Flamuri i djegur shqiptar, pėrballė ekstremizmit helen
Postuar: 10/11/2018 - 07:23
E gjithė Shqipėria ka ndjekur me kujdes ngjarjen nė Bularat, e cila filloi si pėrvjetor dhe respekt pėr ushtarėt grekė tė rėnė nė Luftėn italo-greke 78 vite mė parė, (tė cilėt me marrėveshje midis shteteve janė varrosur nė Shqipėri), nė tė cilėn morėn pjesė edhe pėrfaqėsues zyrtarė nga shteti grek, qė u pritėn me nderime dhe respekt, dhe nga ana tjetėr ngjarjen e paprecedentė qė ndodhi gjatė kėtij pėrvjetori nga njė ekstremist minoritar, i cili qėlloi disa herė me armė automatike, duke tmerruar dhe frikėsuar tė gjithė shqiptarė dhe minoritarė e grekė qė morėn pjesė nė atė eveniment.
Evenimenti u harrua shumė shpejt sepse ndodhi njė ngjarje tjetėr e turpshme kur ekstremisti minoritar jo vetėm qėlloi kundėr njerėzve dhe makinės sė policisė por ishte i veshur me uniforme ushtarake jo-shqiptare dhe vazhdoi tė shajė shtetin shqiptar, Shqipėrinė, vėllezėrit e tij shqiptarė si dhe tė kėrkonte lirinė e Vorio-Epirit. Veprimet e tij tė pamenduara dhe dashakeqe pėrfunduan me vrasjen e tij pėr shkak tė refuzimit dhe tė kundėrshtimit me armė kundėr policisė shqiptare dhe RENEA-s.
Pavarėsisht ngjarjes fatkeqe, historia qė e dimė tė gjithė, nuk mbaron me kaq. Pėrpjekjet pėr tė manipuluar ngjarjen nga individė tė politikės greke dhe tė ndonjė deputeti tė Parlamentit tonė, me qėllim qė tė heroizojnė njė individ qė nuk asgjė pėr tu bėrė hero, pėrpjekjet pėr tė ngritur akuza ndaj policisė shqiptare gjoja sikur nuk kishte vepruar nė bazė tė ligjit ndaj njė individi, i cili nė fakt kundėrshtoi me armė nė dorė, madje pėrpjekjet e disa mediave pėr tė mbajtur pėrtej normales copėza tė ngjarjes duke pėrfshirė pjesėn emocionale tė familjarėve, ceremoninė e varrimit, ndoshta me qėllim qė tė ndezin atė qė nuk mund tė ndizet: armiqėsinė e minoritetit ndaj popullit vėlla shqiptar dhe anasjelltas, akuzat e disa politikanėve grekė qė nuk ishin nė ngjarje, por qė kėrkonin tė acaronin situatėn me qėllim qė tė thonė se... ne nuk e kemi harruar `Vorio Epirin`,- treguan dhe po tregojnė se sa e thjeshtė janė pėrpjekjet pėr tė tensionuar situatat dhe se sa e vėshtirė ėshtė qė t`i tregosh dhe ti mbushėsh mendjen njė ekstremisti apo grupi ekstremistėsh nga shteti fqinjė- tė vėrtetėn e thjeshtė dhe tė dhimbshme njėkohėsisht se si njė individ nga minoriteti vėlla grek, mund tė manipulohet aq lehtė me doktrina absurde dhe me racizėm kundėr popullit vėlla fqinj. Madje dhe ta nxitėsh atė pėr tė luftuar me armė nė dorė kundėr vėllezėrve tė tij pėr ide tė kota qoftė edhe pėr para.
Pėr fat tė mirė, opinioni i shėndoshė grek dhe shumica e politikanėve grekė e kuptuan problemin dhe madje e akuzuan njėrin nga tv greke pėr `Fake Neės`, duke miratuar veprimet e ligjshme tė policisė shqiptare.
Zhgėnjyes mbeten disa fakte kėtu nė Shqipėri:
Si ka mundėsi qė opozita nuk pėrkrahu policinė shqiptare, por heshti madje pėrdori dhe ndonjė batutė kundėr qeverisjes dhe policisė?
Si ka mundėsi ndonjė njė deputet prej shumė kohėsh nė Parlamentin shqiptar qė pėrfaqėson njė parti tė pakicave tė sillet sikur tė mos jetojė nė Shqipėri por tė pėrkrahė qoftė dhe heshturazi ekstremistėt e ndaluar dhe qė kanė hyrė nga Greqia?
Si ka mundėsi qė Presidenti tė mos thotė asnjė fjalė qoftė dhe pėr tė treguar se ėshtė President i njė vendi sovran dhe jo i varur apo i detyruar nga tė tjerėt?
Si ka mundėsi qė kryetari i PDIU tė mos prononcohet pėr ngjarjen?
Si do tė reagonte shteti grek nėse nė vendin e tyre do tė hynin ekstremistė dhe do tė qėllonin me armė e do tė shanin Greqinė? Sigurisht qė do tė reagonin madje dhe shumė ashpėr nėse do tė ndodhte sidomos nga Shqipėria apo ndonjė vend fqinj.
Mund tė shihet nė njė foto se Flamuri shqiptar po digjet nga disa ekstremistė. Ky ėshtė njė turp dhe provokim i padėgjuar brenda tokės shqiptare nga disa ekstremistė tė ardhur nuk dihet se si, nga Greqia. Shteti reagoi brenda rregullave dhe disa nga ata i arrestoi, por i liroi mė vonė. Normalisht, kėta persona nuk duhet tė hyjnė mė nė Shqipėri qoftė me leje qoftė dhe ilegalisht.
Dihet se disa nga tė ndaluarit si Babis-Harallabos ėshtė njė ekstremist i Partisė ekstremiste tė djathtė LAOS, Bejleri mbetet njė anti-shqiptar besnik.
Ndėrkohė, mediat greke raportojnė se krahas Karathanos, nė pranga kanė rėnė edhe tre minoritarė si Thoma Stefo, ish-kreu i Kėshillit drejtues tė OMONIA, Kristo Duēi, ish-kreu i komunės Dropull si dhe Andrea Kurti.
Harallambos ka lindur nė Greqi, por prindėrit e tij janė me origjinė nga Dropulli. Babis-Harallambos Karathanos nga viti 1982-1989 ka qenė kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentėve pėr Luftėn e Vorio-Epirit).
Babis-Harallambos Karathanos ka qenė ish-deputet i partisė Demokracia e Re, mė tej i partisė ekstremiste tė djathtė greke, LAOS.
Janė shoqėruar 14 persona, tė dyshuar si organizatorė tė bllokimit rrugės, por ata do tė hetohen edhe pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit dhe thirrjet raciste gjatė ceremonisė. (http://shqiptarja.com/lajm/bllokimi-...estuesit-greke).
Kuptohet se personat qė kanė hyrė nė Shqipėri pėr funeralin e ekstremistit janė persona gjithashtu ekstremistė qė kanė hedhur parulla pėr Vorio-Epirin edhe mė parė dhe kanė hyrė e dalė nė Shqipėri duke abuzuar me Lirinė dhe tė drejtat e Minoriteteve dhe duke ngritur pretendime territoriale ndaj Shqipėrisė. Pėr fat tė mirė qeveria Greke e Cipras ka mbajtur qėndrim korrekt dhe ka bėrė thirrje pėr qetėsi. Vetė Cipras thase pavarėsisht kėsaj ngjarjeje, Greqia nuk ka ndėr mend qė tė ndryshojė strategjinė e saj. Nė 28 tetor nė varrezat e Bularatit u krye varrimi i eshtrave tė tė rėnėve tanė nė Shqipėri. Kėto zhvillime kanė njė vlerė dhe ne nuk duhet ti harrojmė. Dialogu me Shqipėrinė duhet tė vazhdojė. Duhet tė hedhim edhe hapa tė tjerė qė minoriteti grek nė Shqipėri tė ketė tė gjitha tė drejtat qė i takojnė. Do zgjidhim problemet e vjetra".
I shkėlqyer ka qenė dhe vetė-pėrmbajtja jo vetėm e qeverisė shqiptare tė kryesuar nga Rama, por edhe i popullit shqiptar i cili ėshtė me tė vėrtetė shumė mė i kulturuar dhe i vetėpėrmbajtur, dhe nuk reagoi nga kėto ngjarje poshtėruese pėr shtetin shqiptar, megjithėse kishte tė drejtėn e Zotit tė reagonte.
Shpresojmė qė ngjarje tė tilla tė mos tė pėrsėriten mė por e rėndėsishme ėshtė qė edhe Opozita dhe mazhoranca nė ngjarje tė tilla duhet tė jenė nė njė linjė. Sigurisht lidhja vėllazėrore qė kemi me minoritarėt do tė vazhdojė, por keqdashėsit dhe ekstremistėt duhet tė dėnohen. Qėndrimi aspak ligjor dhe etik i ndonjė deputeti minoritar nuk duhet tė kalojė nė heshtje.
Krijoni Kontakt