Nexhmije Hoxha, bashkėshortja e ish-udhėheqėsit komunist tė Shqipėrisė, rrėfen pėrndjekjen dhe burgun pas rėnies sė regjimit komunist.
"Gjyqi i kafeve", metoda qesharake e Berishės pėr tė denigruar familjen Hoxha dhe atė personalisht.
Nė pjesėn e fundit tė rrėfimit tė bashkėshortes sė ish-udhėheqėsit komunist tė Shqipėrisė, vjen historia e pėrndjekjes sė Nexhmije Hoxhės, pas rėnies sė regjimit komunist.
Libri "Nexhmije Hoxha, detyra pėr tė kujtuar", ėshtė i mbushur me rrėfime dhe foto tė mbledhura nga dy gazetaret italiane, nė periudhėn kohore 1995 dhe 2004, nga biseda e parė me tė nė burgun e grave nė Tiranė, deri te takimi i fundit nė shtėpinė e saj nė Laprakė, si dhe disa foto tė saj nė Leēe, pas lirimit nga burgu mė 1997-ėn.
Nė kėtė pjesė bie nė sy "gjyqi i kafeve", pas arrestimit tė saj nė 1991-shin, pėrndjekja qė i bėri Berisha dhe injorimi qė i bėri Nano mė pas.
Shtėpitė e reja qė shtohen pėrreth qytetit, bashkė me ndėrtimet e paranikėve tė rinj tė Shqipėrisė, paralajmėrojnė Tiranėn. Shtėpia nė rrugėn e "Durrėsit", nė periferi tė Tiranės, ishte njė magazinė e vjetėr e Institutit Bujqėsor shtetėror.
Nexhmijė Hoxha dhe familja e saj u dėrguan qė tė banonin pas hapjes sė ish-Bllokut, sepse ishte i vetmi vend, ku me kalimin e kohės mund tė qėndronin duke paguar qiranė.
Njė tarracė qė riparohet me copa, nė pritje tė njė sistemimi vazhdimisht tė shtyrė nga pasiguria e mundėsisė sė qėndrimit. Kėtu Nexhmije Hoxha banon bashkė me djalin e madh Ilirin dhe familjen e tij. Deri pak kohė mė parė, bashkė me ta jetonte halla e vjetėr, Sano, motra e Enver Hoxhės.
"Iku pėr tė mė lėnė pėrgjithmonė...", - e nis rrėfimin e saj tė trishtė tė "atyre ditėve tė ngarkuara me re tė zeza mbi zemrėn time", tė kaluara duke "matur ritmin e frymėmarrjes sė tij, duke mbajtur dorėn nė tė mijat, duke mos patur kohė dhe as mundėsinė pėr tė qarė", duke u marrė me mjekėt dhe familjarėt, drejtuesit e partisė dhe tė shtetit.
Pastaj nderimet e gjata funebre, rruga e "Elbasanit" e mbushur me popull qė qante, lodhja pėr tė qėndruar nė detyrė. Nė fund vjen edhe thirrja: "pėrse nė fillim e qanė dhe mė pas e quajtėn tradhtar dhe diktator?"
Xhuglini ishte mbiemri i saj i vajzėrisė, i lėnė pėr tė marrė atė tė burrit, siē bėjnė shumica e grave shqiptare: lindur nė vitin 1921, nė Manastir, nga njė familje me origjinė nga Dibra, tokė shqiptare nė Maqedoni.
Familja Xhuglini ishte detyruar tė braktiste Dibrėn gjatė luftės ballkanike nė 1912-ėn, kur serbėt dogjėn shtėpinė e tyre. Pastaj, nga Manastiri u transferuan nė Tiranė, ku babai mund tė punonte ndėrsa ajo ende fėmijė tė ndiqte njė shkollė nė gjuhėn shqipe.
Fati i saj nė atė pikėpamje duhej tė ishte ai i bashkėmoshatareve tė saj: pasi tė mbaronte shkollėn fillore, tė jetonte brenda mureve tė shtėpisė dhe tė dilte nga shtėpia e mbuluar me ēarēaf, velin e zi tė vėnė me detyrim nga integralizmi mysliman. Nė fakt, fati i saj ishte qė i ati, i punėsuar nė Kryqin e Kuq tė ideve liberale, donte ta regjistronte nė shkollėn pedagogjike femėrore, e vetmja nė tė gjithė vendin.
Ishte antifashiste qė e re dhe me ardhjen e trupave fashiste italiane mė 7 prill 1939, kur Shqipėria u bė province e pėrtejdetit e perandorisė italiane dhe u bė organizatore e manifestimeve studentore, dhe ishte e vetmja femėr, themeluese e organizatės sė rinisė komuniste shqiptare.
Nė ditėt e protestave qė pasuan "lėvizjen e dhjetorit" dhe rėnien e statujės sė bronztė nė sheshin "Skėnderbej" tė Enver Hoxhės, gazetat e huaja qė merreshin me figurėn e Nexhmije Hoxhės, e pikturonin atė si Lady Macbeth, me sytė e ftohtė dhe tė pėrqendruar, duke e akuzuar si pėrgjegjėse, madje "pėrgjegjėsja e vėrtetė" e tė kėqijave qė iu veshėn regjimit komunist.
Kur u thirr nė gjyq pėr t'u pėrgjigjur ajo pėr tė gjithė, me akuzat pėr shpėrdorime, prokurori e pikturonte atė si njė grua tė mbuluar nga paratė dhe familjen Hoxha si tė mėsuar tė jetonte nė luks tė shfrenuar nė brendėsi tė "Bllokut", nė zemėr tė Tiranės, ndėrsa gjithēka pėrreth ishte nė varfėri.
"Ata qė sot kanė shkatėrruar Shqipėrinė - pėrgjigjet Nexhmije Hoxha - nė njė pikė tė tillė qė nuk ishte parė as edhe nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore, duke drejtuar shkatėrrimet me thirrjet: 'ta kthejmė nė nivelin zero!', janė tė demaskuar: shumė prej tyre janė pasardhėsit e ish-pronarėve tė mėdhenj tė regjimit tė shkuar dhe bashkėpunėtorėve ballistė tė nazifashizmit, qė ruajnė tė njėjtin mentalitet feudal tė asaj kohe dhe kėrkojnė kthimin e arit tė tyre nga familja Hoxha".
Kėtė ar shkoni ta kėrkoni nė urat e shkatėrruara e tė rindėrtuara, nė hekurudha, nė rrugėt qė lidhėn qytetet me malet dhe fushat e bonifikuara. Dhe sot shkoni ta kėrkoni nė rrėnojat e shkollave dhe tė azileve, nė ambulancat e fshatrave qė keni shkatėrruar, nė plantacionet dhe pyjet qė keni djegur".
Nė vitet e "tranzicionit demokratik" me akuzėn e komunizmit mijėra persona, punėtorė dhe intelektualė, akademikė, zyrtarė tė ushtrisė u pushuan nga puna dhe hakmarrja politike u bė njė praktikė e shpėrndarė gjithandej...Me sugjerimin e ekspertėve gjermanė u adaptua njė ligj mbi "gjenocidin"...
U arrestua nė dhjetor 1991 dhe iu dha akuza pėr "krime kundėr pasurisė sė shtetit". U mbyll nė njė qeli tė errėt 2 me 2 metra, pastaj pėr njė vit nė izolim nė njė qeli tė lartė prej 5 metrash, me njė dritare tė vogėl shumė lart, pa ujė dhe shėrbim, nė pritje pėr tė mėsuar se pėr ēfarė akuzohej.
Drejtuesit e akuzės u ndėrruan tri herė, mė nė fund u akuzua nė bazė tė njė ligji tė bėrė ndėrkohė ad hoc, pėr "detyrime ndaj fondeve shtetėrore". Nė detaj, faji i saj ishte se ndėrmjet viteve 1985-1990, kur ishte kryetare e Frontit Demokratik, kishte bėrė harxhime tė parasė publike pėr qėllime private, me njė vlerė tė disa milionė lirave tė vjetra italiane.
Nė Shqipėri sot e quajnė me ironi "gjyqi i kafeve", sepse harxhimet e pashlyera u referoheshin kafeve tė ofruara prej saj nė harkun e pesė viteve vizitorėve tė shumtė shqiptarė e tė huaj, nė rolin e tė vesė sė Enver Hoxhės.
"Deri edhe Nėnė Tereza erdhi tė mė takonte nė atė periudhė - kujton sot me kėnaqėsi Nexhmija - dhe mė pėrgėzoi pėr kujdesin qė shteti shqiptar u bėnte fėmijėve, tė sėmurėve dhe tė moshuarve...".
Nė gjyq u mbrojt vetė, e asistuar vetėm nga njė avokat zyrtar, sepse me presione dhe kėrcėnime iu ndalua tė formojė njė kolegj mbrojtėsish. "Ky ėshtė njė gjyq politik", - deklaroi nė qė fillim.
Tė gjithė nė Shqipėri, nė fakt, e dinin se arrestimi i saj ishte kushti i vėnė nga Sali Berisha ("persekutori mė i shfrenuar dhe mė paranojak i komunistėve dhe i atyre qė mendonin si ai"), pėr tė fituar mbėshtetjen e jashtme pėr partinė e vet. Gjyqi pėrfundoi njė farsė groteske deri edhe te kundėrshtarėt.
Dhjetėra dėshmi tė paprovuara tė sjella nga akuza - asnjė dėshmitar nuk u thirr nga mbrojtja - nė transmetimet e gjata direkte televizive, sepse pėrfaqėsonte pėr publikun telenovelėn e shpėrdorimeve dhe tė luksit tė familjes Hoxha dhe tė Nexhmijes nė veēanti...Sentenca e prokurorit Teodor Mosko kėrkoi pėr tė 14 vite burg...
Nuk ka arritur ta marrė nė pėrdorim arkivin e familjes, dhe nuk ka arritur tė ketė "tė paktėn njė faqe apo njė fotografi". Nuk ka kėrkuar kompromise pėr veten, por kur u fol se tė vesė sė ish-mbretit Zogu do t'i kthehej njė vilė, kėrkoi tė drejtėn pėr tė patur njė banesė tė denjė pėr emrin, si e veja e njė kryetari shteti.
Pati edhe peticione dhe apele nė kėtė drejtim, nėnshkruar madje edhe nga gra italiane. Por vetėm njė heshtje dekurajuese erdhi nga Fatos Nano dhe qeveritarėt e tjerė.
I ēoi kėrkesa ministrit tė Mbrojtjes qė tė shoqit t'i kthehej statusi i luftėtarit tė luftės pėr ēlirimin e vendit dhe vendi nė varrezat "Dėshmorėt e Kombit", tė gjithė veteranėve tė tjerė, por mė pas e tėrhoqi e indinjuar, sepse i kėrkonin si procedurė qė tė ēonte edhe dėshmitė e tre partizanėve, tė cilėt do tė dėshmonin pjesėmarrjen aktive tė Enver Hoxhės nė luftė!
Shekulli
Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit
I nderuar Bam-Bum Bim,
Hala ke Dulla dhe Nexhi je zotrote?
...ne vitin 60' Enveri prape ne Moske
C'ja perplasi ne fitire
Cuditi gjithe nje bote
Ti Marksizmin e shpetove
na nderove Shqierine...
Isoo o Bam -Bum Bim![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga djaliepirotas : 26-09-2009 mė 10:38
Shum gjynaf Nexhmija. Paska vujt shum.
Flet Nexhmija a.k.a Kucedra, per Saliun?Nexhmije Hoxha: Saliu, nje komunist fanatik
Kush eshte ai gazetar injorant qe iken e interviston njerez te tille sic eshte Nexhmija? Paska dal nga burgu kjo vrromja!? yttt
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Kujtimet e njė miku tė ngushtė, njė kolegu, njė studenti dhe njė vartėseje. Cilat ishin tiparet e rinisė sė kryeministrit tė sotėm, ambicja, sjellja ndaj femrave, temat e preferuara nė mėsim, mėnyra si trajtonte vartėsit, etj. Katėr dėshmi interesante mbi tė shkuarėn e kryeministrit tė vendit, pėrpara se tė bėhej politikan
Ambicioz nė maksimum. Me njė dėshirė tė fortė pėr tė punuar nė klinikėn e udhėheqjes, madje mundėsisht pranė Enver Hoxhės. (kjo ishte njė lloj maje profesionale pėr kohėn). Ndaj vartėsve dhe studentėve, aq i rreptė, saqė kishte nga ata qė trembeshin edhe kur dėgjonin zėrin e tij. Pėrsa i takon sjelljes ndaj seksit tjetėr, jo vetėm qė nuk ngacmonte kurrė vajza, por kėtė nuk ua lejonte as miqve...
Kėto janė kujtimet e disa ish-kolegėve, miqve dhe vartėsve pėr doktor Saliun. Bėhet fjalė pėr z.Berisha, kryeministrin e vendit. Por ndoshta jo pėr kėtė qė njohim sot...
Ambicia, tipari kryesor
Sipas kujtimeve tė miqve dhe kolegėve, tipari kryesor i doktorit tė ri nga Tropoja ka qenė padyshim ambicia.
Kur mbaroi studimet, Salėn donin ta sillini nė Nefrologji, por ai ishte pasionant ndaj Kardiologjisė, pasi ishte shumė e famshme nė ato vite si shėrbim. Tė gjithė e synonim dhe ai bėri tė pamundurėn pėr ta arritur... - kujton Nestor Thereska, shefi aktual i shėrbimit tė Nefrologjisė, i cili e njeh kryeministrin e sotėm qė 40 vjet mė parė, dhe shton:Saliu ka qenė me ambicie profesionale tė jashtėzakonshme....
Ndėrsa doktor Isuf Kalo tregon se djali nga Tropoja kishte shfaqur tė gjitha aftėsitė e tij sapo mbaroi studimet e larta pėr mjekėsi dhe bėri qė tė tėrhiqte vėmendjen e tė gjithėve. Unė e kam njohur fill pasi mbaroi fakultetin. Megjithėse ishte nga Tropoja, kishte disa kėrkesa pėr ta mbajtur kėtu. Mendoj se kishte ambicie dhe vullnet tė hekurt,- pohon ai.
Njė gjė qė u bėn shumė pėrshtypje thuajse tė gjithė atyre qė e kanė njohur Berishėn kur nuk ishte politikan janė dy pyetje, me sa duket, pa pėrgjigje: Si ka mundėsi qė njė i pasionuar nė kėtė gradė pas profesionit tė mjekut, e la mjekėsinė? Dhe di ka mundėsi qė ish-shefi i rreptė i Kardiologjisė, i kujdesshėm deri nė maniakėri, tashmė nuk tregon as vėmendjen minimale ndaj shėndetėsisė si sektor?
Sjellja me seksin tjetėr
Fanatik dhe shumė strikt nė ēdo sjellje ndaj vajzave. Madje Sala kritikonte edhe shokėt e tij nėse ngacmonin femrat. Kėshtu e kujton mikun e tij Nestor Thereska i cili pohon se Sala preferonte tė ishte jashtė bisedave apo batutave qė kishin tė bėnin me marrėdhėniet mes sekseve.
Mė kujtohet kur filluam tė dilnim jashtė shtetit pėr konferenca mjekėsore dhe ishim djem tė ri aso kohe. Nėse ne na habiste ndonjė femėr me bukurinė e saj apo pėr modernizimin qė ende nuk e kishim parė nė vendin tonė, Salės as ato nuk i hynin nė sy. Madje na shikonte gjithė inat dhe na kritikonte pėr ndonjė sjellje qė ai e quante tė pahijshme,- pohon Thereska.
Ndėrsa ish-studenti i tij, Arben Baboēi, tashmė kirurg nga Kardiologji pohon se tė gjithė e njihnin mentalitetin e doktorit pėr kėtė aspekt tė jetės, ndaj nuk guxonin tė bėnin ndonjė sjellje tė tepruar nė kėtė drejtim. Nuk ėshtė se e kam patur shok siē e ka patur Thereska, Meksi dhe tė tjerė. Por e dėgjonim kėtė gjė dhe e konstatonim se nė drejtim tė pjesėve tė moralit ishte shumė strikt. E kujtoj se kur flitej ndaj ngacmimit tė femrave menjėherė reagonte ashpėr,- pohon Dr.Baboēi.
Ish studenti Arben Baboēi:
Doktori kishte pėr zemėr temėn e Shokut dhe lepujt...
Doktor Salėn e kam patur pedagog dhe jepte njė lėndė qė ishte shumė e rėndėsishme pėr formimin e mjekėve. Kujtoj mirė njė nga temat e veta tė preferuara qė ishte Gjendja e Shokut. Atje shpėrthente me gjithė natyrėn e vet dhe e bėnte shumė interesante atė temė. Nuk e di pėrse por kėtė temė e kishte pėr zemėr. Pastaj kemi patur kontakte edhe mė vonė kur unė isha mjek i ri i sapodiplomuar dhe ai ishte njė nga kardiologėt kryesorė tė shėrbimit tė kardiologjisė dhe njėkohėsisht drejtonte edhe Qendrėn e Hemodinamikės nė Kardiologji,- tregon Dr.Baboēi
Mė pas kirurgu i njohur shton: Nė atė kohė kur ishim student, por edhe mjek tė rinj jemi marrė shumė me punė eksperimentale tė drejtimeve tė ndryshme. Ne qė punonim nė kirurgji merreshim mė shumė me problemet e eksperimenteve nė kirurgji nė kafshė. Doktor Saliu mė kujtohet se merrej me studimin e Ateroskelrozės nė lepujt, i kishte shumė fiksim ata. Pastaj gjatė kohės qė kemi qenė afėr bėheshin edhe biseda jashtė fushės sė mjekėsisė dhe mė tė preferuarat ishin arti dhe sidomos pikaturat. Ka pas pasion tė madh pėr pikturat dhe pėr veprat...
Ish-kolegu dhe miku Thereska:
Dolėm jashtė, kur E.Hoxha nisi problemet shėndetėsore
Nė fakt kur isha i ri dhe sapo u njoha me Salėn nuk mendova se do bėheshim miq, por ndodhi e kundėrta. Bėhet fjalė kėtu e para 40 vjetėsh, kur doktor Saliun donin ta sillnin nė Nefrologji, por ai ishte pasionant ndaj kardiologjisė. Tė gjithė studentėt e donin kardiologjinė se ishte shumė e famshme nė ato vite.
Por doktor Ylli Popa vendoste pėr studentėt se ēfarė specialitetesh do tė ndjekin. Doktor Ylli nė ato kohėra, nė vitet 68-69 drejtonte Klinikėn Ospitaliere (spitali ėshtė ndėrtuar me 3 klinika qė ishin klinika Ospitalere me drejtues Ylli Popa, Klinika e fakultetit qė ishte Josif Allani dhe klinika e ekzaminimeve tė sėmurėve).
Klinika Ospitaliere ishte e pėrkėdhelura, pasi aty vinin mjekėt qė i shėrbenin Enver Hoxhės si Fejzi Hoxha, doktor Isuf Kalo dhe kjo klinikė pėrbėnte bėrthamėn e patologjisė. Doktor Ylli kishte si synim tė krijonte klinikėn e kardiologjisė dhe aty vajtėn njerėz tė zgjedhur si Ylli Popa, Nestin Kondili, Theodhor Meksi dhe nė atė kohė aty u atashua dhe Sali Berisha.
Saliu ka qenė me ambicie profesionale tė jashtėzakonshme. Ne kemi qenė njė grup si Saliu, doktor Isuf Kalo, Theodhon Meksi dhe qė ishim beniaminėt e doktor Ylli Popės. Doktor Ylli me Isuf Kalon ishin mjekė tė Enver Hoxhės, ndėrsa mua dhe Saliun nuk na lejonin nė klinikėn e udhėheqjes pėr disa defekte qė kishim tė dy ne biografi. Kėshtu puna jonė upėrqendrua mė shumė nė spital dhekuptuam qė me punė mund tė hanim kėta... Unė u bėrė beniamini i doktor Yllit pėr Nefrologjinė, ndėrsa Saliu pėr Kardiologjinė.
Unė me Saliun nga viti 69 deri nė vitin 90 vinim nė punė nė 7 e gjysmė dhe ktheheshim nė shtėpi nė 12 e gjysmė tė natės. Saliu kishte njė autoritet absolut tek tė sėmurėt, pasi ai e merrte me seriozitet shumė tė madh.Nga vitet 72-73 filluam tė ndaheshin nė specialitete. Kur Enver Hoxha filloi tė kishte probleme me diabetin, veshkat dhe zemrėn mua, Saliut, Mentor Petrelės dhe Isuf Kalos filloi tė na jepej mundėsia tė shkonim jashtė shtetit pėr specializime....
Kolegu Isuf Kalo:
E habitshme si braktisi diēka qė e dashuronte..
Unė e kam njohur Salėn fill pasi mbaroi fakultetin ku ishte njė nga studentėt qė kishte shkėlqyer. Megjithėse ishte nga Tropoja, kishte disa kėrkesa pėr ta mbajtur kėtu.Ai e dashuronte mjekėsinė dhe na habiti tė gjithėve kur u nda nga ajo.
Saliu nuk i pėrket mė Shėndetėsisė, ndaj dhe mund tė ketė prioritete tė tjera pasi ėshtė Kryeministėr i vendit. Ndėrsa fakti qė ai ka qenė mjek nuk do tė thotė se tashmė ai njeh tė gjithė problematikėn e shėndetėsisė.
Infermiere Gjenovefa Nurka:
Ishte shumė i rreptė, skuptoj pse nuk rivendos rregull..
...Mbaj mend qė ka qenė shumė i rreptė nėse shikonte ndonjė parregullsi nė pavijon. Nė atė kohė isha shumė e re dhe sapo kisha dalė nga bankat e shkollės. Ishte fat qė u vendosa nė shėrbimin e Kardiologjisė pasi ishte i lakmuar nga tė gjithė punonjėsit, por e kuptova se nuk ishte e lehtė.
Puna duhej tė fillonte pėr tė gjithė nė orar fiks dhe shefi nuk toleronte pėr asnjė arsye asnjė shkelje nė kurriz tė pacientėve. Korrektėsia duhet tė fillonte nga pastėrtia, dhėnie e ilaēeve pacientėve nė oraret e caktuara, marrja e masave pėr tė mos munguar asgjė dhe tė gjitha kėto i kėrkonte nė mėnyrė strikte dhe tė vazhdueshme. Tė gjithė duhej tė ndiheshim pėrgjegjės pėr shėndetin dhe jetėn e pacientėve.
Nuk e kuptoj pėrse nuk vendos rregull pėrsėri nė shėndetėsi, pasi po e merr lumi ēdo ditė e mė shumė. Sikur tė jepte tė paktėn 1 pėr qind tė energjive qė dha pėr shėndetėsinė, sidomos pėr pavijonin e Kardiologjisė kur ishte mjek, mendoj se shėndetėsia nuk do tė ishte nė kėtė pikė kritike...
Shekulli
Ato tipa qe dashurojne akoma komunismin jane .
1-Katundaret (disa e sidomos ato te jugut )
2-Injorantet (qe s'marrin vesht ēfare behet ,e jo me te zberthejne sistemet )
3-idiotet qe vdesin per ''karrier'' kane pasur ndonje vend ku drejtonin, duke ja marre shpirtin te tjereve dhe kjo u jep shume kenaqesi .
Nuk e njoh fare Sali Berishen ,por si katundar qe ka qene dhe per ate moral qe te diktuar nga koha ,ka qene ne rregull.
I ndershem ,student qe ka mbaruar gjithe 10 (jo si burri i Nexhit qe nuk beri as nje vit ne France )
Po mos te kishte qene i zoti ne profesion ,natyrisht qe nuk do te bente ate karrieri qe beri ardhur nga malsia dhe pa perkrahje si mjeket e tjere .
Nuk po merrem me te gjithe mjeket aty po ,po marr nja dy cope .
Arben Baboēi djali i ish ministrit te arsimit Kadri Baboēit ne kohen e diktatures mgjth kam respekt per Benin si njeri i mire dhe i edukuar por i them qe nuk mund te jene te gjithe modern si puna jote qe habite te gjith fakultetin me qeflie Even qe more ,qe ti ka vene briret me kate qe ne fillim e ne vazhdim .
Nuk i ra keq Sales me ate grua qe mori zonje e vertete ne te gjithe kuptimin e fjales ,valle kjo grua e qyteteruar dhe e bukur nuk ka ditur te zgjedhe ?
Isuf Karlo mjeku personal i diktatorit dhe krushku i Arta Dades hahahaha
Nuk po zgjatem me shume se nuk dua te bej thashetheme si disa....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga zois1 : 28-09-2009 mė 14:21
Kėshtu ėshtė kur kakarisin pulat ! lol
te dy si njeri tjeti janeNexhmije Hoxha: Saliu, nje komunist fanatik
krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet
Nje nga ish tė pėrndjekurit e regjimit komunist akuzon kryeministrin Berisha se ka kėrkuar varjen e tij nė litar nė gjyqin e vitit 1975.
TIRANE- Hysen Sheshori ėshtė njė prej mijėra tė pėrndjekurve tė regjimit komunist. Por nė ndryshim nga tė tjerėt, ai ėshtė njė rast unikal. Ėshtė i tillė jo se ka pėrjetuar mė shumė persekucion, dhimbje e tortura nė krahasim me bashkėvuajtėsit e vet. As sepse ka bėrė mė shumė burg se tė tjerėt. Madje as edhe pėr arsyen se i ka shpėtuar fatmirėsisht dėnimit me vdekje. Hysen Sheshori ėshtė njė rast unikal pėr dėshminė tronditėse qė jep. Ai akuzon direkt kryeministrin Sali Berisha, se ka qenė njė dėshmitar i rremė nė gjyqin e ngritur ndaj tij. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me njė theks malėsori, me eufori, filloi tė flasė para trupit gjykues duke treguar se si e kishte gjetur traktin qė kishte pėrmbajtje tė theksuar armiqėsore, tė cilin e tundte para trupit gjykues dhe sallės. ...Ky njeri ėshtė armik i betuar i partisė, prandaj duhet tė varet nė litar, - tha ai duke bėrtitur, - rrėfen Sheshori nė njė intervistė dhėnė nė dhjetor tė vitit 2002 pėr gazetėn Plaga, organ i Shoqatės sė ish-tė Burgosurve Politikė tė Shqipėrisė. Pyetjes se kush ishte ky dėshmitar i rremė, ai i pėrgjigjet qetėsisht se ky njeri, i cili ėshtė njė komunist pasionant e fanatik i pandreqshėm, qė pėr me arrit nė majat mė tė larta tė hierarkisė sė pushtetit komunist ka pėrdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpėrdrejtė nė dėnimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha. Insistimit tė gazetarit nėse, a ėshtė i bindur pėr kėtė dėshmi tronditėse qė jep, Sheshori me njė ironi therėse i kthehet: Unė mund tju them qė asnjėherė nuk mund tė harrohet bisha qė tė kafshon. Intervistėn e botuar nė dhjetor tė 02-it tek Plaga, e ēuditėrisht tė lėnė nė heshtje e pa shumė bujė pėr 7 vite me radhė, Gazeta Shqiptare po e riboton sot sėrish.
Kalvari i vuajtjeve
Hysen Sheshori pėrbėn njė rast unikal nė Shqipėri, e ndoshta dhe nė tėrė Europėn Lindore, edhe pėr faktin se i vetėm pėr gjithė kohėn e diktaturės ai ka shpėrndarė 41.100 trakte nė njė periudhė 13-vjeēare, nga viti 1961-1974. Dhe pėr 13 vjet me radhė ėshtė ndjekur nga Sigurimi famėkeq i Shtetit, pėr ta arrestuar nė vitin 1974 dhe pėr ta dėnuar me vdekje nė vitin 1975. Fatmirėsisht atij mė pas iu fal jeta dhe dėnimi u kthye nė 25 vjet burgim, nga tė cilat bėri vetėm 17 vjet. Sot duket se jam i gjallė, por kjo nuk do tė thotė qė jetoj, - pėrfundon intervistėn e tij Sheshori.
(s.gGazetaShqiptare/BalkanWeb)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dito : 29-09-2009 mė 17:52
Krijoni Kontakt