Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 95

Tema: Lumturia...

  1. #61
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Mu kujtua nje episod lexuar diku ne nje liber qe ka lidhje me lumturine.

    > Ishte nje djale i ri qe kerkonte lumturine dhe i ati i thote qe diku ne nje qytet te larget ishte nje burre plak qe mund ta ndihmonte.
    Ky djali u nis dhe pas ca kohesh e gjeti. Ai jetonte ne nje pallat te mrekullueshem. Trokiti u fut brenda dhe kerkoi burrin plak. Burri plak e takoi dhe e pyeti, perse kishte ardhur deri atje. Djali ju pergjigj se ishte ne kerkim te lumturise dhe e kishin adresuar tek ai per ta ndihmuar. Burri plak i tha qe nuk kishte kohe per momentin por i dha nje luge me ca pika vaji ne te dhe i tha ti ruante nderkohe qe mund te shtetiste neper pallat. Pastaj vet ai do ta therriste dhe do ti shpjegonte gjithcka.
    Burri plak u nis dhe po ashtu dhe djali duke pare pallatin. Pas ca kohe burri plak e thirri dhe i kerkoi lugen me pikat e vajit. Djali ja dha por vori re qe luga ishte boshatisur ngaqe i kishin rene pikat e vajit.
    Atehere burri plak i tha: "Degjo, puna e lumturise eshte si puna e kesaj luges dhe bukurive te pallatit. Qe te arrish lumturine duhet qe te shijosh bukurite e botes por pa i rrezuar pikat e vajit nga luga".

    > I bukur si krahasim apo jo?
    La verita' ti rendera' libero!

  2. #62
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin

    Cfare thote fukinsei per asimetrine, a nuk eshte edhe egoja (thelbi i individualizmit njerezor) nje tip asimetrie harmonike e mbase komplementuese e dikujteve te tjere njerezore?
    Fukinsei ne japonisht dmth pikerisht asimetria,pra nje koncept estetik krejtesisht i kundert me idealin tone te bukurise klasike(ne rastin tone lumturise le te themi)ku parimi qe kontrollon harmonine tek dicka dhe pse duket inegzistent,ne fakt ai egziston por jo i rregullt.....te zbulosh ne cfar menyre dicka arrin te jete persosmerisht e balancuar pa ju nenshtruar parametrave gjeometrike...pra ti do te thuash(nese e kuptova drejt)te arrish te shohesh lumturi ne ate qe eshte e shtrembet,jokomplete,e thyer,joegzakte,duke ju afruar spontaneitetit dhe kasualitetit te natyres...duke provokuar nje lumturi mjaft me te holle sesa ajo e botes qe na rrethon me ato forma abstrakte qe racionaliteti yne ka studiuar si ti mase

    hmmmmmmmm japonezet jane mjaft interesante.

    Ps.anyway lumturia per mua eshte thjesht nje nocion abstrakt,asgje me shume.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-06-2009
    Postime
    4
    rendim duke kerkuar lumturine .............kjo na ben te jetojme............nuk mendoni se lumturia eshte ndjenje?.......

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Kufiri i lumturis eshte i ndryshem ne njeres te ndryshem.Varet shume se c'fare personi quan lumturi!Mire eshte qe ta edukosh vehten te ndjehesh i lumtur me gjera qe vertet jane te arritshme per ty.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  5. #65
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Erlebnisse Lexo Postimin
    Cili eshte mendimi juaj mbi lumturine? Sipas eksperiences suaj a arrihet perhere Lumturia, apo eshte thjeshte nje grup grimcash te vogla gezimi mes veshtiresive jetesore? Cfare do ju bente me te vertete te lumtur?
    Nuk besoj se njeriu eshte i vetdijshem per t'i dhene nje rendesi te vecante nje momenti te caktuar,te lumtur apo te hidhur'...ne kalojme nje moment te lumtur dhe me pas themi: -ishte dicka por mund te kishte qene edhe me e bukur!
    Kalojme nje moment te hidhur dhe pas tij mendojme per menyren se si e perballuam,a ishte ajo e duhura..a mund te kishim bere dicka me teper apo me pak,a mund te kishim bere dicka per te evituar ate moment,e shume pyetje te tjera qe na largojne nga esenca e asaj qe perjetuam...me pak fjale,ne njerezit i vuajme kaq shume komplekset,sa me paragjykimet apo prapagjykimet tona e zbehim bukurine e momenteve...

  6. #66
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Citim Postuar mė parė nga enrida Lexo Postimin
    rendim duke kerkuar lumturine .............kjo na ben te jetojme............nuk mendoni se lumturia eshte ndjenje?.......
    ndonjehere te rendurit eshte me shume me vlere se sa cfare arrin ne fund .. kur e arrin ste shijon me.. por kur rend e rend papushim eshte lumturia e vertete ... eksitimi ... adrenalina .. dmth ajo qe ne e konceptojme lumturi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enii : 22-02-2010 mė 18:10

  7. #67
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-03-2010
    Postime
    12
    Lumturia, kur eshte e pranishme shoqerohet me perceptimin te jete e perjetshme, frika qe do te humbase i jep fund menjehere, per kte arsye lumturia eshte pothuaj e pamundur gati gati nje iluzion.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga Erlebnisse Lexo Postimin
    «Beatus nemo dici potest extra veritatem proiectus» “Asnje nuk mund te jete i lumtur larg nga e verteta”
    >>> Me kete shprehje ke thene gjithcka.
    > Duket si e thjeshte dhe jo shume e rendesishme por ne te vertete permban gjithcka lidhur me lumturine. Shume njerez besojne se e verteta nuk ekziston dhe nisur nga kjo humbin shanset per te njohur lumturine.
    La verita' ti rendera' libero!

  9. #69
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    i Lumtur mund te jesh (kete e them me siguri te plote) kur kenaqesh me pak
    si ēdo ndjenje tjeter edhe lumturia eshte relative e varet kryesisht prej trurit ku ky fenomen krijohet.

    te gjithe "shkrimtaret" siper e ngaterrojne Lumturine me Kenaqsine, Gezimin, Shlodhjen, Rehatin, etj.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin
    Fukinsei ne japonisht dmth pikerisht asimetria,pra nje koncept estetik krejtesisht i kundert me idealin tone te bukurise klasike(ne rastin tone lumturise le te themi)ku parimi qe kontrollon harmonine tek dicka dhe pse duket inegzistent,ne fakt ai egziston por jo i rregullt.....te zbulosh ne cfar menyre dicka arrin te jete persosmerisht e balancuar pa ju nenshtruar parametrave gjeometrike...pra ti do te thuash(nese e kuptova drejt)te arrish te shohesh lumturi ne ate qe eshte e shtrembet,jokomplete,e thyer,joegzakte,duke ju afruar spontaneitetit dhe kasualitetit te natyres...duke provokuar nje lumturi mjaft me te holle sesa ajo e botes qe na rrethon me ato forma abstrakte qe racionaliteti yne ka studiuar si ti mase

    hmmmmmmmm japonezet jane mjaft interesante.

    Ps.anyway lumturia per mua eshte thjesht nje nocion abstrakt,asgje me shume.

    Psikologet thone qe lumturia eshte emocioni .....emocioni qe te ben te ndihesh mire ,forma me intensa e lumturis eshte la gioia .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  2. Balsami i lumturisė
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  3. Ku gjėndet lumturia?!
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 16:27
  4. Lumturia
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 18:48
  5. Pėr tė qenė tė lumtur
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •