Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 160
  1. #1
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071

    Nexhmije Hoxha: Saliu, nje komunist fanatik

    “Saliu ne shtepine tone eshte futur nga dera e pasme. Ai ishte nje komunist fanatik. Bente te pamunduren edhe atehere qe nepermjet zellit te tepruar te tentonte te vinte ne pushtet”.

    Keshtu eshte shprehur per kryeministrin Sali Berisha e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, ne nje interviste ekskluzive ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.

    “Kur Enveri vajti njehere ne klinike per te takuar nje shokun tone qe ishte semure, mjeket me thane se Saliu mbante doren larte dhe nuk ja jepte njeriut duke thene se kam takuar xhaxhin Enver”, ka rrefyer ajo.

    Duke folur me tej per kryeministrin, Hoxha deklaroi se kryeministri Berisha nuk ishte pranuar si doktor personal i Enverit se rezultonte se “e vjeherra e tij ishte agjente e UDB-se”. “Ai s’ka qene asnjehere doktori i Enver Hoxhes”, eshte shprehur ajo.

    Per hapjen e dosjeve te bashkepunetoreve te ish-sigurimit te shtetit, Hoxha ka deklaruar se eshte dakord me hapjen e tyre. Ajo eshte shprehur kunder vetem me personat qe kerkojne kete gje, duke deklaruar se “nuk jane ata qe kane vuajtur nga ai sistem qe e kerkojne”.

    “Ta kerkojne te perndjekurit kete do t’ju jepja te drejte, por e kerkojne persona te tjere. Nuk dua te permend Ismail Kadaren ketu…”, theksoi Hoxha.

    Ajo e konsideroi luften e klasave si nje fenomen qe ekziston edhe ne kohen e sotme dhe u shpreh kunder denimit te ketij fenomeni. “Lufta e klasave eshte nje fenomen qe ekziston sot dhe do te ekzistoje gjithmone. Dhe keshtu nuk ka se si te denohet kjo gje. Edhe sot po behet nje lufte klasash, por e eger… Sot nuk te vrasin, por te lene te vdesesh”, thekson Hoxha.

    Akuzat se Enver Hoxha ka pasur gisht ne vrasjen e shokeve te tij, Hoxha i hodhi poshte duke deklaruar se “shoket e tij e tradhetuan”. Ajo ka akuzuar se jane “fuqite e jashtme” qe kane punuar gjithmone kunder sistemit. “I thane edhe Mehemit… ‘u plake’ i thane, ‘vepro!’. Por ai u pergjigj se ‘s’kam se c’bej se ai eshte gjigandi i Shqiperise’”, tha Hoxha. Ajo deklaroi se vdekja e Mehmet Shehut e “dermoi fizikisht Enverin, sepse nuk e priste”.

    Hoxha ka hedhur poshte zerat se ka qene ajo qe ka drejtuar vendin pas vitit ’74, kur Enver Hoxha u semure. “Absurde. Ai ka drejtuar”, tha bashkeshortja e diktatorit. “Edhe kur ishte Enveri mire, nuk ishte vetem ai qe drejtonte, por ishte drejtim kolegjial. Por fjala e tij ishte ligj”, theksoi Hoxha.

    Ajo e ka konsideruar veten me fat qe ka qene bashkeshortja e Enver Hoxhes duke e quajtur ate si “bashkeshortin ideal”. “Edhe sot e konsideroj veten si gruaja me e lumtur qe kisha nje bashkeshort ideal. Ka qene shume e bukur”, eshte shprehur Hoxha.

    Mare Nga TCH
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anėtarėsuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Nexhmia shan Salen ? Si eshte e mundur ?

  3. #3
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar mė parė nga HoLd*Em Lexo Postimin
    Nexhmia shan Salen ? Si eshte e mundur ?
    po edhe une te njejten pyetje ngre si eshte e mundur ??? si eshte e mundur nje enveriste te shaj nje enverist !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ajo se shan vetem thote qe qe komunist fanatik i etur per pushtet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Hajde Hipokrizi Hajde..........mesusi Shan Nzenesin Plangprishes Diten E Naten I Ben Mesime Private .....
    Po Tosin E Ka Myll Te BanJo PER Denim????

  6. #6
    Nuk eshte se po na zbulon ndonje gje qe nuk dihej duke thene se ka qene komunisti zellshem.

    Po ama Nexhmija do bente mire mos merrej me politike, pot te mbaje gojen mbyllur e ta kaloje pleqerine ne qetesi.

    "Edhe sot po behet nje lufte klasash, por e eger" thote kjo pa pike turpi. Do i zgjoj kot urrejtjen ndonjerit dhe kane per ta hequr qafe, se ka plot njerez qe u eshte shkaterruar jeta nga familja e saj dhe nga bashkorti i saj ideal.

  7. #7
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    a jena shtet demokratik. cdo kush e ka drejten e fjales. ene nexhi hahahahahahaha

    masanej qyfyre ata qi jon denu jon denu se kon shkel ligjin. ligji thote ahere mos shaj qeverin. ti pse e shajshe hahahahahahahahahaha. ene un e shajsha kshu non zo hahahahahahaha

    ligji amerikon thot mos shit drog. se po shite e ke venin ke shtat penxheret. ti shit po deshe.
    ne holland droga o sheshit
    no glove no love

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga TikTak Lexo Postimin
    a jena shtet demokratik. cdo kush e ka drejten e fjales. ene nexhi hahahahahahaha

    masanej qyfyre ata qi jon denu jon denu se kon shkel ligjin. ligji thote ahere mos shaj qeverin. ti pse e shajshe hahahahahahahahahaha. ene un e shajsha kshu non zo hahahahahahaha

    ligji amerikon thot mos shit drog. se po shite e ke venin ke shtat penxheret. ti shit po deshe.
    ne holland droga o sheshit
    Bravo ligjet kan zbatu, dhe liri fjale ka tani te thote cte doje, por per te miren e saj e kam qe eshte me mire te fshihet gjikundi se do e heqi qafe ndonjeri qe i eshte shkatarru jeta sipas ligjeve te atehershme.

    P.S. Ka pas ligj "Nuk lejohet te shahet qeveria" ?

  9. #9
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    po mi ka pas.

    ligj tjeter ka qen nuk lejohet qarkullimi me xhepa t'mufatme hahahahahahahahahhaa
    no glove no love

  10. #10
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Sot behet lufte klasash thote Nexhmija.... si s'i vjen pak turp qe del ne televezion e jep intervista? Po mi nexhmie se sot te marrin e te internojne familjarisht vetem se e kishe babain Pronar tokash apo shites apo ku di une cfare. Ose se u ankove para dyqanit pse s'ka qumesht pasi prite 4 ore ne pike te mengjezit ne rradhe.

    Na mbroka dhe Enverin...drejtim kolegjial po fjala e tij ishte ligj... lol Ku qendron drejtimi kolegjial ketu?

    Normal qe ishe me fat ti te kishe enverin burre, se rroba me dore nuk laje si gjitha mamate tona. As ne rradha nuk prisje qe ne pike te mengjezit per nje liter qumesht per te ikur te punoje me 3 turne. As racionet e ushqimit nuk i njihje zotrote, si mos ta quash veten me fat ti?

    Ptu.... plake grua e pa piken e trurit ose cipes.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-03-2023, 19:14
  2. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  3. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  4. Antologji e plagėve nėn terrorin komunist
    Nga Dr Rieux nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 10:08
  5. Mashtrimi i madh
    Nga Veshtrusja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •