Ligji i Luftes se shtetit GREK Nr. 2636 1940 kunder SHQIPERIS !!
Ligji i Luftės qė Greqia i shpalli Shqipėrisė dhe Italisė, i cili ende nuk ėshtė shfuqizuar vazhdon ti ruajė efektet e tij mbi ndėshkimin ndaj shqiptarėve. Sipas llogjikes se ketij ligji shkaku pėr tė cilėn ėshtė penalizuar Shqipėria nė kėtė sanksion tė gjendjes sė jashtėzakonshme ėshtė fakti qė nėpėrmjet territorit tė Shtetit shqiptar marshuan nė vitin 40 ushtarėt fashistė - italianė pėr tė pushtuar Greqinė!
(Por ne e dime shume mire qe arsyeja e vertet eshte pastrimi etnik i Shqiptareve te Greqise)
Nė kėtė ligj pėrshkruhen me hollėsi sasia e pronave dhe pasurive, qė bllokohen si efekt dėmshpėrblimi.
Ndėrkohė nėpėrmjet neneve tė tij, pasqyrohet rruga pėr ti rikthyer ato prona me komisione shtetėrore, qė do tė duhet tė mblidhen pėr secilėn prej tyre, me praninė e ministrave dhe ekspertėve tė zyrave tė shumta, tė cilėt ėshtė krejt e pamundur pėr ti ulur nė njė tavolinė.
Nė kėtė akt ligjor tė Athinės ka sanksione edhe pėr pronat apo pasuritė Italiane, qė sipas Traktatit tė Paqes sė Parisit nė 1946, u sekuestruan pėrfundimisht dhe kaluan nė dorė tė palės greke, si pjesė e dėmshpėrblimeve qė italianėt si vend sulmues duhet tia paguanin Greqisė.
Ēėshtja e pronave tė bllokuara tė shqiptarėve vazhdon tė mbetet njė proces i ngrirė si vetė procedura me kėtė Ligj. Pėr mė tepėr qė ky Ligj ėshtė baza juridike edhe i disa ligjeve dhe akteve tė tjera juridike e normative qė ka marrė Athina pėr ēėshtjen e pronave tė shtetėzuara dhunshėm tė shqiptarėve qė nė fillimin e viteve 40.
Kjo procedurė qė ėshtė ripėrsėritur kohė pas kohe, madje deri nė vitin 2006 ka pasur si synim bllokimin e kėsaj pasurie qė arrin nė miliarda dollarė.
GAZETA QEVERITARE E MBRETĖRISĖ SĖ GREQISĖ
Athinė, 10 nėntor 1940, Pjesa e Parė, Nr botimi 379
Pėrmbajtja: Ligje detyruese Rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurive armike. Rreth ndryshimeve dhe plotėsimeve tė dispozitave tė organizimit sigurues tė rreziqeve tė luftės dhe ligjeve detyruese.
Dekret rreth pėrcaktimit tė shteteve armike sipas kuptimit tė ligjit detyrues nr. 1636/1940 tė Italisė dhe Shqipėrisė dhe zbatimit nė lidhje me kėto shtete, tė dispozitave tė kėtyre ligjeve.
LIGJE DETYRUESE RAPORT MOTIVUES Rreth planit tė ligjit Detyrues, rreth akteve ligjore tė armiqve dhe sekuestrimit tė pasurive armike.
Drejtuar Lartmadhėrisė sė tij, Mbretit
Lartmadhėri rėndėsia qė kanė tė gjitha burimet ekonomike tė shtetasve tė palėve ndėrluftuese, gjatė zhvillimit tė luftės bashkėkohore, u duk nga lufta e fundit botėrore, ku tė gjitha shtetet ndėrluftuese dekretuan ligje me tė cilat bėhet e pamundur shfrytėzimi i burimeve tė shtetasve tė armikut, tė prejardhura nga pasuri qė ndodhen nė territorin kombėtar dhe ndalohet ēdo lloj akti juridik nė favor tė shteteve armike ose tė shtetasve tė tyre.
Kjo masė u mor edhe gjatė luftės sė tanishme, pavarėsisht nga shtetet qė morėn pjesė nė tė. Me paraqitjen e kėtij plani Pėr ligjin detyrues, dekretohet njė gjė e tillė edhe pėr ne.
Dispozita e planit nė njė pjesė tė madhe janė pėrsėritje e Ligjit 1073 tė vitit 1917, por tė plotėsuara me rrjedhimet qė kanė ardhur si rezultat i zbatimit tė kėtij ligji, me qėllim qė tė pėrjashtohet ēdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike nė shtetin tonė gjatė kohės sė luftės.
Gjatė hartimit tė kėtij plani u morėn gjithashtu parasysh edhe ligjet qė miratuan palėt e tjera ndėrluftuese. Dispozitat e ligjit bėhen dispozita definitive dhe ēdonjėra prej tyre vihet nė zbatim me dekretet mbretėrore tė botuara mbi bazėn e propozimit tė kryetarit tė qeverisė dhe tė ministrit tė Financave. Plani i paraqitur synon nė realizimin e qėllimeve tė lartpėrmendura, prandaj lutemi tė keni mirėsinė qė ai tė gėzojė miratimin tuaj.
Athinė, mė 08 nėntor, 1940 Shtetas tė devotshėm tė Lartmadhėrisė Suaj
Krijoni Kontakt