Close
Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 298 prej 298
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kadri Manolli: Po vazhdon histeria e këlyshëve të Titos, Rankoviqit dhe

    Milosheviqit kundër jetës dhe veprës së Enver Hoxhës
    Kemi bërë shumë mirë, na revolucionarët e Kosovës, të cilët përkujtuam udhëheqësin e madh të popullit shqiptar, Enver Hoxha në 100-vjetorin e lindjes. Po them kemi bërë shumë mirë për këto arsye:
    E para, sepse ia kemi pasur këtë borxh Xhaxhit Enver, përkrahësve, shokëve dhe familjarëve të tij, ta përkujtojmë njëherë në qendër të Kosovës, ashtu sikur i ka hije atij edhe për së vdekuri, dhe sikur e ka merituar.
    E dyta, sepse jehona e organizimit na bëri të kuptojnë se ne enveristët jemi gjallë dhe shumë të fortë.
    E treta, sepse nga organizimi kuptuam se pjella e Titos, Rankoviqit dhe Milosheviqit në Kosovë e më gjerë ka lënë dobiçët e tyre, të cilët madje po tentojnë dhe të na kafshojnë.
    Histeria kundër Enver Hoxhës tash ka marrë një kahje tjetër. Ajo është orientuar kundër bijëve më të mirë që i ka Kosova, kundër atyre të cilët projektuan luftën kundër pushtuesit serbosllav, dhe të cilët me armë në dorë e dëbuan për jetë e mot Serbinë nga Kosova dhe të cilët, as atëherë sa ishte gjallë Enveri, as sot, nuk i kanë harruar dhe nuk i harrojnë personalitetet me të meritueshme të kombit.
    Pra, kush tjetër do të ngritej me kaq histeri e shtazaraki, kundër këtyre veprimtarëve si Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Ismet Sylejmani, që kanë mbajtur vite të tërë nëpër burgjet e Titos dhe të Milosheviqit? Kush tjetër merr pjesë në këtë kor të horrave përveç bijve dhe bijave të atyre UDB-ashve të bashkim vëllaznimit dhe të përbashkësisë me Serbinë, si Azem Vllasi, Sinan Hasani, Xhavit Nimani, Mehmet Qorr Maliqi e të tjerë dhe bijve e bijave të tyre si: Bato Haxhiu, Migjen Kelmendi, njëfarë Rudaku, njëfarë Matoshi, disa gazetarë të “Ekspresit” të Prishtinës dhe të Telegrafit në Internet si dhe disa kodosha të Salih Ramë Berishës.
    A thua pse janë hidhëruar kaq shumë ky soj i njerëzve me rastin e Akademisë?
    Pse po iu dhemb aq shumë, qoftë edhe përkujtimi për xhaxhin Enver?
    Pse këta njerëz po turren me kaq mllef dhe çka fshihet pas histerisë së tyre? Edhe pse po flitet e po shkruhet se ka shumë titista kjo Qeveria jonë, se titistat janë nëpër vendet kyçe në prokurori e në gjykata, në polici, nëpër ministri, po shihet dhe po kuptohet mirë se këta titistat si batoni, e migjeni me company nuk mund të na kafshojnë më, ashtu sikur ka kanë kafshuar dikur dhe nuk kanë gja n’ dorë, se po të kishin pushtet e fuqi nga Beogradi sikur kanë pasur dikur, jo fort moti, këta nuk do të na burgosnin, por do të na hanin të gjallë, me të tëra gjymtyrët.
    Falë gjakut të derdhur për çlirimin e Kosovës nga Serbia, falë rinisë së pastër shqiptare, që u dergj nëpër burgjet e Jugosllavit, falë sakrificës së legjendarit Adem Jashari dhe UÇK-së, falë NATO-s dhe Amerikës dhe forcave përparimtare të botës, sot po jetojmë të lirë dhe të pavarur. Sot askush nuk mund të na burgos, sepse e nderojmë Enver Hoxhën edhe për së vdekuri, meqë ne e kemi nderuar dhe dashur edhe për së gjalli, sepse ai ishte i vetmi burrë shteti në botë që i përkrahu kërkesat tona për Kosovën republikë.
    Dikur na dërgonin në burg, vetëm pse dikush kishte shkruar inicialet E.H ( Enver Hoxha) apo K.R. (Kosova Republikë).
    Po të kishte sot forcë dhe pushtet ky soj i prehrave të titizmit do të na bënin edhe më zi. Këta duhet ta kuptojnë bre e marrtë dreqi, se nuk kthehet më as Tita, as Milosheviqi, as Jugosllavi në Kosovë.
    Çudi, ne nuk ia kemi më frikën as Titos, as Milosheviqit.
    Si është e mundur që këta bijtë e UDB-ashve aq shumë po i frikëson Enver Hoxha i vdekur.
    Ka diçka në mendjet e tyre.
    Nuk është vetëm ndërgjegjja e ngarkuar për spiunimin që iu kanë bërë bashkatdhetarëve dikur, por mbase edhe i paguan me dinarë dikush bre e marrtë dreqi, mbase edhe e bajnë për m’u reklamue dhe per me iu dalë emri nëpër gazeta.
    Dorën në zemër, në mesin e mija gazetarëve shqiptarë ka edhe disa si dele të zeza, të cilat nuk e prishin dot kopenë, sepse thonë se, nuk ka fis pa një pis dhe të gjithë derrat një turi kanë, sikur këta titistët e djeshëm dhe të sotëm. Veç edhe një gjë. Po presim deri më 25 maj të vitit 2009, për të parë sesi do të kalojë në Prishtinë Akademia për Marshall Titon, për të cilën po thuhet se do ta organizojnë këta gazetarët e Ekspresit me të birin e Mehmet Qorrit, të Hasan Qelit, të Haso Keqit, Rudakit, Esat Topit e të tjerëve.

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hydajet Hyseni: Disa shpjegime plotësuese, në vend të reagimit ndaj një gjullurdie mediatike
    Audiatur et altera pars!

    1. Akademia e10 tetorit:”Enver Hoxha për Kosovën” ishte publike, e paralajmëruar dhe e regjistruar. Pse nuk u botua fjala ime, ta kishin në dispozicion lexuesit e dëgjuesit dhe pastaj le të nisej diferencimi. Fjala ime nuk u botua madje as pasi ua kam dërguar bashkë me lutjen për ta botuar atë! Pse? Insistoj sërish: botojeni fjalën (e dërguar sërish, bashkangjitur, në atachment). “Audiatur et altera pars”! (Le te dëgjohet edhe pala tjetër!), do të thoshin latinet e vjetër. E thotë edhe kodi gazetaresk.
    2. Ishte një aktivitet tematik: “Enver Hoxha për Kosovën” dhe fjala ime ishte e kufizuar vetëm në këtë aspekt. Në fjalën e mbajtur nuk ka pasur asnjë akuzë dhe as ofendim për asnjë personalitet dhe për asnjë krah të caktuar politik e ideologjik. Në fjalën time unë kam përmendur në kontekst pozitiv gjithë udhëheqësit e Shqipërisë, të sotmit dhe të dikurshmit, kam përmendur edhe Ernest Koliqin, Demë Ali Pozharin, Hysen Tërpezën, Selman Rizën e Fadil Hoxhën. Pse synohet të hidhet në terren të luftës aktuale ideologjike një qasje që synonte pikërisht të kundërtën? Pse imputohen dhe pse imponohen tema e aspekte tjera, kodra pas bregu? Unë për lisa ju për fshisa! Me fshisa e shoshë Dielli nuk mbulohet as përbaltet.
    3. Aktiviteti nuk ishte festë as festival, por një akademi politike, një tribune politike në 100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës. Ka pasur sa e sa aktivitete të ngjashme përkujtimore (madje edhe rast e pa rast), edhe për personalitete të rëndësishme e kontraverze si Ahmet Zogu, Xhafer Deva, Mithat Frashëri, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, madje edhe për Sulltan Muratin. Nuk ka pasur ndonjë reagim, aq më pak gjueti të orkestruar shtrigash, as nga ata që do te mund të konsideroheshin të provokuar dhe as nga gazetarë e redaksi tëe porositura. Si shpjegohet kjo?
    4. Fjala ime në këtë akademi ishte një vlerësim dhe ndonjë dëshmi personale për një të kaluar tashmë të largët dhe të pakthyeshme. Të thuash të vërtetën është e drejtë elementare dhe madje edhe obligim qytetar. Mund ta ndryshojmë të sotmen dhe të ardhmen, por jo të shkuarën .Të vërtetës për të kaluarën u druhen të padijshmit dhe të indoktrinuarit, shtrembëruesit e së kaluarës dhe sidomos mëkatarët e saj borxhlinj. Pse imponohet politizimi dhe vendosja në kontekst aktual të kësaj të vërtete, në kundërshtim të plotë edhe me porosite e dala nga aktiviteti dhe kujt i duhet kjo? Vallë a duhet të përsëritet prapë titulli i dokumentarit të para dhjetë vitesh: “Mos iu frikësoni lirisë?!”
    5. Thekset, përfundimet dhe mesazhet eventuale që mund të derivohen nga fjala ime janë në funksion të afrimit dhe pajtimit kombëtar e më gjerë dhe si të tilla janë në përputhje edhe me synimet dhe prioritetet pothuajse plebishitare të Kosovës së re, të lirë, të pavarur e demokratike. Kujt i prishin punë ato dhe pse?
    6. Porosia kryesore e fjalës sime ishte: të ndriçohet e kaluara dhe të ecet përpara, në përputhje me kërkesat e kohës. Pra, jo kthim prapa në të kaluarën dhe as në mendësitë e së kaluarës. Kujt i prish punë e plane ky orientim, i cili për hir të së vërtetës është plebishitar dhe i pandalshëm?
    7. Sa për harangën linçuese ndaj meje dhe madje edhe ndaj kryetarit të Kuvendit (pse atij i paskan gjetur në bibliotekën e tij të historisë, një libër me fotografi të Enverit në balline!), unë nuk mund të lëshohem në nivele aq të ulët dhe të kthehem aq shumë prapa, por tërheq vërejtjen për pasojat e pallogaritshme të ringjalljes së fenomenit të luftës specale dhe shndërrimit të mediave në gijotina virtuale e kamxhikë prej gjuhe në funksion të fushatave speciale, politike, ideologjike e klanore ala....Emrin e përshtatshëm gjejeni vetë, por, përgjigja më e mirë që i shkon është: “No pasaran...!” I përgëzoj bashkëmendimtarët e mi, shokët, miqtë e dashamirët që nuk lejojnë të provokohen e të lëshohen në nivele të tilla dhe të tërhiqen në batakun e pseudopolemikave jodinjitoze, denigruese, rrënuese e vetërrënuese. Për ata që duan afrim, pajtim e bashkim sa më të gjerë në funksion të përcaktimeve tona të përbashkëta sublime liridashës, paqedashës e përparimdashëse ka një porosi: Çka i ka hije dikujt nuk i ka dikujt tjetër.
    8. Gazetarët dhe intelektualet që i shikojnë me indiference shfaqjet e reja të diferencimit dhe linçimit mediatik i porosis ta rilexojnë “Laokontin” e Kadaresë. Ndërkaq, ata që yshtin fushata të tilla, i trimërojnë dhe i ushqejnë ato, do të duhej të mos e harronin atë porosinë e lashtë nga libri i shenjtë: “Kush e tund shpatën (lexo: shpatëfushatën) nga shpata (lexo:shpatëfushata) do ta pësojë edhe vetë” “Hodie mihi cras tibi” ( sot mua, nesër ty ), thoshin të moçmit.
    9. Sa për mua, unë nuk i druaj polemikës, kur ajo është e pjekur e dinjitoze, me fakte e argumente. Por, në gjullurdinë që u ngrit kishte kryesisht shtrembërime, spekulime, zëvendësim tezash, amputime, imputime, sharje, fyerje e diskualifikime... Kur kam qenë adoloshent edhe kam share ndonjëherë, por tani kur jam gjysh, sharjet e fyerjet nuk bëjnë pjesë në fjalorin tim. Prandaj s’kam si e pranoj sportin modern mediatik: kush pështyn më larg , kush fyen më fort e kush shan më fëlliqtë. Nuk e pranoj prandaj dorashkën e hedhur të yryshnikëve të porositur. Por nxitësit, dirigjentët dhe orkestruesit e tyre i pres me kënaqësi në ballafaqim argumentesh, në çdo kohë, në cilën do medium, me cilindo moderator...
    10. Si njeri poashtu me plagë nga padrejtësitë e së kaluarës, nuk mund të mos mirëkuptoj reagimet qoftë edhe të sforcuara e të ngarkuara emocionalisht të njerëzve të cilëve mund t’u jenë shpupurishur plagët e vjetra, dhe atyre s’mund të mos u shpreh keqardhjen time. Jam megjithatë i lirë të theksoj faktin, se në përvojën tonë këtu në Kosovë, jemi bindur se angazhimi i përbashkët në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme, të lirë, moderne, demokratike dhe evropiane, është mënyra më e mirë për të siguruar pajtimin kombëtar, korrigjimin e padrejtësive të së kaluarës dhe pamundësimin e përsëritjes së tyre, në emër të kësaj apo asaj ideologjie, të këtij apo atij sistemi.
    Me respekt për fjalën e lirë dhe me konsideratë edhe për mendimin e kundërt!

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Ju kosovareve,ju falet,se e keni nga injoranca.(keta qe shkruajn per enverin)
    Po nuk e kuptoj,se jeni injorant,apo injoroni historin, nga injoranca.

    Ju me duket,se nuk dini kohen kur ka jetuar enveri,them nuk e dini,se per ta kuptuar,do njecik intelekt,pak,por fatkeqsisht ju mungon.

    Mos ngateroni everin me GJERGJ KASTRIOTIN,edhe se mbase ju kane mesuar,qe GJERGJ KASTRIOTI,qe nje poliagjent,serb ne sherbim te grekut.

    POR JU A SHPEGOJ THJESHT,SE MBASE THJESHT E KUPTONI,NUK I DIHET.
    TI MBURESH NJE SHQIPTARI,ENVER HOXHEN,ESHTE SIKUR TI MBURESH NJE KOSOVARI SLLOBODAN MILLOSHEVICIN.

    E nje budalla,po te doje gjen dhe gjera te mira te MILLOSHEVICI.
    Pres edhe une me konsiderate nje mendim te kundert,se edhe budallenjve duhet ti japesh mundesi te shprehen,po me shkurt,se e kishim nje budalla qe beri 50 e ca, vepera.

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    loruk.. bislimi..

    i thuj bislimit se..ne kte listen me vepra te enverit:

    Veprat kryesore:

    - Kosova është Shqipëri
    - Kur lindi Partia
    - Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re
    - Me Stalinin
    - Hrushqovianët
    - Titistët
    - Për shokët e mi pionierë
    - Vite të rinisë.
    - Vite të vegjëlisë dhe shumë vepra të tjera etj.


    --

    e paska harrue "padashje"..lol.. vepren e madhe.. te enverit.. Rreziku anglo-amerikan..

    lol


    lorik..

    nje artikull o duhet te filloj e mbaroj me te verteta o ndryshe..qoft dhe nji rren e ban pa vlere..

    bislimi enverist do duhej ta shkruante dhe ate veper e te mundohej me e justifikue.. por jo tja fshehi lexuesit.. nejse..

    metoda me fsheh eme genjye eshte tipike enveriste..

    enveri mbante nji laborator fotografik ne tirane ku mjeshter te fotografise me porosi direkte te enverit retushonin fotot origjinale te ngjarjeve qe ti jepeshin popullit ndryshe nga origjinali..

    psh..ne nji foto ku ishte enveri e beqir balluku e mehmeti .. fshihej koka e mehmetit e vihej e pali miskes.. zhdukej koka e m.utm.utit beqir balluk sic e quan ai gjeneralin qe vet e vuri dhe e mbajti 30 vjet minister te mbrotjes.. dhe futej me mjeshteri .. koka e simon stefanit etj..

    pikerisht djallezine enveriste e kini pervetsuar ju enveristet e kosoves..

    prandaj jeni te rrezikshem.. per kosoven dhe shqiperine..

    po pse nuk e permend bislim enveristi i demaq qoses e kup krasniqit te hashes.. veprene enverit .. rreziku anglo amerikan..

    ka shum arsye i mjeri enverist bislim pisi..

    sepse ishte anglo amerika (NATO) qe e cliroj kosoven..
    sepse angloamerika ishte stacioni ku rugova e nisi kosoven e jo kamboxhia e enver hoxhes e koreja e ramiz ali il sungut..


    mjafton kaq e te kuptohet hipokrizia e enveristave te kosoves dhe e ketij bislim polpotistit..

    ..

    thx Albo qe na ke dhen kte dritare qe te themi dicka kunder ketyre mashtrusve qe zoterojne krejt median kosvare..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 06-01-2009 më 04:39

  5. #285
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Postime
    61
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    ETERIT,ti cfar do gjeje te thuash,ke te drejte!
    Se qenke njeri me hapesire,bosh,po prap hapesire eshte.

    Kot me kritikon per katunaret,se sic e shef,edhe te pergjigjem.
    Kam respekt te madh per katunaret,sidomos per ata qe duan xhaxhin enver.

    Se po ta kuptonte katunari,qe janullatosi e fazlici,nuk arrin dot ti bejne te mirat e xhaxhit enver,nuk do ishte me katunar,po shqiptar.

    E ke shum te drejte:nuk ka rendesi nga vjen katunari
    Nuk të tha kush se nuk po jep përgjigje Serafim Dilo, por përgjigjet që i jep ti i ngjaj palljeve të gomarit të Natradinit, siç po ndëgjojë disa pallje tjerë që flasin dhe e ndëgjojnë e lavdërojnë muzikën sllave dhe u duket krejt normale ndëgjimi i muzikës sllave.
    Ju ka përbi mbrenda territorit të Shqipërisë greku e serbi, disa gomarve që vetëm pallin sepse gomarët nuk janë në gjendje ta ndajnë dhimbjen me mbi gjysmën e kombit i cili mbi 100 vjet u torturua nga sllavët.

    Ore Brari kot mundohesh ta futësh përçamjen mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk janë vetëm në Kosovë që e dojnë Enver Hoxhën janë njejtë gjithë populli andej drinit dhe këndej. Të iku mendja tani kur flet e mundohesh të bëshë ndasi.

    Ja sapo lexova një vajzë nga Shqipëria se çfar të vërtetash sjell ajo për kohën e kur udhëhiqej Shqipëria nga Enver Hoxha, ajo është burrërore nuk është sikur shumë ju mjerana që gënjeni nëpër rrjete internetesh duke drejtuar të keqen e shtrembruar të drejten.

    http://www.bashkimikombetar.com/hist...105.htm#170363

    Lexoje mirë se mos edhe kjo është nga Kosova.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Etërit : 07-01-2009 më 04:36

  6. #286
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Citim Postuar më parë nga Etërit Lexo Postimin
    Nuk të tha kush se nuk po jep përgjigje Serafim Dilo, por përgjigjet që i jep ti i ngjaj palljeve të gomarit të Natradinit, siç po ndëgjojë disa pallje tjerë që flasin dhe e ndëgjojnë e lavdërojnë muzikën sllave dhe u duket krejt normale ndëgjimi i muzikës sllave.
    Ju ka përbi mbrenda territorit të Shqipërisë greku e serbi, disa gomarve që vetëm pallin sepse gomarët nuk janë në gjendje ta ndajnë dhimbjen me mbi gjysmën e kombit i cili mbi 100 vjet u torturua nga sllavët.

    Ore Brari kot mundohesh ta futësh përçamjen mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk janë vetëm në Kosovë që e dojnë Enver Hoxhën janë njejtë gjithë populli andej drinit dhe këndej. Të iku mendja tani kur flet e mundohesh të bëshë ndasi.

    Ja sapo lexova një vajzë nga Shqipëria se çfar të vërtetash sjell ajo për kohën e kur udhëhiqej Shqipëria nga Enver Hoxha, ajo është burrërore nuk është sikur shumë ju mjerana që gënjeni nëpër rrjete internetesh duke drejtuar të keqen e shtrembruar të drejten.

    http://www.bashkimikombetar.com/hist...105.htm#170363

    Lexoje mirë se mos edhe kjo është nga Kosova.
    Eterit,shqiperia,per fat te keq,per ju,ka pasur dhe do te kete edhe qytetar.
    Qytetar,qe nuk degjojn muzik sllave,greke,arabe,o muzik tjeter katunaresh.

    Po qe te dallosh,nje katunar nga nje qytetar shqiptar,jo nga vendi i lindjes,por nga intelekti,nuk duhet te mundohesh shume:

    E para,katunari,tregon akoma barsaletat e nastradinit,se deri aty harin,po qe ti zbukuroj,fut edhe gomarin.
    E dyta,muzika qe degjon.
    Dhe e fundit,idea,qe ka mbi enverin,jeten,sistemin,e veperat e tij.

    Brari,nuk kerkon te fusi percajen,mundohet te tregoj te verteten,se nuk kemi nevoj per shqiptar o kosovar,qe duan enverin.
    Na duhen,"qytetar"mundesisht perendimor,se katunar kemi plot.

  7. #287
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Postime
    61

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Eterit,shqiperia,per fat te keq,per ju,ka pasur dhe do te kete edhe qytetar.
    Qytetar,qe nuk degjojn muzik sllave,greke,arabe,o muzik tjeter katunaresh.

    Po qe te dallosh,nje katunar nga nje qytetar shqiptar,jo nga vendi i lindjes,por nga intelekti,nuk duhet te mundohesh shume:

    E para,katunari,tregon akoma barsaletat e nastradinit,se deri aty harin,po qe ti zbukuroj,fut edhe gomarin.
    E dyta,muzika qe degjon.
    Dhe e fundit,idea,qe ka mbi enverin,jeten,sistemin,e veperat e tij.

    Brari,nuk kerkon te fusi percajen,mundohet te tregoj te verteten,se nuk kemi nevoj per shqiptar o kosovar,qe duan enverin.
    Na duhen,"qytetar"mundesisht perendimor,se katunar kemi plot.
    Edhe ti donë të flasësh diçka, diçka të dalësh në stom të vorrit se mbrenda vorrit po shkruan.
    Ju nuk dilni aq letë nga aty ku po shkruani sepse jeni mësuar të rrini në terr, terri ju pëlqen juve, sepse posa të kontaktoni me dritën u qorrohen syt.
    Jeni kaq qorra njerz që modë ju duket ndasia që filloni nga qytetar e katundar, nga perëndimor e lindor ha ha ha, kaq tru keni ju se u ka ikur shumë "para".

    Ani kur përmendni Perëndimin menjëhere më shkon mendja te Parlamenti në Shqipëri kur vërsulet Iliri Meta, pastaj kur shante Azem Hajdari në parlament e tjetri nxjerr revolen ha ha ha.... Ju vetëm me diçka ua keni kaluar kosovarve të llapni kot, të vazhdoni të llapni kot, edhe të lakmoni kot, e për lakmi që i keni të kota vazhdoni të llapni kot.

    Kurse populli Shqiptar ka nevojë të madhe sot për kulturë autoktone shqiptare as nga perëndimi e as nga lindja, por shqiptar të vërtetë ( Demokracija Autentike)e jo "të kulturuar" që presin nëpër semaforat e kuq në Perëndim të shkojë femra shqiptare në krevat me grek, italian, serb, zezak siç keni fut ju në vesh dhe e keni degjeneruar rininë me kto fjalët e juaja "Perëndim" duke ja qitë faqen e zezë Kombit Shqiptar.

    Prandaj të thash, se ju ua kaloni kosovarve vetëm me llapje që bëni sepse lakmoni aq shumë, sa që jeni në gjendje për lakminë që e keni kult ta shitni edhe by..en, pa pritim. Për këte jam shumë i sigurtë se ua kaloni kosovarve Serafim Dilo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Etërit : 07-01-2009 më 20:00

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e mo e pyetet shokin bislim.. se pse e kish harrue vepren..rreziki anglo amerikan.?


    nejse..


    dy llafe tash per nje enverist kosove ketu i cili i mbeshtet argumentat e tij ne mbrotje te enverit.. ne pallavrat qe thot sot mark dodani..

    mark dodani eshte nje ish partizan i kohes se luftes partizane..i ri ishte si partizan.. nga zonat veri ore diku shkoder-mirdite.. e me clirimin ne 7 pal thonjza te atdheut punon ne sigurim..

    sigurimi i shtetit dikur drejtohej nga koci xoxe.. (kuptohet dhe nga enveri) pastaj nga mehmet shehu ( kuptohet dhe nga enveri) pastaj nga kadri hazbiu ( kuptohet perseri regjisori ishte enveri) e mbas pushkatimit te kadriut e drejtuan ca zylyftar ramiza te ramizit ali.. e ne fund gramoz ramiz ali ruci ..
    nejse..
    qe te dalim tek pallavrat e mark dodanit do bejme pak nje pershkrim te asaj kohe e te punve qe beheshin athere e pse beheshin..

    po e lem kohen kur sigurimi si cdo sektor tjeter i shtetit shqiptar merrte keshilla e udhezime nga keshilltaret jugosllave..
    po ndalemi ne kohen kur shqiperia i ka prishur relacionet miqesore me jugosllavine dhe eshte b.ith e brek me bashkimin sovietik te stalinit.. pra ne vitet 1950 e lart..
    ne kte kohe minister i brendeshem ishte mehmet shehu e zevendesa te tij kadri hazbiu e te tjere.. me von mehmeti behet kryeminister e ministrine e brendeshme..pra dhe sigurimin e merr kadri hazbiu..
    ne kete kohe punon mark dodani si oficer sigurimi me grad ndoshta major..ose dicka me poshte.. kuptohet nen varesine e kadri hazbiut e mihallaq zicishtit e zoi themelit etjetj.. kolonela e gjenerale te sigurimit..
    ne kto vite ministria e brendeshme sikurse cdo ministri e shqiperise.. me mareveshje mes qeverive shqiptare e sovietike.. pra ne mareveshje mes enverit e stalinit.. ishte furnizuar me keshilltare sovietik.. te cilet udhezonin sigurimin shqiptar ne punet e tij speciale te kohes..

    po me se merrej sigurimi aso kohe..

    merrej me cdo gje..
    qe nga ruajtja e kufirit se mos katundare e qytetare shqiptare arratisen jashte shtetit.. e shkojn e tregojne tek bota.. pra mos te merr vesh bota prej tyre se cbehej ne kafazin enverist..
    detyr tjeter ishte me pas informacion se cfar ben mergata shqiptare jashte..
    mergata apo emigracioni shqiptar ishte ajo pjese e te ikurve nga frika e terrorit enverist.. te cillet kryesisht strehoeshin ne vendet perendimore ..qe nga amerika deri ne belgjik e france e turqi..

    detyr tjetr sigurimi kishte dhe te degjoje se kush cfaq ne popull pakenaqsi..
    pra kush po thot se ska buk..ska uj ska mish ska oriz sheqer etjer.. apo se jan rrogat e vogla apo se banesat jan problem e ska e veshja keqe.. etj..

    nejse po sigurimi pra ruante cilindo qe mendohej se nuk eshte fanatik i enveroizmit e stalinizmit..

    ne kte kohe shquhet dhe mark dodani si oficer i zellshem i sigurimit.. qe bashk me shoke vret e pret sa ti haj shpata..
    do dalim tek lojrat..
    cjan lojrat..
    le te bejme ca teori..

    diktatoret nuku mjaftohen vetem me zbulimin e atyre qe flasin keq per te.. sot apo dje..
    ata duan te dine edhe se kush mund te flase neser keq per ata..
    po si mund te kuptosh dike se mund te flase neser keq?
    do presi diktatori deri sa ai te flasi neser a pasneser..
    hmm..
    joo nuk presin..
    diktatori perdor provokacionin.. per te pershpejtuar zbulimin .. per ti dale para ne kohe ndonje.. te keqeje.. por dhe ta shpike te keqen dhe kur ajo nuk ekziston...

    pra tek dikush qe hamendesohet se mund te flasi keq neser.. cohet qe sonte provokatori me porosi..

    po ckemi o hasan..
    po si i ke hallet o hasan..
    a mos po merdhif e ske dru o hasan..
    a mos po je keq me financ o hasan..
    a mos po te pikon catia o hasan..
    a mos nuk po te mjafton racioni i bukes o hasan..
    etjetj..

    mjafton qe hasani njeres nga keto pyetje ti pergjigjet gabim.. psh te thote.. po valla or hysejn.. spo ngihen fmija me kte racionin e qeverrise.. dhe hasani futet ne listen e te pakenaqurve.. e cila liste nje dite e conte hasanin ne burg.. (7 ose 10 vjet burg politik) plus pasoja tjera..

    pra thjesht shpjegova si punojn policite politike ne sistemet ultra diktatoriale.. sikurse ishte shteti enverist..

    mirpo sigurimi shqiptar i asaj kohe.. kishte ne cdo sektor keshilltaret sovietike.. te cilet kishin dhe ata disa mjeshteri qe keta te shqiperise nuk i dinin fort mire..
    dhe sigurimi sovietik.. duke qene vegel e stalinit kishte perpunuar metodat e tij te punes sipas shijeve e orekseve e maniak llikut stalinist..
    stalini duke qen i pabes vete nuk i besonte askujt..
    molotovi ishte krahu i djathte i stalinit.. nje diplomat i shquar me kulture por kjo nuk mjaftonte per stalinin..
    ai donte besnikeri ne pakufi..
    dhe stalini kishte zbuluar nje gje teper interesante..
    don ta kesh dike ne dore...?
    don ta kesh besnik sikurse kur eshte para teje 1 meter larg por edhe kur eshte me sherbim ne paris a londer a washington?
    hmmm..
    gjej ke ka gjene me te shtrenjte ky njeri..
    e gjete.. ke ka ..femijen.. gruan..mamane.. babane..
    tash eshte e lehte..
    molotovi kishte gruan dhe vajzen me te shtrenjte.. hm..
    futja ne biruc gruan.. e mbaja ne kontroll te bijen.. e mbaje po deshe molotovin ne krah te djathte ne tribun kongresi a parade.. o coje nashi.. po deshe mollotovin e gjore dhe matan atllantikit.. po deshe.. ai do jete qeni yt besnik sepse..hm.. atij i ke driten e syve ne dore..
    ki eshte gur-themeli nr 1 forces se pushtetit personal te stalinit te cilin e mesoj dhe enveri dhe e perfeksionoj ne ekstrem..

    ju enveristet e vjeter si puna e ketij prenges.. e mbani mend besoj kohen kur ne kosov te tito kardelit e fadil hoxh bakallit.. filluan te vijne shkrimtare apo artiste apo pedagoge nga shqiperia.. e enverit..
    asnjeri nga ata nuk erdhi familjarisht.. pra me grua e femije ne vizit kosoves..
    i vetmi qe ka ardhur me grua ka qene kadare.. pra bashke me elenen kadare..por.. ne tirane qendronte e bija apo te bijat.. e kadarese..
    po keshtu asnje ambasador.. i shqiperise jashte nuk ka jetuar neper ambasada bashke me femijet..
    gjithmone per cilindo qe dergohej jashte.. edhe pse ishin besnik te enverit.. asnji here i derguari jashte nuk do i jepej mundesia qe ne nje moment kohe.. ky njeri te ishte jashte kufijve te enverit..me grua e femije..
    kurre..
    po shkon hyseni jasht.. do rrij gruajame femij brenda.. ose po shkon dhe gruaja..por do jen femijet brenda..
    ky ishte ligji kryesor enverist por i pa shkruar..

    po pse dola ketu..

    le te analizojme diasporen shqiptare.. pra te ikurit per politike.. qe nga dyzet e katra e lart..
    gati te gjithe teikurit jashte.. pra balliste zogiste etjetj.. vertet ishin kok e kembe jashte shtetit enverist..por.. askush prej atyre nuk mundi te ike familjarisht..
    mund te ishte jashte po themi ballisti hasan.. apo zogisti zejnel.. por nena e hasanit.. motra e hasanit e ndoshta femija i hasanit ishte ne shqiperi.. pra ne dore te enverit..

    edhe kjo kategori njerzish.. pra familjaret e te arratisurve ishin objekt i punes vrojtuse kontrrolluse provokuese te sigurimit enverist..

    vjen fjala..se psh zejneli ka fol keq ne belgjik per rexhimin enverist.. ne vitin 1954..
    menjihere porositej nga enveri.. (sepse atij i vinin raportet speciale.. nga agjentura jashte se me cfar merrej diaspora anti enveriste jashte) sigurimi..
    ke ka ky zejneli brenda.. interesohej enveri..
    ka motren ne peshkopi psh apo djalin ne kukes apo vajzen ne vlore.. apo mamane ne korce..
    hmmm..me kifsh kocken..thosh enveri..
    e jepej porosia..
    kadriu hazbi apo mehmeti apo llaqka me shoke.. merrnin ne biruce.. familjarin e atij qe kish folur atje jashte..dhe i cohej fjale te ziut zejnel.. atje ne bruksel..
    e mo do hac m.ut ti atje.. ha o ama.. keta te tute ketu.. i kam une ne dore e i shtrydh i bej salce..
    kish burr nene te perballonte kete..
    askush..
    pra ne nje menyre a nje tjater.. sigurimi me porosi te enverit ka kontrolluar krejt diasporen jashte.. ja keshtu me metodat stalinoiste ..
    kuptohet ca kokkra idealiste i kan marre parasysh keto gjera.. pra edhe se ju mi burgosni te afermit..un do flas..pik..
    mirpo idealistet shum shum nje grusht njerzish perbejne..kurse sahan lepiresit..batalione..
    prandaj regjimi enverist do kishte jetuar dhe 200 vjet tjera per nga lufta qe do ti bente diaspora..

    po ku dua te dal ketu..
    tek mark dodani do dal..

    pra edhe se numerikisht te ikurit jashte ishin nje far force.. ata aktivisht ishin piothuajse kurgje.. sepse sejcili prej tyre mendonte.. me ka nenen pisi ne dore atje ne skrapar.. me ka motren e gjore pisi atje ne vlore.. me ka cupen cakalli ne dore atje ne poradec.. me ka djalin ne dore ai m.uti aty ne quks a martanesh..

    pra keshtu sundonte enveri.. ata brenda e ata jashte..

    mirpo politika ka kopil-llyqe shume..

    enverit i duhej shpesh per konsum.. te jashtem sidomos.. nje lloj "malli" special..

    i duhej te deklaronte nga nje here.. se.. o tavarish stalin.. na ndihmo se.. shqiperia e vogel.. aleatja juaj besnike.. eshte ne goj te ujkut imperialist.. te cilet ne bashkepunim me revizionistet jugosllave.. pergatisin komplote per te rrezuar regjimin tone demokratiko populloro marksisto stalinoist.. pro-sovietik..
    ashtu.. po ku jane keta komplotista.. do pyeste shoku stalin..
    hmm..
    kjo ish loja..apo filmi..
    shoket sovietike ne ministri pse ishin..
    dhe fillonte.. mark dodanoizmi..
    lol..

    ja te pershkruajme se si funksiononte markdodanoizmi..apo asim alikoizmi.. apo hekurano pobrato-izmi.. keto krijime mehmeto shehoiste envero hysni kapoiste e kadri hazbioiste e llambo pecinoiste.. kuptonet nen keshillat e cmuara te kexhibiistave sovietike..

    futeni ne biruce zenunin..
    zenuni nje ish ballisto zogist i mbetur brenda kafazit enverist.. qe jetonte me gruan plake e femijet ne x qytet.. te shqiperise..
    ti hasnedar.. tregoja pak.. hekurin e skuqur me bombole gazogjeni.. ne fytyre ketij zenelit..
    e mo zeno.. e duron ti kete hekurin ne hunde..po ne sy.. po ne bark..
    aman derman mo ma beni kete..
    po femijen ne biruc te ta perdhunojne keta muzhket tone a don.. po plaken te ta cnderojme ketu me hu ne b.ithe a don..
    aman deman..me beni mua cte doni po femijet mos mi prekni ju lutem..
    hmm..
    mir zenun.. degjo nashi cdo te te thote.. shoku llamb pecin apo llaqke zicisht.. apo kadri hazbi..
    si urdheron do degjoje se cke me te o shoku gjeneral.. pse diskutonet qo pune..o shokeni..
    mir zenun.. degjo e mba vesh.. ti e di qe ne e dime se ti ke qene me ballin.. po qe sot ti do besh si te themi neve..more vesh..
    mora si nuk mora thot i ngrati zenun.. e shikon hekurin e kuq atje matane.. ne duar te nevzatit apo zylyftarave apo shkelzenave te asaj kohe..
    ti pra o zenun djali.. qe sot do besh cte themi neve.. do jesh qe sot e tutje.. kryetari i komitetit per clirimin e shqiperise nga komunizmi..
    si qysh habitet zenuni..
    keshtu si te themi neve.. e tani hyp ne maqine me keta shoket e nisu..e udhes ti japin udhezimet..
    ketu fillon markdodanizmi e asim hekuran pobratoizmo alikoizmi..
    zenuni mbasi merr udhezimet.. niset bashk me markun e alikon hekuranin e kopnikon.. po ja fus emrave kot.. e troket ne dere te abdyl devollit..
    o mir se kini ardhur burra.. uluni ngrohuni se paski ba shum rrug te gjate..
    degjo abdyl.. bashke njihemi prej kohesh.. thot zenun bilbili.. (qe ka mesuar permenc si bilbil.. udhezimet .. e qarta qe jan perpunuar ne zyrat e ministrise nga shoket kadri mehmet llaqke e etjetj.. bashke me shoket sovietik..) kam erdhur ketejza per nje pun me rendesi..
    hap syte sa nje filxhan abdyli i ngrate.. po cpune o zeno eshte kjo.. po keta miqte nga i kemi..
    mir bere qe pyete o abdyl vellai.. thote zenuni.. ki ketu me mustaqe eshte studenti..(mark dodani ky m.uti) nje luftasr i zoti kunder regjimit.. ai me mjekerr eshte cakalli (hekurani pobrat..psh) nje ujk mal qe ka dale me pushk ne dore kunder kamunistave..
    dale mo zeno cthua keshtu..ke lujtur nga fiqiri ti o..
    jo abdyl nuku kam lojtur thot trimi zenun.. i shoqeruar nga sigurimsat e kadri hazbiut..pra nga shoket dodana e kopilhana.. ne jemi nje grup i madh i mir organizuar.. me mbeshtetje te madhe nderkombetare.. e kemi shum ceta luftetare me trima qe do ja ngrejm patkonjte komunistave te qelbur qe na muarren shpi e katandi..
    p si e veshtire qo pune mo zenun vellai thote abdyli..
    mo ki merak o abdyl se do ja degjosh krismen pushkes tone.. a e more vesh se si e vrame bab rexhen apo zylyfiun ate komunistin e zones.. ne qukes.. po stallat ne zymbylas qe i dogjem..
    kuptohet keto "aksione" pra keto pune pergatitore aneksore i bente lehte shoku sotiraq.. kryetar dege rrethi me porosi te kadriut hazbi..
    ne po ikim o abdyl se na presin aksionet po ti do lajmerosh te vij ketu neser prema nazifi..miku yt nga gora ..
    e keshtu hapej zinxhiri e formoheshin celulat e organizatave anti qeveritare.. e pastaj arratisej me porosi vangjeli.. nipi i andonit.. i cili ne emer te zenun korabit.. kryetar i komitetit te clirimit.. kerkonte ndihma nga diaspora.. e aleatet perendimore.. e keshtu me radhe tjerrej muhabeti.. e marku me shoke.. mal ne mal e fshat me fshat.. sipas udhezimeve kadri hazbioiste e me koordinime sovietiko-iste.. luanin lojen.. derisa nje dite.. kur jipej sinjali.. arrestoheshin kush duhej arrestuar e vazhdonte rolin kush duhej te vazhdonte ..

    e vazhdoj nje dit tjeter kte filmin qe kan luajt mark dodanasit.. pra tallje me popull te vet e prerje ne bese e atdhetareve..
    pra pune tmerresisht te denueshme moralisht e kombetarisht..

    por atij dhe shokve te tij u eshte bere ftyra shollë nga te jetuarit 60 vjet me hipkrizi e djallezi e servilizem te flliqte.. ndaj padroneve.. envero stalinoiste..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 07-01-2009 më 21:26

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Citim Postuar më parë nga Etërit Lexo Postimin
    Edhe ti donë të flasësh diçka, diçka të dalësh në stom të vorrit se mbrenda vorrit po shkruan.
    .

    Kurse populli Shqiptar ka nevojë të madhe sot për kulturë autoktone shqiptare as nga perëndimi e as nga lindja, por shqiptar të vërtetë ( Demokracija Autentike)e jo "të kulturuar" që presin nëpër semaforat e kuq në Perëndim të shkojë femra shqiptare në krevat me grek, italian, serb, zezak siç keni fut ju në vesh dhe e keni degjeneruar rininë me kto fjalët e juaja "Perëndim" duke ja qitë faqen e zezë Kombit Shqiptar.

    Prandaj të thash, se ju ua kaloni kosovarve vetëm me llapje që bëni sepse lakmoni aq shumë, sa që jeni në gjendje për lakminë që e keni kult ta shitni edhe by..en, pa pritim. Për këte jam shumë i sigurtë se ua kaloni kosovarve Serafim Dilo.
    Nuk te frymezon me xhaxhi enver,ke filluar te vjedhesh idet e armikut.
    Iden e varrit e ke marr nga TRILLER te michael xhekson.

    Sa per kulturen shqiptare,qe eshte nje kultur perendimore,(e jo sepse perendimi perdor semafor),eshte se :
    Letersia,muzika e arti,jane o mundohen ti perkasin PERENDIMIT.

    Keshtu te pakten e mendojn shqiptaret,per katunaret nuk jam i sigurte,si dhe per ju,gjithmon pa ofenduar katunarin.

    Shthurja e nje kombi o shteti,nuk eshte kur femera del ne semafor,por kur i ndalohet asaj femere te dali ne semafor.
    Po arite ta kuptosh,mund te kesh edhe shpresa,per pashaportizim.

  10. #290
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Për çdo ditë e më interesante...

    Brari,të lumtë dora...!

    Analiza më e përkryer e sistemit komunistë.

    Vazhdoje,nëse ke kohë e durim...!

  11. #291
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    sinqerisht ndihem keq kur lexoj qe nje shqiptar shprehet ne nje menyre te tille banale ndaj nje bashkekombseje!!

    dua te them se Enveri ishte nje diktator i eger per shqiptaret,megjithate shqiptaret e duartrokiten qe te gjithe per 50 vjet,madje te gjithe kan qajtur kur Enveri vdiq!!
    kurse per kosoven dhe kosovaret,ne kohen e ishjogusllavise Enveri ka qene nje hero,e perse..???sepse kosovaret ishin nen terror dhe nuk mund duartrokisnin titon apo sllobon me vone,ata bene ate qe beri e gjithe shqipria duartrokisnin brohorisnin Enver hoxhen,fundi fundit me mire qe mbajne foton e Enverit se sa te mbajne fotot e Titos apo te sllobos!!
    edhe une po te isha do zgjillja me te miren ne mes dy te keqijave!!pra do mbaja me pare foton e Enverit ,se sa Sllobon!!
    O Djale Shkodran!

    Kjo eshte gjuha e vetme me te cilen bisedohet me rodin e Shkaut si Llahperi me shoke...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  12. #292
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Kush fillon e shan edhe grate e femrat ne kete forum...e tepron sa mua me vjen zorr te ndaj me Te, te njejtin mendim kunder diktatures.................(edhe se diktatura i ka vrare e degjeneruar gra e femra te familjes ndonjerit ketu ne forum- gjyshja ima s'ka pare te vellain per 45-se vjet rresht-...vellain them jo komshiun....e kushedi ç'ka hequr e s'mi ka treguar)...........

    Pra te lavderosh Enver Hoxhen mund te jesh injorant (sepse nuk njeh faktet ...ose injoron evicencen ...ka edhe ndonje qe injorant s'eshte por eshte thjesht ZAGAR-jo me kuptimin qen, qen besnik- po thjesht zagar=plere...)...por edhe mund te biesh ne fraza qe Ne na dhembin per ti dhene me force mendimit qe do te shprehesh...e s'kemi pse i shajme me robt..............edhe kjo ndarje tip...:- Ne te Shqiperise jemi me te mire se ata te Kosoves e anasjelltas eshte bisede idjote....


    PS. jo per gje po na çoni ne pozicionin e gabuar Ne qe tek Enveri s'gjejme dot te mira..........

  13. #293
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po vazhdojme me bëmat e sigurimit..

    lojrat dodanoiste..

    ku eshte armiku..
    ta gjejme.. ne mos nuk e gjejme ta krijojme.. per interesat tona..
    kjo ishte filozofija.. e lojrave te sigurimit shqiptar te sajuara bukur e me mjeshteri ne zyrat e ministrise se brendeshme te kadriut hazbi me sugjerimet e mjeshtrave te kexhibise ruse qe punonin ne kete ministri ne baze te mareveshjeve enver-stalin..

    pra shtrengohen disa tipa nga radhet "borgjeze-reaksionaro-zogiste-balliste" me mjetet staliniste te llojit.. po nuk bashkpunove.. ta cpojme me hekur te skuqur bo.len apo barkun apo femijen apo gruan..
    me keta te shtrenguar e sakatuar krijohen organizata simbolike fallco-ike.. kinse anti-qeverritare..
    ne cdo hap e minut keta te shtrenguar sikurse nje fare frasheri etj.. jane te kontrolluar nga oficeret e sigurimit te llojit dodan apo hekuran.. te cilet kan veshur guna te cobenjve apo sipas rastit kostume borgjeze.. ose kan lene mustak e mjekrra si komite malesh..
    te shtrenguarit marrin udhezime se ke do marrin ne organizim.. e keta do jene njerez nga radhet "armike" pra borgjeze tregetare e ballisto zogisto-ish xhandare..
    atyre u thuhet.. zoti bexhet.. ne jemi nje organizat shum e fuqishme..mos kini frike se komunistet nuk e kan te gjate..se njesitet tona ne terren po bejne namin.. e se perendimoret gati jan te nderhyjne sapo te bnden se ne jemi shume e te forte.. prandaj luaj kembet o bexhet e shko fute ne loje dhe behlulin e mazllemin.. e beju te fala nga.. vet naltmadhnija apo nga vet andon vasili apo hamit matjani apo mehdi frasheri.. apo lef nosi a alush leshanaku.. etjetj..
    me kerrat e deges brendeshme pra te sigurimit udhetojne kreret e kesaj organizate "anti qeverritare" me seli de facto ne komitet qendror a ministri te sigurimit e de jure ne ndonje kulle bajraktari apo ish beu vlore.. sa ne elbasan sa ne gramsh sa ne delvine.. sa ne shkoder e kudo.. po kuptohet me sekretes te madhe..
    aksione te shumta bejne komitet e kesaj organizate.. kuptohet krejt te organizuara nga sigurimi..
    mark dodanet e hekuranet paraqiten kudo si luftare te sprovuar anti komuniste.. qe bindin katundare e "reaksionaret" se organizata fronti rezistences apo komuiteti clirimit.. kan forca e kan mjete e njerez prandaj mos kini frike te organizoheni..
    pra aftesia per tu shtire si anti qeveritar tek nje fshatar e qytetar qe nuk e simpatizon komunizmin.. e terheqja e ketyre ne kinse aktivitete kunder shtetit.. e pastaj ne kohen e duhur ..arrestimi e shkaterrimi i ketyre ishte merita e mark dodanove e hekuranove qe nen udhezimet kadrio hazbiste e sovietike.. e te miratuara nga enveri e hysni kapua.. bene kerdine mbi naivet e pa stervitur me djallezine kexhibiste sigurimse..
    po me porosi te sigurimit.. u krijuan lidhjet me emigracionin.. e ata u mashtruan qe te hedhin diversanta se gjoja oganizata brena ka nevoj per mjete flori e arme..
    krejt bandat e diversanteve hidheshin ne ato zona qe i percaktonte kadri hazbiu me keshilltaret sovietike e me miratim te mehmet shehut e enver kapo hoxhes..
    diversantet binin aty ku desh plani i kadriut hazbi me shoke.. e kuptohet pritesat ishin te shtrenguarit ne prani te komitave (oficere sigurimi te llojit dodan hekuran..) e keta qyqare kujtonin se po vinin me bo atdhetari me rrezue regjimin e qelbur komunist.. e ne fakt ishin peshq te kapur me kohe ne rrjeta te sakta..
    keshtu e hengren per vite me radhe qindra e mijra njerez qe ran ne gracken e mjeshterise sigurimse kexhi -bi iste..
    nje loje makabre... qe u jepte kenaqsi ketyre kanibaleve.. e i bente krenare "heronjt e heshtur te partise" mark dodanet e hekuranet te cilet merrnin shpesh nga nje rondele bronxi te quajtur dokurate trimerie..

    ti trokasesh ne dere tjetrit duke u hequr si mik.. me qellimin per ta futur ne nje loje djallezore e pastaj ta shuash me far e fis duke i thene armik.. megjithse kte armik-llyk e ke pergatitur vete.. kjo ka qene ne vija te trasha vepra heroike e mark dodaneve e hekuraneve..

    nje monstruozitet nje felliqesi qe ska te beje as me idealin komunist te qemal stafo skender luaraso migjeno koco tashko emin durakve.. as me idealin kombetar te rilindasve.. as me principet njerzore e tradicionale shqiptare..

    keshtu do mbeten ne histori kodoshi mark dodan ekompani.. keta kelyshe te krijuar ne laboratorin enveristo stalinist te kohes se athershme..
    ata e dine se sa te pacipe kan qene..prandaj nuk flejne e shkruajn e djallezojne e mashtrojne nat e dite..
    por e verteta ne vija te trasha eshte kjo qe thashe..

    pacin faqen e zeze keta vampire ..


    ku eshte shkoder 13-ta te na sqaroje ngjarjen me futjen e armeve prej sigurimit dodano-everist.. ne kuvendin franceskan ne shkoder ne vitet 50 ta.. e pastaj genocidimin e qindra prelatve te shquar te klerit katolik.. te cilet vetem vite shkolle e akademira i kishin sa ckish qime mustaqesh e mjekrrash "diversanti mark dodan e hekuran"..

    cdesha te them ne fund..
    qe keta monstra jan te forte e prodhojne cdo dite te keqe per kte vend e popull..

    ti demaskojme gjirizet enveriste..

  14. #294
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Postime
    61
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk te frymezon me xhaxhi enver,ke filluar te vjedhesh idet e armikut.
    Iden e varrit e ke marr nga TRILLER te michael xhekson.

    Sa per kulturen shqiptare,qe eshte nje kultur perendimore,(e jo sepse perendimi perdor semafor),eshte se :
    Letersia,muzika e arti,jane o mundohen ti perkasin PERENDIMIT.

    Keshtu te pakten e mendojn shqiptaret,per katunaret nuk jam i sigurte,si dhe per ju,gjithmon pa ofenduar katunarin.

    Shthurja e nje kombi o shteti,nuk eshte kur femera del ne semafor,por kur i ndalohet asaj femere te dali ne semafor.
    Po arite ta kuptosh,mund te kesh edhe shpresa,per pashaportizim.
    Për çka e ke fjalën Enveri, Enveri!!! je bërë si papagall. A ke tru të kuptosh se çfar kam shkruar unë për Enver Hoxhën, apo të konvenon vetëm të mbushësh radhë rreshtat në këtë forum sa për tu dokt emri i një mjerani të vërtet. Kthehu e lexo, nëse di të lexosh, e të kuptosh, se për Enver Hoxhën unë flas për kohën që ai jetoi, dhe nuk po ta ndërlidhi asgjë me të ardhmen.
    Unë ore papagall i mjerë e urrej komunizmin, sepse ky komunizëm i ka kushtuar shumë popullit në Kosovë, që nga masakra e Tivarit, drenicës e deri tek mbyllja e të gjitha vendeve të punës, dhe shkollat shqipe në Kosovë, janë me mijra e mijra ngjarje që i kanë kushtuar popullit në Kosovë, vetëm se kemi kërkuar të jetojm të lirë.
    Tash na vjenë një papagall Shqipërie si dikur policët serb natën, ti në këtë temë dhe më tregon barcoleta rrugësh e kafeneve, më flet për frymzim nga Enver Hoxha.

    Kontrast i madh tybe, flet dhe arsyton semaforët e kuq, dhe i urren enveristët !!! Mirë tybe shumë i meqëm, ka filluar të të rritet kokrra e grunit(trunit) mashallah !!!
    Kokrra e grurit në kokën sa kungulli.

    Kokrra e grunit ! "Demokracia Autentike" është Besa, çiftelia, muzika labe, Oda, Kulla, traditat shqiptare të cilat e mahnitën Bajronin kur e priti Ali Pasha në Janinë.

    Po ku i afrohet Perëndimi Shqipërisë, kur dihet se e gjithë kultura e lashtë Pellazge-shqiptare është transformuar përmes Vatikanit dhe shpërndar nëpër Perëndim si e Krishtere.

    Po ik se nuk merr vesh ti për shqiptarët se përndryshe nuk do të bëshe këso krahasimesh të marra.

    Për temën:

    Si e shkatërroi Sali Berisha Shqipërinë



    Afër 20 vite Enver Hoxha u njollos dhe u kritikue për tri qëllime:

    1. Vetëm pse ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare.
    2. Vetëm pse Shqipëria ka qenë shteti më i pavarur dhe më i zhvilluari në botë dhe
    3. Enver Hoxha u kritikua për t’iu hyrë në hatër të huajve.


    Gati këto 20 vite është gënjyer nga disa antikombëtarë kinse Enver Hozha ka qenë pro serbosllav, ka vrarë mijëra shqiptarë etj. Këta autorë në mesë rreshtave në librat e tyre shkruanin-flisnin: ‘’Shumë u vranë apo shumë prej tyre u mbytën në tortura’’, kurse shifra e të vrarëve-të pushkatuarve nuk arrinë as në qindra, si psh: libri, Një zë nga errësira (Kujtime) aut. Avdul Banushi, shtypshkronja Gjirokastra (mungon viti i botimit) të pushkatuar 100. -
    Në këtë shkrim po I referohem vetëm këtij libri objektiv, pa përmendur libra të tjerë objektiv.
    - Libri: Nikë Bunjaj, Shqipëria në mes jetës a vdekjes, maj 2000. Fq.5, Bota vendosë embargon për Milosheviqin, Berisha e ndihmon me kontrabandën e naftës. U shkatërruan fabrika e uzina, bile edhe tanke, shiteshin nga kontrabandistët në Mal të Zipër hekur... Fq.8, Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë me bilanc aktiv në energjetikë, që plotësonte nevojat e veta dhe eksportonte... Minerali dikur grabitej e merrte rrugët e përtej detit. Nëntoka jonë e pasur e bujare, kromi dhe nafta, bakri dhe qymyrguri, krejt thesari i saj çeliku i markës shqiptare dhe nikel-kobalti në trajtë gjysëm-produktesh, të prodhuara në kombinatin metalirgjikt të Elbasanit... Industria mekanike plotësonte 95% të pjesëve të ndërrimit... Faktikisht ekonomia e Shqipërisë në ato vite, nuk kishte më pasiguri dhe kriza... Kudo të kapte syri fusha të bonifikuara e të sistemuara, kodra e male të kthyera në tokë buke, plantacione të mëdha me pemë frutore. Sistemimi kompleks I kullimit dhe I ujitjes, ngritja e parqeve të gjëra të makinerive bujqësore, mbjellja me farëra të zgjedhura dhe trajtimi me plehëra kimike të pridhuara në kombinatin madhështor të Lacit, ku punonin rreth 4500 punëtorë dhe në Fier, zhvillimi I blegtorisë etj. Mbi 55% e sipërfaqes së tokës qe futur nën ujë dhe kjo sipërfaqe e punushme ishte rritur 2.4 herë. Prodhimi bujqësorë qe rritur së tepërmi. U arrit të merrëshin mesatarisht 80 kv misër për ha, diku edhe 110… Janë për tu përmendur brezoret e Lukovës, një mrekulli e rrallë amfiteatri I ri 3000 ha. Me agrume e ullinj etj, etj. U arrit kështu që Shqipria për herë të parë në historinë e sajë të prodhonte vetë bukën. Fq.12, Është e vërtetë se sot kemi qindra mijëra refugjatë matanë kufinjve të Shqiperisë … I detyruan të shkonin gjithsesi ose të vdisnin nga uria këtu në Shqiperi gjatë këtij 10 vjeqari. Shqiptarët u ndodhën në udhëkryq midis jetës e vdekjës. Shumë u vranë, shumë u mbytën në det, vetëm rastin e kanalit të Otrantos të përmendim dhe është e mjaftueshme të kuptosh se si u kthye Shqipëria në zi. Kushedi se sa skafe janë mbytur më parë e më pas… Fq. 17, …Një president Republikës së Shqipërise që në vitin 1992 lëshontë ultimatumin: ‘’O burra ta qojmë Shqipërinë drejtë zeros pastaj kemi gati ceqet e bardha të firmosura e të vulosura, për ti mbushur sa të duam neve për ta bërë Shqipërinë lule. Nuk duam të trashëgojmë asgjë nga regjimi I Enver Hoxhës?’’ Fq 23-24, A mundë të harrojë Vlora dhe gjithë Shqipëria të Premten e Zezë të 28 Marsit 1997 ku u mbytën në detin adriatik 120 djem e vajza shqiptare. Kjo ishte tragjedia më e madhe që ka parë populli shqiptar. Por, nuk mbaroi me kaq tragjedia. Ajo vazhdoi edhe më pas. Janë mbytur edhe më shumë se kaq duke kaluar detin me gomone. Shqiptarët e mbytur ishin pjesë e 20 mijë bashkëkombasve të tjerë, të cilët u larguan në Itali përmes Adriatikut, në fillim të vitit të mbrapsht 1997. Ikën sepse panë me sytë e tyre se si shteti u shpërbë I tëri dhe kur Shqipëria u përfshi në kaos… U hapën e u grabitën depot ë armatimit e monicioneve dhe popullsia u armatos me 670 mijë armë dhe me rrëth 2 miliardë municione luftarake dhe u vranë mbi 2500 vetë. Ikën shqiptarët se I tradhëtoi shteti I tyre. Ku janë ata që vranë ata që dhanë urdhër për të hapur depot e armatimit të ushtrisë, ata që lejuan një rrjetë I gjërë spiunazhi droga, krimi i organizuar, SIDA-sëmundja e shekullit, prostitucioni e korrupcioni? Ku janë faturat e prera në emer të tyre? Ku ishte dhe ku është shteti I ‘’popullit’’? Sa do të presi më ai të bëhet shteti shtet? Kush do të përgjigjet për rrëth 10 mijë vetë të vrarë e të plagosur… Fq.38, Sali Berisha ka urdhëruar mobilizimin e njerëzve në Veri të vendit, për të asgjësuar bashkëqytetarët në Jug të vendit. I pabesë në kulmin e dëshpërimit, me një këmbë në shkallën e helikopterit për ta hequr nga ky vend, Berisha dëgjoi në vesh telefonin e s’dihet se kujtë serbi që I ngarkoi detyrën e radhës për të qëndruar e nisur luftën civile në këtë vendë… …Ja pse Saliu është kriminel, sepse është I tillë ai dhe gjithë oborri I tijë duhen ndëshkuar. Jo politikisht. Asnjëherë politikisht. Por si një kriminel ordiner, që synoi eliminimin e këtij populli me anë të luftës civile… Fq.57, Kriminelët që u liruan nga burgjet vetëm në vitin 1997 ishin 1542 njerëz, kurse gjatë dhjetë viteve demokraci u vranë dhe u plagosen dhjetra mijra shqiptarë. Gjat këtyrë dhjetë vjetëve ‘’demokraci’’ u vranë e u plagosën dhe u mbytën në det me dhjetëra mijëra shqiptarë. Vetëm gjatë vitit famkeq 1997 u vranë nga kriminelët e liruar nga burgjet me dhjetëra mijëra shqiptarë. Këta u vranë nga kriminelët që u liruan nga gjykatat me nga 15, 20, 25 e më burgim të përjetshëm. Pas amnistisë së Presidentit të Republikës së asaj kohe Sali Berisha u thyen burgjet në të gjithë Shqipërinë dhe dolën të gjithë të burgosurit. Sa nëna shqiptare u veshën në zi! Sa nuse e gra u kthyen ne gjini! Sa lot u derdhën…sa… sa u vranë u plagosën apo u mbyten në det dhe u benë ushqim për peshqit. Ky numër shkoi afersisht sa njerëzit që u vranë në luftë me okupatorin italo-gjerman… Lideri i ‘’demokratëve’’ Sali Berisha. ‘’O burra drejtë zeros!’’ Dhe këtë e realizoj më së miri. Cdo gjë në Shqipëri shkoi drejtë zeros.
    Fq.65, Zoti Berisha që në shtator 1999, ka deklaruar publikisht se ai me Godon e me Mediun, do ti kthejë të gjitha pronat Zogut dhe fashizmit Italian pa asnjë mëdyshje. Në këtë kontekst ai ka deklaruar se do të njohë edhe koncesionet e dhëna nga Zogu , ku përfshihen zona naftëmbajtëse e Kucovës, Rinasi, Sukthi dhe Rashbulli… Fq.70, …35 mijë prostitute shqiptare nëpër rrugët e Evropës! 20 mijë në Itali 15 mijë në Greqi. Ka edhe në vende të tjera… Fq.73-74, Në ndihmë të kalimit të periudhës tranzitore, patëm edhe ndihmën e Këshillit të Evropës dhe SHBA, të cilët sigurisht u gjendën pran si asnjëherë tjetër. Thëmi si asnjëher tjetër, sepse dihet historikisht që Evropa, në të kaluarën asnje herë nuk e ndihmoi Shqipërinë , përkundrazi e luftoi e e përcmoi, e copëtoi dhe deri sa e quajtën Shqipërin ‘’vetëm një shprehje gjeografike dhe asgje më shumë!...’’
    Me projektin e kushtetutës që e hartoi Sali Berisha në vitin1994 ai kishte 25 kompetenca direkte dhe rreth 20 indirekt, të cilat sipas Berishës do të qonin në një të ardhme jo të largët në shpalljen e Shqipërisë Mbretëri dhe të vetëshpallej mbret, siq bëri dikur Ahmet Zogu… Fq.76-77, Gjatë këtyre 10 viteve të fundit në shqipëri krahas të këqijave të tjera u zhvillua edhe një luftë e ashpër kundër simboleve të LNC-së. Do ti japim vetëm disa shembuj: 500 mijë lekë të reja u dhanë vetëm për të hedhur ne erë monumentin e Heronjëve te Vigut në rrethin e Shkodrës… Po në gusht 1999, pas pak orësh u hodh në erë me tritol edhe lapidari I ngritur në përkujtim të Brigadës së 18 Sulmuese në Sllovë të rrethit të Dibrës…Në Vermosh u shkatërrua lapidari I Heroit të popullit Nik Ndreka, I deshmorit Nikoll Pepaj, në qafën e Predelecit, fshati Leporosh hidhet në erë lapidary I deshmorit Ded Dragu, në Vukël po kështu lapidari I dëshmorit Llesh Gjelaj. Kurse në Tamarë në vendin e quajtur qafa e Pellgut hidhet në erë me tritol lapidari i Heroit të Popullit Fejzi Micoli…
    Ish deputeti Uran Butka biri i kryeballistit, bashkë me një grup gjirimi të TVSH në vitin 1996, në vendë që të bënin ndonjë skenar për trimat që dhanë jetën për liri e demokraci, bënë një skenar për kriminelët që vranë partizanët duke e qliruar zonen e Kelmendit, apo për njerëzit e UDB-së jugosllave…

    Shkrimi vazhdon


    Me nderime nga R.Megjani, Prishtine 4 janar 2009
    Ndryshuar për herë të fundit nga Etërit : 08-01-2009 më 11:59
    Nje udhetim prej njemije miljesh fillon me nje hap te vetem...!!

  15. #295
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ej meqe Shqiperia ishte Shteti me i pavarur dhe me i zhvilluari ne bote pse BYROJA POLITIKE deri ne ne '90 ikte gjoja per "mjekim" jashte shtetit e slenin numer pa bere qe te shkoni bashke me familjaret e tyre, kurse shqiptari thjeshte s'shkonte dot te shikonte kusherinjte ose te bente nje vizite mjeksore me parate e veta (PASTAJ PO KETA PALLAT E BYROSE KU I GJENIN PARATE-DOLLARET -meqe ishin gju me gju me popullin)

    Po njerezit qe vdiqen e u zhduken kur donin te hynin ne ambasade ne qershor korrik te 1990-ten KUR NE FUQI ISHTE RAMIZ ALIA, kush i foli per çek te bardhe.......

    E mos me tregoni perralla si "propagannda imperialiste" "jemi te rrethuar"


    Do shohesh ç'do bejne kubanet kur te vdese Fidel Kastro....e do shohesh qe djali i tij (si sot shetit si bos me limuzine) prap bos i KUBES DO JETE.......e aty s'ka per te pasur asnjehere Sali Berisha........(Saliu ka bere shume çmenduri, por pa ate çmenduri nuk mund ti dilje perballe egersise komuniste-KUSHEDI ISHIN TE TE NJEJTES RRACE)

    Te mohosh tmerret e 1990-te-s (vit per te cilin ka akoma filmime e dokumente) e te kalosh direkt te 1997.....s'do te thote qe per 45-se vjet varferim te tejskajshem s'paska fajtor ....eshte e njejta gjeme qe kaloi ne te gjithe lindjen DHE PER CILIN DO SHTET KA SIMBOLIKENE E VET -tek ne ne Shqiperi ishte Enver Hoxha ME NJEREZIT E TIJ QE E NDOQEN (arriti ti vriste apo jo ky eshte nje tjeter problem)

  16. #296
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ne shtepine time, flitej kunder sistemit me penxheret e mbyllura me batanije....Fliste me shume Babai me shoket sepse gjyshit as ja mbante fare.............TI HEQESH TE TJETRIT "TE DREJTEN E FJALES" E TE PRETENDOSH SE PO SJELL ZHVILLIM E FRYME PATRIOTIZMI ....hhhmmmmm


    Njehere i shpetoi gjyshit diçka neper dhembe, isha 16-te vjeç, dhe ju luta te me thoshte ç'fare pershperiti (po shikonim nje trazmesion per luftene II-te boterore ku thuhej se si Armata e Kuqe bashke me partizanet Tane thyhen nazizmin)
    Gjyshi me tha:- Do na marresh ne qafe, por me gjithate duhet te dish, se, pa Anglo - Amerikanet s'behej kjo pune.......(asnje fjale s'tha trazmesioni...po rrisnin brezin e Ri me RRENA)

    dy fjale per gjyshin...Ne moshen 20-te vjeç (ma kishin meshyher gjithe jeten)mora vesh qe kishte studiuar ne ne nje Akademi te Aeronautikes ne jug te Italise kur ishte i Ri------me e bukura eshte se ma tha zoti Ali Ohri ne Milano, sepse edhe ne 1990-ten Gjyshit tim s'ja mbante akoma...........kishte sherbyer ne administrate deri ne 1944-en , desh e varen menjehere pas luftes, shpetoi sepse i kishte shpetuar jeten 2 partizaneve, u munduan ta reklutonin si spiun e qe te bente karriere si njeri i shkolluar qe kishte ndihmuar levizjen- NUK PRANOI:- S'e bej dot, i kishte thene, i kam te gjithe bejlere e agallare ne fis - 2 here ne burg me akuza idjote (pse shiti dy napolona te tij ne kohen e tmerrshme te pas luftes per te ushqyer femijet).......gjithe jeten punoi si preres letrash (asnjehere s'na e tregoi te gjithe historine e jetes se tij).............

    ps, S'me ka folur kurre per jugosllavi e greqi sepse i injoronte totalisht qe eksiztonin (per dreq e kishin reklutuar ne ate batalionin shqiptar ne luften italo-greke)...ato pak here qe me ka folur vetem per Perendim fliste (pas '90-tes deri sa vdiq lezonte poezi frengjisht e italisht)

    TMERRI ISHTE KUR NJE DITE TE BUKUR PO SHKRUAJA NE INTERNET, ME PA BABAI E ME THA:- RRI URTE SE DO TE HANE ATA.........(po ky ç'pati thashe me vete ne 2000-shin) ...ne darke folem dhe me shpjegoi se si e kishin dashur ta reklutonin edhe Ate e se si e kishin kercenuar, ju mbushen syte me lot TMERR...GJITHE JETEN KISHA MENDUAR QE BABAI IM ISHTE BURRI ME I FORTE E DINJITOZ I BOTES, ok s'kishte pranuar edhe sepse ishte '87-te '88-ta...(me vone nje shok qe e kishte mamin anetare te frontit demokratik te lagjes me tregoi se si tek shtepia e tij bisedohej ndermjet mamit te tij dhe operativit te lagjes per ta futur ne burg babain tim, ma konfermoi kete edhe nje shok tjeter qe tani eshte gazetar e atehere e kishte babain ne rrang zevend-ministri)

    Ps. Babai im (gjyshi ka vdekur)...eshte i lumtur qe do te hapen dosjet....le te hapen te kete ngelur ç'te kete ngelur thote, diçka mbetet gjithmone....
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 08-01-2009 më 17:08

  17. #297
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    egzistojne ende njerez qe adhurojne deri ne kete pike nje lider diktator????se dijsha por gjithsesi kjo mund te merret edhe si shenje adhurimi dhe kryetari i kuvendit per shum gjera ndoshta do donte ti ngjante Xhaxhi Enverit....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  18. #298
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    Citim Postuar më parë nga artur Lexo Postimin


    (Saliu ka bere shume çmenduri, por pa ate çmenduri nuk mund ti dilje perballe egersise komuniste-KUSHEDI ISHIN TE TE NJEJTES RRACE)
    E lexova me kujdes cka ke shkruar dhe ke shum te drejte por po citoj vetem keto fjale sepse me bejne pak pershtypje....Un jam e vogel ndoshta per politike se fundja kjo politika jone eshte aq e erret per shum nga brezi i ri saqe ndoshta sdo kuptohet dot po mos jesh ne brendesi po un them se deri diku di te te them dicka....

    Saliu beri ate cmenduri qe i erdhi ne te mire ketij vendi sepse sollo demokracine po a mund te me thuash sa e paster ishte kjo cmenduri???? dhe pastaj vetem se arriti te na ndihmonte per te lene pas diktatruren ne duhet a adhurojme???? me fal po pas gjithe ketyre "Miresive" qe ka bere kohet e fundit vetem nje i verber nuk do arrinte te reflektonte....e harrojme fare '97 dhe mendojme vetem keto vitet e pushtetit dhe le ti analizojme pak gjerat.....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •