Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Vëllai i "pafat" i Obamës

    Jeta e ndryshme e vëllezërve që u braktisën nga i ati

    I njëjti gjak, e njëjta dhembje, i njëjti baba që i braktisi që kur qenë fëmijë të mitur. Por të ardhme krejt të ndryshme: njëri është në garë për të fituar postin e njeriut më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i dyti jeton në një geto afrikane ku syri të zë veç baraka të sajuara. Xhorxh Husein Oniango Obama, vëllai i harruar i kandidatit presidencial Barak Obama, më i ri dhe më pak fatlum, nuk ishte afruar kurrë nga njeri deri tani: vetëm para pak ditësh një gazetar i revistës "Vanity Fair Italia", kaloi një ditë të tërë në geton ku banon. "Askush nuk e ka idenë që ekzistoj", i tha Xhorxhi gazetarit italian.

    "Këtu jetojmë me më pak se një dollar në muaj", rrëfen teksa shoqëron gazetarin nëpër geton ku jeton, në Huruma, në periferi të Nairobit. Baraka e tij është dy metra e gjerë dhe tre e gjatë. Nga ajo që mund të quhet tavan, varen tre bluza. Mobilimi kompletohet nga një poster i skuadrës së Interit, një tjetër të Milanit dhe një kalendar i disa viteve më parë, ku shfaqen foto plazhesh ekzotike.

    Por edhe diçka tjetër shumë e rëndësishme: kopertona e një gazete vendase me fotografinë e senatorit Barak Obama. Vëllai i tij i madh. Në geto të gjithë e quajnë Husein, emri i tij i dytë mysliman. I ati, i quajtur Barak Husein Obama plaku, ka bërë një jetë të etshme: poligam, si të gjithë në Kenia, la pas katër gra dhe tetë bij.

    Dihej për Aumën: shumë pranë vëllait amerikan gjatë fazës së parë të zgjedhjeve brenda radhëve të Partisë Demokrate. E motra e ndihmoi sa mundi gjatë fushatës elektorale. Dihej edhe për Abongon, i njohur ndryshe edhe si Roi, njëherësh edhe si Malik: herë pas here nuk përtonte të thoshte fjalën e vet për llogari të ndonjë reviste a gazete.

    Duhej edhe për ekzistencën e tre Obamave të tjerë, një në Kinë dhe dy në Londër: kanë vendosur të mos i përgjigjen asnjë pyetje të bërë nga gazetarët. Dihej që edhe një tjetër prej vëllezërve, i quajtur David, kishte vdekur në moshë të re pas një aksidenti me motor. Apelit të fëmijëve të Barak Husein Obama plakut, i mungonte vetëm ai: Xhorxh Husein Oniango Obama.

    "Jetoj si një i harruar nga bota, askush nuk e di që ekzistoj", rrëfen. Në rast se ndokush çuditet nga mbiemri i tij dhe e pyet (gjë që për hir të së vërtetës ndodh shpesh) çfarë lidhje ka me senatorin amerikan, përpiqet të rrëshqasë: "Përgjigjem se nuk kam asnjë lidhje gjaku me të. Më vjen turp".

    Është 26-vjeçar dhe sytë i ka gjithë kohës të murrëtyer. Janë shumë të pakta ato gjëra me të cilat mund të mburret. Prej pak kohësh është regjistruar në vitin e parë në një institut teknik. Për dhjetë vjet me radhë ka jetuar rrugëve. Çfarë efekti mund t‘i bëjë pamja e të vëllait në ekranin e televizorëve?

    Acarohet përpara se të përgjigjet: "Obama, Obama, Obama, gjithnjë Obama! A nuk i bie ndokujt në mendje të merret edhe me kandidatin tjetër presidencial, Mek Keinin?". Me të vëllanë është parë në dy raste. Nga rasti i parë ruaj kujtime të vagullta, pasi në atë kohë kishte qenë vetëm 5-vjeçar. Nga ai kujtim ekziston edhe një gjurmë: një paragraf në epilogun e autobiografisë së Barak Obamës, të titulluar "Ëndrrat e tim ati", ku e përshkruan si "një vogëlush të bukur me kokë të rrumbullakët e me vështrim të vëmendshëm".

    Takimi i dytë ndodhi para dy vjetësh. Senatori arriti në Kenia bashkë me gjithë familjen, si etapë e një turi publicistik nëpër të gjithë kontinentin afrikan. Në atë udhëtim, përveç së shoqes Mishel, merrnin pjesë edhe dy bijat, Malia e Sasha. I shpuri në Kogelo, për të njohur gjyshe Sarën përpara telekamerave. Qëndruan aty 45 minuta.

    "Ishte takim i shkurtër. Këmbyem disa fjalë me njëri-tjetrin. Ishte diçka disi e habitshme. Si të takoje një të huaj", tregon Xhorxh Husein. Barak Obama, e ka parë të atin vetëm një herë pas largimit, kur ishte dhjetë vjeç. Kaluan së bashku një festë të tmerrshme krishtlindjesh në Honolulu. Pas kësaj, asnjë lloj kontakti, ose thuajse: ndonjë lajm i rastësishëm, rrëfimet e së ëmës dhe një dhembje e thellë.

    "Të paktën Baraku e ka njo0hur. Do të doja shumë ta njihja edhe unë. Dua edhe unë ta njoh babanë", thotë me zë të ulët duke zvarritur fjalët Xhorxhi. E ëma, Xhael, është martuar përsëri kohë më parë, ka lindur fëmijë të tjerë dhe jeton shumë larg të birit. Ai mbeti krejt i vetëm. "U detyrova të mësoja të mbijetoja, të gjeja vetë ato që më nevojiten". Nairobi është një vend shumë i vështirë, sidomos kur je krejt i vetëm, e aq më tepër kur je i detyruar të jetosh në geto. Janarin e shkuar, në Huruma, gjatë përplasjeve pas zgjedhore, të paktën gjashtë vetë mbetën të vdekur nën goditjen e thikave e të sëpatave. "Këtu policia nuk të arreston. Të qëllon pa asnjë lloj paralajmërimi. I kam parë me sy dy shokë të mijë të mbeteshin të vrarë".

    Si i janë shkaktuar gjithë ato shenja në fytyrë? "nga zënkat", thotë. "Jam shumë i zoti të zihem me grushte".


    /SHQIP/
    Sui generis

  2. #2
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    E hëngri zezoja më duket me këtë propagandë!!
    Ezekiel 25-17.

  3. #3
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Zezoja nuk e ha se amerikanet jane njerez me llogjike. Ca te keqe ka te kesh nje vella te varfer?
    Amerika ka nevoje per ndryshime. Vetem Barak Obama mund ta ndryshoje Ameriken dhe gjithe boten.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Te rrezikshem jane keta tipat, si hitleri, me familje te shkaterruar, te larguar nga familja, po ti hulumtosh nga brenda jane gjith trauma, dhe te mendosh se munde te kete shance te udheheq boten, ----- qaj te gjallet

  5. #5
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Bash qashtu eshte.

    Nje njeri qe nuk i intereson as per familjen e tij, do te ishte gabim katastrofal te udheheqte dhe nje komune me 50 banore, e le me te udheheqte superfuqine aktuale.

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    E hëngri zezoja më duket me këtë propagandë!!
    As mos e diskuto, kaq duan amerikanet se thon.. Ky kur nuk ndihmon vellain e tij, ca pret nga ky?..

    Iku zezoja aq e pati.. lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Cfaje ka Obama sepse ate rruge i dha jetes se vet ,
    Pse ai duhet te jete i pergjegjshem per jeten e vellait te tij?
    Ajo dihet qe politika i ka keto, sidomos per fushata zgjedhjeje vene edhe germojne deri ne lindje , vetem e vetem qe tu njollosin biografine dhe te corinetojne opinionin publik.
    Pse kane frike nga Obama?
    Jane informacione coroditese ,
    pse pikerisht tani u kujtuan per vellain e Obamas ?
    pastaj as nuk eshte e sigurt qe eshte vellai i tij.
    Nuk e di, a ne e dini , ne France eshte nje ministre e drejtesise, e quajtur Rachida Dati, e cila vjen nga nje familje emigrantesh algjerian e marok , ku jane 11 femije dhe vellai i saj me i vogel merret me droge , edhe ajo vete dha urdher qe ti futeshe vellai ne burg dhe njeri nuk e hoqi nga posti vetem per kete gje .

    Keshtu qe cdo njeri e ben vete fatin
    Ndryshuar për herë të fundit nga pseudo : 22-08-2008 më 12:18

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Zezoja nuk e ha se amerikanet jane njerez me llogjike. Ca te keqe ka te kesh nje vella te varfer?
    Amerika ka nevoje per ndryshime. Vetem Barak Obama mund ta ndryshoje Ameriken dhe gjithe boten.
    Amerikanet njerez me logjike ? hahahahaha...... Mbase une kam pasur te bej vetem me te rinj turiste e gaboj, por kjo shprehja jote me njohjen aktuale te amerikaneve qe kam me gajas.

    Baraku me mire te kujdeset per familjen e tij e mos ti lere vellezerit pa buke rrugeve te botes e te mburren se jane shume te zote ne sherre me grushta.
    Kur nuk eshte i zoti te kujdeset per vellezerit e tij, mos ti lere ne skamje, si mund te kujdeset per Ameriken e aq me pak per boten.
    Po jam dakort qe do sillte ndryshime, po per keq.

    Nje zezakuc kenian qe le vellezerit rrugeve, perballe Mekejnit , nje hero lufte, qe i ka dhene Amerikes edhe 5 vjet ne kampet vietnameze.
    Une sdo hezitoja asnje cast per te votuar Mekejnin nese do isha amerikan(mos e dhente zoti me qene amerikan).
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Po s'i publikojne ketu keto gjera. (Vallai keto teorite konspirative ia vlen ndonjehere t'u hedhesh nje sy.)

    Nga ana tjeter, dhe Bill Clinton e kishte vellane ne burg per idiotlleqe.

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Edhe un kam qene ne burg, ska te beje kjo!! Prap kam te dashur gocen e saliut.

    lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  2. Një dite do t'i kujtoni këto që po ju them
    Nga qorri_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 11:47
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-06-2005, 09:49
  4. Niveli i Diplomacise Shqiptare
    Nga erzeni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 16-06-2004, 03:48
  5. Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiut
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 06:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •