po ti je fara e atij bythziut qi ke vu ke avatari
un skom qen as i persekutum as pjes e bllokut. kom qen tirons ene flas ato qi kom jetu.
no glove no love
E pashe videon ne fjale dhe nuk ka se c'te thuash. Si eshte ajo thenia e famshme: "Bishti i qenit bisht qeni ngelet". Keshtu kane ngelur edhe komunistat e vjeter dhe te rinj per fat te keq te popullit shqiptar. Falje s'kerkojne, por mend dine te japin.
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
Qe je katnar tirone e shofim, ske nevoje ta pranosh fare. Vetem me vjen keq per ty dhe mendjen qe ke. Se si mund te shfajesosh nje nga regjimet me te egra ne bote te cilin e ke perjetuar vete eshte pertej imagjinates time. A ke nigju naihere per familje te tera te internuara e persekutuara ti per faj te njerit prej pjestareve ? Ca ligji ka thy foshnja apo gruja e ati robit ?
hahahah.....tashi duhet nji aparat! communistmeter me mat kush esht ma i kuq nexi apo sala!!!
E bukur kjo , pasi u tallen me ate popull per 50 vjet tani na del e tall tajaren nexhi. Nuk ka faj ajo fajin e kane ca si puna e tik takeve qe na bejne edhe teorina ketu. Nuk del njeri qe tia mbylle ate hale. Te tjeret ferkjne duart shyqyr qe doli e shau salen ........Sa te cuditshem qe jemi nganjehere ne shqiptaret.
ej po si, vjerra agjent udb-je, sala i shet naft milloshevicit.....a thua te jete e vertete
S'ishin budallenj ata ne Rumani qe mbarun pune shpejt e shpejt me jashteqitje si puna e ksaj.
Nexhmija dhe gazetat, prapė me biografitė!
02/10/2008
HENRI ĒILI
Intervista e vejushės sė diktatorit Enver Hoxha, u ndoq me shumė interes. Tė gjitha gazetat e botuan tė nesėrmen, thuajse tė plotė. Intervista me Enverin vetė, do tė ishte ndjekur edhe me mė shumė interes! Nė kuptimin e audiencės, njė operacion perfekt i koleges Rudina Xhunga. E tentuar ndoshta nga modeli i idhulles sė saj Oriana Fallaci, e cila nuk la diktator, kriminel a terrorist pa intervistuar, duke ndihmuar vėrtet historinė me dėshmitė e mbledhura, fut nė njė ekran tė madh, nė njė emision tė kalibrit serioz ...njė dėshmitare kyē tė diktaturės me pretendimin e njė rrėfimi. Deri kėtu ambicia profesionale gazetareske e pranon logjikėn, edhe pse intervistuesja mund tė kishte qenė pak me tepėr Oriana Fallaci gjatė intervistės. Kėtu Xhunga del nga skena dhe aty futet intervista vetė dhe mėnyra sesi e pėrktheu shtypi i shkruar kėtė intervistė. As dėmshmi, as rrėfim, as refleksion, asgjė nė njė intervistė, nga njė personazh i errėt i historisė sonė shqiptare tė re, i cili tė paktėn tė kishte njė vlerė pėr historianėt a studiuesit. Sikur kjo tė mos mjaftonte, vejusha e diktatorit na bėn prapė biografi nė kėtė vend. Pothuaj tė gjitha gazetat kishin potencuar momentin e intervistės, kur ajo flet pėr kryeministrin Berisha dhe atė fabul tė vjetėr e tė tjerrė kaq shumė e kaq gjatė nė kėtė tranzicion pse nuk u pranua kardiologu Sali Berisha nė grupin e mjekėve tė Enver Hoxhės. Cilėsitė e personit qė flet, cilėsitė kontekstuale tė personit, pėr tė cilin flitet a mund ti japin vlerė kėsaj fabule? Apriori jo!
Nexhmije Hoxha ėshtė sot nė agoninė e jetės sė saj biologjike, tė cilėn me siguri e shtyn me makthet e krimeve tė sė shkuarės, tė cilat ose i ka bėrė vetė, ose ka marrė pjesė, ose ėshtė dėshmitare, me ngėrēin e pakapėrdishėm tė rėnies nga vakti etj., si kėto.
Sali Berisha ėshtė, ishte kryetari i opozitės demokratike, qė pėrmbysi diktaturėn komuniste nė Shqipėri. Kjo ka vlerė kundrejt gjithēkaje tjetėr, ēdo detaji apo rrethane tė qenė apo tė paqenė, lidhur me vjehrrėn e tij, lidhur me sjelljen e tij anėtar i organizatės bazė tė Partisė sė Punės dikur, e tė tjera e tė tjera. Berisha ėshtė sot mė 2008, kryeministri i zgjedhur nga shqiptarėt me zgjedhje tė lira nė vitin 2005 .
Pėr zonjėn Hoxha ai ėshtė anti-simboli i jetės sė saj dhe veprės sė saj. Ndaj qė nė kėtė moment ēdo biografi, qė na bėn zonjė Hoxha nuk ka asnjė vlerė! Ėshtė pėr tu refuzuar profesionalisht dhe etikisht.
Ndaj ėshtė befasuese qė thuajse nė mėnyrė unanime, duke filluar nga gazeta mė e madhe nė vend, Panorama, e deri tek gazeta mė e fundit, e kishin potencuar pikėrisht kėtė dhe vetėm kėtė moment tė intervistės, me tituj, nėntituj, nėnvizime etj., etj. Shtypi ėshtė nė lirinė e tij tė bėjė diēka dhe tė mos bėjė diēka tjetėr dhe nė kėtė kuptim ndonjė prej tė gazetave, edhe mund tė ishte ndalur tek ky moment. Por konsensusi me tė cilin thuajse tė gjitha gazetat kishte konspektuar intervistėn e vejushės sė diktatorit shqiptar ėshtė veēanėrisht shqetėsues, pėr tė paktėn dy arsye. Sė pari, sepse pozita asimetrike e denoncueses dhe e tė denoncuarit e zhvlerėsojnė krejtėsisht pėrmbajtjen e denoncimit, sė dyti, sepse pėrgjegjėsia sociale e publike e medias shqiptare nė vitin 2008, duhet tė arrijė tė paktėn deri nė nivelin e asaj, qė tė mos lejojė shoqen Nexhmije tė na bėjė biografitė sėrish nė vitin 2008. Duke u bėrė padashur instrument i saj pėr ta shumėfishuar e nėnvizuar biografitė qė vijon tė bėjė njė vrasėse, siē e ka emėrtuar publikisht nė mėnyrėn mė emblematike shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare.
++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
Nexhmije Hoxha dhe hakmarrja pėr pėrmbysjen e komunizmit
Nga Mero Baze
E veja e diktatorit shqiptar u shfaq nė ekran pėr tė na kujtuar 100-vjetorin e lindjes sė Enver Hoxhės dhe pėr tė demonstruar arrogancėn e saj ndaj gjithkujt qė ajo mendon se i ka bėrė keq. E trimėruar nga harresa e shoqėrisė shqiptare dhe nga papėrgjegjshmėria me tė cilėn u trajtua dekomunistizimi i vendit, e veja e diktatorit vuri nė shėnjestėr tė intervistės sė saj dy emra qė dominojnė jetėn politike dhe kulturore tė Shqipėrisė, Sali Berishėn dhe Ismail Kadarenė. Tė parin u pėrpoq ta poshtėronte. Duke treguar njė histori qė ia kishin treguar dhe duke u pėrpjekur tė hakmerret ndaj asaj qė ajo e quan poshtėrim tė zhvarrosjes sė Enver Hoxhės dhe burgosjes sė saj, Nexhmije Hoxha nė tė vėrtetė na fyen tė gjithėve pėrveē Sali Berishės. Skena qė ajo prodhon pėr tė fyer kryeministrin e sotėm tė Shqipėrisė, por dhe njeriun qė luajti rol vendimtar nė pėrmbysjen e regjimit tė saj, bėhet jo pėr tė fyer Sali Berishėn, por pėr ta na fyer ne tė tjerėve, duke na treguar se kė kemi kryeministėr.
Urrejtja e saj ndaj Sali Berishės ka shkuar nė skaj dhe kjo i bėn nder Sali Berishės. Ajo e identifikon atė si njeriun mė tė urryer tė saj dhe ėshtė e qartė se urrejtja nuk vjen nga ato qė ajo i quan gjeste servilizmi tė njė ish-komunisti fanatik, por gjeste force tė njė lideri antikomunist. Nėse Sali Berisha do tė ishte luajal me Nexhmije Hoxhėn dhe familjen dhe pas viteve 90, nėse do ta respektonte atė dhe ti shkonte pėr 16 tetor nė shtėpi pėr vizita, natyrisht Nexhmije Hoxha nuk do ta pėrmendte kurrė atė skenė tė sajuar qė prodhoi pėr ta poshtėruar atė. Urrejtja e saj ėshtė ende me sistemin qė zėvendėsoi regjimin e saj.
Nė koshiencėn e saj armiqtė e mėdhenj tė saj janė ata qė luajtėn njė rol kyē nė pėrmbysjen e komunizmit. Ajo ende nuk fal arratisjen e Ismail Kadaresė dhe sinjalet pėr pėrmbysje qė ai iu dha shqiptarėve, dhe udhėheqjen e lėvizjes antikomuniste prej Berishės. Dhe pėr kėtė pėrpiqet ti poshtėrojė tė dy. Berishėn, duke sajuar njė skenė groteske servilizmi dhe Kadarenė, duke e pėrshkruar si njeri konfidencial dhe servil tė familjes sė saj. Kjo intervistė, ndoshta e fundit e jetės sė saj, identifikon qartė ata qė i prishėn mė shumė punė pushtetit tė saj. Pėrpjekja e saj pėr ti poshtėruar ata, thjesht iu bėn nder atyre.
Nga ana tjetėr, kam vėnė re se nuk ka ende ndonjė reagim serioz tė ndonjė intelektuali shqiptar apo ish-tė persekutuari ndaj kėsaj interviste, por kanė vrapuar politikisht tė pėrdorin sulmet e saj ndaj Sali Berishės dhe Kadaresė. Realisht, sulmi ndaj Berishės na fyen ne dhe jo Berishėn. E ka bėrė apo se ka bėrė atė skenė Berisha, ėshtė njė ēėshtje shumė banale nė raport me atė qė Berisha ka bėrė publikisht ndaj familjes Hoxha, rrėzimin e saj nga pushteti. Dhe Nexhmije Hoxha nuk ia fal kėtė tė fundit. Po qe se mbretėria e Hoxhės do vazhdonte, dhe Sali Berisha do tė ishte ai qė pėrshkruan Nexhmija, ajo skenė nuk do tė tregohej kurrė pėr publikun. Ajo tregohet, dhe me siguri, duke qenė e sajuar, nga njė grua e ligė qė urren atė qė ai ka bėrė mė pas, rrėzimin e diktaturės. Ajo synon tė na thotė ne, se Enver Hoxha dhe regjimi i tij ishte njė elitė mė dinjitoze se e sotmja. Ajo pėrpiqet tė fyejė nė thelb sistemin, vlerat e prodhuara nga pluralizmi dhe tregu dhe mbi tė gjitha ne qė kemi bėrė zgjedhjen tonė pėr qeverinė dhe opozitėn. Pikėrisht kjo tendencė e saj dėshmon ligėsi dhe neveri pėr sistemin dhe pėr ata qė ajo i quan nė koshiencėn e saj si shkaktarė tė pėrmbysjes sė parajsės sė saj.
Ne si shoqėri e meritojmė tė fyhemi, jo pse kemi zgjedhur Sali Berishėn, Fatos Nanon apo Edi Ramėn, jo pse respektojmė Ismail Kadarenė apo vlera tė tjera tė qėndrueshme tė shoqėrisė sonė, por sepse pranojmė tė na tregojė se ēduhet tė bėjmė nė 2008 njė njeri qė ka qenė mallkimi i Shqipėrisė prej vitit 1944. Defektet e Sali Berishės, Fatos Nanos, Edi Ramės dhe gjithė klasės politike nė Shqipėri janė gabime dhe jo krime. Nexhmije Hoxha nuk e ka me gabimet e tyre sot, por me faktin se ata ndihmuan nė shembjen e pushtetit tė saj. Dhe nė ligėsinė e mbledhur brenda vetes, duke parė se si bota lėviz dhe pa pushtetin e saj kriminal, ajo pėrpiqet tė poshtėrojė ata qė nuk ia kishte prerė mendja se do ta rrėzonin. E pėrsėris qė atyre u bėn nder, ashtu sikundėr ne i bėjmė nder vetes si shoqėri, duke i treguar vendin qė ka nė histori njė monstėr e tillė.
Krijoni Kontakt