Demokracia e Re e Imer Selmanit dje ne parlamentin maqedon,votoi kunder paraburgimit te 2 deputeteve shqiptar Hisen Xhemaili dhe Hajrulla Misini.
Ndėrkaq, deputeti i partisė shqiptare Demokracia e Re, Abedin Zymberi tha se hapja e kėtyre proceseve, do tė ketė efektin domino sepse sipas tij, nė tė ardhmen duhet tė shqyrtohen e rastet qė kanė dėmtuar popullatėn civile gjatė periudhės sė luftės nė vitin 2001.

Deputeti i DR-sė Zyberi tha se, gjatė luftės ka humbur 10 anėtarė tė familjes dhe 26 tė tjerė kanė qenė tė plagosur. Ai tha se pėr 3 muaj me rradhė fėmijė, gra, tė moshuar kanė qėndruar tė mbyllur nėpėr bodrume nė kushte mizore dhe nėn presionin e bombardimeve tė Ushtrisė sė Maqedonisė.

Sipas tij, kėto ēėshtje deri mė tani nuk janė hapur pėr hirė tė pėrmirsimit tė klimės politike nė Maqedoni.

Ndėrsa, kreu i partisė Demokracia e Re, Imer Selmani theksoi hapja e kėtyre rasteve ėshtė nė disfavor tė proceseve eurointegruese tė Maqedonisė.


Selmani:Rastet e Hagės nė disfavor tė Maqedonisė 26/09/2008 20:14:39

Procedimi i lėndėve tė kthyera nga Haga ėshtė njė lojė e rrezikshme e Qeverisė e aktuale e cila mund tė rėndoj situatėn politike edhe ashtu tė brisht nė Maqedoni.

Kėto komente i bėri kryetari i Partisė Demokracia e Re, Imer Selmani, nė njė takim me anėtarėsinė e re tė kėsaj partie me rastin e muajit tė shenjtė tė Ramazanit.

Selmani theksoi se hapja e kėtyre proceseve gjithashtu ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me Ligjin pėr amnisti dhe rėndon zhvillimin e marrėdhėnieve ndėretnike nė Maqedonisė.

Selmani tha se synimi parėsor i subjektit tė ri ėshtė realizimi i plotė i Marrėveshjes sė Ohrit dhe presioni politik ndaj qeverisė sė Maqedonisė, qė sa mė shpejtė tė njihet pavarėsia e Kosovės.

“Sepse vetė zvarritja e aktit tė pranimit tė Kosovės, po i kushton edhe marrėdhėnieve bilaterale, fqinjėsore si dhe atyre ekonomike, ngase lidhjet tona me vėllezėrit tanė kosovarė, janė edhe familjare, edhe politike, por edhe ekonomike”, deklaroi kryetari i DR-sė, Imer Selmani duke pėrmendur edhe prioritetet e tjera qė kanė tė bėjnė me ruajtjen e vlerave kombėtare dhe kultivimin e tyre.

Ai bėri tė ditur se kėsaj parti dita ditės po i bashkangjiten anėtarė tė partive tė tjera, por edhe ata qė deri tani nuk janė ky[ur nė asnjė parti politike. Selmani paralajmėroi edhe hapat e mėtejshme pėr krijimin e strukturave organizative, funksionale, debatet brendapartiake dhe forumet e ndryshme, etj. (INA)