Varrezat dhe shkollat. Kisha ne mes


Mentor Nazarko
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=50729


Ditėt e fundit, mediat shqiptare kanė sjellė nė vėmendjen publike dy ngjarje, nė dukje tė pashkėputura nga njėra-tjetra. Nė Gjirokastėr, njė shkollė private e ngritur apo e mbėshtetur nga kisha, po mbledh nxėnėsit e minoritetit qė ikin nga shkollat publike me numėr tė vogėl syresh, kryesisht nė zonėn e njohur tė minoritetit, nė Dervician. Ndėrkohė, nė Ēiflig, njė fshat fare afėr Korēės, Kisha pėrsėri ka mbėshtetur ndėrtimin e njė manastiri, pranė tė cilit janė paraparė dhe vendet pėr njėlloj mauzoleu pėr ushtarėt e vrarė grekė.

Nė fakt, ngjarjet nuk janė tė pashkėputura nga njėra-tjetra. Ato lidhen me njė aktor qė duhet tė jetė i rėndėsishėm nė jetėn shpirtėrore tė ortodoksėve tanė, por me sa duket nuk qenka thjesht i jetės shpirtėrore. Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ėshtė mbrapa kėtyre ngjarjeve si njė subjekt qė nė tė dyja rastet shkel ligjet e vendit. Shkolla dhe Manastiri janė pa leje, ashtu si dhe mauzoleu pranė tij, raportojnė mediat dhe Kisha nuk ka reaguar pėr ta pėrgėnjeshtruar. Pėr hir tė sė vėrtetės, shumė objekte kulti dhe tė fesė myslimane - nuk kam dijeni pėr ato katolike, janė pa lejen e autoriteteve pėrkatėse. Shkolla mund tė legjitimohet a posteriori, dhe siē duket dhe manastiri apo varreza pranė tij. Ndėrsa pėr shkollėn, mjaftojnė paragjykimet apo kritikat e ngritura nga njė pėrfaqėsues i spikatur i vetė minoritetit si Vangjel Tavo apo gazetari i njohur Panajot Barka, pėr ēėshtjen e varrezave duhet tė shtrojmė pėr diskutim argumente tė tjerė.

Sa shqiptare ėshtė kisha?

Ēfarė statusi ka Kisha e ashtuquajtur autoqefale qė pėrfshihet nė ndėrtime varrezash ushtarėsh grekė, pėr tė cilėt nuk ka formalisht njė Marrėveshje tė nėnshkruar midis dy vendeve tona? Skenari mė i mundshėm ėshtė se qeveria shqiptare e zotit Berisha e cila nuk ka pasur asnjėherė nevojė pėr Dulen qė tė komunikojė me Athinėn, siē thotė njė komentator, ka zgjedhur formulėn e miratimit tė heshtur post factum tė varrezės sė tretė tė ushtarėve grekė. Ka njė precedent siē ėshtė ai i Kėlcyrės, ku qeveria socialiste toleroi tė njėjtėn gjė, dhe askush nuk reagoi, veēse kur plasi skandali i eshtrave tė banorėve shqiptarė tė Kosinės tė blerė si eshtra ushtarėsh grekė prej njerėzve tė kishės, tė organizuar nė njė strukturė gjoja joqeveritare. Dhe nė njė skenar tė tillė, tolerimi tė ndėrtimit tė varrezės sė tretė - shtypi po flet pėr tė katėrtėn nė Kolonjė - Kisha e gjendur tėrėsisht brenda kėsaj marrėveshjeje tė fshehtė midis autoriteteve tona dhe atyre greke ka proceduar heshturazi me ndėrtimin e mauzoleut nė fshatin Kėlcyrė dhe tanimė dhe nė fshatin Ēiflig tė Korēės. Nė Kėlcyrė madje, kryepeshkopi ynė, pasi shoqėroi pėr dy ditė rresht Presidentin grek nė makinėn e tij, shkoi bashkė me tė pėr tė shikuar punimet. E pra, a ėshtė brenda statusit tė Kishės tė pėrfshihet nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore pa asnjė lloj skrupulli? Nuk dimė kush i ka financuar punimet e dy manastireve, por me siguri autoritetet greke. Kjo mirėqenie e lartė e Kishės "sonė" ortodokse, me fonde publike greke, vėrtet kėrcet shumė, kur shteti shqiptar, shoqėria shqiptare nuk di asgjė pėr burimet e saj tė financimit, kur administratorėt kryesorė tė Kishės, drejtuesit e saj janė nė shumicė greke. Apo kur kryepeshkopi kėrkon shtetėsinė shqiptare pėr meritat e tij nė favor tė Shqipėrisė dhe kur kėrkesa e tij pėr shtetėsinė shqiptare shtrohet jashtė mandatit tė tyre nga autoritetet greke deri nė takimet e tyre me Departamentin amerikan tė Shtetit.

Situata e krijuar nė tė dyja rastet siē duket ka nė thelb njė veprimtari antiligjore tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, tė drejtuar nga hirėsia e tij Anastas. Ėshtė vijim i sjelljes me Pallatin e Kulturės sė Pėrmetit apo me raste tė tjera. Nuk ėshtė thjesht antiligjore, por e vendosur haptaz nė krah tė atij shteti, qė historikisht ka pretenduar rol tutori mbi komunitetin ortodoks shqiptar, duke e shpallur atė si grek. Greqia dhe sot vazhdon tė pretendojė zgjidhjen e problemeve tė pronave tė Kishės ortodokse nė forume ndėrkombėtare, madje gazetarė grekė e bėjnė kėtė dhe gjatė konferencave tė pėrditshme tė shtypit nė Departamentin e Shtetit. Njė situatė e tillė, njė trimėrim nė pėrmasa si kėto, njė rreshtim haptazi i Kishės nė krahun e njė shteti fqinjė vjen nė njė kontekst vėrtet tė veēantė qė meriton vėmendje.

Konteksti i ngjarjeve

Jemi nė procesin e miratimit tė Marrėveshjes sė Asociim- Stabilizimit me BE-nė dhe tė ratifikimit tė Protokolleve tė anėtarėsimit nė NATO, ku duket se ėshtė rritur forca negociale e Greqisė ndaj vendit tonė. Qė do tė thotė se qeveria sot ka mė shumė frikė se dje nga Greqia. E vėrteta ėshtė se nė planin politik, nė kėto tre vjet, qeveria e sotme ka treguar shenja shumė mė tė spikatura servilizmi ndaj autoriteteve greke sesa paraardhėsja e saj socialiste. E tregon tolerimi i varrezave, tolerimi i tarifave tė larta tė AMC dhe Vodafonit me kontratat e interkonieksionit, i centraleve grekė me qymyr qė priten tė ndėrtohen, e tregon mbyllja totale e gojės pėr problemin e pronave tė shqiptarėve nė Greqi, pranimi i Himarės si zonė minoriteti, etj., etj. Nė kėtė kuadėr, pranimi nė heshtje i ndėrtimit tė varrezave ėshtė mė komprometues sesa ligjėrimi i tyre me njė marrėveshje tė hapur. Nėse pėr arsye humanitare pranohet ndėrtimi i varrezave, kjo duhet tė ndodhė me njė marrėveshje qė duhet tė negociohet, ku duhet tė sqarohet dhe fiksohet legalisht statusi i kėtyre ushtarėve tė rėnė nė Shqipėri, statusi i Shqipėrisė gjatė luftės antifashiste posaqė grekėt vazhdojnė ta konsiderojnė Shqipėrinė si vend qė i pushtoi gjatė saj! Nuk mund tė kėrkosh tė ndėrtosh varreza ushtarėsh nė njė vend qė konsideron edhe sot se tė ka sulmuar! Pėr mė shumė, ky pranim i heshtur i varrezave prej autoriteteve tona komprometon dhe Kishėn ortodokse. Nuk ka vend alibia se Greqia na ka nė dorė me ratifikimin e MSA-sė, apo Protokollet e NATO-s qė duhen ratifikuar dhe prej Parlamentit tė saj. Maqedonia po guxon shumė mė shumė dhe nė fund tė fundit, kjo alibi i bie tė jetė nė fuqi deri nė anėtarėsimin tonė tė plotė nė BE. Ēfarė duhet tė tolerojmė dhe s‘duhet tė kėrkojmė deri nė 2015 apo mė vonė kur tė vijė dita e anėtarėsimit?

Ndėrkohė qeveria e sotme shqiptare duhet tė kishte miratuar me kohė njė ligj modern pėr komunitetet fetare shqiptare. Njė ligj qė duhet tė impononte transparencėn nė veprimtarinė e tyre, nė emėr tė lirisė dhe autonomisė sė tyre administrative dhe funksionale, megjithėse ka shumė modele dhe shumė shkallė autonomie tė ndryshme nė vende tė ndryshme demokratike. Qeveria duhet t‘ia rikthente prej kohėsh pronat komuniteteve fetare, duke imponuar bashkė me kėtė rikthim, kontrollin nė financat e kėtyre komuniteteve. Ky ėshtė njė gabim i tė gjitha qeverive, por kjo e fundit nuk ka asnjė justifikim, veē frikės dhe imponimit grek pėr tė pasur klauzola tė veēanta nė ligjin nė fjalė.

Dy ngjarjet e fundit janė dėshmi e arrogancės sė autoriteteve administrative tė Kishės qė po tregojnė se nė veprimtarinė e tyre tė pėrditshme nuk ėshtė dominante veprimtaria shpirtėrore, por ajo qė shkel ligjet, ndjeshmėrinė kombėtare tė shqiptarėve. Por nėse Kishės nuk mund t‘i bėjmė asgjė, servilizmin e autoriteteve tona duhet ta denoncojmė si tė turpshėm.