Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Çamët: Duam një memorial për viktimat në Greqi

    KËRKESË


    Drejtuar: Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë;



    Për Dijeni: Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë


    Kërkues:

    1. Shoqëria "ÇAMËRIA"

    2. Instituti i Studimeve për Çamërinë

    3. Partia për Drejtësi dhe Integrim



    Shoqëria "ÇAMËRIA", Instituti i Studimeve për Çamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nëpërmjet kësaj kërkese ripërsërisin bashkërisht një kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë edhe më 6 tetor 2007.

    Nëpërmjet kësaj kërkese risjellim në vëmendje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë se i qëndrojmë kërkesës së bërë tek Ju nga Shoqëria "ÇAMËRIA".

    Ne kërkojmë që MPJ e Shqipërisë t‘i paraqesë palës respektive të Republikës së Greqisë kërkesën tonë për:

    1. Ndërtimi në Paramithi, Greqi, të një obelisku në përkujtim të masakrës së Paramithisë;

    2. Ndërtimi i një varreze përkujtimore pranë Urës së lumit Kalama, në Greqi aty ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë dhe nuk mundën të kalonin këtë urë, gjatë gjenocidit mbi popullatën çame.

    Shoqëria "ÇAMËRIA", Instituti i Studimeve për Çamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim shprehin bindjen se popujt i lidhin urat e tyre të miqësisë, duke ndërtuar së pari ‘Faljen‘, duke respektuar ata që ranë për një kauzë të ndershme.

    Ne jemi të bindur se të rënët çamë, rreth 2800 të tillë, u masakruan në kauzën e tyre të shenjtë për të lindur fëmijët e tyre në tokë të baballarëve.

    Ne jemi të bindur se të masakruarit, rreth 400 të tillë, vetëm gjatë një dite në Paramithi, ranë në tokë të tyre, pa u gjykuar, u vranë. Ne duam të ndërtohet miqësi. Ne jemi të bindur se miqësitë ngrihen mbi faljen, para së gjithash u kërkohet falje të rënëve, nderohen ata.

    Shoqëria "ÇAMËRIA", Instituti i Studimeve për Çamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim ndjekin me vëmendje përkushtimin disavjeçar të zyrtarëve të shtetit fqinj, Greqisë; në aplikim të dëshirës së tyre për ngritjen e varrezave memoriale në kujtim të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greke.

    Shoqëria "ÇAMËRIA", Instituti i Studimeve për Çamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk janë institucione të specializuar mendim-dhënëse as për përcaktimin e numrit të varrezave, as për vendvendosjen e tyre në truallin shqiptar dhe as për sipërfaqet që pritet të zaptojnë ato.

    Është shteti shqiptar, ai që ka tagrin, të drejtën dhe detyrën të çmojë arsyet, qëllimet dhe pasojat.

    Ne kërkojmë që në zbatim të parimit të mirënjohur të reciprocitetit midis shteteve miq, të ngrihet prej Jush dhe të shqyrtohet kjo kërkesë e jona gjatë bisedimeve me përfaqësues të shtetit grek. Ne besojmë në drejtësinë e kërkesës sonë, ne besojmë se respekti që shfaqet për të rënët nuk do të jetë i ndryshëm, pavarësisht kombësisë së ndryshme të të rënëve.

    Ne besojmë se të rënët tanë, martirë për vatrat e tyre, lypset të nderohen së paku njësoj me të rënët grekë në tokë të huaj.



    1. Shoqëria "ÇAMËRIA"

    Kryetari

    Ardian TANA



    2. Instituti i Studimeve për Çamërinë

    Drejtori Ekzekutiv

    Ahmet MEHMETI


    3. Partia për Drejtësi dhe Integrim

    Kryetari

    Tahir MUHEDINI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,986
    Ju lumtë Shoqatës Çamëria.Janë kërkesa mjaft të drejta dhe të vonuara.Greqia duhet të detyrohet nga bota të respektojë të drejtat e njeriut sepse nuk po i respekton.Ndërsa tek të tjerët i kërkon!Disa herë është denoncuar në gjykatën ndërkombëtare dhe e ka zvarritur qëllimishtë këtë punë.Ne duhet të jemi të vendosur në kërkesat tona ligjore.
    respekt


    RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 05:10
  2. SHBA, shqiptari ofron drekë falas për viktimat e Madof
    Nga brooklyn2007 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 06:56
  3. Viktimat E Perdhunimit Dhe Vuajtejet E Tyre
    Nga abdulselam në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-01-2005, 07:31
  4. Shqipëria, ndër të parat në Ballkan për viktimat e cunamit
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 11:08
  5. Hiroshima kujton viktimat
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 13:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •