato asnjėherė nuk u cilėsuan me emrin e vėrtetė: luftėra tė drejta pėr ēlirim. Madje, si pėr ironi, lufta e fundit, edhe sepse nuk arriti tė shkonte deri nė fund, u quajt konflikt!
Shteti serb kreu krime tė rėnda - deri nė gjenocid - mbi popullin shqiptar dhe kjo nuk u gjykua nga bashkėsia ndėrkombėtare. Madje, vazhdon pėrkėdhelja e shtetit serb!
Serbia e shkatėrroi plotėsisht Kosovėn dhe asnjėherė askush nuk kėrkoi nga ajo qė ti paguajė dėmet e luftės!
Kosova me (mbi) nėntėdhjetė pėr qind shqiptarė, sipas zgjidhjes aktuale (Pakoja e Ahtisarit), nuk ėshtė tokė e askujt, ose e tė gjitha komuniteteve (e pse jo edhe e Serbisė!)!
Pakicės serbe me (nėn) pesė pėr qind tė popullsisė sė Kosovės i lihet mundėsia e barabartė me shumicėn shqiptare e kontrollimit tė shtetit tė brishtė tė Kosovės!...
Situata do tė ishte krejt ndryshe po qe se:
Populli shqiptar i cili jeton nė trojet e veta nė Kosovė do tė trajtohej si komb. Ai i plotėson tė gjitha karakteristikat e kombit: ėshtė njė bashkėsi historikisht e formuar nė bazė tė gjuhės sė pėrbashkėt, formimit tė njėjtė shpirtėror e psikik si dhe e ka kompaktėsinė ekonomike e territoriale dhe rrjedhimisht i takon e drejta e kombeve pėr vetėvendosje;
Populli serb i cili jeton nė Kosovė tė trajtohej ashtu siē ėshtė nė realitet - pakicė kombėtare dhe ti garantoheshin tė gjitha tė drejtat e pakicės kombėtare;
Shteti serb tė gjendej sot nė bankėn e tė akuzuarve pėr krime lufte e pėr gjenocidin e kryer nė Kosovė...
Serbia tė detyrohej tia paguante Kosovės dėmet (reparacionet) e luftės.
Pra, po tė trajtohej drejt ēėshtja shqiptaro-serbe, Serbisė as nuk do ti binte ndėrmend se ekziston ndonjė gjykatė ndėrkombėtare e drejtėsisė.
Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh, sepse faktorėt ndėrkombėtarė nuk kanė vullnet (janė vėnė thonjėzat, sepse nuk ėshtė punė vullneti, por ėshtė punė e interesave shtetėrore) pėr njė gjė tė tillė, ndėrsa institucionet e Kosovės nuk kanė as vullnet, as dije, as interesa kombėtare e shtetėrore (njerėzit qė i drejtojnė kėto institucione njohin vetėm interesa tė ngushta personale).
Prandaj Serbia po luan me tė gjithė, e sidomos po luan me ndjenjat dhe fatin e popullit shqiptar.
Krijoni Kontakt