Leter e hapur drejtuar Ali Ahmetit!!!

I nderuari z.Ali Ahmeti nėse edhe pėr njė ēast pyesni veten pėrse kjo letėr ėshtė e drejtuar deri tek ju, pėrgjigjen do ta gjeni nė brendinė e saj.

Nė kėto momente tė vėshtira, jo vetėm pėr mua por pėr njė masė mė tė gjerė nė kėtė vend, kur nocioni “vlerė” ka humbur kuptimin dhe ėshtė shndėrruar nė antivlerė, kur ajo qė quhet tė menduarit ndryshe, dėnohet, nėnēmohet dhe mundohet tė shuhet pa mos zgjedhur masat dhe mėnyrat, jam i detyruar qė nė formė tė letrės sė hapur tė shpreh indinjatėn time, dėshpėrimin tė cilin edhe kur endeshim nė burgjet e idrizoves nuk e shijonim, e qe tani, 20 vite pas asaj ere komuniste, arrihet ne formėn mė perfide, jo nga ata komunist, por nga ana e atyre pas te cilėve u lidhėm dhe sakrifikuam edhe atė mė tė shtrenjtėn.

Qėllimi i informimit tė opinionit mė tė gjerė nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė realizimi i ndonjė tė drejte individuale, por njė tė drejte kolektive, njė tė drejte qė duhet ta gėzojnė me siguri njė numėr i madh i mėsuesve tė cilėt edhe pse janė mė tepėr se njė dekadė nė procesin arsimor mbeten peng i dėshirave tė drejtorėve qė Ju dhe hierarkia Juaj keni vendosur nė kėto pozita.

Ju drejtohem pėr kėtė nė opinion pasi desha tė trokas nė ndėrgjegjen e Juaj, disa shokėve tė mi dhe shokėve tuaj, nėse ka mbetur ndėrgjegje tek Ju dhe hierarkia Juaj qė keni nė Gostivar, Vrapēisht dhe gjetiu nėpėr qytete tjera, me shpresė qė vepra tė kėtilla tė shėmtuara tė kėsaj natyre mos pėrsėriten. Nuk Ju drejtohem Juve rastėsisht, Ju jeni pėrgjegjėsi direkt apo indirekt me katrahurat qė bėjnė tė emėruarit e Juaj duke u tallur me dinjitetin e familjeve, familje qė dhanė njė kontribut tė ēmueshėm nė historikun e lėvizjeve tė ndryshme pėr avancimin e pozitės politike-ekonomike dhe kombėtare shqiptare nė kėtė trevė.

Nėse Ju dhe hierarkia Juaj mendoni se me pushimet nga puna arrini aspiratat dhe avancimin e pozitės shqiptare e keni gabim. Duke larguar nga puna anėtare tė familjeve tė ushtarėve apo tė ish-burgosurve politik...kjo kategori njerėzish dėmtohet ngjashėm si dikur kur pikėsynim i shėrbimeve tė ndryshme antishqiptare ishte qė me ēdo kusht tė dėmtonin dhe tė asgjėsonin kėtė kategori njerėzish, dallimi qėndron vetėm nė atė se nė ditėt e sotme kėta njerėz dashakėqij thirren ne emrin Tuaj!

Nėse njė grup i njerėzve janė tė kėnaqur me arritjet, unė dhe me siguri njė numėr i madh shohim pak mė ndryshe. Pse kėrkuam ndryshe nga qė kėrkonte pushteti para 20 vitesh atėherė me paralelet e pėrziera nė arsim ashtu kemi kėrkuar njė pozitė mė tė avancuar edhe mė vonė.

Pėr veprėn e bėrė mė 1988 nė Gostivar dikush kėrkoi varjen tonė, bėnė burgosjen tonė, largim nga puna dhe ēka jo tjetėr...dhe Ju shkruanit nė atė kohė pėr rezistencėn e tė rinjve Gostivaras nė diasporė dhe sot po tė njėjtit duhet tė ndeshen me diferencim, margjinalizim, pushim nga puna apo nuk e di ēka tjetėr edhe pas kaq vitesh... E ARRITUR!?

Keni pėr obligim dhe pėrgjegjėsi pėr njerėzit qė dhanė kontribut qoftė nė aradhet e krijuara mė 2001 qoftė edhe mė herėt, tė ndėrmerrni masat pėr mbrojtjen e kėsaj kategorie tė njerėzve ashtu siē merren tė tjerėt e tė cilėt me ligj janė duke i garantuar tė drejtat e tyre familjare,ekonomike, shėndetėsore, arsimore, financiare, etj. Nėse nuk mund te ndihmoni kėtė kategori njerėzish, atėherė mos i ngucni, mos i margjinalizoni, mos prekeni aty ku shqiptari nuk e ka zakon te preket nė dinjitet dhe nderin familjar. Pėrgjegjėsitė qė keni Ju, shtrojnė para jush shumė kėrkesa. Duhet pasur kujdes se cilin afirmoni dhe nė asnjė mėnyrė mos lejoni tė dėmtoni, sė paku leni tė qetė njerėzit qė nė asnjė ēast nuk hezituan pėr tė qenė nė ballė tė proceseve dhe dhanė mundin dhe kontributin.

Afirmoni njerėzit qė deri dje nuk dinin pėr ēėshtje kombėtare as nuk lodhnin trurin dhe mendjen, ndėrsa dėmtoni ato tė cilėt mjaft mirė i dėmtoi pushteti gjatė tėrė kohės. Tani duhet qė drejtorėt tuaj, me urdhėr apo amanet tė dikujt, tė pushojė nga puna bashkėshorten time pas 13 vjet pėrvojė pune nė procesin arsimor. Vallė nuk mjaftuan dėnimet e atyre kundėr kujt bashkė luftuam?

Dėmtoni ata tė cilėt qė nė momentet e para pėrkrahin ēdo iniciativė kombėtare, duke konsideruar edhe atė Tuajėn mė 2001.

Personalisht kam mbrojtur kėtė kategori njerėzish, ish tė burgosurit, kur ata sulmoheshin nga tė tjerė, si ish kryetar i degės sė Shoqatės sė tė pėrndjekurve dhe tė burgosurve politik nė Gostivar. Kam qenė gjithė kohės krah i shokėve tė mi ushtarė. Tė drejtėn dhe lirinė kam kėrkuar nė tė gjitha format po edhe nė kėtė rast do tė bėj tė njėjtėn. Le tė brejnė ndėrgjegjen ata qė dėmtojnė.

Unė mbetem krenar me atė qė kam bėrė dhe kontributin e dhėnė, dhe ē’ėshtė me e rėndėsishmja, asnjėherė nė dėm tė dikujt tjetėr. Nuk e di si ndjeheni Ju i nderuari Ali Ahmeti !?

KOHA, 27.09.2008

Dashmir Osmani, ishkryetar
i degės sė Shoqatės
sė tė pėrndjekurve dhe tė
burgosurve politik nė Gostivar
dhe ish ushtar i UĒK-sė