Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Tung Drini!

    Desha te te pyes nje gje.A interesohet BFI edhe per faktin se ne mesin tone mund te infiltrohen "fetare" te cilet nuk interesohen edhe aq per fe sa per politike?Pra dua te di se sa jan muslimanet e Maqedonise ne gjendje te dallojne mikun nga armiku,dhe se a eshte i njohur ky fenomen.Pra infiltrimi i elementeve te huaja me qellime te caktuara politike.

    te falenderoj paraprakisht

    ps.mos ma merr per te keq!!!
    Po partit politike kan dasht me kontrollu bashkesin Islame , ato ishin partit politike shqiptare qe donin te fitojn poena politik duke kontrollu bashkesin Islame , per momentin nuk shof ndonje ndikim , kjo zakonisht behet para zgjedhjeve.E per elemente jasht shtetin skam njohuri .

  2. #12
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Xhamia e Zagracanit - Struge



    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  3. #13
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Xhamia e fshatit Përshefc








    Dhe nje ceremoni e mbajtu ne kete xhami

    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 22-11-2008 më 21:38
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  4. #14
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Gurthemel xhamie në Strimnicë të Tetovës


    Me datë 03 Janar 2009 në fshatin Strimnicë të Tetovës u hodhë gurthemel për ndërtimin e xhamisë së këtij fshati. Të pranishëm në këtë ceremonial solemn ishin Sekretari general i BFI h. Afrim ef. Tairi, Muftiu i Muftinisë së Tetovës h. Alifikri ef. Esati së bashku me nënpunësit e Muftinisë së Tetovës, hoxhallarë dhe mysafirë të tjerë.
    Në këtë gurthemel fjalë përshëndetëse mbajti Imami i fshatit Imer ef. Kamberi i cili me disa fjalë përuroi gurthemelin dhe falënderoi xhematin për kontributin e tyre të dhënë për ngritjen e xhamisë. Gjatë këtij solemniteti gjithashtu fjalë përshëndetëse mbajti Myftiu i Myftinisë së Tetovës h. Alifikri ef. Esati i cili citoi fjalë nga Kurani i madhërishëm dhe të njejtët i komentoi duke thënë se: “ Vetëm, besimtarët e mirë janë ata që më të dashurën e tyre e japin për hirë të All-llahut xh.sh, siç keni vepruar ju më vënien e këtij gurthemeli”.



    Sekretari gjeneral i Bashkësisë Fetare Islame në R.M, h. Afrim ef. Tairi mbajti fjalë rasti i cili theksoi se falë këtyre aktiviteteve sikurse është ky i ditës së sotme, ne po dëshmojmë vlera Islame dhe me të njejtin akt tregojmë se përmes ngritjes së xhamive, ngritim vetëdijen fetare. Ne edhe më tej e kemi fuqizuar veprimtarinë institucionale për shoqërinë tonë përmes institucioneve përkatëse andaj më lejoni të shprehi lavdatat më të larta mbi këtë iniciativ për ngrirtjen e kësaj xhamie me të cilën po tregojmë gatishmëri për të kontribuar për shoqërinë tonë muslimane.



    Sekretari gjeneral i BFI më tej theksoi se kjo ditë është një ditë e veçantë për fshatin Strimnicë dhe për banorët e saj, ngase me anë të ndërtimit të xhamive dhe objekteve fetare islame në mënyrë të përpiktë ruhet dhe kultivohet jeta fetare e besimtarëve. Në këtë solemnitet fetar u kënduan disa vargje nga Kurani dhe në fund u bë duaja në shenjë shënimi të hudhjes së gurthemelit të kësaj xhamie, njëkohësisht ky solemnitet është përcjellur me një koktel modest i përgatitur nga banorët e fshatit Strimnicë të Tetovës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  5. #15
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Inaugurohet Xhamia e re në Negotinë të Gostivarit


    Më 29.12.2008 u lëshua në përdorim gjegjësisht u inaugurua xhamia e re në fshatin Negotinë të Gostivarit, gurthemeli i së cilës ishte më 23 Mars 2008, xhamia në fjalë u ndërtua me angazhimin e qytetarëve të Negotinës, për të cilët ngritja e një xhamie vetëm se dëshmoi mbi vetëdijen e lartë qytetare dhe dobin e ngritjes së xhamive në shërbim të gjeneratave të reja.
    Në hapjen solemne të kësaj xhamie morrën pjesë Sekretari gjeneral i Bashkësisë Fetare Islame, h. Afrim ef. Tairi, Myftiu i Myftinisë së Gostivaruit, Myftiu Myftinisë së Tetovës, nënpunësa të tjerë të myftinive, intelektual, qytetar etj.



    Fjalë përshëndetëse në këtë solemnitet mbajti kryetari i këshillit iniciativ për ndërtimin e xhamisë, Imami i xhamisë, Myftiu i Muftinisë së Gostivarit h. Shaqir ef. Fetahu, fjalë rasti mbajti Sekretari gjeneral i BFI h. Afrim ef. Tairi, ndërsa duan e realizoi Myftiu i Myftinisë së Tetovës h. Alifikri ef Esati.

    Në fjalimin e tij Myftiu i Myftinisë së Gostivarit h. Shaqir ef. Fetahu theksoi: “ Myftinia e Gostivarit në këtë vitë është përplotë aktivitete. Specifikat e këtij viti janë të shumtë në disa sfera ku kemi shënuar një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve tona duke filluar nga gurthemelet e xhamive, pastaj janë bërë hapje solemne të disa xhamive, godinën e Myftinisë së Gostivarit, inaugurimin e godinës së paraleles së femrave të SHMI Medreseja Isa-Beu, etj”



    Sekretari gjeneral i BFI h. Afrim ef. Tairi në fjalën e rastit të mbajtur me rastin e hapjes solemne të kësaj xhamie në mes tjerash theksoi se:” Dita e parë e Hixhretit është ditë e veçant në kalendarin Islamik andaj lëshimi në përdorim i kësaj xhamie është një hap dhe moment i veçant për Myftininë e Gostivarit dhe BFI.

    Ne si BFI ndjehemi mirë që këtë vitë Hixhri e fillojmë në këtë mënyrë, ku po kurorëzohet një sukses i punës tonë, andaj dhashtë Zoti që kjo shtëpi e All-llahut të jetë shkak për të kontribuar në zhvillimin e jetës fetare Islame dhe ngritjes së vetëdijes së shoqërisë muslimane…. Ju nga Myftiu i juaj dëgjuat për të arriturat, andaj në këtë drejtim do të kisha përmend diçka më tepër se ajo, ngase BFI vitin 2008 e filloi pikërisht me gurrthemel në qytetin e Gostivar dhe ja sot më 29 Dhjetor 2008 po e përmbyllim në këtë qytet.

    Sekretari i BFI h. Afrim ef. Tairi në fund shtoi duke thënë: “ Më lejoni që në emër të BFI, Reis ul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi dhe në emrin tim personal t’u uroj këtë xhami dhe dhashtë Zoti që në këtë xhami të takohemi në raste tjera.” Duanë e hapjes së kësaj xhamie e bëri Myftiu i Myftinisë së Tetovës h. Alifikri ef. Esati.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  6. #16
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    sinqerisht me vjen mire qe ndertohen xhami te reja ne maqedoni,
    por nga ana tjeter ndihem shum keq,kur shikoj se shpesh here xhamite behen
    objekt sulmi me arme te renda nga qeveria sllavo maqedonse!

  7. #17
    Besimtar Musliman
    Anëtarësuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    60
    Falenderimi i takon vetem Allahut.Xh.Sh., kurse salvatet per profetin ton te dashur Muhameddin a.s.
    Dhasht Allahu qe perveq rritjes se ndertimit te xhamive, te rritet edhe numri i besimtarve te devotshemt qe ti mbushin keto xhami dhe te ndertohen edhe me shum.

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Selam alejkum : inshalla don ALLAHU dhe mbushen xhamijat , ALLAHU ju shperbleft.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •