Basha takon Eliza Dushkun: I propozoj të jetë ambasadore e Tiranës
TIRANË- Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku e cila ka luajtur disa filma shume te njohur në Hollivud po viziton që prej ditës së djeshme Tiranën. Sot aktorja e njohur për frymën e atdhedashurisë, është takuar me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat Basha i ka propozuar asaj të jetë ambasadore ndëri e Tiranës, në kuadër të promovimit të Shqipërisë në botë.
“Unë jam shumë i lumtur që Eliza ndodhet sot në Tiranë dhe besoj se flas edhe në emër të gjithë qytetarëve të Tranës, që e kemi pritur këtë vizitë me shumë kënaqësi. Të gjithë jemi entuziastë për vizitë ne saj. Pavarësisht që do shërbejë për ta vendosur Tiranën fillimisht në hartën turistike të botës. Kam pasur nderin t’i propozoj sot dhe kënaqësinë që ajo pranoi, të jetë ambasadore nderi e Tiranës në botë e ngarkuar për artet, kulturën dhe turizmin”, u shpreh Basha menjëherë pas takimit me aktoren.
Ndërsa aktorja ka bërë dhe njëherë me dije projektin e saj për të promovuar në botë turizmin shqiptar. “Shqipëria është vend turistik. Kam vizituar deri tani Tiranën dhe njerëzit këu janë shumë të mirë. Do filloj turin nga Korca për të promovuar turizmin shqiptar me anë të një dokumentari”, shtoi aktorja.
Eliza theksoi se në këto orë qëndrimi në Tiranë ka takuar mjaft njerëz, madje ka qënë dhe në klube nate. “Më bëri përshtypje sesa njerëz të sjellshëm dhe të bukur ka këtu”.
Aktorja shprehet se ka besim se Basha eshte kryebashkiaku i duhur per Tiranen.
“Kam besim se kryetar Bashkie është i ndershëm dhe do realizojë cfarë ka premtuar dhe unë do të bëj të pamundurën ta ndihmoj për cfarë i kam premtuar, qe te promovoj Tiranen kudo”.
Me pas ne nje takim brenda ne zyre, Basha i dhuroi aktores Kullën e Sahatit të Tiranës, simbolikën e qytetit, si dhe i bëri të ditur se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak për t’i dhënë titullin “Qytetare Nderi e Tiranës” dhe emërimin si “Ambasadore Nderi e Tiranës në Botë”.
Kryebashkiaku e informoi aktoren e njohur për programin që ai ka për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë për të gjithë. Kryetari i Bashkisë e njohu me planet për përmirësimin e cilësisë së jetës, për krjimin e hapësirave të gjelbërta, ndërtimin e më shumë shkollave, si dhe për përpjekjet për ta bërë Tiranën një destinacionin tërheqës për turizmin dhe biznesin.
Basha e shoqëroi Eliza Dushkun në vizitën që ajo bëri tek Muzeu dhe Sahati i Tiranës si dhe bëri me të një shëtitje në Bulevardin e Tiranës.
Aktorja Eliza Dushku u shpreh e kënaqur për këtë vizitë në Shqipëri dhe deklaroi se turin e saj do e fillojë nga qytetit i Korçës, ku do të paraqitet dokumentari për promovimin e turizmit për vendin. Më pas Dushku, do të vijojë vizitën e saj në qytete të tjera të Shqipërisë.
Aktorja Eliza Dushku ka lënë pas angazhimet kinematografike në Hollivud dhe është rikthyer në Shqipëri, në vendin e të parëve të saj, por kësaj here më një mision. Për 10 ditë me radhë, e shoqëruar nga një grup xhirimi amerikan, aktorja 31 vjeçare do të udhëtoj nëpër Shqipëri për të dokumentuar bukuritë dhe vlerat e vendit të origjinës që e përmend me krenari sa herë që i jepet rasti.
Bashkë me Elizën në realizimin e dokumentarit për Shqipërinë do të kontribuojnë dhe artistë të tjerë me famë botërore si soprano Inva Mula, fotografi Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.
Eliza u lind më 30 dhjetor 1980 në Boston. Babai i saj është shqiptar nga Korça, ndërsa nëna daneze
Dushku firmosi dje pas mbërritjes në aeroport kërkesën e saj për të pasur pasaportë shqiptare, per te qenë kështu edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare.
(d.b/m.a/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt