tani une nje gje nuk e kuptoj cfare folje folje ato jane shume te bukura 2043
mbase shpjegoje me mire se as une spo te mar vesh...
ajde drejtoj derman drejtorit qenke ti lol
Me mire te rrosh nje dite
dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa i roberuar dhe te jetosh si nje dele
Enderrat
Ne enderr enderruam te beheshim poete
vjersha te shkruanim, me rima pa fund
vjersha terheqese, te bukura, si kjo jete
vec neper libra i imagjinoje, po nuk i gjeje kund.
Ti vije me thoshe si Arkimedi e gjeta
vjershen e bukur,u perpoqa ti jepja fryme
thua a eshte vjersha ime me e verteta
se nuk bej dot me, ika do fle gjume
Pas kur zgjohesh, vrap merr nje fletore
me lapsin ne dore thua i dermuar
do shkruaj vjershen si rruga ne shenjtetore
qe mua force te me jape, per te vazhduar.
Uaa mi shoqe sa bukur i hidhke fjalet, Bravo.
E kam provuar edhe une njehere kte punen e poezise lol, po s'me hecte. Vetem me u ankua di te bej mire ne shkrim, edhe kete me zor ta shkruaj ne shqip
Sakrifica bejme, qe te mbajme frymen gjalle,
na u bene si fortesa oh, nuk i bejme dot balle
Po i vulos emrin tim ketyre rrjeshtave.
Dashuria e larget
Floket e tu ngjyre geshtenje te rrinin ne balle
japin magjepsine e vecante, te viteve me radhe
thua i jetova une ato te ikura vite
se vec mjerime me sollen, vec te pangopura pritje
Shpatullat e mia me jane lodhur aq shume,
nuk kam me te ardhme, nuk kam lene as gjurme
here pas here mendoj ti hedh tutje te gjitha,
pas dore ti le, as me ti perseritja.
Dashurine qe per ty pata e mbajta te gjalle,
qe ty te te shihja, te kisha me prane
prisja te uruaren dite kur para teje te vija,
me mall te puthja me lote te mbeshtillja
Ti me dhe force lere sa larg shkoi dashuria,
nuk me le vetem ne brengat e mia.
Trupi nuk duronte, pranine tende donte
qe prane te te kishte me te mos te leshonte.
Ti me dhe zemer , kur akulli mori dhene
harrova emrin tend, embelsine qe me ke dhene
thashe - oh iku jeta me te vetmen dashuri,
qe me ty e gjetem shume heret ne femijeri.
Jo me the nuk te harrova, lere pse more mergimin,
ne kujtese te forte te mbajta, durova poshterimin.
Se vec ty te doja vec ty doja te te perkisja,
pa ty nuk jetoja me ty doja te vdisja.
Fjalet e thena ne shi.
Perjashta me thirre hajde dalim bashke,
merr cadren, vish xhaketen se bie shi jashte.
Nje gje dua te te them, nuk vij dot lart
poshte po te pres, se jam shume i ngrate.
Shiu bie pa pushim, ne supet e tu,
lagte xhaketen tende te kendshme blu,
si pule e lagur qendroje atje tej te rrugica
te dridhej trupi yt i gjore, mornica mornica.
Peshperisje ngadale nje germe dashurie,
deri ne fund nuk e coje, papritur pe nje hije,
cte ndalonte valle ate fjale ne fund ta coje,
- ah e kuptova a do te me thoje se me doje.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 16-02-2010 mė 18:29
Buzeqeshja
Me iku fare buzeqeshja, mori arratine
nuk erdhi me tek une, me la te munduar,
si breshka kur iken merr me vete dhe shtepine
e rende, pse me ngadale ecen, ecen pa pertuar.
Me iku buzeqeshja, me la nje jete boshe,
me solli vec tmerrin, vetmine, braktisjen
as gjallerimin nuk ma fali, as humorin ne nje qoshe,
me fali merzitjen, zhgenjimin, bastisjen.
Si te qeshesh, kur nga brenda behet lufte
e vazhdueshme me ndjenjat e poshtra,
qe si zjarr i shuar, u mungonin vec drute
ti jepte flake te pashueshme flake te forta.
Buzeqeshjen nuk ta fal kush, lere se e kerkon
prano humbjen e ndjenjave,qe si kuaj te terbuar luftojne
humbja eshte nje rreze e re hijeshie, qe tek ti rrezaton
mes zhgenjimit ne jeten tende, qe te ajo e rrethojne.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 16-02-2010 mė 19:19
Embelsia jote.
Mu afrove, me dhe doren, me the -hajde
me bere te ndieja ate embelsine,
qe prej teje vinte, aty ku ti e mbaje
embelsine me burimin e tmerrshem, dashurine.
Embelsine tende une e admiroja,
se te jepte nen vete nje siguri,
nje siguri, ku vec me ty une e perjetoja
ne ate vatren tende qe ti e quaje pasterti.
Shpeshhere vecoja tutje fjalet
shpeshhere i harroje me nge
thoje mos ma var se jam i manget
se fjalet jane kot nuk bejne per ne.
Me embelsine tende ti nuk le gje pa bere
lere se cfare te ndodhte, cfare thoje pa menduar
mendjen kurre nuk e pergatisje,kurre nuk e ke ndare
zemra te gufonte, thoshe -eh jam jam i dashuruar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 19-02-2010 mė 13:28
Kuajt e plakjes
Kuaj ngjyra ngjyra duken pertej horizontit,
kuaj, qe me vete nje lajm te tmerrshem sillnin,
nje lajm, qe se ndalje dot as permes lotit
nje lajm ku njerezia plakjen po prisnin.
Ky lajm permes kuajve hynte ku sduhej,
askush nuk e priste, as ta kishte prane,
ne pasqyre fillojne vajet, nje liber shkruhej
gezimet u zhduken, ama gjurme lane.
Ah shoh nje rudhe pa kuptuar pse,
nuk ka aq shume qe fillova jeten,
rudha nuk pyeste, thoshte ketu me ke
ne jete rudhat dalin me te verteten.
Kuajt galoponin si vargmale ne udhe,
nje udhe ku askush nuk e njihte,
nje udhe ku vitet lene nga nje rudhe,
nga nje rudhe, lere cben as nuk ikte.
per poezit jan te mrekullueshme gloreta po i ke krijuar ti apo i ke marr nga librat te shkolles mesme?
Vajet.
Sa shume vaje, sa shume mallkime,
ne bote perjetojme ne te gjithe.
Sa shume lufte sa shume shkaterrime,
po behen kudo nga dita ne dite.
Televizoret japin lajme pa fund,
kudo shohim shkaterrime, trazira.
Njerez qe duan strehe, rropaten me mund,
mbajne ne ajer duart e tyre te shtrira.
Njerezia luften ne gjak e ka,
filluan gjysh prej lashtesise.
Paqen e fshiu kurre nuk e la,
ti hape udhe dhembshurise.
Vajet kudo qe syri yt i sheh,
do vazhdojne se sa pa e ditur,
Se klithma, tmerre, vdekje njeh,
dhe sundimtare te urritur.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 19-02-2010 mė 14:03
Pelerina e qetesise.
Rreth e rrotull teje ti ndien vec qetesi,
shpirtin me tinguj te padukshem ta mbush,
ndien nje enderr ku vjen ajo e humbura liri,
me hapa te shpejte iku , me faqe te bera prush.
Ti nuk degjon asgje perreth, lere se ku je,
se pelerina e saj e padukshme ty te mbulon,
as cicerimen e zogjve qe hidhen peme me peme,
as traktorin, qe token me zhurme e punon.
Pelerina e saj e padukshme mendime hedh,
mendime ku zeri i embel ne zemer triumfon,
mendime ku enderrat pa zhurme kercejne perreth,
enderra te mbyllura ne kafaz ku roja pergjon.
Qetesia nuk do te thote do rrije gjithnje me ty,
nuk do te thote do e kesh cdo hap prane,
nuk do te thote se nuk e sheh realitetin me sy,
se pelerina e saj te nuk do te mbuloje ne cdo ane.
Mos thuaj......
Mos thuaj do iki ne nje vend te fshehte,
ku askush nuk do te me njohe me.
Te rri i qete nga kjo e tmerrshme jete,
vec te shara dhe poshterime gjeta ne te.
Mos thuaj do zhdukem pa lene gjurme,
mos thuaj askush per mua nuk do e tia dije,
Mendo se njerezit ty te duan shume,
lere se nuk kaluan kohe me ty qe femije.
Te largohesh tutje te ikesh, te zhdukesh,
zgjidhja me e mire nuk mund te jete,
boshlleqe te lesh, nuk ke ku ti fusesh,
jeta perballet here a vone me ate te vertete.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gloreta : 19-02-2010 mė 18:31
Mikja ime!Te uroj te ecesh lart e me lart me vargjet e tua te sinqerta!
Krijoni Kontakt