Myftiu Tërnava: Ne duam që ky popull të jetë i lirë, thjesht, i lirë në jetën e tij, i lirë në besimin e tij, i lirë në vendosjen e tij.
Kryeministri Thaçi: Jam krenar që besimtarët tanë në çdo muaj të vitit punojnë çdo ditë për të ndërtuar ëndrrën e tyre të kamotshme, për jetë më të mirë, për shëndet në familje për përparim të gjithëmbarshëm shoqëror, kulturor dhe profesional.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka shtruar iftar më 22 shtator 2008, për udhëheqësit më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovën me në krye Myftiun mr. Naim Tërnava.
Në këtë mënyrë shefi i ekzekutivit të vendit ka vazhduar traditën e shtrimit të iftareve për udhëheqësit e BIK, dhe këtë në dy rrafshe së pari vet kryeministri aktual sa ka qenë në opozitë për çdo vit ka shtruar iftar për udhëheqësit e BI, dhe së dyti ka vazhduar traditën e ish –paraardhësve të tij në qeveri.
Por ky iftar ishte më i veçantë se të më hershimit, pos asaj që është i pari që e shtrojnë institucionet e Kosovës pas pavarësisë së vendit, në këtë iftar si kurrë më parë qenë të pranishëm thuajse i tërë kabineti qeveritar, pastaj përfaqësues të partive politike të spektrit opozitar, përfaqësues të zyrave të huaja, deputet të Kuvendit të Kosovës si dhe kryetarët e komunave.
Duke iu drejtuar të pranishmëve kryeministri Thaçi fillimisht ka pohuar se ky iftar tregon unitetin qytetar e politik.
“Jam krenar që besimtarët tanë në çdo muaj të vitit punojnë çdo ditë për të ndërtuar ëndrrën e tyre të kamotshme, për jetë më të mirë, për shëndet në familje për përparim të gjithëmbarshëm shoqëror, kulturor dhe profesional.
Jam krenar që në muajin e Ramazanit familjet tona janë më të përkushtuara edhe shpirtërisht për të përkryer vlerat humane: harmoninë, dashurinë, respektin për qenien njerëzore.”- tha ndër të tjerat kryeministri Thaçi.
Më tutje kryeministri Thaçi ka çmuar lartë rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës duke potencuar së anëtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë luajtur dhe janë duke luajtur pozitiv ngase anëtarët e BIK-ut kanë qenë zëri shpirtëror i qytetarëve.
Duke pasuar për bazë pastërtinë e parimeve islame ju të nderuar keni bërë që në shoqërinë tonë të mos shfaqen fenomenet destruktive, por përkundrazi keni luajtur rolin tuaj të unitetit.
Institucionet e republikës së Kosovës do të jenë gjithmonë në shërbim të lirisë së qytetarit në shërbim të tolerancës ndërfetare”.
Kryeministri ka vlerësuar se emancipimi fetar është kusht për integrimet në institucionet euroatlantike, kusht ky që, sipas kryeministrit Kosova është duke e plotësuar me përpikëri.
Myftiu i Kosovës pasi falënderoi për iftarin e shtruar nga ana e kryeministrit fillimisht foli për rëndësinë e ramazanit për se tha tha:
“Ramazani është pjese e rëndësishme e kohës dhe e jetës sonë. Është një muaj me një program të veçantë të organizimit të jetës. Secili mysliman, individ apo shoqëri bën përpjekje që sa më mirë ta presë këtë muaj te bekuar, për të bërë ibadet (adhurim) sa më shumë, në mënyre që ky muaj vërtetë të rrezatojë afërsi, mirëkuptim dhe tolerancë ndërnjerëzore.
Organizimi i këtij iftari të sotëm nga ana Juaj, ka një rëndësi të veçantë, sidomos kur dihet se ka për qellim afrimin e qëndrimeve tona, dhe njohjen e ndërsjellë me aktivitetet tona në planet afatmesme dhe afatgjata”.
Më tutje myftiu Tërnava ka folur edhe për bashkëpunimin e Bashkësisë Islame të Kosovës me institucionet e shtetit për se u shpreh:
“S’ka dyshim se Vendin do ta qeverisin ata që do ta marrin besimin e popullit, por janë edhe shumë faktorë të tjerë përcjellës, të cilët ndihmojnë përparimin e shoqërisë. Ne si Bashkësi Islame, jemi një Institucion i cili kurrë nuk do të ndalet së punuari për të mirën e këtij populli, edhe pse ka tentativa në anatemimin e saj për kontributin e dhënë në proceset nëpër të cilat kaloi dhe po kalon Kosova.
Ne duam që ky popull të jetë i lirë, thjesht, i lirë në jetën e tij, i lirë në besimin e tij, i lirë në vendosjen e tij.
Por gjithashtu, duam që ata të cilët me liri të plotë kanë zgjedhur të falen e të agjërojnë, t’u ofrojmë hapësirë dhe komoditet për kryerjen e atyre këtyre detyrimeve hyjnore. Vetëm një qasje e tillë, neve definitivisht na mundëson t’i bashkëngjitemi familjes se madhe të popujve të lirë e të mëdhenj, me liri të fesë dhe të besimit, pa urrejtje dhe imponim”.
Myftiu Tërnava përmendi në fjalën e tij edhe raportin vjetor të Departamenti të shtetit të ShBA-ve për lirinë e fesë ku përmendi faktin se është inkurajuese se raporti për herë të parë këtë vit e fut Kosovën në vendet ku respektohet liritë fetare.
http://bislame.net/web/content/view/180/1/
Krijoni Kontakt