Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    7 xhami të reja për 1 muaj

    Bashkesia Islame e Maqedonis leshon ne perdorim 7 xhami te reja.

    BFI Rrit Ritmin e Veprimtaris


    Shtatë xhami dhe një Paralele brenda një muaji. Me këtë rritëm të ndërtimit të xhamive dhe objekteve arsimore, BFI dëshmon se është e prirë për investimin në një ardhmëri të garantuar për Islamin.
    Se Bashkësia fetare Islame në Republikën e Maqedonisë tërë kapacitetin dhe veprimtarinë e saj e ka fokusuar që sa më mirë ta organizon jetën fetare në RM, dëshmon edhe fakti se për një muaj, janë lëshuar në përdorim 7 xhami dhe një Paralele për Vajza. Me ndërtimin dhe hapjen e këtyre xhamive, BFI edhe një herë dëshmon për seriozitetin dhe dedikimin që ti çojë punët përpara në hap me kohën.


    PËRSHEVCI ME XHAMI TË RE

    Fillimisht më datë 26 korrik, në fshatin Përshevc të Tetovës, u bë hapja solemne e Xhamisë së Re të këtij fshati. Të ftuar nderi në këtë manifestim ishte delegacioni i BFIM-së, në krye me Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi me kabinetin e tij dhe drejtorë të institucioneve të Rijasetit, Sekretari i Përgjithshëm i BFIM-së, H. Afrim ef.Tairi, myftitë e muftinive të Kërçovës, H. Murat Useini, të Gostivarit - H. Shaqir Fetahu, iDibrës- Mr, Ruzhdi Lata, etj.
    Të pranishmit fillimisht i përshëndeti Myftiu i Tetovës H. Alifikri ef. Esati, i cili foli për rëndësinë dhe historikun e kësaj xhamie. Më pas, përfaqësuesit e Bashkësisë lokale, dhe Këshillit për ndërtimin e xhamisë, i falënderuan të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për ndërtimin e këtij tempulli fetar islam. Në veçanti falënderimi iu adresua bashkatdhetarëve në botën e jashtme, së bashku me bashkëfshatarët e tyre në Përshevc. Për rëndësinë e ngritjes së tempujve të tillë dhe për ruajtjen e Islamit në këto troje, foli Kryetari i BFIM-së H. Sulejman ef. Rexhepi i cili ndër tjerash tha se "Qytetit të Tetovës në përgjithësi, i është shtuar një ndër xhamitë më të bukura në rajonin e Pollogut". Kreu i BFIM-së gjithashtu një theks të veçantë i dha rëndësisë për ruajtjen, zhvillimin dhe kultivimin e fesë islame në këtë rajon. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Reis ul Ulema, Sulejman ef.
    Rexhepi, theksoi se objektet fetare janë dëshmi e besimit të paluhatshëm. "Me objekte të këtilla fetare, ne e dëshmojmë besimin e paluhatshëm tek Allahu i Plotfuqishëm. Ky besim na bën të besojmë në garancinë për një ardhmëri të bardhë për Islamin. Ndërsa sa u përket njerëzve që anë kontribuar në ndërtimin e këtij tempulli të shenjtë, Allahu i Plotfuqishëm do ti shpërblejë nga thesari i tij i pashtershëm, të gjithë ata që në një farë mënyre, apo në një tjetër, kanë dhënë kontribut në ndërtimin e këtij tempulli", deklaroi H. Sulejman ef. Rexhepi. Me rastin e ceremonisë së inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Përshevc, Sekretari i Përgjithshëm i BFIM-së, H. Afrim ef. Tairi, deklamoi vargje Kuranore, ndërsa duanë solemne të hapjes së xhamisë, e bëri Myftiu i Shtipit H. Isa ef. Ismaili. Pas mbarimit të ceremonisë, për të gjithë mysafirët u shtrua një drekë nëpër restorante të ndryshme të Përshevcit, me çrast edhe një herë u dëshmua mikpritja dhe zemërgjerësia e banorëve të këtij fshati.
    http://www.bim.org.mk/index.php?opti...d=403&Itemid=1
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    ZAGRAÇANI ME XHAMI MADHËSHTORE
    Disa ditë më vonë, gjegjësisht më 31 korrik, në praninë e shumë banorëve të fshatit Zagraçan dhe fshatrave përreth, mysafirëve të ftuar ndër të cilët ishin edhe delegacioni i BFIM, kryesuar nga kryetari Reis ul Ulema, Sulejman ef. Rexhepi, sekretari i përgjithshëm i BFIM-së, Afrim ef.Tairi, muftitë e muftinive në Strugë, Dr.Ferat Polisi, të Kërçovës, Murat Useini, dhe ai i Dibrës, Ruzhdi Lata, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko etj, u bë inaugurimi solemn i xhamisë së re në fshatin Zagraçan.
    Të pranishmit fillimisht i përshëndeti imami i kësaj xhamie, Ariz ef.Saiti me një fjalë rasti, e më pastaj përfaqësuesit e Bashkësisë lokale, dhe Këshillit për ndërtimin e xhamisë, të cilët falënderuan të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për ndërtimin e këtij tempulli fetar islam. Në veçanti falënderimi iu adresua bashkatdhetarëve në botën e jashtme, së bashku me bashkëfshatarët e tyre në Zagraçan. Muftiu i Strugës, Dr.Ferat Polisi, në fjalën e tij të rastit, foli për rëndësinë e këtij tempulli, për rëndësinë e tij në ruajtjen, zhvillimin dhe kultivimin e fesë islame. I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko i cili përmendi se puna që niset me qëllim të mirë mbarohet shpejt. "Për tre vite janë bërë shumë shtëpi të zotit në rajonin e Strugës dhe besoj se me bashkëpunim të të gjithëve islami do të zë vendin që meriton", tha Merko.
    Gjatë këtij solemniteti kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reis ul Ulema ef. Sulejman Rexhepi mes tjerash tha: "Këtë ditë vere, në këtë vend inaugurojmë tempull të shenjtë, që është rezultat i punës suaj dhe vullnetit të zotit. Ju me punën tuaj demonstroni besimin e paluhatshëm shekullor në vendet tona autoktone. Ata që realizojnë projekte të këtilla kanë përkrahjen e zotit", than ë fjalën e rastit ai. "Me objekte të këtilla fetare, ne e dëshmojmë besimin e paluhatshëm tek Allahu fuqiplotë. Ky besim na bën të besojmë në garancinë për një ardhmëri të bardhë për islamin", deklaroi ef. Rexhepi. Kreu i BFIM-së përkujtoi se ata që ndërtojnë xhami janë dashamirës të Allahut. "Zoti i nderoftë, i shpërbleftë dhe i bekoftë të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e këtij tempulli të shenjtë" përfundoi ef. Rexhepi.
    Me rastin e ceremonisë së inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Zagraçan, sekretari i përgjithshëm i BFIM-së, Afrim ef. Tairi, deklamoi vargje kuranore, ndërsa duanë solemne të hapjes së xhamisë, e bëri muftiu i Muftinisë së Kërçovës, Murat ef.Useini. Përndryshe, gur-themeli i Xhamisë së Zagraçanit është vënë në dhjetor të vitit 2006. Kryetari i Këshillit për ndërtimin e saj, Rrahmani tregon se xhamia ka bazë 15 me 20 metra dhe ka hapësirë prej 350 metra katrorësh, ndërkaq oborri është 2 mijë metra. Ndërtimi i objektit fetar ka kushtuar mbi 250 mijë euro, mjete këto që janë siguruar nga vetë banorët e fshatit, por sipas Rrahmanit mjete kanë ndarë edhe mërgimtarët nga Zagraçani, sikurse edhe qytetarë nga qytetet e tjera të Maqedonisë dhe nga Kosova.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    GOSTIVARI ME XHAMI TË RE DHE PARALELE

    Gjithashtu në prezencë të kryesisë së Bashkësisë Islame të Maqedonisë, myftinisë së Gostivarit, udhëheqjes komunale në krye me Kryetarin Nevzat Bejta dhe mysafirëve të shumtë, më datë 17 gusht në Gostivar u përurua Xhamia e re në lagjen "Fazaneria". Me këtë rast, kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Reis ul Ulema, Sulejman Rexhepi, pasi foli për rëndësinë e ndërtimit të xhamive, theksoi se me ndërtimin e kësaj xhamie, kjo lagje demonstron shumëçka, tregon se kjo popullatë gjithmonë e ka pasur në zemër Islamin. Myftiu i Gostivarit, Shaqir efendi Fetahu, nënvizoi se rrumbullakimi i ndërtimit të Xhamisë, tregoi edhe një herë përkushtimin e popullatës së kësaj ane ndaj fesë.

    Më pas, Kreu i BFI-së H. Sulejman Rexhepi dhe Kryetari i Komunës së Gostivarit e prenë shiritin dhe e shpallën hapjen zyrtare të xhamisë.
    Iniciativa për ndërtimin e kësaj Xhamie lindi si nevojë e komunitetit Islam në këtë pjesë të qytetit. Ndërtimi i Xhamisë ka filluar në vitin 2003, ndërsa ka kushtuar 238.920 euro, duke përjashtuar këtu ndërtimin e minares dhe shatërvanin. Në ndërtimin e Xhamisë, ka ndihmuar dhe udhëheqja komunale e Gostivarit me ndërtimin e oborrit. Xhamia në lagjen "Fazaneri" është e shtata me radhë në qytetin e Gostivarit. Në ndërtim e sipër janë Xhamia në lagjen "Banjishnica" si dhe Xhamia në lagjen "Mllaki".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    XHAMI NË KËRÇOVË, DIBËR DHE PALLATICË

    Më datë 15 gusht, në fshatin Pregllovë, komuna e Pllasticës - Kërçovë, u lëshua në përdorim xhamia e dytë. Në këtë manifestim rasti ishin pjesëmarës tërë anëtarët e Rijasetit të BFI-së me në krye Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Kërçovës Murat Huseini, mufti nga muftinitë e tjera, deputetët e zonës: Fazli Veliu dhe Tahir Hani, kryetari i Komunës së Pllasticës Fadil Salifoski si dhe anëtarë të pushtetit lokal dhe këshillit lokal të xhamisë. Në fillim të kësaj ceremonie fjalën e rastit e mori Muftiu i Kërçovës Murat Huseini, i cili fillimisht e Përshëndeti kryetarin H. Sulejman ef. Rexhepi, deputetet Veliu dhe Hani, kryetarin e komunës si dhe të gjithë të pranishmit.

    Më pas Kryetari i komunës së Pllasticës Fidail Salifoski foli për përkushtimin e banorëve të kësaj ane ndaj fesë islame. Ai në asnjë moment nuk e fshehu kënaqësinë që i jepte ndërtimi i kësaj xhamie në një fshat prej 250 shtëpive.
    Në vazhdim, pas një fjalimi të zjarrtë, kreu i BFI-së Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, bëri hapjen e kësaj xhamie. Disa ditë më vonë, më 22 gusht, në fshatin Axhievc të Dibrës, u bë lëshimi në përdorim edhe e një xhamie tjetër. Si përfaqësues i BFIsë dhe në emrin e Reis ul Ulemasë fjalën përshëndetëse e mori Muftiu i Dibrës Mr Ruzhdi Lata, i cili foli për rëndësinë e ndërtimit të xhamive si dhe i falemderoi dhe uroi besimtarët e Axhievcit për xhaminë e re dhe për mundin që e kanë treguar gjatë tërë kohës për sa është ndërtuar kjo xhami. Mr. Lata në fjalimin e tij theks të veçantë i vendosi një karakteristike të rrallë të këtij fshati. "Të parët e këtij fshati kanë ndërtuar xhami në Kajro, në familjen mbretërore të Muhamedaliut, kanë ndërtuar xhami edhe ne Aleksandri, në Stamboll e në tërë trevat Osmane. Ndërsa tani erdhi koha që të dërtojnë xhami edhe në fshatin e tyre". Xhamia në Axhievc do ta zëvendësojë xhaminë e mëparshme e cila ka qenë e ndërtuar para 200 viteve. Gjithashtu më datë 30 gusht, në fshatin Pallaticë të Tetovës u bë hapja solemne e xhamisë së re.
    Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin kreu i BFI-së H. Sulejamn ef. Rexhepi, Muftiu i Tetovës H. Alifikri ef. Esati, mufti nga muftinitë e tjera të vendit, si dhe dashamirë e besimtarë nga Tetova dhe rrethina.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    XHAMI EDHE NË STRUMICË

    Xhami po ndërtohen në katër anët e vendit. Këtë e dëshmon edhe ndërtimi i xhamisë së Re në fshatin Grashorci të Strumicës, me çrast besimtarët e komunës së Vasilevës do ta mbajnë mend këtë ngjarje, për vetë faktin se u bënë me xhami, si dhe në këtë manifestim morën pjesë Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi me tërë operativën e BFI-së si dhe Ministri i Shtetit të Turqisë Mustafa Said Jaziciogu në shoqërinë e zëvendës kryetarit të Dijanetit të Turqisë Mehmet Gormez, si dhe përfaqësues të Parlamentit të Maqedonisë dhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe bashkësisë fetare lokale.
    Në komunën e Vasilevës, rreth 18 përqind e popullatës janë turqi dhe hapja e kësaj xhamie paraqet një shenjë në përmirësimin e bashkëjetesës mes bashkësive etnike që u përkasin besimeve të ndryshme. Përndryshe, Xhamija e Re është ndërtuar për një vit në vendin e xhamisë të mëparshme dhe ka kushtuar rreth 75 mijë euro, para të siguruara nga donatorë turq. Sidoqoftë, me këtë rritëm të ndërtimit të xhamive, BFI dëshmon se është e prirur në investimin e një ardhmërie të garantuar për Islamin.
    A.V.

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Te tregu i gjelbër do të ndërtohet xhami


    Driton ZENKU
    Gostivar, 26 shtator - Në hapësirat e tregut të vogël që ndryshe është quajtur si tregu i gjelbër në Gostivar, do të ndërtohet një kompleks i madh në kuadër të së cilës do të ngrihet edhe një xhami. Sipas projektit ideorë të Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, parashikohet që të ndërtohet një parking ndër tokë, në katin përdhes, katin e parë dhe të dytë do të ndërtohet lokale kurse kati i tetë do të shërbejë si administratë për nevojat e Bashkësisë dhe kompleksit. "Në rrugën që çon nga tregu i madh, gjegjësisht tek Fondi për Sigurim Shëndetësorë, do të ndërtohet xhamia. Mendohet që të ndërtohet një kompleks i bukur dhe shumë funksional. Procedurat për sa i përket marrjes së lejes për ndërtim janë nga fundit. Nga ana e organeve komunale janë kryer gjitha procedurat, tani presim që Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të na jep lejen për ndërtimin e objektit në formatin (p+2). Nga ana e kësaj ministrie është dhënë leje për ndërtimin e objektit në formatin (p+1), por kërkesa jonë është që objekti të ngrihet tre kat", sqaron myftiu i Gostivarit, Shaqir Efendi Fetahu. Ai sqaron se projekti është gati ndërsa tani punohet në sigurimin e donacioneve nga vendi dhe jashtë. Hapësira e tregut të gjelbër në Gostivar i është kthyer Bashkësisë Islame të Maqedonisë në vitin 2006 me denacionalizimin e pronave nga ana e shtetit. Atë kohë për veç Tregut të gjelbër, Bashkësisë Islame të Maqedonisë janë kthyer në pronësi edhe dy objekte afariste si dhe një objekt banesorë që ndodhen në rrugën e Dibrës. Nga Myftinia e Gostivarit shprehin optimizëm se pos këtyre pronave, Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë do t'i kthehen dhe shumë prona të tjera që me pa të drejtë u janë konfiskuar nga pushteti i kaluar monist, siç janë hapësira e parkut në qendër të qytetit, hapësira e parkingut të ri para Pallatit të Kulturës, ajo mbas Pallatit të Kulturës afër xhamisë së lagjes së re si dhe disa objekte dhe hapësira të tjera.
    Me ndërtimin e xhamisë të hapësirat e tregut të gjelbër, qyteti i Gostivarit do të fitojë xhaminë e tetë me radhë, ndërsa pritet që edhe në Zonën e shtatë të ndërtohet një xhami.

    koha.com.mk

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Do të inaugurohen mbi 14 xhami

    Shkup - Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka paralajmëruar se deri në fund të këtij viti do të përurohen mbi 14 xhami në qytete të ndryshme. Xhamitë që do të inaugurohen kryesisht janë në fshatra me popullsi kryesisht shqiptare, mirëpo para dhe pas Ramazanit përurime janë bërë edhe në qytete tjera siç është rasti me xhaminë në fshatin Grasharci të Strumicës.
    "Brenda 45 ditëve të kaluar kemi lëshuar në funksion shtatë xhami të reja, siç është ajo e fshatit Përshevc të Tetovës, Pallatic, Zagraçan, pastaj në Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe ajo në fshatin Grasharci të Strumicës", thekson shefi i kabinetit të kryetarit të BFIM-së, Agron Vojnika. Sipas BFIM-së edhe më tej do të vazhdohet me përpjekjet maksimale për thithjen e donacioneve nga institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për rregullimin dhe ndërtimin e xhamive të reja. (F.K)

    koha.com.mk

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Elhamdulilah prej Allahut .
    KOSOVA E MADHE

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    180
    Elhamdulilah prej Allahut xh.sh qe naj ka mundesi mi pas kto gjami

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Do të inaugurohen mbi 14 xhami

    Shkup - Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka paralajmëruar se deri në fund të këtij viti do të përurohen mbi 14 xhami në qytete të ndryshme. Xhamitë që do të inaugurohen kryesisht janë në fshatra me popullsi kryesisht shqiptare, mirëpo para dhe pas Ramazanit përurime janë bërë edhe në qytete tjera siç është rasti me xhaminë në fshatin Grasharci të Strumicës.
    "Brenda 45 ditëve të kaluar kemi lëshuar në funksion shtatë xhami të reja, siç është ajo e fshatit Përshevc të Tetovës, Pallatic, Zagraçan, pastaj në Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe ajo në fshatin Grasharci të Strumicës", thekson shefi i kabinetit të kryetarit të BFIM-së, Agron Vojnika. Sipas BFIM-së edhe më tej do të vazhdohet me përpjekjet maksimale për thithjen e donacioneve nga institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për rregullimin dhe ndërtimin e xhamive të reja. (F.K)

    koha.com.mk
    Tung Drini!

    Desha te te pyes nje gje.A interesohet BFI edhe per faktin se ne mesin tone mund te infiltrohen "fetare" te cilet nuk interesohen edhe aq per fe sa per politike?Pra dua te di se sa jan muslimanet e Maqedonise ne gjendje te dallojne mikun nga armiku,dhe se a eshte i njohur ky fenomen.Pra infiltrimi i elementeve te huaja me qellime te caktuara politike.

    te falenderoj paraprakisht

    ps.mos ma merr per te keq!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •