Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    He se jua prishim naten varret mos e prishni gjakun.

    ne shqiperi ska vend per greke e serb, ne lum do i varrosim edhe kockat sdo jua leme rehat.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #12
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    [I]. Në këto kushte, në ceremoninë e 10 majit 2006, mori pjesë vetëm kryepeshkopi Janullatos, që shkoi në Këlcyrë me një helikopter shtetëror nga Tirana, dhe një grup besimtarësh ortodoksë të sjellë me furgonë të paguar nga Përmeti.
    Cka kerkon kreu i kishes "autoqefale" ortodokse të Shqiperis ne kete ceremoni ? U hap ndonje kish ?

  3. #13
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    4 VARREZAT GREKE NË SHQIPËRI-GURË KILOMETRIKË TË ËNDRRËS “VORIO-EPIRIOTE”




    Nga Ramiz Lushaj



    1.

    Shteti im, Shteti Ynë në Republikën e Shqipërisë, një tërmet prej 4 shkallësh “Varreza-Maozeleum”, me amplitudë në rritje, me epiqendër në Bularat të Gjirokastrës, Ersekë të Kolonjës, Grykën e Këlcyrës të Përmetit e në Çiflik të Korçës po ta luhamë tokën etnike nën këmbët e tua.

    Këto 4 vendbanime shqiptare janë piketuar mjeshtërisht nga struktura të caktuara të shtetit fqinjë, Greqisë, pasi ndodhen përgjatë linjës imagjinare të mitit të kahershëm helen lidhur me të ashtuquajturin “Vorio-Epir” (!).

    Ky tërmet, i ndjeshëm sot e katastrofik nesër, do të krijojnë plasaritje urithore në emër të ngritjes së “Varrezave-Maozelium” saqë rrezikojnë ta hendekojnë vijën imagjinare të “Vorio-Epirit” në tokën etnike shqiptare në një realitet kërcenues shovinist duke keqpërdorur “frymën e miqësisë” ndërkufitare e rajonale, ecurinë demokratike të “proçeseve integruese euro-atlantike” apo, më keqaz, duke thirrur në skenë ultranacionalizmin grekë ose duke trumbetuar helenisht fallsifikime të historisë së vjetër e të re të kësaj legjende të murosur e të marrosur me kohë.

    Kur flasim shqiptarisht kundër teorisë e strategjive të pamend e të pavend për kartën helene të “Vorio-Epirit”, tashmë të djegur nga e Vërteta Historike dhe e Drejta Ndërkombëtare, na cilësojnë si “nacionalistë rruge”… Mirëpo, unë kam Shtetin Tim, Shtetin e Vendit Tim e të Popullit Tim, që duhet t’iu japin rrugëzgjidhje këtyre problematikave, që na e stërpikin e stërkëmbshojnë Dinjitetin Kombëtar, na gjumëçojnë e gjunjëzojnë në heshtje Sigurinë Kombëtare e na e damkojnë e dëmtojnë me pretendime shovene në rritje gjeo-strategjinë tonë kombëtare në kuadrin e integrimeve euro-atlantike.

    Jo vetëm vendndodhja gjeografike e këtyre 4 “varrezave-maozelium” shtrihet përgjatë linjës së pretendimeve të kahershme e të shterpësuara “Vorio-Epiriote”, por, Shteti Im, duhet të vlerësojnë në lartësinë e Detyrës Kombëtare e Dinjitetit Kombëtar, para se të “legalizojnë” këto 4 kërkesa “drejt faktit të Kryer!”, edhe qëndrimet e veprimet e fundme.

    E para, ultranacionalistë grekë me frymë arkaike,në shkurt të vitit 2008, manifestuan në qendër të Athinës, me thirrje vokalore e pankartore: “Vorio-Epirin nuk e shesim, nuk e lëshojmë” dhe e vetëkërcenojnë Kryeministrin e tyre, Karamanlis, se në rast se e njeh Kosovën para se i ashtuquajturi “Vorio-Epir” të fitojnë autonominë (!),atëherë e gjithë Greqia do të përfshihet në protesta të ashpra, etj. Biles, kinse, drejtuesi i kësaj proteste mbi një orë e gjysmë, në cilësinë e përfaqësuesit të Shoqatës Panepirotike, para godinës së Parlamentit Grek, na paska tymënajuar e kërcenuar: “Kosova dhe Epiri i Veriut janë raste të ngjashme dhe si të tilla nuk mund të ketë dy qëndrime të ndryshme në dy çështje të njëjta”(!), etj.

    E dyta, edhe në Shtetin Tim, ka zëra, deri në unison, nga Shoqata “OMONIA” e, i pari zyrtar në Shqipëri, kreu i Bashkisë së Himarës, Bollano, që krijonë preçedentë të pajustifikueshëm dhe të patolerueshëm. Bollano, në një intervistë televizive, e përshkallëzoi, më tej e nëpër dejet tona kombëtare, ultranacionalizmin grekë për pjesë etnike të Shqipërisë së Jugut, duke trumbetuar vorioepirisht se “Kjo gjë që kërkohet nga OMONIA, nuk është aspak më shumë se ajo që duan Shqiptarët për Kosovën” dhe duke hullutuar se “Kjo është në të mirë të Ballkanit dhe të pakicave greke në Shqipëri”, etj.

    Nisur nga këto dy nënvizime theksoj se në mes të Kosovës me shtetësinë e saj realitet ndërplanetar e legjendës së sajuar të të ashtuquajturit “Vorio-Epir” ka vetëm dy ngjashmëri: Gendocidi i pashembullt në histori i ushtruar tragjikisht e vazhdimisht nga Serbët në Veri e Grekët në Jug në këto dy Treva Etnike Shqiptare dhe shenjëzimi deri në mit shoven ndaj tyre, ku Sllavët e quajnë Kosovën “Djepi i Serbisë”, ndërsa, Helenët, si në rastin e manifestimit protestues të ultranacionalistëve në shkurt 2008 në Athinë, që shpikjen e shpifjen “Vorio-Epir” e cilësojnë “Zemra dhe Shpirti i Kombit Grek”.

    Nisur nga të dy preçedentët e sipërcilësuar në të dy anët e kufirit të Republikës së Shqipërisë e Republikës së Greqisë, i apeloj Shtetit Tim që të mos krijojnë edhe një tjetër “Preçedent të Tretë” me dhënien “Okej” për 4 “varrezat-mauzelium” a përballë kushtnajave e as për shkak të kojshillekut…

    Shteti Im, në rast se zëri im është fllusk në eter, atëherë, atëherë palca pellzgo-iliro-shqiptare mundet të të mbajnë trupëdrejtë për pa u përkulur nga kërkësa të padrejta, që të bën shteti fqinjë në këtë rast të parast.

    Shteti Im, Ndërgjegjja Historike e Tradita Shqiptare të mundësojnë për të arritë më të mirën e mundshme në kushte e rrethana bashkëkohore të pranueshme, që këto 4 “varreza-maozelium” të mos jenë “arkivole” për brezat e sotëm dhe “Kalë Troje” për brezat e nesërm.



    2.

    Shteti Im, Shteti Ynë, kombi japonez e ka një shprehje të rrallë: “Tokë, më fal që të shkelë me këmbë”, ndaj, para se të flisni me Greqinë e Europën, para negociatave e firmave, folni me Tokën Etnike Shqiptare.

    Çështja e këtyre 4 “varrezave-maozelium”, para se të jetë çështje në rrugë, kanale apo labirinthe, diplomatike, politike… është dhe mbetet Çështje e të Gjithë Shqiptarëve, Çështje e Tokës Shqiptare.

    Le ta dinë mirë Greqia fqinjë se, Shqiptarët, nisur nga Kodi Magjik i Besës Shqiptare, as mikun e pabesë të sofrës, as armikun gjakatar të tokës, nuk i kemi lënë pa varre. Vërtet nuk kemi shumë tokë, sespe u rrudhëm etnikisht në shekuj nga Të Tjerët që erdhën më vonë në hapësirat e Ilrikut (Ballkanin e sotëm), por, historikisht, kemi pas Dinjitet Kombëtar shumë të madh, të parrudhur e të paqullur, nga rrjedhat e rrjedhojat e kohërave, lidhur me Respektin edhe për të Vdekurin. E kem pyetur gjithmonë të Vdekurin e Huaj, sikur të ishte i Gjallë, nëse do të rrish në Tokën Shqiptare apo do të shkosh në Viset e Tua. I kemi çue fjalë për ta marrë në vatrën e vet Familjes e Vendit të Tij dhe kur nuk e kanë marrë për shkak të padëshirës apo pamundësisë i kemi bërë vend në Tokën Tonë dhe kjo Tokë e Lashtë na i ka mbajtë në jetën e përtejme për pa i ngritur në Jetën Shqiptare. E ka ditë vet kjo Tokë Etnike Shqiptare kë të vlerësojnë e kë të harrojnë, si të vlerësojnë e si të harrojnë… Nuk kemi bërë “lojë” as “lodra” me të Vdekurit, me Shpirtrat e Tyre…

    Meqë pikënisja e 4 “varrezave-maozelium” e ka fillin historik tek 28 tetori 1940, kur Italia, në atë kohë fashiste, i shpalli luftë Greqisë, atëhërë, shqiptarisht, ndihem i detyruar moralisht t’iu rikujtoj memorien historike, se Shteti Im, Shteti i Vendit Tim, ndonëse ishte duke keqndërtuar një “Komunizëm të Epokës së Gurit”, iu çoi Fjalës, sipas Traditës Shqiptare, të dy fqinjëve të vet, për të marrë eshtrat e ushtarëve të vetë të rënë në Tokën Shqiptare, ndonëse të dy palët, në mënyrën e veprimet, ishin pushtues…

    As Grekët dhe as Italianët nuk u vranë për Shqipërinë. Megjithatë iu thamë: Hajdeni t’i merrni bijtë e bijat tuaja…

    Nga vitet ’50 Italia nisi t’i marrin eshtrat e luftëtarëve të vet, nga gjeneralët deri tek ushtari më i thjeshtë, dhe, brenda një kohe të mundshme, i çoi në vendin e vet, në tokën e vet, tek njerëzit e vet, tek populli i vet.

    Në vitet ’60, Greqia, nisi të merrte eshtrat e të rënëve në Tokën Etnike Shqiptare, gjatë Luftës Italo-Greke.

    Çka e si ndodhi?

    Vepruan krejt ndryshe nga Italia fqinjë.

    Fillimisht, gjatë atyre viteve, morën kryesisht ushtarakët me grada dhe lanë në Tokën Shqiptare shumë ushtarë të thjeshtë. Tani kërkojnë edhe të tjerë (jo)grekë, qoftë ndihmës në ushtrinë e tyre, priftërinj, etj.

    Nuk i morën eshtrat e të rënëve për 6 dekada e, tani, sidomos në këto 6 vitet e fundit, kërkojnë zgjidhje tjetër, një “zgjedhë” tjetër ndaj Republikës së Shqipërisë, t’iu ngrejnë varreza, mauzeliume, përmendore, etj. në Tokën Shqiptare.

    Nuk e mirëkryen të parën lutje apo marrëveshje, e, tani, kërkojnë të dytën, më të vështirën, më të paarsyeshmen…

    Ende nuk i ka të mirëpërcaktuar numrin e vërtetë të të rënëe gjatë luftrave të fundit botërore në tokën shqiptare. Mendohet për 8 mijë në të dy luftërat e për rreth 6 mijë në Luftën e Dytë Botërore.

    Ndonëse numri i të rënëve është tepër i sfumuar, strategjia e tyre aktuale është mjaft e kalkuluar…

    Helenizmi, siç dëshmon Historia, gjithëmonë lenë diçka të fshehtë, si “Kalë Troje”.

    Prandaj, pikërisht, për sot e për nesër, i kërkon edhe këto 4 “varreza-maozelium”, që t’i ketë si “gurë kilometrikë” në hartën e praktikat shovene të të ashtuquajturit “Vorio-Epir”(!).



    3.

    Më 28 tetor 1940, sipas urdhrit të Musolinit, 8 divizione italiane me rreth 140.000 trupa e sulmuan Greqinë, duke hyrë rreth 15 km në thellësi të kufirit të saj.

    Shqipëria, nga 9 prilli 1939, ishte e pushtuar prej italianëve, ndërsa propaganda greke e ka keqinterpertuar, merimangisht ngatërruar, padrejtësisht institucionalizuar deri në sanksionim me “Ligj Lufte, ashtu sikurse edhe Italia e keqpërdori Çështjen Shqiptare për interesat e saj në ndërmarrjen e zhvillimin e kësaj lufte pushtuese.

    Më 14 shtator 1940, Greqia kaloi në kundërofensivë ndaj italianëve, duke i larguar trupat pushtuese përtej kufirit të vet.

    Po nuk u ndalën këtu. Nuk u ndalën me kaq.

    E kapërcyen kufirin e vet dhe hynë në tokat shqiptare, duke i future nën kontrollin e tyre, me zjarr e hekur, me gjakderdhje, masakra, shkatërrime të pasurive të shqiptarëve, etj.

    Më 22 nëntor 1940 e pushtoi Korçën, qytetin e tretë të Shqipërisë për nga madhësia. Në dhjetor Greqia mori edhe Gjirokastrën, Sarandën, Pogradecin e disa territore të tjera, që përbënin rreth 25 për qind të territorit të Shqipërisë.

    Greqia, gjatë kësaj lufte pushtuese ndaj Shqipërisë, u shtri terësisht në atë hapsirë gjeografike të të ashtuquajturit “Vorio-Epir” për të realizuar ëndrrën e saj të vjetër dhe të re.

    Sot, pikërisht sot, pas 67 vjetësh, Greqia i kërkon Republikës së Shqipërisë, Shtetit Tim, Shtetit Tonë, që t’i bëjnë kaq shumë ndere e nderime (!), i sillet si “fitimtarë”, i hiqet si i “përsekutuar”, herë i nxjerrë “Ligjin e Luftës”, herë i shpalos “Demokracinë Helene”, i venë “kushte të heshtura” në integrimet euro-atlantike, etj.

    Në rast se në Republikën e Shqipërisë ka ndonjë detyrim historik për Luftën Italo-Greke, nuk është ngritja e një “varreze-maozelium” në fshatin Çiflik, në hyrje të qytetit të Korçës, 3 km larg saj, por ngritja e Përmendorje në këtë qytet shqiptar, kushtuar trupave të Batalionit “Tomorri”, që dezertuan nga fronti Italo-Grek, nën komandën e Gjeneral Spiro Moisiut.

    Në rast se në Vendin Tim ka ndonjë Memorial për t’u ngritur nuk mund të jetë “varreza-maozelium” në Manastirin në Grykën e Këlcyrës, por një Memorial në këtë vend, që të dëshmojnë për masakren ndaj 230 shqiptarëve nga bandat greke në vitin 1914.

    Në rastin kur kërkohen të ngrihen 4 varreza në Grykën e Këlcyrës në Përmet, në Bularat të Dropullit të Sipërm, 4 km larg kufirit me Greqinë, (të dyja thuajse të faktuara) dhe në Çiflik të Korçës e Ersekë të Kolonjës, atëherë edhe Republika e Shqipërisë mund të ngrejnë dhjetra memoriale, përmendore, etj. në këtë shtrirje gjeografike, të cilat dëshmojnë masakrat e grekëve ndaj shqiptarëve gjatë dy luftravë botërore, ku, në këtë rast, Shqiptarët kanë luftuar për të mbrojtur e çliruar Tokat e Tyre Etnike, ndërsa Grekët kanë ardhur dhe ikur si pushtues.

    Shteti Im, Shteti Ynë, ngritja e këtyre 4 varrezave është e papranueshme, sepse, tek ato “varreza” e rreth tyre, do të ngrihen kisha, manastire, motele apo hotele luksoze, etj., e mbi të gjitha nuk do të kenë vetëm karakter simbolik, por do të kthehen në vende pelegrinazhi e tubimi të sllogjeve “vorio-epiriote”. Shenja të dukshme të këtij veprimi në process të pandalur do të kemi edhe gjatë 28 tetorit të vitit të sivjetëm, por do të shtohen edhe në vitet që do të vijnë. Do të konsiderohen si “tokë e shenjtë greke”, do të paraqiten si “vende të heroizmit grek” (më saktë: të pushtuesve tanë), do të përdoren si “tabu greke” për të rigjallëruar pretendimet deri në jetësimin e të ashtuquajturit “Vorio-Epir”(!)…

    E gjithë kjo trysni diplomatike, gjithë ky arsenal politik tendencioz, ka vetëm një fytyrë reale: nacionalizmin Helen, të prirë nga ultranacionalistët në kohë të ndryshme e me emra të ndryshëm, që tash 200 vjet trumbetojnë për ëndrren e vjetër e të re të “Vorio-Epirit”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 12-10-2008 më 15:40
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ky eshte skandali i rradhes le te merret me varrezat greqia po kur ti veje kufiri ne athine ta shikoje . tani per tu zgjidhur e ka rradhen cameria dhe shume shpejt ka per te ardhur kjo dite
    kur shqiperia te jete ashtu si ka qene per ate shqiperi qe kane luftuar te paret tane me shekuj .

    nuk ka paqe ne ballkan pa shqiperi etnike .
    rrofte shqiperia , rrofshin shqiptaret .

  5. #15
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    pse si mendoni ju se greku do arrij ti marr toke shqiptarit me shume se cfare i ka marre gjer me sot? une nuk besoj,

    Pas kosoves tani e ka radhen maqedonia dhe me pas tokat e cameve ne greqi. Kini parasysh nje gje qe me renien e amerikes si superfuqi turku ja shqyen sumen grekut me ta edhe ne.

    nuk ka greku fuqi
    vari leshte

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 08-06-2011, 15:24
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •