Duke lexuar ca pjese nga tema Si lindi harmonia fetare në Shqipëri? dhe duke pare qe brenda per brenda asaj teme nuk kishte gjithaq harmoni fetare, me lindi ideja te diskutojme per nje problem shume shqetesues per shqiptaret si komb.
Eshte e vertete qe shqiptaret jane shquar ne te gjithe boten si i vetmi popull me tre besime krejtesisht te ndryshme (dhe me teper sekte), dhe qe KURRE nuk ka patur probleme te natyres se perplasjeve fetare, ose per arsye te saj.
Irlanda e Veriut ka keto probleme tash e nje kohe te gjate. Palestina poashtu. Cecenia njesoj. Iraku si me keq. Ka dhe shume shtete tjera qe s'kane arritur te gjejne (t'a lindin) ose ta zhvillojne nje tolerance fetare midis besimeve te ndryshme brenda trupit te nje kombi te vetem.
Propagandat antishqiptare te sllaveve, grekeve si dhe okupatoreve te tjere jane munduar qe te na godasin pikerisht aty ku jemi me te ndryshem, tek besimet. Por ne kemi mbijetuar duke njohur dallimet e njeri tjetrit. Sidoqofte, kjo eshte nje ngjarje tjeter qe tashme diskutohet ke tema e permendur ne hyrje te kesaj teme.
Ajo qe me intereson te lexoj nga ju eshte kjo:
- A eshte ne rrezik toleranca fetare midis shqiptareve te besimeve te ndryshme?
- Kush ose cfare rrezikon tolerancen fetare midis shqiptareve te besimeve te ndryshme?
- Si ka ndikuar situata pas 11 Shtatorit, 2001 tek bashkejetesa ne harmoni e shqiptareve te besimeve te ndryshme midis shqiptareve ne pergjithesi?
- Cfare mund te behet qe te evitohet nje percarje e tille?
- Parashtroni ndonje pyetje dhe ju...
Pres mendimet e gjithsecilit, perfshi dhe ata qe s'kane ndonje fe ose qe ndjekin besime alternative, te natyrave te ndryshme.
...dhe, uroj shume qe kjo teme te reflektoje per te mire, per te pare e njohur dallimet, per t'u pajtuar me to, dhe per te vazhduar bashkejetesen, si deri tani.
Krijoni Kontakt