Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 95

Tema: Lumturia...

  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438

    Lumturia...

    «Beatus nemo dici potest extra veritatem proiectus» “Asnje nuk mund te jete i lumtur larg nga e verteta”

    lumturia eshte nje gjendje (emocion) shume pozitiv, qe kuptohet subjektivisht e gjithmone ne baze te kritereve subjektive.
    Etimologjikisht fjala lumturi vjen nga fjala latine felicitas, qe perbehet nga felix-icis “i lumtur”, rrenja e te ciles “fe” ka domethenien e bollekut, pasurise, mireqenies. Nocioni i lumturise ne kuptimin si gjendje (pak a shume e qendrueshme) e nje kenaqesie te plote, ze nje vend te rendesishem ne doktrinat morale te antikitetit klasik, saqe perdoret per to edhe titulli “Doktrina jetesore eudemonistike” (nga greqishtja eudaimonia) e qe perkthehet zakonisht si “lumturi”. Ky koncept ndryshon sipas vizionit apo konceptimit te botes (weltanschauung) e te jetes ne te.

    Disa thenie mbi lumturine

    - kush eshte i lumtur e ka te veshtire te kete nje kuptim mbi varferine

    - lumturia e vertete qendron ne virtytet

    - asnje njeri i keq nuk eshte i lumtur

    - lumturia eshte gjithnje e paqendrueshme dhe e pasigurte


    Karakteristikat kryesore

    Karakteristikat e lumturise variojne sipas atij qe e provon (qetesi, gezim, optimizem, largesi nga cdo nevoje, kenaqesi etj). Kur fillon kjo lloj lumturie duket sikur nuk do mbaroje asnjehere, por frika qe do t’i vije nje dite fundi ben qe ajo te mbaroje.

    Lumturia eshte nje gjendje e mireqenies se njeriut.

    Njeriu qe ne fillim nuk ka reshtur se kerkuari mireqenien e tij. Lumturia eshte ajo gjendje kur te gjitha emocionet dhe ndjenjat e trupit dhe intelektit bashke sjellin mireqenie e gezim ne nje moment pak a shume te gjate te jetes sone.


    Mbi lumturine ne pergjithesi


    Njeriu ka disa nevoja themelore, dytesore e te shkallezuara (ose te teperta), e ne nje fare menyre arritja e objektivit dhe realizimi i ketyre nevojave sjell gezim nga i cili arrin edhe lumturia.

    Lumturia e studjuar ne baze te profilit te nevojave (primare, dytesore etj) con ne vleresime dhe perkufizime jo vetem psikologjike e filozofike te ndryshme por edhe vleresime materiale per te cilat lumturia eshte nje nder studimet me te medhaja te te gjitha shkencave humanistike. Eshte e qarte qe ndarja eshte bere per te qartesuar elementet e ndryshme te asaj qe eshte gjendja e lumturise se personit, por duke qene njeriu i pandashem menderisht-fizikisht-shpirterisht eshte e qarte qe flitet per te gjitha keto elemente qe influencohen mes tyre. Keshtu, nqs me dhemb nje kembe eshte shume me normale qe une te jem i trishtuar se sa i kenaqur.

    Lumturia – profili biologjik

    Lumturia perben nje pjese te rendesishme qe kushtezon Unin, frut ky i realizimit te nevojave primare te instiktit dhe impulseve biologjike, si p.sh uria, gjumi etj. Keto mund te konsiderohen si pjese integruese e lumturise, por jo si e vetmja pjese perberese e saj. Nevojat biologjike krijojne nje gjendje pritjeje dhe palumturie qe rregullohen ne momentin kur realizohet nevoja jone primare: realizimi ben qe te formohet nje gjendje qetesie e jo frike qe prodhon lumturi biologjike, qe identifikohet me kenaqesine, e cila influencon edhe elementet e tjere si p. sh intelektin dhe shpirtin. Sidoqofte realizimi fiziologjik mos nje here nje here mbaron, sepse vazhdimisht nga instikti dhe impulsiviteti shpafen nevoja te tjera primare.


    Lumturia – profili filozofik


    Epikuri ne nje leter mbi lumturine per Meneceun i tregonte qe s’ka moshe njohja e lumturise: nuk jemi kurre as te vjeter e as te rinj per te pasur mireqenie ne shpirt (ose me sakte “te filozofizosh”, qe do te thote te duash diturine e “vertete”). Per Epikurin lumturia eshte njohja e gjerave. Ne jeten e tij natyrore, njeriu largon nga vetja e tij dhimbjen si fizike (aponia) si psiqike (atarassia) dhe mungesa e ketyre dy shkaqeve sjell ne arritjen e lumturise. Por s’mjafton: Epikuri mendon se duhet provuar kenaqesi e prandaj i klasifikon kenaqesite duke i ndare ne tre kategori te madha:

    kenaqesite natyrore te nevojshme, si: miqesia, liria, shtepia, ushqimi, dashuria, veshja, kurimi etj;

    kenaqesite natyrore por jo tamam te nevojshme, si: bolleku, luksi, shtepi me te medhaja sec na nevojiten, ushqime te rafinuara e pamase;

    kenaqesite shtese, si: suksesi, fuqia, lavdia dhe fama.

    Njeriu ka edhe nevoja te teperta si ambicja per t’u permiresuar, per t’u rritur intelektualisht, per te qene i pari mbi te tjeret, per te qene konkurues e kompetitiv, per te kerkuar vertetesine e gjerave qe e rrethojne. Per te arritur keto objektive njeriu punon me gjithe pasionin e tij, forcen e shpirtin dhe kur arrin qellimin qe i kishte vendosur vetes gjen nje kenaqesi ne intelekt.


    Lumturia – profili psikologjik


    Lumturia mund te jete realizimi e nje deshire ose gezimi per realizimin e saj.
    Bota e reklamave e di shume mire qe konsumimi fillon nga deshirat (ose problemet) e blerja e gjerave prodhon kenaqesi e si rrjedhoje lumturi. Ne fakt nqs deshira nuk ekziston publicitaret e krijojne. Nevoja e lumturise mund te jete edhe zgjidhja e problemeve qe con ne gezim.

    Lumturia zhvillohet si intelektualisht ashtu edhe materialisht, si fizikisht ashtu edhe psiqikisht, si ndjeshmerisht ashtu edhe emocionalisht.

    Per te bere disa shembuj praktike se si vlera e lumturise ndryshon edhe ne baze te kultures edhe te kontekstit ambjental, lumturia mund te jete buzeqeshja e nje femije, ose blerja e nje vile me pishine, mund te jete nje martese, ose arritja e majes se Everestit, paqja e ndjenjave ose fitorja e boterorit.

    Ne Boten e trete (vendet jo te zhvilluara) pasja e nje tasi me oriz, nevoje themelore, eshte lumturi. Ne vendet e pasura blerja e nje makine luksoze, nevoje e tepert, eshte lumturi. Jane dy emozione jo te barabarta por qe bejne pjese tek lumturia njerezore.

    Sipas disa teorive te sotme (nder te cilat Xhuliana Projeti) lumturia eshte te provosh gjithcka te bukur qe ka jeta. Nuk eshte nje emocion objektiv por nje kapacitet individual, nuk eshte e rastesishme si nje ngjarje e fatit por nje aftesi per t’u zbuluar dhe mesuar. Duhet te mesojme te jemi te lumtur.
    Lumturia nuk eshte te ndjekesh endrat e shpresat e te nesermes, por ne te kundert mundimi i kenaqesise me ate qe kemi perpara sot. Lumturia nuk eshte ne te ardhmen pra, por ne te tashmen. Lumturia eshte nje gjendje gezimi vetem ne te tashmen. Shpesh shkembehet ndjekja e parase, mireqenies, fames, suksesit, fuqise sikur arritja e tyre te jepte ndjenjen e lumturise. Kjo ne fakt eshte shume e gabuar sepse kjo sjellje krijon frike e shqetesim qe eshte ne kundershtim me gjendjn e lumturise. Gara na ben skllever te sistemit e nqs nje njeri eshte skllav nuk eshte i lire e prandaj nuk eshte i lumtur. Vetem liria nga sistemi ben qe ne te shohim te sotmen e na ben qe te gezohemi me ate qe na rrethon.


    Lumturia – profili shpirteror


    Fe-te e medha mundohen te ndajne konceptin e lumturise qe krijohet nepermjet gjerave materiale duke e quajtur kenaqesi e qe ndryshon nga lumturia shpirterore e qe arrihet me karakteristika si thjeshtesia e qetesia e shpirtit.

    Nje shembull ne historine e shenjterve eshte ajo e Shen Franceskos qe ishte i pasur e ndoshta edhe i gezuar, por ishte nje lumturi jo e plote. La gjithcka e u be i varfer por duke qene i gezuar ne brendesi.

    Lumturia absolute per krishterimin per shembull eshte vizioni i Hyjit.


    Lumturia – profili shkencor/menyra e sjelljes


    Psikologjia me teper se dishiplinat e tjera ka studjuar sjelljen e psiqikes ne gjendje lumturie duke vene re menyrat e kesaj sjelljeje ne manifestimet e lumturise: ndjenje e nje lirie me te madhe, besim ne veten e tek te tjeret, optimizem per jeten.

    Jane bere studime mbi efektet e lumturise qe analizojne pjesemarjen e disa pjeseve te trupit ne mekanizmat biologjike komplekse qe shfaqen kur na duket sikur ndjejme te ashtuquajturen “lumturi”. Eshte vene re qe personat e lumtur e perballojne me mire jeten dhe raportet me te tjeret. Keshtu lumturia ka dy elemente kryesore: realizimin e mireqenies se trupit por edhe realizimin e qetesise se shpirtit. Vetem realizimi i te dyjave jep lumturine e plote.

    E drejta per te qene i lumtur

    Koncepti i lumturise eshte nje vlere qe ben pjese ne disa Kushtetuta, si p.sh ne ate americane. Ne kushtetuten italiane thuhet “zhvillimi i plote i njeriut” dhe eshte nje vlere qe tregohet nga neni nr 3.

    Lumturia ka te beje me jeten private, nga ana mbrojtese dhe zhvilluese, dhe eshte themelore per te garantuar mbrojtjen e dinjitetit te personit ne cdo aspekt duke garantuar keshtu edhe lumturine e tij. Te respektosh jeten private do te thote t’i lejosh gjithsecilit te realizoje endrat e veta, te mos shmangi lumturine ne format me te cilat identifikohet, te vendosi personalisht mbi cdo aspekt te ecjes se tij. Pra te realizoje endrat e veta e te zhvilloje ne kompleks veten e tij, duke gjetur ekuilibrin e duhur per te arritur lumturine.
    E drejta per te qene i lumtur, jeta private dhe e drejta e identitetit personal perbene hedhjen poshte te atyre qe mundohen te krijojne tek njeriu sjellje e modele te prefabrikuara. Cdo person eshte "nje" ne kete bote e si i tille eshte i paperseritshem, krijues i projekteve te veta, jo i standartizuar pra.
    La vita č bella...

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Cili eshte mendimi juaj mbi lumturine? Sipas eksperiences suaj a arrihet perhere Lumturia, apo eshte thjeshte nje grup grimcash te vogla gezimi mes veshtiresive jetesore? Cfare do ju bente me te vertete te lumtur?
    La vita č bella...

  3. #3
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anėtarėsuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    nese do ta mendonim lumturin si ate kubin me gjashte faqe te ndryshme(edhe pse kubi i lumturise do te duhej te kishte me shum faqe)do kuptonim se lumturia eshte e lloj llojshme....pikerisht sic e the edhe ti...

    Ne Boten e trete (vendet jo te zhvilluara) pasja e nje tasi me oriz, nevoje themelore, eshte lumturi. Ne vendet e pasura blerja e nje makine luksoze, nevoje e tepert, eshte lumturi. Jane dy emozione jo te barabarta por qe bejne pjese tek lumturia njerezore.

    pra gjithsecili eshte i lire ta konceptoje lumturine sipas interesave vetjake....

    per mua personalisht lumturia eshte vete fakti qe un po jetoj..jam pjese e kesaj bote...mos qofte e thene undje mund te kisha vdekur...por jo...dhe kjo ne njefare menyre eshte lumturi sepse un po shijoj kete jete(e mire apo e keqe qofte,e lehte apo e veshtire,e drejte apo mizore...etj)...qe te arrish lumturine(flas per ate lloj lumturie qe ti kerkon)eshte deridiku e lehte...fundja ti dhe vetem ti di sesi ta fitosh lumturine e jetes tende....se cfare do te me lumturonte vertete?akoma se di..jam ne ate stad te jetes ne te cilin akoma nukdi sesi do te shkoje jeta ime...se c'drejtim do te marre...prandaj cdo mendim qe po jap eshte relativ....

    respekte per temen era
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Do me pelqente te mendoja se ekzistonte por ... jo.

    Personalisht nuk e lakmoj, nga jeta kam mesuar qe "gezimi" zgjat shume pak, qetesia aq me pak, harmonia po ashtu. Epo nqs elementet e "lumturise" kane tendence te ulet atehere . ..
    Gezimi i tepert ndonjehere me tremb ,pasi dicka jo e kendeshme do te me ndodhe me vone, keshtu qe preferoj te jetoj e qete ne te ardhmen sesa te varem nga fjala "lumturi" .Eshte thjeshte nje gjendje emocionale ku njeriu ndihet mire, por nuk zgjat shume sidomos ne nje familje te mundosh veten duke e kerkuar eshte torture. Si e mira dhe e keqia jane per njerezit rendesi ka qe te kesh krahet e ngrohta e te gjesh mbeshtetje ne njerezit qe do.
    Te jetosh me familjen e te perjetosh ndjesite qe ajo te fal, mendoj se nuk ka "lumturi" me te madhe se kaq .
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin
    Cili eshte mendimi juaj mbi lumturine? Sipas eksperiences suaj a arrihet perhere Lumturia, apo eshte thjeshte nje grup grimcash te vogla gezimi mes veshtiresive jetesore? Cfare do ju bente me te vertete te lumtur?


    me pak shkronja,
    kur jam me shendet mir ose top
    jam mir fare kur kam dhe lek gjithashtu shkelqyshem ndihem,
    kur dashuria na ecen mir kapim qiellin me dore, por ai largohet


    PS: kjo eshte lumturia per mua ca du ma teper un!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BaBa : 28-09-2008 mė 12:48
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin
    Cili eshte mendimi juaj mbi lumturine? Sipas eksperiences suaj a arrihet perhere Lumturia, apo eshte thjeshte nje grup grimcash te vogla gezimi mes veshtiresive jetesore? Cfare do ju bente me te vertete te lumtur?
    lumturia nuk eshte vetem ēaste te gezueshme por jane te gjitha momentet te gezueshme dhe te hidherueshme te mbledhura se bashke dhe lumturia arrihet kur ka me shume caste te gezueshme sepse neve e konceptojme lumturine vetem ne castet e bukura te jetes po jeta nuk ka vetem caste te bukura por edhe te hidhura dhe ky binom perben lumturine kaq kisha per te thene nuk po vjen me asgje tjeter ne mendje

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar mė parė nga keneta e vogel Lexo Postimin
    nese do ta mendonim lumturin si ate kubin me gjashte faqe te ndryshme(edhe pse kubi i lumturise do te duhej te kishte me shum faqe)do kuptonim se lumturia eshte e lloj llojshme....pikerisht sic e the edhe ti...

    Ne Boten e trete (vendet jo te zhvilluara) pasja e nje tasi me oriz, nevoje themelore, eshte lumturi. Ne vendet e pasura blerja e nje makine luksoze, nevoje e tepert, eshte lumturi. Jane dy emozione jo te barabarta por qe bejne pjese tek lumturia njerezore.

    pra gjithsecili eshte i lire ta konceptoje lumturine sipas interesave vetjake....

    per mua personalisht lumturia eshte vete fakti qe un po jetoj..jam pjese e kesaj bote...mos qofte e thene undje mund te kisha vdekur...por jo...dhe kjo ne njefare menyre eshte lumturi sepse un po shijoj kete jete(e mire apo e keqe qofte,e lehte apo e veshtire,e drejte apo mizore...etj)...qe te arrish lumturine(flas per ate lloj lumturie qe ti kerkon)eshte deridiku e lehte...fundja ti dhe vetem ti di sesi ta fitosh lumturine e jetes tende....se cfare do te me lumturonte vertete?akoma se di..jam ne ate stad te jetes ne te cilin akoma nukdi sesi do te shkoje jeta ime...se c'drejtim do te marre...prandaj cdo mendim qe po jap eshte relativ....

    respekte per temen era
    e ke gabim ajo nuk eshte lumturi ajo eshte plotesim nevojash elementare dhe te teperta lumturia eshte gjendje shpirterore qe nuk mund te ta japi kurre paraja
    se ti mund te mos kesh buke te hash por prape je e lumtur me ato qe ke dhe je ne harmoni m jeten sepse po nuk ishe ne harmoni me jeten je e humbyr

  8. #8
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    neomatrix duhet te lexosh te gjithe tekstin e "lumturise" per te kuptuar pergjigjen e keneta e vogel, qe eshte me te vertete shume e sakte per mendimin tim))
    La vita č bella...

  9. #9
    Vrite Egon! - Do te jesh gjithmone i/e lumtur!!
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin
    neomatrix duhet te lexosh te gjithe tekstin e "lumturise" per te kuptuar pergjigjen e keneta e vogel, qe eshte me te vertete shume e sakte per mendimin tim))
    NEJSE AI ESHTE MENDIMI IM PER LUMTURINE NUK KAM MENDIM TJETER

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  2. Balsami i lumturisė
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  3. Ku gjėndet lumturia?!
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 16:27
  4. Lumturia
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 18:48
  5. Pėr tė qenė tė lumtur
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •