Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Ligji Grek Nr 2636/1940 kunder Shqiperise !

    Ligji i Luftes se shtetit GREK Nr. 2636 1940 kunder SHQIPERIS !!

    Ligji i Luftės qė Greqia i shpalli Shqipėrisė dhe Italisė, i cili ende nuk ėshtė shfuqizuar vazhdon ti ruajė efektet e tij mbi ndėshkimin ndaj shqiptarėve. Sipas llogjikes se ketij ligji shkaku pėr tė cilėn ėshtė penalizuar Shqipėria nė kėtė sanksion tė gjendjes sė jashtėzakonshme ėshtė fakti qė nėpėrmjet territorit tė Shtetit shqiptar marshuan nė vitin ‘40 ushtarėt fashistė - italianė pėr tė pushtuar Greqinė!
    (Por ne e dime shume mire qe arsyeja e vertet eshte pastrimi etnik i Shqiptareve te Greqise)


    Nė kėtė ligj pėrshkruhen me hollėsi sasia e pronave dhe pasurive, qė bllokohen si efekt dėmshpėrblimi.
    Ndėrkohė nėpėrmjet neneve tė tij, pasqyrohet rruga pėr ti rikthyer ato prona me komisione shtetėrore, qė do tė duhet tė mblidhen pėr secilėn prej tyre, me praninė e ministrave dhe ekspertėve tė zyrave tė shumta, tė cilėt ėshtė krejt e pamundur pėr t’i ulur nė njė tavolinė.

    Nė kėtė akt ligjor tė Athinės ka sanksione edhe pėr pronat apo pasuritė Italiane, qė sipas Traktatit tė Paqes sė Parisit nė 1946, u sekuestruan pėrfundimisht dhe kaluan nė dorė tė palės greke, si pjesė e dėmshpėrblimeve qė italianėt si vend sulmues duhet t’ia paguanin Greqisė.

    Ēėshtja e pronave tė bllokuara tė shqiptarėve vazhdon tė mbetet njė proces i ngrirė si vetė procedura me kėtė Ligj. Pėr mė tepėr qė ky Ligj ėshtė baza juridike edhe i disa ligjeve dhe akteve tė tjera juridike e normative qė ka marrė Athina pėr ēėshtjen e pronave tė shtetėzuara dhunshėm tė shqiptarėve qė nė fillimin e viteve ‘40.

    Kjo procedurė qė ėshtė ripėrsėritur kohė pas kohe, madje deri nė vitin 2006 ka pasur si synim bllokimin e kėsaj pasurie qė arrin nė miliarda dollarė.

    GAZETA QEVERITARE E MBRETĖRISĖ SĖ GREQISĖ
    Athinė, 10 nėntor 1940, Pjesa e Parė, Nr botimi 379
    Pėrmbajtja: Ligje detyruese Rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurive armike. Rreth ndryshimeve dhe plotėsimeve tė dispozitave tė organizimit sigurues tė rreziqeve tė luftės dhe ligjeve detyruese.
    Dekret rreth pėrcaktimit tė shteteve armike sipas kuptimit tė ligjit detyrues nr. 1636/1940 tė Italisė dhe Shqipėrisė dhe zbatimit nė lidhje me kėto shtete, tė dispozitave tė kėtyre ligjeve.

    LIGJE DETYRUESE RAPORT MOTIVUES Rreth planit tė ligjit Detyrues, “rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurive armike”.
    Drejtuar Lartmadhėrisė sė tij, Mbretit
    Lartmadhėri rėndėsia qė kanė tė gjitha burimet ekonomike tė shtetasve tė palėve ndėrluftuese, gjatė zhvillimit tė luftės bashkėkohore, u duk nga lufta e fundit botėrore, ku tė gjitha shtetet ndėrluftuese dekretuan ligje me tė cilat bėhet e pamundur shfrytėzimi i burimeve tė shtetasve tė armikut, tė prejardhura nga pasuri qė ndodhen nė territorin kombėtar dhe ndalohet ēdo lloj akti juridik nė favor tė shteteve armike ose tė shtetasve tė tyre.

    Kjo masė u mor edhe gjatė luftės sė tanishme, pavarėsisht nga shtetet qė morėn pjesė nė tė. Me paraqitjen e kėtij plani “Pėr ligjin detyrues”, dekretohet njė gjė e tillė edhe pėr ne.

    Dispozita e planit nė njė pjesė tė madhe janė pėrsėritje e Ligjit 1073 tė vitit 1917, por tė plotėsuara me rrjedhimet qė kanė ardhur si rezultat i zbatimit tė kėtij ligji, me qėllim qė tė pėrjashtohet ēdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike nė shtetin tonė gjatė kohės sė luftės.

    Gjatė hartimit tė kėtij plani u morėn gjithashtu parasysh edhe ligjet qė miratuan palėt e tjera ndėrluftuese. Dispozitat e ligjit bėhen dispozita definitive dhe ēdonjėra prej tyre vihet nė zbatim me dekretet mbretėrore tė botuara mbi bazėn e propozimit tė kryetarit tė qeverisė dhe tė ministrit tė Financave. Plani i paraqitur synon nė realizimin e qėllimeve tė lartpėrmendura, prandaj lutemi tė keni mirėsinė qė ai tė gėzojė miratimin tuaj.

    Athinė, mė 08 nėntor, 1940 Shtetas tė devotshėm tė Lartmadhėrisė Suaj
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Ligji i Forcės Nr. 2636 1940
    “Rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurisė armike” Jeorjios B’ Mbret i Grekėve

    Mbi bazėn e propozimit tė Kėshillit tonė tė Ministrave, vendosėm dhe urdhėrojmė:
    Kapitulli A’ Neni 1 Armiq
    Armiq sipas kuptimit tė kėtij neni, konsiderohen:

    a. Shtetet, kryetarėt e kėtyre shteteve dhe personat juridike tė juridiksionit shtetėror tė tyre, tė cilat pėrcaktohen secili nė veēanti si armik nėpėrmjet Dekreteve Mbretėrore tė botuara me propozim tė Kryetarit tė Qeverisė, tė Ministrit tė Punėve tė Jashtme, Ministrit tė Financave, sipas kuptimit tė kėtij Ligji.
    b. Persona fizikė, tė cilat kanė shtetėsinė e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata qė kanė banesė, ose banim tė pėrhershėm nė to.
    c. Personat juridikė tė juridiksionit privat dhe ēdo bashkim personash, ose pasurish, pėrderisa kanė qendrėn drejtuese tė tyre nė shtetet armike, sipas rastit, ose janė nėn influencėn ligjore, ose ekonomike tė armiqve, sipas kėtij neni.

    2. Nuk janė armiq, sipas kuptimit tė kėtij ligji, personat fizikė, tė cilat kanė fituar nėnshtetėsinė e shtetit armik, por janė me kombėsi greke dhe banojnė nė shtete tė huaja, ose shtet aleat.
    3. Nė rast se ekzistojnė dyshime nė lidhje me karakterizimin si armik tė cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit tė komitetit, sipas nenit 19, tė Ministrave tė Financave dhe tė Ekonomisė Kombėtare, me vendim tė pėrbashkėt tė tyre.
    Neni 2 Ndalimi i shkėmbimeve
    1. Ndalohet dhe ėshtė i pavlefshėm ēdo shkėmbim tregtar dhe ēdo marrėveshje midis personave, pavarėsisht nga shtetėsia, qė banojnė nė Greqi, dhe armiqve, si dhe ēdo akt i administratės, ose akt i njėanshėm i personave qė banojnė nė Greqi, pėrderisa pėr tė nėpėrmjet saj, fitojnė tė drejta, ose pėrfitojnė armiqtė.
    2. Aktet qė lidhen njė gjashtėmujor para vėnies nė zbatim tė kėtij ligji, mund tė shpallen tė pavlefshme me rrugė gjyqėsore, pas padisė sė ushtruar, nga shteti, pas mendimit tė komitetit sipas numrit 19.
    Neni 3
    Ndalimi i kryerjes sė veprimeve ligjore Pėrmbushja nė Greqi e ēdo veprimi ligjor dhe pėrmbushja e ēdo detyrimi kundrejt armiqve, pėr cilindo arsye, ose pėrderisa nga pėrmbushja e tyre pėrfitojnė armiqtė bėhet me gjobė pavlefshmėrie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe nė qoftė se ai nuk ekziston nė Arkėn e Depozitimeve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mėnyrė direkte tė huadhėnėsit e armiqve.
    Neni 4 Persona tė familjes
    Ndalimet nė nenet 2 dhe 3 kanė fuqi edhe pėr personat e familjes.

    Neni 5 Pėrjashtime
    Me vendim tė Ministrit tė Financave dhe pas mendimit tė Komitetit, sipas nenit 19, pėr raste tė veēanta, mund tė bėhen pėrjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, pėrderisa njė gjė tė tillė e imponojnė arsye tė veēanta dhe vetė nevoja e mbajtjes se personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b.
    Kapitulli B’ Pasuritė armike
    Neni 6
    Sekuestrimi Pasuritė armike nė Greqi me hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji ndalohen dhe ėshtė i pavlefshėm disponimi i kėtyre pasurive tek armiqtė, ose nė shkelje tė dispozitave tė kėtij ligji.
    Neni 7 Pasuri armike nė Greqi
    Si pasuri armike nė Greqi konsiderohen elementet pasurore tė mėposhtme, pėrderisa u takojnė ligjėrisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit tė nenit 1: Elemente tė patundshme dhe tė tundshme tė ndodhura nė Greqi.

    Letra me vlerė dhe tituj tė tjerė tė ēdo lloji tė ndodhura nė Greqi, obligacione tė shtetit grek, tė firmave, tė organizmave me selinė administrative tė tyre, ose qendrėn e tyre nė Greqi, akoma edhe titujt pėrkatės tė ndodhura jashtė shtetit. Para dhe lloje tė tjera pagese tė ndodhura nė Greqi. Aksione tė firmave, tė cilat kanė selinė administrative tė tyre ose qendrėn e shfrytėzimit nė Greqi, pavarėsisht nga fakti nėse kėto aksione janė tė mishėruara nė letra me vlerė, ose jo, dhe nė qoftė se kėto mishėrime ndodhen nė Greqi, ose jashtė shtetit.

    Kėrkesa ndaj debitorit me banesė, ose me banim tė pėrhershėm nė Greqi, ose kėrkesa tė prejardhura nga shkėmbimet tė firmės tregtare nė Greqi. Tė drejta tė pasurisė industriale dhe intelektuale, tė cilat mbrohen nė Greqi.

    Tė drejta mbi elementet pasurore tė pėrshkruara nė pikat a-f.
    Tė drejta nga marrėveshjet rreth elementeve pasurore tė pikave a-f.
    Ēdo element tjetėr pasuror i ndodhur nė Greqi.
    2. Pėrjashtohen nga dispozita e paragrafit tė mėsipėrm elementet pasurore, tė cilat u pėrkasin shtetasve grekė me banesė, ose banim nė shtete armike.

    Neni 8 Sekuestrimi i pėrkohshėm.
    Me ligj, konsiderohen nėn sekuestrim tė pėrkohshėm, tė gjithė ata qė gjatė zbatimit tė kėtij ligji janė pronarė me cilėndo arsye tė pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administruesit, sekuestruesit, kėshilltarėt ose cilitdo kujdestarė ose debitorė tė elementeve pasurore tė tyre, pėrderisa kėta zotėrues tė pasurive armike janė pronarė tė kėtyre elementėve pasurore.

    Neni 9 Marrėdhėniet rreth pasurive pėrkohėsisht tė sekuestruara.
    Nė lidhje me marrėdhėniet rreth pasurive pėrkohėsisht tė sekuestruara zbatohen pėrkatėsisht, me rezervimet e dispozitave tė kėtij ligji, dispozitat e procedurės civile pėr konfiskimin konservator, nė emėr tė debitorit sipas nenit 8 tė sekuestrimit tė pėrkohshėm qė ka vendin e tretė dhe tė administratorit sipas nenit 12, qė ka vendin e kreditorit.

    Neni 10 Tė drejtat e tė tė tretėve jo armiq.
    Sekuestrimi nuk pengon tė tretė jo armiq, tė ushtrojnė tė drejtat e tyre kundėr pronarit, pasuria e tė cilit ėshtė nė sekuestrim dhe tė kėrkojnė plotėsimin e tyre, sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitės sė paragrafit 2 tė nenit 2. Pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, tjetėrsimet, regjistrimet nė librat e Hipotekės ose nė regjistrat themeltarė tė anijeve, ose tė parashėnimet kanė fuqi vetėm pėr sa kohė qė bėhen mbi bazėn e njė titulli me vendim gjyqėsor,… … ose me dėshirėn personale tė mėparshme nga zbatimi i kėtij ligji dhe bazuar nė dokumente shtetėrore ose private me datė tė saktė, me rezervimet e paragrafit 2 tė nenit 2.

    Neni 11 Deklaratat e pasurive armike
    1. Tė detyruar pėr deklaratė tė pasurive armike nė sekuestrim janė: Pronari i pasurisė armike. Cilido qoftė sipas nenit 8 ėshtė sekuestrues provizor i pasurisė armike.
    2. Ata qė sipas paragrafit 1 janė tė detyruar tė bėjnė deklaratė, duhet qė brenda njė muaji nga hyrja nė zbatim e kėtij ligji, tė paraqesin te nėpunėsi i Shėrbimit Ekonomik Shtetėror deklaratė tė hollėsishme nė dy kopje, pėr tė gjitha elementėt pasurore armike, ose tė debitorėve tė tyre. Pėr kėtė deklaratė, nuk paguhet asnjė lloj takse.

    3. Afati i paraqitjes sė deklaratės mund tė shtyhet me njė akt tė Ministrit tė Financave tė botuar nė Gazetėn Qeveritare.
    4. Ata qė paraqesin elementet e pasurisė armike pas pėrfundimit tė afatit, pėrderisa nuk janė tė detyruar tė bėjnė deklaratė, sipas dispozitave tė kėtij neni kanė tė drejtėn e pagesės deri nė 3 pėr qind tė vlerės sė tyre tė pėrcaktuar kundrejt kėtyre elementėve me vendim tė Ministrit tė Financave.

    Neni 12 Administruesit
    1. Administruesit e pasurive armike nėn sekuestrim janė nėpunėsit e Shėrbimit Ekonomik Shtetėror tė vendit ku ndodhet ēdo element pasuror.
    2. Aty ku janė shumė nėpunės tė Shėrbimit Ekonomik Shtetėror, administrator emėrohet njėri prej tyre, me vendim tė Ministrit tė Financave.

    3. Me vendim tė tė njėjtit ministėr, lejohet tė emėrohen administratorė nė vend tė nėpunėsit tė Shėrbimit Ekonomik Shtetėror, nėpunės tė tjerė shtetėrorė ose privatė nė qoftė se ushtrimi i administrimit nga nėpunėsi Ekonomik Shtetėror, nuk ėshtė ai qė duhet.

    Neni13 Detyrat dhe pushteti i administratorėve.

    1. Administratorėt kanė pėr detyrė gjetjen, regjistrimin, mirėmbajtjen dhe sipas destinacionit tė zakonshėm, shfrytėzimin e pasurive tė sekuestruara, duke marrė pėr kėtė qėllim gjithmonė masat e duhura, kanė pėr detyrė tė synojnė nė kėnaqjen e kėrkesave tė sekuestruara, si edhe kėnaqjen e tė drejtave tė tė tretėve, kundėr pronarit tė pasurisė sė sekuestruar. Administratorėt fillojnė nga puna, me hyrjen nė zbatimi tė kėtij ligji, ose me pėrcaktimin e pronėsisė tė pasurisė armike tė sekuestruar.
    Administratorėt pėrfaqėsojnė nė mėnyrė tė plotė, nė rrugė gjyqėsore dhe jashtėgjyqėsore, pronarin e pasurisė sė sekuestruar brenda kufijve tė detyrave, tė pėrshkruara nė paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetėm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjė dokumentet gjyqėsore ose jashtėgjyqėsore tė ēdo natyre, qė kanė tė bėjnė me pasurinė e pronarit.
    3. Ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me administrimin e pasurive nėn sekuestrim, mendime tė Ministrit tė Financave, tė botuara nė Gazetėn Qeveritare.
    Me tė njėjtat vendime rregullohen ēėshtjet e funksionimit tė Shėrbimit Qendror, nė zbatimin e kėtij ligji.

    4. Pagesa e administratorėve pėrcaktohet nga Ministri i Financave, pas dhėnies sė mendimit tė komitetit tė pėrshkruar nga neni 19.

    Neni 14 Vazhdimi i funksionimit tė ndėrmarrjeve
    Pėrderisa nuk bėhet fjalė pėr firma tė kategorive tė veēanta, me vendim tė Ministrit tė Financave, tė Ekonomisė Kombėtare dhe tė Ministrit kompetent sipas natyrės sė ndėrmarrjes, mund tė lejohet vazhdimi i funksionimit tė ndėrmarrjeve tregtare ose industriale qė janė nėn sekuestrim, me tė njėjtin titull ose me titull tė ndryshėm dhe me cilado burime tė tjera. Si administratorė tė kėtyre ndėrmarrjeve, mund tė jenė po ata drejtues qė ishin, pėrderisa nuk janė armiq, ose tė emėrohen si administratorė me vendime tė pėrbashkėta tė ministrave tė lartpėrmendur, persona tė ndryshėm, nėpunės shtetėrorė ose privatė, me kushte qė pėrcaktohen me vendim, lidhur me vazhdimin funksionimit tė ndėrmarrjes.

    Neni 15 Detyrimi i informimit.

    Ēdo pronar dokumentesh, librash ose tė dhėnash, tė cilat janė tė nevojshme pėr gjetjen, pėrcaktimin, ose administrimin e pasurive armike nė sekuestrim, sipas nenit 6, ėshtė i detyruar t’i vėrė ato nė dispozicion tė administratorėve, nė qoftė se ato kėrkohen.

    Neni 16 Akte urgjente.
    Deri nė botimin e vendimeve sipas nenit 13, paragrafi 3, lejohet jepja me qira e pasurisė civile, ose bujqėsore, ose shitja e detyruar e objekteve, qė ndodhen nė rrezik degradimi, ose nėnvleftėsimi me ankand tė shpejtė, ose edhe pa tė, nga sekuestruesi provizor, ose nga administratori, pas miratimit tė Ministrit tė Financave dhe pas mendimit tė Komitetit sipas nenit 19.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Kapitulli C’ Dispozita tė pėrgjithshme.
    Nga dispozitat e kėtij ligji mund tė bėhen pėrjashtime me kushte, ose pa kushte, me vendime tė pėrbashkėta tė Ministrit tė Financave dhe tė Ekonomisė Kombėtare tė botuara nė Gazetėn Qeveritare, nė lidhje me disa kategori aktesh, nė lidhje me disa persona ose disa akte.

    Neni 18 Dispozita penale.
    1. Kushdo qė shkel dispozitat e neneve 2, 3, 4, dhe 6, dėnohet me burgim deri nė dy vjet, ose me gjobė deri nė pesėqind mijė dhrahmi, ose me tė dy kėto dėnime, nė qoftė se kėto akte nuk dėnohen me dėnim mė tė rėndė, sipas dispozitave tė ligjeve penale tė pėrafėrta.

    2. Trupi gjykues bashkė, me dėnimin, mund tė urdhėrojė edhe konfiskimin e elementeve pasurore, tė cilat kanė tė bėjnė me shkeljen.

    3. Kushdo qė shkel dispozitat e neneve 11 dhe 15 dėnohet me burgim deri nė gjashtė muaj, deri nė njėqind mijė dhrahmi, ose me tė dy kėto dėnime, nė qoftė se aktet nuk dėnohen me dėnim mė tė rėndė, sipas dispozitave tė ligjeve penale tė pėrafėrta.

    Neni 19 Komiteti i zbatimit tė ligjit dhe llogaritjes sė sekuestrimit tė pasurive armike.

    1. Pėr ndjekjen e zbatimit tė kėtij ligji, pėr kontrollin e administratorėve dhe dhėnien e mendimit pėr ēdo ēėshtje qė mund tė rezultojė nga zbatimi i kėtij ligji, krijohet njė komitet i pėrbėrė … …nga njė Kėshilltar i Shtetit, ose Gjykatės i Shkallės sė Lartė, tė Gjykatės sė Apelit, si kryetar dhe njė prej Profesori ose Docenti ose i sė drejtės private, shtetėrore ose i sė drejtės ndėrkombėtare tė Universitetit, ose i ndonjė shkolle tė lartė, tė cilėt emėrohen nga plotėsuesit e Ministrit tė Drejtėsisė, prej njė punonjėsi tė lartė tė Ministrisė sė Jashtme, njė punonjėsi tė lartė tė Ministrisė sė Financave dhe njė punonjėsi tė lartė tė Ministrisė sė Ekonomisė Kombėtare, tė emėruar nga Ministrat kompetentė bashkė me plotėsuesit e tyre.
    Sekretar komiteti emėrohet njė punonjės i Ministrisė sė Financave, me gradė tė paktėn tė klasit a’ dhe me vendim tė Ministrit tė Financave. Me vendim tė kėtij Ministri mund tė emėrohet nė komitet njė punonjės i kėsaj Ministrie dhe njė referues pa tė drejtė vote. Tek anėtarėt e komitetit dhe tek referuesi jepen pėr seancė dyqind e pesėdhjetė dhrahmi dhe te sekretari njėqind e pesėdhjetė dhrahmi.

    2. Gjithnjė tė ardhurat kesh nga administrimi i pasurive tė sekuestruara, depozitohen nė njė llogari tė veēantė, qė ruhet nė bankėn e Greqisė me titullin “Llogari sekuestrimi i pasurive armike” dhe e cila lėviz me urdhėr tė Ministrit tė Financave, me autorizim nga kryetari i komitetit, sipas nenit 1 tė kėtij ligji. Nga kjo llogari paguhen tė gjitha shpenzimet pėr zbatimin e kėtij ligji
    Deri nė fazėn e grumbullimit tė njė sasie tė mjaftueshme, pėr pėrballimin nga shtetit dhe nga kredi tė shėnuara nė bilancin e shpenzimeve tė Ministrisė sė Financave, tė cilat jepen nga llogaria e pėrshkruar nė paragrafin mė lart.

    Neni 20 Zbatimi i ligjit
    Me dekrete Mbretėrore tė botuara pas propozimit tė Ministrit tė Financave rregullohet ēdo ēėshtje, qė ka lidhje me zbatimin e kėtij ligji.

    Neni 21 Fuqia dhe zbatimi
    Ky ligj hyn nė fuqi mė datėn 28 tetor 1940.
    2. Dispozitat e kėtij ligji hyjnė nė zbatim plotėsisht, ose pjesėrisht me dekret mbretėror, i cili botohet mbi propozimin e Kryetarit tė Qeverisė, tė Ministrit tė Punėve tė Jashtme dhe tė Ministrit tė Financave, nga dita e botimit tė dekretit, ose edhe me fuqi prapavepruese.

    Nė tė njėjtėn mėnyrė pėrcaktohet, ose plotėsisht, ose pjesėrisht pėrfundimi i zbatimit tė kėtyre dispozitave.
    Athinė, mė 10 nėntor 1940. Jeorjis B’

    Kėshilli i Ministrave Kryetari Metaksas
    Anėtarėt: Ajis Tabakopullos;
    I. Dhurendis; A. Apostolidhis;
    I. Arvanitis; A. Ikonomu;
    S. Polizogopullos; H. Lis;
    N. Papadhimas; I. Spenxas;
    S. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; H. Alivizatos;
    Th. Nikoludhis; J. Zafiropullos; K.Manjadhaqis; A. Xifos;
    M. Qiriakopullos; K. Koxias.
    U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit Athinė, mė 10 nėntor 1940
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Ministri i Drejtėsisė Ajis Tabakopullos

    Ligjet detyruese nr. 2637. 1940 Rreth modifikimit dhe plotėsimit tė dispozitave nė lidhje me Organizmin Sigurues tė Rreziqeve tė Luftės dhe Ligjeve Detyruese.
    Jeorjios B’ Mbreti i Grekėve

    Mbi bazėn e propozimit tė Kėshillit tonė tė Ministrave, vendosim dhe urdhėrojmė:
    Neni 1 Pjesėt a dhe b, tė paragrafit 1, tė nenit 18 tė ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siē u modifikua nėpėrmjet nenit 3, tė ligjit Detyrues tė 2355/1940 dhe nėpėrmjet nenit 6, tė ligjit Detyrues 2557/1930 zėvendėsohen si mė poshtė:
    Tė trupave (anijeve dhe mekanizmave), tė anijeve tregtare.

    Tė ēdo mjeti transportues, nėpėrmjet detit ose tokės, qė transporton ēdo lloj ngarkese pavarėsisht nga destinacioni dhe nga vlera e saj.
    Neni 2 Nė fund tė paragrafit 7, tė nenit tė ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siē u plotėsua nga ligji i Forcės 2557/1940, shtohen paragrafėt 8 dhe 9 si mė poshtė:
    8. Nė rast se bėhet fjalė pėr punėtorė deti tė huaj pėr llogaritjen e dėmshpėrblimeve tė lartpėrmendura, merret parasysh rroga bazė e zakonshme e punėtorėve vendas, e specialiteteve respektive, dhe jo rroga e punėtorit tė huaj, pėr tė cilėn ėshtė lidhur marrėveshje, pėr ēdo rast konkret.

    9. Nė dėmshpėrblimin pėr arsye papunėsie tė nenit 4004, shtohen edhe shpenzimet e mbajtjes nė shtet tė huaj tė personave, qė kanė shpėtuar nga mbytja e anijes, deri nė ditėn qė do tė rikthehen nė atdhe, dhe shpenzimet pėr gjetjen e tyre, punė nė lundrime tė tjera, por pėr ēdo rast, pėr njė kohė jo mė tė madhe se dy muaj nga mbytja e anijes, pėrveē se nė raste tė jashtėzakonshme me vendim tė posaēėm tė Ministrit tė Flotės Tregtare Detare, tė botuar pas mendimit tė Kėshillit Drejtues tė Organizimit Sigurues tė Rreziqeve tė Luftės pėrcaktohet ndryshe.
    Athinė, mė 09 nėntor 1940 Jeorjios B’ Kėshilli i Ministrave Kryetari Metaksas Anėtarė: A.Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis; J. Nikolaidhis; N. Papadhimas; I. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; Th. Nikoludhis; K. Majnafhaqis; A. Xifos; M. Qiriakopullos.
    U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit Athinė, mė 10 nėntor, 1940

    Ministri i Drejtėsisė Ajis Tabakopullos Rreth pėrcaktimit, si armike tė shteteve sipas kuptimit tė ligjit detyrues nr. 2636/1940 tė Italisė dhe Shqipėrisė dhe vėnies nė zbatim nė lidhje me kėto shtete tė dispozitave tė kėtij ligji.

    Jeprjios B’ Mbret i Grekėve
    Duke marrė parasysh dispozitat 1 dhe 21, tė Ligjit Detyrues nr.2636/1940 “rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurive armike”, mbi bazėn e propozimit tė Kryetarit tė Qeverisė sonė, tė Ministrit tė Punėve tė Jashtme dhe tė Ministrit tonė tė Financave, vendosim dhe urdhėrojmė: Pėrcaktojnė si shtet armik, sipas kuptimit tė ligjit detyrues 2636/1940, Italinė, pas marrjes prej saj tė tokave perandorake dhe kolonive tė saj, si dhe Shqipėrinė. Vėmė nė zbatim plotėsisht dispozitat e ligjit tė mėsipėrm nė lidhje me kėto shtete prej datės 28 tetor 1940. U ngarkojmė Ministrave tanė tė Punėve tė Jashtme dhe tė Financave detyrėn e botimit dhe vėnies nė zbatim tė kėtij dekreti.
    Athinė, mė 09 nėntor 1940 Jeorjios B’ Kėshilli i Ministrave
    Kryetari Metaksas
    Ministri i Financave Andreas Apostolidhis


    Sipas raporti te Grupit Nderkombetar te Krizave thuhet se shifra e cameve te larguarve me force nga Greqia per ne Shqiperi gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore eshte rreth 35 mije vete.
    Por pavaresisht numrit te personave te larguar dhe per te cilet nuk ka nje shifer konvergjente, ajo qe ka rendesi eshte pasuria e pretenduar dhe vlera e saj. Sipas vleresimeve te Zyres Komisionare Shqiptare, kompetente deri ne vitin 1990 per te trajtuar pronat e shqiptareve jashte kufijve …
    …politike te Republikes se Shqiperise ne vitin 1940 numeroheshin pervec shtepive e trojeve, pyje me siperfaqe 65 mije hektare, 108 mije ha kullota dhe 30 mije ha toke bujqesore. Po sipas kesaj zyre vlera e tyre me nje perllogaritje modeste shkon tek 1 miliard dollare. Ndersa sipas Shoqates Cameria vlera totale e pronave came ne fund te Luftes se Dyte Boterore ishte 340 milion USD dhe qe me vleren e sotme te kembimit vleresohet 2,5 miliard dollare, theksohet ne materialin e Grupit te Krizave.
    Pra ceshtja ēame sot shihet gabimisht si ceshtje pronash, dhe jo si nje rivendikim i drejte territorial!
    Sipas perfaqesuesve te Shoqates Cameria, Greqia mohon te drejten e shenjte te prones private duke mbajtur ende ne kembe gjendjen e luftes me Shqiperine dhe duke etiketuar si bashkepunetore te gjermaneve tere pakicen shqiptare qe ka jetuar ne territoret e saj deri ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore.

    Mbajtja ne kembe e ketij ligji prej mbi 60 vjetesh bllokon kthimin e pasurive te shqiptareve ēame qe kane jetuar ne Greqi deri ne ate periudhe dhe jane larguar / debuar me force prej tokes dhe pronave tė tyre. Kane kaluar mbi 60 vjet qe nga shpallja me dekret mbreteror e ligjit 2636 te Qeverise se gjeneralit Metaksa si kunderpergjigje ndaj sulmit italian mbi Greqine nga territori i Shqiperise, i cili siguron ushtrimin e efekteve te tij sekuestrative kryesisht mbi 800 prona te shqiptareve, mesohet ne arkivat e Ministrise Jashtme shqiptare.
    Kjo sepse sipas dekretit Shqiperia dhe Italia shpalleshin shtete armiq. Pronat u moren ne fillim prej Ministrise se Financave qe nga ana e saj ua dha qytetareve te ndryshem ne administrim duke marre pej tyre 15% te te ardhurave vjetore. Abrogimi i ligjit prej qeverise kuislinge te Colakogluse, te mbrojtur nga bajonetat naziste gjermane, nuk u njoh nga qeveria greke e vitit 1944, e cila e restauroi nepermjet ligjit 13 te vitit 1944 dhe prej atehere ai vazhdon edhe sot e kesaj dite tė jete ne fuqi.
    Ekziston nje dekret i qeverise greke te vitit 1989 per shfuqizimin e ligjit, por ky dekret asnjehere nuk u miratua ne Parlamentin Grek. Duket se pikerisht pas ketij veprimi apo mosveprimi qendron dilema greke: ligji nuk ka efekte nderkombetare, as ne marredheniet me Shqiperine, aq me teper qe mes dy vendeve ka edhe nje Traktat Miqesie dhe Bashkepunimi, por atij i ngelen disa efekte te brendshme, kryesisht mbi pronat qe gjenden ne territorin grek
    Sipas avokatit te njohur shqiptar Agim Tartari Greqia ka aprovuar ne 3 dhjetor 1998 ligjin 2664, i cili fiksonte 5 tetorin 1999 si afatin e fundit per te regjistruar pasurite e paluajtshme ne Greqi.
    Me pas pronat e paregjistruara, pra dhe ato te shqiptareve ēame, konsiderohen si publike. Ligji i mesiperm parashikon te drejten e apelimit brenda 5-7 vjeteve per ata qe pretendojne njohjen e te drejtes se prones. Pikerisht ky eshte dhe afati kohor brenda te cilit Shoqata Cameria synon te realizoje nje padi kolektive ne Gjykaten Europiane te Strasburgut.
    Levizja ne drejtim te rikthimit apo kompensimit te ketyre pronave qe perfaqeson nje fature te madhe financiare kerkon dhe aktivizimin e shtetit shqiptar, por politikanet homoseksual shqiptar vazhdojne tė qendrojne paturpesisht ne heshtje! Deri tani shqiptarėt kanė heshtur dhe logjikisht grekėt kanė thėnė se nuk ka njė problem ēam. Por tani ėshtė koha kur shqiptarėt duhet t'i kėrkojnė qeverisė & Shtetit tė tyre tė ndėrhyjė, gjithmonė duke e trajtuar si ēėshtje te shkeljes sė tė drejtave tė njeriut. Shteti shqiptar duhet tė flasė i pari! Qeveritė shqiptare dhe greke duhet tė bėjnė hapat e parė tė bashkėpunimit. Deri tani kėtė problem e ka mbajtur larg frika e Shqipėrisė sė Madhe Pėr fat tė mirė debati ka nisur edhe nė Athinė, jozyrtarisht, nė disa qarqe akademike



    .
    Miranda Vikers (Vickers) dhe Xhejms Petifer (James Pettifer) pėr herė tė parė kanė shkelur tokėn shqiptare si turistė nė vitin 1988. Sipas tyre, kjo ishte pikėrisht koha kur ata tė dy vendosėn tė fokusoheshin nė studimin e historisė sė Ballkanit dhe veēanėrisht asaj shqiptare. Nė vazhdim misioni i tyre do tė pėrzihej edhe me atė tė gazetarit edhe me atė tė historianit. "Kemi mbajtur shėnime nė ditar, kemi takuar njerėz gjithandej nė trojet shqipfolėse, i kemi vėzhguar nga fare pranė edhe nė ditė tė vėshtira pėr mbijetesėn dhe kėto shėnime i kemi konvertuar nė libra tė ndryshėm. Nė stadin aktual ndihemi mė akademikė dhe jo mė gazetarė. Tani jemi duke studiuar aspekte tė veēanta tė zhvillimit tė historisė shqiptare", pėrmbledhin me pak fjalė dy britanikėt qenėsinė e tyre pranė kombit tonė. Nuk e pranojnė me plot gojėn, por duket se problemi i Ēamėrisė duhet tė jetė objektivi i ardhėm i punimit tė tyre tė pėrbashkėt. Kjo sepse pikėsėpari lėvizjen pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame dy historianėt e shohin si hap tė parė tė pashmangshėm qė rrjedha e historisė duhet tė pėrtypė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt!

    ekzaltuar nga sukseset e Hitlerit nė rajonet e Evropės Lindore, Benito Musolini, i nxitur nga dhėndėri i tij Konti Ēiano, pėrgatiti dhe sulmoi Greqinė nga toka shqiptare.

    Ka kaluar mė shumė se njė gjysėm shekulli, qė nga koha kur shteti grek vendosi dhe mban ende nė fuqi ligjin e luftės me Shqipėrinė.
    Kjo gjė u bė me preteksin, se nga tokat shqiptare ishte lejuar ushtria italiane qė tė sulmonte Greqinė. Por si qėndron e vėrteta rreth kėsaj ngjarje dhe a ishte pėrgjegjės shteti shqiptar pėr sulmin italian karshi fqinjės sė saj jugore?
    Lidhur me kėtė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė, pėrveē studjuesėve dhe historianėve tanė, janė ndalur dhe kanė botuar disa libra edhe studjuesit e historianėt e huaj, ku si mė tė besueshmet vlersohen ato tė Kontit Ēiano, ish Ministri i Jashtėm i Italisė sė asaj kohe, ("The Ciano Diaries", "Ciano` s Hidden Diares", "Ciano` s Diplomatic Papers") qė ishte njė nga aktorėt kryesorė tė atyre ngjarjeve, pas Benito Musolinit. Kėto libra tė tij, si dhe tė disa autorėve tė tjerė, janė shfrytėzuar nga Bernd J. Fischer ( njė nga studjuesit mė seriozė tė historisė sė Shqipėrisė) nė librin e tij voluminoz "Shqipėria gjatė luftės 1939-1945", i cili ėshtė botuar para pak muajve nė Tiranė.
    Duke ju referuar Fischerit, si edhe disa historianėve tė huaj si David B. Funderburk, ("Anglo-Albanian relations, 1920-1939) Mack Smith, ("Musolini` s Roman Empire") George M. Self ("Foreing relations of Albania") etj, do tė shohim dhe do tė nxjerrim konkluzione se shteti shqiptar asokohe kur u sulmua Greqia prej Italisė fashiste tė Musolinit, nuk kishte asnjė lloj mundėsie qė ta parandalonte atė sulm, pasi ai ishte i okupuar pėr vete nėn thundrėn fashiste. Pėrveē kėtij fakti tė pamohushėm, asokohe edhe dy batalionet shqiptare qė u dėrguan tė luftonin nė frontin grek, pothuaj dezertuan tė gjithė, duke mos dashur tė luftonin kundėra fqinjėve tė tyre.

    Si u pėrgatit terreni nė Shqipėri

    Aty nga fillimi i vitit 1940, Ministri i Jashtėm i Italisė Konti Ēiano, duke parė se Hitleri po mbulohej me lavdi pas sulmeve dhe fitoreve tė njėpasnjėshme qė ēuan nė pushtimin e disa shteteve tė Europės Lindore, mendoi qė tė shfrytėzonte Shqipėrinė, duke e pėrdorur atė si pikėnisje nė sulmet qė Italia do tė bėnte nė vendet e tjera tė Ballkanit. Si njė njohės i mirė i historisė sė popullit shqiptar dhe duke ditur se nė Konferencėn e Ambasadorėve nė vitin 1913-tė nė Londėr, Shqipėrisė i ishin lėnė jashtė kufijėve politikė, njė pjesa e madhe e territoreve tė saja, Konti Ēiano, mendonte qė tė shfrytėzonte faktorin shqiptar duke ndjekur vijėn irredentiste nė planet e tija pėr pushtimin e Ballkanit. Pėr tė realizur kėtė plan, qė nė muajt e parė tė sulmit mbi Shqipėrinė, Konti Ēiano filloi tė propagandonte Shqipėrinė e madhe, duke deklaruar para zyrtarėve shqipatrė se Italia dėshironte zmadhimin e kufijve tė Shqipėrisė dhe pėr atė gjė, ata italianėt do tė ndihmonin shqiptarėt nė realizimin e aspiratave tė tyre Kombėtare.

    Sipas kujtimeve tė Kontit Ēiano tė botuara nė "Foreing Affaris and Policy Determination" , pas deklaratave tė tija, kėtė gjė nisėnnta bėnin dhe shumė zyrtarė tė tjerė italianė, tė cilėt filluan ti hidhnin benzinė zjarrit tė irredentizmit. Kėshtu aty nga mesi i qershorit i vitit 1939, nė njė fjalim tė mbajturt nė qytetin e Korēės, ministri italian i arsimit, Giuseppe Bottai e krahasoi Shqipėrinė me Piemonitin dhe u shpreh rreth zgjerimit tė saj, nė njė kohė sa mė tė shkurtėr brenda dy ose tre vjetėve.
    Lidhur me kėtė deklaratė, konsulli jugosllav qė ishte nė Korēė, u ankua dhe gazetat shqiptare qė pėrcollėn fajalimin e ministrit italian tė arsimit, nuk e shkruan atė pasazh. Po kėshtu, aty nga fundi i muajit qershor, pėrfaqsuesi i plotfuqishėm grek nė Tiranė, i raportoi ministrit tė tij tė Jashtėm, se marrshjalli Badoglio, i cili ndodhej pėr njė vizitė nė Shqipėri, u kishte premtuar njerėzve qė e kishin pritur dhe brohoritur, begati mė tė madhe si dhe zgjerimin e kufijve tė Shqipėrisė. Tė njėjtat fjalė qė kishte thėnė marshali Badoglio pėrpara turmave, i kishte pėrsėritur nė ceremoninė e pritjes sė tij dhe Jakomoni, ambasadori italian nė Shqipėri

    Ēiano pėr Shqipėrinė e Madhe

    Konti Ēiano pėr tė realizuar planet dhe synimet e tija strategjike pėr pushtimin e Ballkanit, mendonte qė tė angazhonte drejt pėrsėdrejti shqiptarėt nė atė ēėshtje. Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, nė mesin e muajit gusht 1939, sipas porosive qė kishte dhėnė mė parė, ai mbeti i kėnaqur nga shkalla e mobilizimit qė kishin shqiptarėt. Nė fjalėn e tij tė mirseardhjes, Prefekti i Tiranės, shprehu dėshirėn e tij pėr bashkimin e tė gjithė shqiptarėve dhe krijimin e njė Shqipėrie tė madhe, gjė e cila do tė
    vinte nga ndihma e perandorisė sė madhe fashiste.
    Mbas fjalės sė prefektit, Konti Ēiano, u premtoi tė pranishėmve se Italia do tė bėnte ēmos qė Shqipėria tė realizonte aspiratat e saja mė tė thella dhe e pėrfundoi fjalimin e tij duke thėnė "Viva la grande Albania".
    Po kėshtu si rezultat i porosive tė tija, autoritetet e partisė fashiste ishin pėrkujdesur qė tė bėnin parrulla tė shumta me hartėn e Shqipėrisė sė madhe, tė cilat valviteshin nga italianėt me uniforma tė zeza, (uniforma e partisė fashiste) nė mitingjet qė bėheshin pėr nder tė tij, sė bashku me flamurin Kombėtar tė Shqipėrisė. Nė mes tė kėtyre parullave, binin nė sy ato ku thuhej "Duēe, tė mendojmė pėr shqiptarėt qė jetojnė kudo nė botė" dhe "Duēe, mendo pėr vėllezėrit tanė".

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Sipas ministrit fuqiplotė tė gjermanisė nė Shqipėri, (i cili i raportonte asokohe Ministrit tė Jashtėm gjerman Ribentrop)qė i ndiqte nga afgėr ato mitingje, manifestuesit shqiptarė kishin kohė qė ishin organizuar pėr ato mitingje, dujke valvitur flamuj e parulla ku shkruhej "Ne jemi shqiptarė nga Kosova" dhe "Rroftė Kosova". Nė tė gjitha ato manifestime irredentiste, pėr tė mos rėnė shumė nė sy, gazeta" Fashizmi" nuk mori pjesė fare, por nė muajin gusht tė vitit 1939, ajo botoi njė artikull mjaft tė ashpėr ku ju bėhej thirrje shqiptarėve qė tė mos harronin se njė pjesė e madhe e territoreve tė tyre, ishin nė zotėrim tė Jugosllavisė dhe Greqisė.

    Lidhur me kėtė shkrim, si ministri i plotfuqishėm grek dhe ai jugosllav nė Shqipėri, u ankuan pranė drejtorit tė pėrgjithshėm italian tė propagandės dhe turizmit. Ai e shkarkoi nga vetja pėrgjegjėsinė dhe ju tha atyre se ajo gjė ishte bėrė nga njė student i cili do tė merrej nė mbikqyrje dhe do tė kishte konsekuenca pėr shkrimin e bėrė nė atė gazetė. Planet e Italianėve pėr pushtimin e Ballkanit dhe pėrgatitja e shqiptarėve pėr ato synime, u intesifikuan mė shumė aty nga viti 1940-tė, kur Benito Musolini, nisi tė mendonte rreth ndėrrmarjes sė veprimeve tė mėtejshmė ushtarake nė ballkan.

    Si u pėrgatit sulmi mbi Greqinė

    Gjatė fushatės qė i parapriu sulmit italian mbi Greqinė, shumica e deklarimeve e zyrtarėve shqiptarė dhe italianė, u shoqėruan me manifestime gjoja spontane, ku folėsit e ndryshėm i referoheshin bashkimit tė pashmangshėm midis shqiptarėve tė pėrtej kufijve me vendin amė. Ndėr kėtė fjalime, vlen tė pėrmenden ato tė kryeministrit shqiptar Mustafa Kruja, tė cilėt u dhanė me artopolante dhe u shtypėn e u botuan duke u shpėrndarė kudo. Nė ato fjalime ku ai i referohej territoreve tė paēliruara dhe i konsideronte kufijtė e vėrtetė tė Shqipėrisė si:" kufinj krejt tė qartė pa pikė mėdyshje, por qė nuk i korrespondojnė shtrirjes efektive e tė tė drejtave tė shqiptarėve, as pėrparėsisė sė pronės, ngjashmėrive etnike tė popullsisė ose fisnikėrisė sė pėrbashkėt tė origjinės". Vizitat e shpeshta qė Konti Ēiano bėri asokohe nė Shqipėri, u shoqėruan gjithmonė me manifestime irredentiste, nė njė nga kėto vizita qė u bė nė muajin gusht, e cila nga autoritetet fashiste u rekalamua mė sė miri, me foto qė e paraqisnin Ēianon duke ju dhėnė shqiptarėve para nė dorė, e duke asistuar nė paradat e mėdha ushtarake ku valviteshin flamujtė dhe parrullat e mėdha tė detyruara qė pėrshėndesinin Kosovėn e Ēamėrinė.

    Duke parė gjithė ato pritje madhėshtore dhe entuziazmin e madh qė tregohej nga shqiptarėt, nė njė bashkim tė mundshėm me Kosovėn e Ēamėrinė, Konti Ēiano nė ditarin e tij mes tė tjerash shkruante: "Pritje e ngrohtė. Shqiptarėt tashmė kanė hyrė mirė nė rrugėn e ndėrhyrjes sė armatosur. Ata e duan Kosovėn e Ēamėrinė".
    ("The Ēiano Diaries"). Nė njė fjalim qė mbajti nė qershor tė atij viti Musolini, ku ju shpallte Aletatėve luftėn, ai njėkohėsisht donte t` ju jepte siguri si Jugosllavisė dhe Italisė, se ato nuk do tė pushtoheshin prej tyre. Por qė shqiptarėt tė mos i keqkuptonin ato deklarata, Piero Parini, zėvėndėsi i parė i Jakomonit, e siguroi Shefqet Vėrlacin, nė praninė e pėrfaqsuesit gjerman nė Shqipėri, Panaėitz, se shqiptarėt duhet tė besonin tonin dhe jo pėrmbajtjen e fjalimit tė Musolinit.

    Mbledhja e informacionit pėr sulmin

    Akoma pa marrė miratimin e Musolinit, aty nga maji i vitit 1940, gjatė njė vizite nė Tiranė, Konti Ēiano filloi tė mblidhte informacionin e mundshėm pėr tė hedhur bazat e nevojshme qė do ti duheshin pėr planin e pushtimit tė greqisė. Gjatė asaj vizite, Ēiano pėrfitoi nga rasti dhe pyeti kryekomandantin e forcave italiane nė Shqipėri, gjeneralin Carlo Gelseo, se sa trupa do ti duheshin pėt tė pushtuar Greqinė. Gjenerali Gelseo nuk shfaqi ndonjė entuziazėm tė madh lidhur me projektinė tė cilėn e dėgjonte pėr herė tė parė nga goja e Ēianos dhe i tha atij se duheshin dhjetė ose njėmbėdhjetė divizione. Vetėm pėr atė pėrgjigjie, Gjenerali Geleso u shkarkua dhe u zėvendėsua duke u larguar menjėherė nga detyra dhe nė vend tė tij erdhi Sebastiano Viskonti Prascan.
    Gjenerali i ri, ritregoi entuziazėm pa kufi pėr projektin e Ēianos dhe nuk e vrau shumė mėndjen pėr tė mbledhur ushtrinė e nevojshme pėr tė realizuar atė gjė. Besimi i Ēianos u shtua dhe mė shumė kur Jakomoni i raportoi se milicia fashiste shqiptare kishte njė dėshirė tė paduruar pėr zgjerimin e Shqipėrisė dhe perandorinsė italiane. Ndėrkohė pėr tė vėnė nė vėnd dhe pėr tė arritur synimet e tija, Konti Ēiano dha urdhėr qė nė tė dy anėt e kufirit me Greqinė, tė krijoheshin ēeta luftarake, tė cilat do tė krijonin trazira nė Ēamėri.
    Madje ai shkoi dhe mė larg nė idenė e tij, duke u munduar qė tė gjente mundėsinė e vrasjes sė Mbretit tė Greqisė, nėpėrmjet ndonjė shqiptari. Nė atė kohė, Ēiano nuk shkoi mė shumė me pėrgatitjen e planit pėr vrasjen e Mbretit tė Greqisė, pasi Musolini ishte i prekupuar prej shpalljes sė luftės Aleatėve, si dhe dyzimeve tė tija se kė shtet do tė sulmonte mė pėrpara. Pėr sa i pėrket Ballkanit, Duēja mendonte ta fillonte sulmin ndaj Jugosllavisė, por Ēiano ishte i vendosur qė tė arrinte synimin e tij duke sulmuar Greqinė. Ai u entuziazmua pa masė, ku i ra nė dorė njė mesazh grek qė e kishin kapur italianėt, ku njeriu i fortė i Greqisė gjenerali Metaksa, bėnte fjalė pėr njė sjellje brutale dhe harbute tė Ēianos.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Ja pse shqiptarėt nuk i ndihmuan italianėt

    Ata nė Shqipėri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit nė vend, nuk ishte aq shumė e pėrhapur ashtu siē ja paraqiste Konti Ēiano, Benito Musolinit.

    Pėr tu siguruar se Duēja nuk do ta harronte Greqinė, Ēiano sajoi nėpėrmes Jakomonit njė numėr incidentesh kufitare, tė cilat dėshmonin se si propaganda italiane ashtu dhe diplomacia e saj, ishin jashtzakonisht tė ngathėta dhe krejt tė paafta, si dhe vėrtetėsinė e fjalėve tė ashpėra tė gjeneralit Metaksa, nė drejtim tė Ēianos.

    Sajimi i incidenteve kufitare

    Ēiano vendosi qė tė pėrqėndronte krejt vėmėndjen nė njė incident qė ndodhi nė muajin qershor, kur disa persona tė panjohur (besohet se ishin tė policisė greke) vranė dhe i prenė kokėn Daut Hoxhės, qė ishte udhėheqėsi i shqiptarėve tė Greqisė sė Veriut. Askohe sipas agjensisė sė lajmeve "Stefan", lajm i cili u pėrsėrit edhe nga zyra gjermane e shtypit, Daut Hoxha paraqitej si njė luftėtar i cili luftonte pėr lirinė e popullit shqiptar dhe si patriot i madh u vra nga agjentėt grekė tė cilėt mė pas i prenė edhe kokėn dhe e shėtitėn nė tė gjitha fshatrat e Ēamėrisė pėr tė friksuar popullsinė vendase.
    Ndėrsa ky lajm u komentua nė kėtė mėnyrė, agjensia greke e lajmeve e hodhi poshtė atė, duke thėnė se Daut Hoxha ishte njė kriminėl i njohur, qė autoritetet greke kishin njėzet vjet qė e kėrkonin pėr vrasje e vjedhje. Gjithashtu propaganda greke bėnte tė ditur se shqiptarėt e paktė qė jetonin nė Ēamėri, jo vetėm qė nuk shkaktonin trazira, por se ishin shumė tė kėnaqur me qeverisjen atėrore dhe zemėrgjerė tė regjimit nė grek. Pėr tė qetėsuar italianėt, autoritetet greke arrestuan dy shqiptarė tė cilėt i akuzuan si vrasėsit e Daut Hoxhės dhe pritėn njė kėrkesė pėr ekstradim nga ana e Italisė. Pėr ta nxitur Musolinin dhe pėr tė tėrhequr vėmėndjen e tij kundra Greqisė, Konti Ēiano mė 10 gusht 1940-tė, i paraqiti atij versionin italian tė vrasjes sė Daut Hoxhės. Pas kėsaj, tepėr i pezmatuar, Musolini bėri thirrje pėr njė veprim force ndaj Greqisė, pasi qė nga viti 1923 me incidentin e Kanalit tė Korfuzit, ai kishte disa hesape tė vjetra tė pambyllura me Greqinė, pėr tė cilat grekėt i gėnjente mendja se i kishte harruar.

    Propaganda antigreke

    Tė nesėrmen mė 11 gusht 1940-tė, Duēja kėrkoi hollėsi tė mėtejshme rreth Ēamėrisė dhe dha urdhėr qė agjensia "Stefan", tė niste transmetimet agjitative pėr kėtė ēėshtje. Brenda ditės shtypi italo-shqiptar, botoi artikuj tė pafund e me shkronja tė mėdha, qė kritikonin shtypjen greke mbi popullin e Ēamėrisė. Kjo gjė ishte mė se e vėrtetė, sepse grekėt i kishin keqtrajtuar shqiptarėt e Greqisė sė Veriut. Gjithashtu Musolini urdhėroi Jakomonin dhe Viskontin Prascan tė raportonin nė Romė, ku do tė diskutohej vendosmėria e tij e re pėr tė ndėrrmarė njė sulm tė befasishėm kundra Greqisė. Mė 12 gusht, Musolini i deklaroi Ēianos, Jakomonit dhe Prascas se sikur Korfuzi dhe Ēamėria tė mos i dorzoheshin Italisė pa luftime, "Italia do tė kapėrcente pragun". Sipas Ēianos, Jakomoni dhe Konti Prasca i thanė atij se ai veprim ishte shumė i lehtė. Lufta u afrua dhe njė
    hap mė shumė, kur njė nėndetėse italiane fundosi kryqėzorin grek "Helli" nė ujrat greke nė datėn 15 gusht. Pas kėtyre ngjarjeve, Berlini u alarmua dhe i kėrkoi Romės qė tė ruhej statukuoja nė Ballkan. Musolini bėri sikur e pranoi atė gjė, por nga ana tjetėr i vazhdoi pėrgatitjet pėr luftė ndaj Greqisė. Viskonti Prasca nxitoi dhe dėrgoi njėsi ushtarake italiane nė kufirin grek, ndėrsa Jakomoni intesifikoi veprimet e tija pėr pėrgatitjen e guerriljeve shqiptare pėr pėrhapjen e terrorrit dhe krijimin e trazirave nė prapavijat greke.
    Po nė atė kohė, Jakomoni i dėrgonte mesazhe tė njėpasnjėshme Ēianos, ku i vinte nė dukje kushtet e mjerueshme dhe tė rėnda tė cilave u nėnshtroheshin shqiptarėt e Ēamėrisė. Krahas kėsaj, ai u jepte udhėzime shtypit dhe radios shqiptare qė tė vazhdonte tė ngrinte figurėn e Daut Hoxhės, qė ishte vrarė nė Greqi. Nė kulmin e entuziazmin e tij rreth projektit tė pushtimit, Jakomoni arriti deri aty sa tė sugjeronte se operacioni nė fjalė duhet tė fillonte me njė sulm sa pėr sy e faqe tė guerriljeve shqiptare, mbi njė postkomandė kufitare italiane, gjė e cila do tė shėrbente si pretekst pėr fillimin e sulmit mbi Greqinė. Edhe pse kundėrshtimet e gjermanėve e patėn bindur pėrkohėsisht Musolinin qė tė hiqte dorė nga planet pėr pushtimin e Greqisė, aksioni gjerman nė Rumani e nxiti atė tė hidhej menjėherė nė veprim. Kur mė 12 tetor trupat gjermane hynė nė Rumani, Musolini u bė si i tėrbuar dhe i deklaroi Ēianos:" Hitleri mė vė gjithmonė pėrball faktit tė kryer. Kėsaj rradhe kam vendosur me tė njėjtėn monedhė. Ka pėr ta marrė vesh nėpėrmjet gazetave se unė kam pushtuar Greqinė".
    Ndonėse ende kishte njėfarė rezistence pėr mosfillimin e sulmit ndaj Greqisė, veēanėrisht prej Badoglios, Musolini e hodhi poshtė atė me vendosmėri, duke shpallur:" Unė do tė jap menjėherė dorheqjen si italian, nė rast se dikush nxjerr kundėrshtime ndaj sulmit tonė kundėr Greqisė". Edhe Ēiano ishte i bindur se ai operacion do tė ishte i lehtė. Ndėrkohė lajmet nga Shqipėria ishin tė gjitha pozitive, Jakomoni njoftonte se shqiptarėt e Ēamėrisė i pėrkrahnin italianėt dhe po pėrgatiteshin pėr ti ndihmuar ata.

    Gjithashtu ai njoftonte se rinia shqiptare, e cila kishte qenė gjithmonė e pėrmbajtur, po shfaqte shenja tė hapura miratimi ndaj pushtimit tė Greqisė dhe se tė gjithė patriotėt dhe trupat shqiptare, po digjeshin nga dėshira pėr tė ēliruar Epirin (Greqinė e Veriut) njėherė e pėrgjithmonė. Jakomoni shkonte deri aty sa thoshte se mezi po i pėrmbante shqiptarėt pėr tė kaluar kufirin. Musolini i bindur e duke i kujtuar pėr tė vėrteta kėto marrėzira qė i servirnin vartėsit e tij, pati frikė se mos pjesmarrja e gjėrė ushtarake e shqiptarėve nė luftime, mund tu krijonte atyre pėrshtypjen se fitorja e pashmangshme kundėr grekėve, ishte rezultat i arritur prej armėve shqiptare. Nė fund tė raportit tė tij, Jakomoni njoftonte Musolinin se shqiptarėt ishin entuziastė dhe grekėt me moral tė ulėt.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Pushtimi italian i Greqisė

    Sipas urdhėrit tė Musolinit, mė 28 tetor 1940, tetė divizione italiane tė pėrbėrė prej 140.000 trupash, sulmuan tokėn greke nė njė front tė gjatė prej 200 km. Nė atė operacion, italianėt ndėrmorėn njė numėr sulmesh ajrore mbi popullsinė civile. Forcat italiane qė morėn pjesė nė atė operacion, ishin tė pėrgatitura me nxitim dhe tė paisura keq, e tė stėrvitura dhe drejtuara nga oficerė jo kopetentė. Megjithkėtė nė veprimet luftarake ata arrritėn qė tė depėrtonin rreth 15 km. nė territorin grek. Por nė qendėr tė sulmit, pėrpėrimi i forcave qė drejtoheshin nga Konti Prascas, u frenua shumė shpejt, gjė e cila e detyroi Kontin Ēiano qė tė vinte me avion nė Tiranė pėr tju dhėnė zemėr gjeneralėve italianė. Frika e tij u fashit disi pėrkohėsisht, si pasojė e optimizmit tė vazhdueshėm tė Kontit Prascas, i cili i raportonte se pavarsisht prej vėshtirsive, trupat e tij po qėndronin mire, madje dhe batalionet e milicisė me ushtarė shqiptarė, kishin njė moral tė lartė. Ndėr tė tjera raportohej se njė ushtar shqiptar i plagosur, me njė italishte ēalė-ēalė kishte thėnė:" Ne vdesim tė gjithė, qė Duēja tė kalojė mbi trupat tanė".
    Nė kėtė vazhdė keqinformimi, kontribuoi dhe shtypi italian, qė njoftonte se grekėt po i uronin mirseardhjen ushtarėve italianė. Nė tė vėrtetė, gjendja luftarake e trupave italiane u keqėsua shumė shejt. Mė 6 nėntor, Ēiano pranoi se inisiativa kishte kaluar nė kampin e grekėve. Grekėt kishin kundėrsulmuar nė frontin e Maqedonisė perendimore, duke ju shkaktuar njė disfatė pjesės mė tė mirė tė trupave italo-shqiptare, e konkretisht batalionit prej njėmijė vetėsh "Tomorri".

    Grekėt marrin Jugun e Shqipėrisė

    Mė 14 shtator 1940-tė, gjenerali Aleksandėr Papagos, shef i shtatmadhorisė sė ushtrisė greke, nisi kundėrofensivė n me njė numėr forcash disi mė tė mėdha se ato italiane. Trupat e tija tė paisura dhe tė furnizuara mė sė miri, jo vetėm qė i detyruan italianėt qė tė tėriqeshin nga territori grek, por shumė shpejt ata vunė nėn kontroll, njė pjesė tė mirė tė territorit shqiptar. Kėshtu Korēa, qyteti i tretė i Shqipėrisė pėr nga madhėsia ra nė duart e grekėve mė 22 nėntor, gjė e cila pėrbėnte njė goditje tė fortė pėr prestigjin italian. Pas kėsaj disfatat e italianėve ndoqėn njera tjetrėn. Nė dhjetor italianėt morėn dhe Gjirokastrėn, Sarandėn, Pogradecin si dhe disa territore tė tjera qė pėrbėnin 25 % tė gjithė territorit shqiptar. Me qėllim qė tė kthente moralin e humbur tė ushtarėve italianė, nė janarin e 1941-it, Musolini dha urdhėr qė tė gjithė ata qė ishin nėn 45 vjeē, tė shkonin nė front nė Shqipėri. Ky urdhėr ishte pėr tė gjithė pa pėrjashtim dhe elita fashiste e hutuar nga ky urdhėr u dėrgua qė tė luftonte nė malet me baltė dhe me borė tė Shqipėrisė. Kėshtu gati njė e treta e ushtrisė italiane e pėrbėrė prej 300.000 trupash, nisi njė kundėrofenisvė tė pėrgjithshme.
    Megjithė atė epėrsi, ajo ofensivė nuk solli ndonjė rezultat tė ndjeshėm. Qė nga ai moment, morali i trupave italiane u dėmtua nė mėnyrė tė pandreqėshme dhe Musolini i ktheu sytė nga Gjermania.
    Humjet i italianėve nė atė kohė ishin mjaft tė mėdha, e shėnonin mbi 14.000 tė vrarė, 50.000 tė plagosur, 25.000 tė humbur dhe mbi 12.000 vetė tė tjerė tė gjymtuar prej acarit tė dimrit. Faji pėr kėtė disfatė u hodh tek tė gjithė, e Zenone Benini dhe Musolini nė bisedat me Hitlerin, u a hodhėn fajin shqiptarėve. Nė tė vėrtetė, pavarsisht prej shpresave tė mėdha dhe tė pabaza qė ushqente Ēiano, Jakomoni dhe Viskonti Prasca, shqiptarėt shfaqėn njė mungesė tė theksuar entuziazmi, qoftė pėr italianėt dhe qoftė pėr grekėt.

    Dezertimi i shqiptarėve

    Forcat e armatosura shqiptare nė rradhėt e ushtrisė italiane, luajtėn njė rol fare tė vogėl nė mbėshtetje tė italianėve. Musolini pretendonte se divizionet italiane qė pushtuan Greqinė fillimisht, kishin nė pėrbėrje tė tyre nga dy batalione shqiptare. Kjo gjė ishte tepėr e ekzagjeruar dhe nuk ishte aspak e vėrtetė, sepse vetėm dy batalionet shqiptare "Taraboshi" dhe "Tomorri" morėn pjesė nė operacionet ushtarake qė u zhvilluan kundėr grekėve nė rajonin e Korēės. Tė pėrballuar me realitetin e ashpėr tė njė fushate ushtarake malore, ndaj njė armiku tė vendosur, njėsitė shqiptare ose dezertonin ose largoheshin nga fusha e betejės grupe grupe.
    Ata qė mbetėn, luftuan aq keq, saqė komanda italiane u detyrua dhe dha urdhėr qė ata tė tėrhiqeshin nga fronti dhe i mbylli nė njė kamp pėrqėndrimi diku nė Shqipėrinė e Mesme. Asokohe thuhej se nėqoftėse italianėt do tė kishin pėrdorur trupat shqiptare nė krahinėn shqiptare tė Ēamėrisė dhe jo nė zonat ortodokse tė Korēės, milicia shqiptare do tė kishte treguar ndoshta mė shumė vendosmėri dhe entuziazėm. Bashkpunimi i rastėsishėm i shqiptarėve me italianėt, ishte mjaft i kufizuar. Megjithė shumat e mėdha qė Jakomoni shpenzoi pėr qėllimet "politike", rezultati pėrfundimtar ishte mjaft negativ.
    Agjentėt shqiptarė, duke u pėrpjekur qė t` u jepnin italianėve ato lajme qė ata i kishin qejf, nė mes tė tjerash i bindėn, se shqiptarėt qė ishin nė Greqi, do tė ngriheshin, madje pati dhe nga ata informatorė qė thonin se edhe vetė grekėt do tė ngriheshin nė pėrkrahje tė italianėve.
    Pasi grekėt arritėn qė tė pushtonin disa pjesė tė Shqipėrisė, agjentėt shqiptarė qė paguheshin e punonin pėr llogari tė italianėve, duhej tė punonin pėr tė marrė informata pėrtej trupave italiane, nė afėrsi tė trupave greke. Asokohe nga ana e agjentėve shqiptarė pati disa sabotime tė cilat konsistonin nė ndėrprerjen e linjave telefonike dhe shėrbimit telegrafik ushtarak. Por ato aksione tė kufizuara tė shqiptarėve ishin pa ndonjė pasojė tė madhe, e nuk luajtėn asnjė lloj roli nė fushėn e luftės. Sipas italianėve, tė gjithė agjentėt dhe sabotatorėt shqiptarė, thuhej se kishin vetėm motivin e parasė. Ajo gjė ilustrohet nga ana e tyre, me faktin se ata nuk arritėn kurrė tė lokalizonin vendndodhjen e shtatmadhorisė greke, qė italianėt shpresonin ta bombardonin. Ndonėse kjo gjė ėshtė hedhur poshtė nga historiografia socialiste shqiptare, nė tė vėrtetė shqiptarėt nė atė luftė i ndihmuan fare pak grekėt. Sipas disa dokumentave qė ndodhen nė arkivat e Berlinit, bėhet e ditur se shqiptarėt mė shumė nė atė luftė ndihmuan grekėt se sa italianėt dhe pakica greke nė Jug tė vendit e priti mjaft mirė mbrritjen e trupave greke aty. Arsyeja qė shqiptarėt nuk pranuan tė ndimonin italianėt, ishte e qartė. Italianėt nė Shqipėri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit nė vend, nuk ishte aq shumė e pėrhapur sa kishte shpresuar Konti Ēiano.

  9. #9
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Po fotografitė qė nuk kanė tė bėjnė me tekstin pse i bashkangjit mer? Ato qė kopjon i lexon tė paktėn apo ia fut si kau pelės?


    Edhe tė kanė thėnė edhe tė tjerė. Mos i bėj bold shkrimet se na nxorre sytė.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  10. #10
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Fotografite kane vlera historike, jane origjinale, jane fakte te pakundershtueshme, pa photoshop, na cojne ne te vertetat e zhvillimeve te ngjarjeve ne ato vite te zeza per fatin e kombit shqiptar, na tregojne pabesine de facto te grekeve me ne krye kreret e orthodhoksise.
    Fare mire mund te ishin nje teme me vehte, fare mire mund te shkrueshin perralla per femije me ilustrime foto te tilla, keshtu mesohet historia, ajo e verteta.
    Ku mund ta gjej kete shkrim ne english ? Do t'ju jem mirenjohes pa mase.
    Flm!
    Bese dhe hakmarrje.

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •