Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 66
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Emri:  alfabeti.jpg

Shikime: 4049

Madhësia:  72.8 KB

    Ora nëntë e paradites dhe ajo gjashtëmbëdhjetë e tridhjetë e pasdites, bëjnë që folës të gjuhëve të ndryshme të botës të mbushin sallat e mësimit në Fakultetin e Filologjisë. Këto dy termine janë të rezervuara për kurse në gjuhën shqipe, kurse këto që mbahen në kundër të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, duke bërë që gjuha shqipe, të paktën në këtë kohë, të bëhet gjuha e tyre e vetme.

    Kurset janë të ndara në tri nivele, që përfshijnë të gjithë ata që dinë pak fjalë në gjuhën shqipe e deri tek ata që tashmë shqipen e flasin rrjedhshëm. Interesimi i seminaristëve që duan të mësojnë gjuhën shqipe është i madh, ndërkaq vështirësi për ta mbetet të kuptuarit e shqipfolësve vendas, sepse ndryshe nga dialektet dhe nëndialektet që fliten, seminaristët mësojnë shqipen standarde.

    Aleksandra Pawlaczyk, seminariste nga Polonia, e cila flet mirë gjuhën shqie, thotë se ende bën gabime por që mundohet të mësojë t’i eleminojë ato sa më shumë, derisa ka thënë se kursi për të është i mirë sepse i ndihmon asaj të ushtrojë gjuhën dhe të bisedojë me shqipfolësit.

    “Kur jam në Kosovë nuk mund të kuptoj gjithçka sepse këtu flasin ndryshe, ne mësojmë gjuhën standarde dhe këtu njerëzit flasin gjuhën e përditshme, dhe kjo për mua paraqet problem”, ka treguar Pawlaczyk për “Zërin”.

    Ndërkaq rusja Anna Konovallanko thotë se gjuhën shqipe e ka mësuar me dëshirën e saj ngase në Peterburg ka studiuar në një degë tjetër, gjë që i ka paraqitur mjaft vështirësi. Ajo ka shtruar edhe nevojën e shtimit edhe të një niveli të kursit.

    “Edhe gjuha ruse ka rasa, por në gjuhën shqipe ka shumë kohë, gjë që bën mësimin e saj shumë të vështirë”, ka thënë Konovallanko.

    Studiuesi slloven Drago Flis është duke bërë përpjekje që të hapë degën e Gjuhës shqipe në vendin e tij, derisa si pjesëmarrës tash e disa vite i seminarit, ai ndjek edhe kurset që ta përmirësojë të folurit në gjuhën shqipe.

    “Unë jam në grupin e tretë të kursit dhe është kënaqësi t’i mësoj gjërat që nuk i kam ditur më parë. Më duhet t’i përkushtohem më shumë në mënyrë që të arrij t’ua mësoj atë të tjerëve” ka thënë Drago Flis.

    Anton Panchev, i cili ka studiuar një semestër në Universitetin e Prishtinës, ende i ndjek kurset në gjuhën shqipe sepse thotë se është në interes të tij. Ndërkaq nuk ka lënë pa përmendur edhe problemet që i dalin, nga mosnjohja e njohurive teorike të gjuhës shqipe.

    “Në Bullgari kam mësuar tri-katër vite shqip, shpesh vij në seminar për të përmirësuar shqipen. Tani jam profesor i gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkannologjisë në Universitetin e Sofies”, ka treguar Panchev.

    Denis Ermolin nga Rusia, gjatë vitit nuk flet shumë në gjuhën shqipe, mirëpo kur është në Kosovë ai mundohet të flasë veç shqip.

    “Kur erdha për herë të parë, kam punuar me nivelin e parë sepse isha shumë dobët me gjuhën, por tani “avash avash”, jam në nivelin e tretë “mashallah””, ka thënë Ermolin.

    Shkumbin Munishi, profesor në Degën e gjuhës shqipe, dhe i cili u jep orë gjuhe seminaristëve që vijnë nga mbarë bota, për gazetën ka treguar se interesimi i seminaristëve që të ndjekin kurset është i madh, derisa ka thënë se ata gjatë gjithë kursit bëjnë pyetje të ndryshme për problemet që iu interesojnë.

    “Ata kanë vështirësi me dallimet që ekzistojnë midis shqipes standarde dhe varieteteve të folura të shqipes. Ata e mësojnë shqipen standarde dhe kur shkojnë në Shqipëri e përdorin shqipen standarde, dhe atje nuk kanë ndonjë problem në komunikim, ndërkaq kur vijnë në Kosovë ata mund të komunikojnë më shqipen standarde por njëkohësisht ballafaqohen edhe me të folmen të cilën e përdorin shqiptarët e Kosovës e që dallon nga shqipja standarde”, ka thënë Munishi.

    Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare nga sot hyn në javën e dytë të tij. Gjatë ditëve në vijim do të ketë ligjërata dhe referime nga profesorë e studiues shqiptarë dhe të huaj, ndërkaq dita e enjte dhe e premtja, janë rezervuar, si është bërë traditë tashmë, për sesionet shkencore të gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Seminari përfundon 30 gusht.

    Nga: Dafina Kabashi
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan iliria e para për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Gentian_gr (24-09-2013),Kreksi (05-09-2013)

  3. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Qënkam gabuar !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #3
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Jo vetem veshtiresi, por edhe çervish

    Njëri ndër njohësit më të mirë të gjuhës shqipe në Kosovë, profesor Isa Bajçinca, duke iu referuar debateve në Tv të ndryshme, duke përfshirë gazetarët, politikanët, analistët, këngëtarët, ... gjuhën e tyre ai e quan një gjuhë çervish.
    “Hiq shkallën e zotërimit dhe të përdorimit të shqipes standarde nga intelektualë që shfaqen vazhdimisht në ekrane, në gazeta e në diskutime dhe debate publike (studiues, politikanë, analistë gjithfarë, drejtues fakultetesh, shkollash e institucionesh të tjera), që edhe mund ta njohim pak a shumë (e me të cilën nuk mund të jemi të kënaqur, sigurisht) dhe të studiuesve e të të rinjve të tjerë publikë: këngëtarë, shkrimtarë, anëtarë organizatash nga më të ndryshmet etj. (shumica e të cilëve përdorin madje një shqipe “çervish”, me shumë trajta fjalësh dialektore, po dhe sosh “neveritëse”: “Unë kom me jap”; “Nuk muna me thanen”; “Mos m’u dokt qishtu”.... etj.) –shkalla e njohjes së shqipes nga nxënës e studentë (testet me “po” e “jo” dhe me “plus” nuk e tregojnë këtë) e mësues e profesorë, le të jenë edhe të gjuhës shqipe e të letërsisë (?!) nuk dihet dhe aq... Sa do të ishte interesante të organizohej një “testim” për të gjithë... P.sh. të shkruanin një ese çfarëdo deri 10-12 rreshta... Vallë, cili do të ishte rezultati?”, thotë profesoi Bajçinca në një intervistë për KultPlus.

    Ndërsa i pyetur për problemet e zotërimit të shqipes standarde, Bajçinca thotë se njohja e shqipes nuk të krijon asnjë favor; për zotërimin e saj sikur nuk ka ndonjë motiv e të mos flasim fare për dashurinë për gjuhën. Sipas tij, të gjithë vrapojnë pas gjuhëve të huaja, sidomos anglishtes – në kurse, në orë plotësuese, në aktivitete kulturore, deri dhe në ditëlindje këndojnë anglisht?! “Sikur nuk jemi të vetëdijshëm që shqipja standarde duhet mësuar! Si mund të zotërohet shqipja standarde pa e mësuar gramatikën, pa lexuar vepra letrare, pa lexuar vepra filozofie, psikologjie e të tjera? Shqipja standarde (dhe asnjë gjuhë tjetër standarde) - nuk është gjuhë e nënës. Gjuhë amtare – po!”, thotë ndër të tjera profesor Bajçinca. (reporteri.net)

    keshtu ka thene edhe vete profesori ne intervisten qe ja ka japur mediave !

    http://www.reporteri.net/?page=1,6,10895
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Pirate of Love për postimin:

    Enkeleu (28-09-2013)

  6. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Une jam ka mirrna vesh shume mire me kojshi, me daje, me teze me agjallare me halla me nipa me mbesa. E nese sme merrni vesh ju msone gjuhen teme a nijt a u morem vesh.

    Pirrat a je ka um merr vesh qka po tham ? hahahahhaha

  7. #5
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin

    veshtire se atje edhe dialekt te mahallave flasin... po, po se ma kane pas japen mua nje fjalor edhe shume e fjalen e purkthej fill, aty per aty. Me e keqja eshte se keta surratat qe paraqiten ne televizione e flasin gjuhen shume me dobet dhe ne menyren me neveritese se ne cilin çdo vend dhe ka pasur shume te drejte profesori ne reagimin e tij. Ne TV shteterore te lejohen leshime te tilla, me fjale dhe shprehje te nivelit hyhyhyhyh qe as pleqet nuk i perdorin, se leri ti shikosh surratat me kullavara te varura ne qafe edhe jepin analiza e bla,bla,bla... ec e mos i zere e ti rrahesh shapulla para kamerave ... a fol me keshtu ? jooooooo! a kurre, a hiç ? as kurre e as hiç me, derisa te thote, vetem me lerni te shkoj ne shtepi, se as ne TV nuk dal me kurre e as hiç
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #6
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    veshtire se atje edhe dialekt te mahallave flasin... po, po se ma kane pas japen mua nje fjalor edhe shume e fjalen e purkthej fill, aty per aty. Me e keqja eshte se keta surratat qe paraqiten ne televizione e flasin gjuhen shume me dobet dhe ne menyren me neveritese se ne cilin çdo vend dhe ka pasur shume te drejte profesori ne reagimin e tij. Ne TV shteterore te lejohen leshime te tilla, me fjale dhe shprehje te nivelit hyhyhyhyh qe as pleqet nuk i perdorin, se leri ti shikosh surratat me kullavara te varura ne qafe edhe jepin analiza e bla,bla,bla... ec e mos i zere e ti rrahesh shapulla para kamerave ... a fol me keshtu ? jooooooo! a kurre, a hiç ? as kurre e as hiç me, derisa te thote, vetem me lerni te shkoj ne shtepi, se as ne TV nuk dal me kurre e as hiç

    Mire boll flasim cka ke me dal para kamere me u picpillav duhet me kan vetvetja cdo kund si para si pas a po bre :P

    Oo me i degju keta letraret e shqiperise ne jeten e perditshme nuk mundesh me i marre vesh mendon qe jan ka flasin ndonje gjuhe tjeter.

  9. #7
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Mire boll flasim cka ke me dal para kamere me u picpillav duhet me kan vetvetja cdo kund si para si pas a po bre :P

    Oo me i degju keta letraret e shqiperise ne jeten e perditshme nuk mundesh me i marre vesh mendon qe jan ka flasin ndonje gjuhe tjeter.

    jo, me u piçpillave, po as çervish nuk kane nevoje ta bejne gjuhen, ndersa te letraret nuk me ka rene aq shume, edhepse edhe atje ka terme qe perdoren jo çervish, po pajdhaqe e bejne me perdorimin e ca shprehjeve te huaja nga korneri... keshtu qe te na kursejne me perdorimin e fjaloreve shqip-shyp-shqip, sepse e do ta shenderrojne gjuhen shqipe ne çervish me pajdhaqe
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    *
    Jo boll mirë e folin k'ta: "çisto ship pa asni greshkë".
    Ma japi... ja japa...
    kush don le t'feston
    ...nese ia shtojme edhe kete gjuhen messengerike (tash skyperike) qaka-quka (qka, diqka...)

    4strofë

    *
    klipp&klar

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Norça.li për postimin:

    Pirate of Love (25-09-2013)

  12. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Une jam ka mirrna vesh shume mire me kojshi, me daje, me teze me agjallare me halla me nipa me mbesa. E nese sme merrni vesh ju msone gjuhen teme a nijt a u morem vesh.

    Pirrat a je ka um merr vesh qka po tham ? hahahahhaha
    po e provoj me google iher

  13. #10
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    *
    Jo boll mirë e folin k'ta: "çisto ship pa asni greshkë".
    Ma japi... ja japa...
    kush don le t'feston
    ...nese ia shtojme edhe kete gjuhen messengerike (tash skyperike) qaka-quka (qka, diqka...)

    4strofë

    *

    gjuhen qaaaa - qaaaaa- qaaaaaaa po mendon; qaaaaa boneeeeeee, qaaaa ka 3 ?! hahahaha gati si refreni i Shakires qaaaaakaaa- qakaaaaaa, heeeeyyy, heeeyyyy, qaaaaakaaa- qakaaaaaa 3...3 ... this time, me i derguar te gjithe ne shkolle prej fillimit! Çfare 4 strofe, pa e mesuar te paren as te e dyta nuk u lejohet te dalin.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  14. #11

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    po mjafton qe ju kuptoni muziken serbe ne mes te Tiranes dhe greqishten ne mesin e shtepive tuaja...
    E di ti sa i riu shqiptar i thote te dashurit "sagapo"? edhe neper kenge i fusni bile...
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  15. #12
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Po prikolic struj kumpir derzhav etj etj kush thot

    Po prodhime serbe kush konsumon ma shum se kosova or optimus?

    Qishtu kur nuk shef traun ke vetja po shef kimen ke tjetri
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  16. #13
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Ne vend qe te bisedohet ketu,se si ti heqim fjalet e huaja nga gjuha shqipe,dhe te flasim nje gjuhe te paster shqipe pavarsisht dialektit,fjalet e huaja skan te bejen me dialetin aspak,secili vend ka dialekte ne gjuhe,ju kapeni mes veti jo kjo zone ashtu jo kjo zone keshtu......edhe cfare nese njera ane e flet me keq se tjetra?
    Me vertet ju ben te ndiheni me mire?
    Nese ne shqiperi flitet me fjale greke,kjo duhet ta beje nje Kosovar te ngushllohet sepse dhe ata perdorin fjale sllave?Ose dhe anasjelltas,ku qendron e mira ketu?
    Peshtyj e bjeri fytyr i bie kjo pune.

    P.S.Mos e ngatrroni dialektin me fjale te huaja

  17. #14
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    O Zanë nuk e di por disa të njohur aty në punë me origjinë nga kosova në fillim nuk i kuptoja dot fare. Nuk është punë dialekti xhan, është se nuk i shqiptojnë ose si të ta them, duket sikur sapo kanë filluar të mësojnë gjuhën shqipe. Njëri thotë 'u vdeka fare' ( në vend se të thotë 'vdiqa fare'), tjetra ia pret 'e myti veten filani' ( në vend që të thotë 'kishte vrarë veten' sepse në fakt e 'myti' sipas saj nënkuptonte e 'vrau'), etj, etj, në fillim desh u çmenda, epo thashë kanë mësuar abetaren këta xhanëm? Po prindërit pse nuk i kanë korrigjuar...?!

    Flas për disa se jo përgjithësisht. Ja ti përshembull flet rrjedhshëm ( tregon vetë mendimi i pasqyruar në shkronja), ma merrë mendja se vetëm akcenti i zërit të bën të dallosh që je kosovare. Ma merrë mendja, thashë.

    Neve në maqedoni që nga klasa e dytë në shkollën fillore kishim edhe gjuhën maqedone, si gjuhë të dytë, lëndë e domosdoshme në shkollat tona shqipe.
    Love has no limits

  18. #15

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    po pse te hapet ky debat? Une ne shume postime shoh te nencmohen kosovaret. Dhe ate me nje nencmim shume te madh dhe te paturp...Ne te gjitha shtetet ne bote ekzistojne dialektet dhe fjalet e huaja. Zonat afer kufirit ndikohen nga shteti qe ka afer, zonat qendrore kane gjuhen me te paster. Ne Kosove veqantia eshte se gjithmone ka qene e pushtuar nga dikush, sidomos nga sllavet. Nuk duhet te jete pengese gjuha, nese nuk e merr vesh "te folmen" atehere perpiqu ta marresh vesh, jo te nencmosh e te qeshesh.
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  19. #16
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga symphony Lexo Postimin
    O Zanë nuk e di por disa të njohur aty në punë me origjinë nga kosova në fillim nuk i kuptoja dot fare. Nuk është punë dialekti xhan, është se nuk i shqiptojnë ose si të ta them, duket sikur sapo kanë filluar të mësojnë gjuhën shqipe. Njëri thotë 'u vdeka fare' ( në vend se të thotë 'vdiqa fare'), tjetra ia pret 'e myti veten filani' ( në vend që të thotë 'kishte vrarë veten' sepse në fakt e 'myti' sipas saj nënkuptonte e 'vrau'), etj, etj, në fillim desh u çmenda, epo thashë kanë mësuar abetaren këta xhanëm? Po prindërit pse nuk i kanë korrigjuar...?!.
    Te kuptoj,por gjuha shqipe pervec dialekteve te shumta ndahet edhe ne Toske dhe Gege(sigurisht qe ti e di kete thjesht per te,kujtuar dhe kuptuar dallimet) gje qe krijon veshtirsi akoma me shume ne te kuptuar pak dialekti pak toskerishtja apo gegnishtja dhe ketu thellohet akoma me shume problemi.
    Ajo qe po thosha une,se nuk kemi pse kapemi te asnjera nga keto,sepse jan noramle,dhe kete dua ta theksoj eshte normale kur eshte ne te folur,jo edhe ateher kur eshte dhe ne te shkruar,ketu gabojn shqiptaret nga Kosova ashtu sic e flasin edhe e shkruajn,edhe ne Shqiperi p.sh secila zone ka dialektin e vete por per tu shruar shkruhet njesoj gjithandej...
    Mua dialekti sme shqeteson fare sic e thash ne te folur eshte normale dhe te gjithe e kan me shqeteson kur shkruhet gabim (dhe une kam plot defekete ne te shkruara,se per te folur e mesova me ne fund,lol) edhe me shqeteson bastardimi i gjuhes me fjale te huaja.E per kete nuk eshte as njera e as tjetra me mire po mendoj as Kosova e as Shqiperia nuk dua ti perfshij dhe shqiptaret e Maqedonis ketu sepse jan ne rrethana tjera.

    Flas për disa se jo përgjithësisht. Ja ti përshembull flet rrjedhshëm ( tregon vetë mendimi i pasqyruar në shkronja), ma merrë mendja se vetëm akcenti i zërit të bën të dallosh që je kosovare. Ma merrë mendja, thashë. :-)
    Mbase une jam gjysme/gjysme....dhe me perpara kam jetuar ne Tr,dhe te gjithe te afermit nga Mami kam andej,kur vinin keta nga Kosova nuk eshte se kisha veshtirsi per te kuptuar sidomos Prishtinen,se nuk ka dhe shume dialekt thjesht nje theks pak me ndryshe,por kte gje e kan edhe ne Tr,ama kur shkoja ne Kosove me zonat tjera sidomos Dukagjini me veshtirsi i kuptoj,mos te them per Strug,Gostivar e ajo pjesa andej........o po fare fare si kuptoja
    Tani i kuptoj shumicen jam avancu

    Neve në maqedoni që nga klasa e dytë në shkollën fillore kishim edhe gjuhën maqedone, si gjuhë të dytë, lëndë e domosdoshme në shkollat tona shqipe.
    Te njejten gje ka pas dhe Kosova,nga klasa e dyte kishin dhe gjuhen serbokrohate dikur plus mos te harrojm akoma eshte gjuhe e dyte zyrtare gjuha serbe ne Kosove...Por nuk eshte justifikim,ashtu sic nuk duhet te perdoren per ofendime ndaj njeri tjetrit,per mendimin tim duhet te shifet si shqetesim qe na perket te gjitheve si popull Shqiptar
    Ndryshuar për herë të fundit nga zANë : 26-09-2013 më 08:01

  20. #17
    _-_ Maska e Shtegtarja
    Anëtarësuar
    02-10-2005
    Vendndodhja
    Tek ura e zallit!
    Postime
    745

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    *
    Jo boll mirë e folin k'ta: "çisto ship pa asni greshkë".
    Ma japi... ja japa...
    kush don le t'feston
    ...nese ia shtojme edhe kete gjuhen messengerike (tash skyperike) qaka-quka (qka, diqka...)

    4strofë

    *
    As fjalori Shyp-Shyp ma mire se kish perkthy...

    ......taman sa me t'mare vesh.. pop'lli(narodi) i maqedonise...
    Inteligjences Zoti i ka vënë kufi kurse idiotesisë jo.

    Konrad Adenauer

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Shtegtarja për postimin:

    Norça.li (26-09-2013)

  22. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    ...O e madhe e shtypit,o e vogel e shtypit, asmani,hehhehe...o inisan i allahit,bani selam avdullahit,e thuj ka thane avdija se vallahi e pasha kuranin,deri t'xhymane,me ra pejgamert en toke kane,e une pa ra sabahi shehid kam me ra...o kam me shku n'siri me liftu per vatan,o kam me shku n'irak e me ra kurban per fene "tone"hahah,heheh....More po keta taleban edhe gjuhen na e mbushen me fjale arabe e turke !!!...

  23. #19
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    o ti idiot na e flasim ashtu si na do kokra qefit t fala nanes thuj nji talibank ka thon tet boi cok selam
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  24. #20
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ...O e madhe e shtypit,o e vogel e shtypit, asmani,hehhehe...o inisan i allahit,bani selam avdullahit,e thuj ka thane avdija se vallahi e pasha kuranin,deri t'xhymane,me ra pejgamert en toke kane,e une pa ra sabahi shehid kam me ra...o kam me shku n'siri me liftu per vatan,o kam me shku n'irak e me ra kurban per fene "tone"hahah,heheh....More po keta taleban edhe gjuhen na e mbushen me fjale arabe e turke !!!...
    He more Dielli1...te paska qerruar fotografia ne postimin e pare, me vargjet e Naim Frasherit per gjuhen Shqipe? Eh..sa i mjere (kupto: i semure) qe je nga urrejja fetare....

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •