A mos i kemi harruar?!
Autobusi kishte edhe ca minuta pėr t’u nisur. "A ėshtė kjo ulėse e lirė?" - mu drejtua njė zė i thellė gruaje. "Po" - iu pėrgjigja. Ishte njė plakė e mbajtur, me njė shami tė bardhė tė lidhur mbrapa, rrudhat i flisnin shumė nė fytyrėn e saj tė ėmbėl. Sytė e pėrlotur i fshihnin dhimbjen qė kishte kaluar... Isha duke lexuar njė libėr sa pėr tė thyer monotoninė. Vėreja kėrshėrinė e saj dhe nevojėn pėr t’i folur dikujt. E mbylla librin dhe me zė te ulėt e pyeta se ku shkonte. "Ehh !... mori frymė thellė. Do tė shkoj tė vizitoj djalin nė spital, ka pėsuar njė aksident. Mjekėt kanė pėrmendur se mė ka lindur pėr sė dyti". "Mirė qė e paska ruajtur Zoti" - i thashė unė. "Po elhamdulilah, mirė qė nuk mė shkoi edhe ky. Nė luftė ma rrėmbyen djalin nga duart, mendja nuk del nga sprovat", vazhdoi plaka. "Pak hapa para nesh bombardohet konvoji i njerėzve nė kolonė nga NATO –ja". I mbylli sytė, sikur iu pėrfytyrua e tėrė ngjarja dhe prapė me njė frymėmarrje tė thellė vazhdoi. "Njėzet e shtatė anėtarėve tė familjes sė burrit u kam mbledhur me kėto duar tėrė pjesėt e shkapėrderdhura dhe i kam varrosur krejt me duart e mia. Tė gjitha kėto i kam pėrjetuar, po mendtė kishin rrėnjė. Para kėsaj kam pritė nė shtėpinė time mjaft njerėz tė fshatrave tė ndryshme. Iu kam gatuar bukė, larė rrobet ushtarėve tė lirisė, iu kam dėrguar ushqim deri afėr qė tė mos rrezikohet jeta e tyre. Tani kam dėshirė t’i takojė tė gjithė" -flet e mallėngjyer. "I kam shikuar si djemtė e mi... Ehh!!...", u mbush frymė dhe sytė e tradhtuan, filloi tė lotonte. "Tani – belbėzoi ajo - tani kam nipin jetim. Kur i mbushi 2 vjet i vdiq edhe e ėma. E kam rritur me lot, zemra mė qan pėr tė, sa krejt dhimbja mė peshon ky djalė. Nuk janė bėrė ende dy vjet kur m’i kthyen eshtrat e djalit, edhe njė sprovė tjetėr. Po mirė, prapė mbasi ia di varrin - ngushėllohej ajo. Nipi nuk ishte nė dijeni deri atėherė, pėrveē thashethemeve qė ka rastisė t’i dėgjojė. Shfrytėzova rastin edhe e ula pranė. Shpirti i nėnės, e di pse qan gjyshja?" "Gjyshja?!" - pyet djali i habitur. Deri vonė ishte mėsuar tė dėgjonte fjalėn nėnė. Djali i shtangur priste se ēka do t’i thuhej. "Babanė ta kanė rrėmbyer gjatė luftės, tani ia sollėn eshtrat", mezi i nxjerrja fjalėt nga goja. "E nėna tė ka vdekur kur ti i kishe dy vjet. Tė kujtohet ai varri qė shkonin shpesh dhe i linim lule? Ėshtė varri i nėnės tėnde qė tė ka lindur e rritur, deri sa i mbushe dy vjet" - fliste plaka. "E unė jam gjyshja jote". Zemra sa nuk mė ēahej nga dhimbja, mė pikonte helm, tani edhe mė shumė pėr jetimin.
U mundova ta ngushėlloja gruan plakė, por lotėt nuk mė linin tė flisja edhe gjatė. Mblodha forcat dhe i tregova pėr gjyshen time qė ishte sprovuar me humbjen e djalit nė luftė, tė cilin nuk e kishte parė 14 vite mė parė, e veē njė kohė tė shkurtėr i bie tė rrijė me tė. Ajo ėshtė shembulli mė i mirė i durimit. "Tė All-llahut jemi dhe tek All-llahu do te kthehemi", ishin fjalėt qė pėrmbyllnin dhimbjen e saj...
Ishte njė udhėtim i pėrlotur, mė bėri tė kujtoj shumėēka.
A mos i harruam njerėzit qė mė sė shumti i dhuruan Kosovės?! A mos kemi harruar se ēka pėrjetuam!?
A mos i kemi harruar jetimėt e mbetur?! A mos harruam t’iu falim njė buzėqeshje, njė pėrkėdhelje kokės sė tyre, njė copėz bukė tė ngrohtė, njė kulm mbi kokė...
p.s. Ti kujtojmė me sa mundėsi qė kemi, tė sensibilizohemi dhe tė kujdesemi qe tė pėrjetojnė tė gjithė ēaste gėzimi qoftė edhe me dhurata simbolike, sidomos tani kur festa e Bajramit ėshtė shume afėr.
Krijoni Kontakt