>>> Mu kujtua nje episod lexuar diku ne nje liber qe ka lidhje me lumturine.
> Ishte nje djale i ri qe kerkonte lumturine dhe i ati i thote qe diku ne nje qytet te larget ishte nje burre plak qe mund ta ndihmonte.
Ky djali u nis dhe pas ca kohesh e gjeti. Ai jetonte ne nje pallat te mrekullueshem. Trokiti u fut brenda dhe kerkoi burrin plak. Burri plak e takoi dhe e pyeti, perse kishte ardhur deri atje. Djali ju pergjigj se ishte ne kerkim te lumturise dhe e kishin adresuar tek ai per ta ndihmuar. Burri plak i tha qe nuk kishte kohe per momentin por i dha nje luge me ca pika vaji ne te dhe i tha ti ruante nderkohe qe mund te shtetiste neper pallat. Pastaj vet ai do ta therriste dhe do ti shpjegonte gjithcka.
Burri plak u nis dhe po ashtu dhe djali duke pare pallatin. Pas ca kohe burri plak e thirri dhe i kerkoi lugen me pikat e vajit. Djali ja dha por vori re qe luga ishte boshatisur ngaqe i kishin rene pikat e vajit.
Atehere burri plak i tha: "Degjo, puna e lumturise eshte si puna e kesaj luges dhe bukurive te pallatit. Qe te arrish lumturine duhet qe te shijosh bukurite e botes por pa i rrezuar pikat e vajit nga luga".
> I bukur si krahasim apo jo?
Krijoni Kontakt