Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Faleminderit BRARI . .......ndoshta ne te ardhemen pasi kam akoma shume dokumente jo vetem per kete familje ,por edhe per shume familje te tjera nacionaliste,dhe nacionalist te ndershem ,,,,,,,,,,,,,,,, qashtu .

  2. #12
    Me rastin e 85-vjetorit tė kryengritjes popullore dibrane kundėr pushtuesit serb


    Homazh pėr tre patriotėt e mėdhenj tė fisit Ndreu


    Elez Isuf Ndreu, Isuf Xhelili dhe Cen Elezi, krenaria e Dibrės dhe e gjithė Shqipėrisė


    Nė vitet e stuhishme tė periudhės 1910-1922, tė luftės dhe pėrpjekjeve tė popullit shqiptar pėr liri kombėtare, pavarėsi dhe integritet pėr tė mbrojtur trojet shqiptare, njė kontribut madhor kanė dhėnė patriotė dhe luftėtarė tė shquar dibranė. Njė rol tė rėndėsishėm nė tėrė kėtė lėvizje kombėtare ka luajtur Elez Isuf Ndreu, me aftėsinė e tij organizuese, drejtuese si udhėheqės e prijės i njė sėrė betejave antiserbe.

    Elez Isufi dhe Isuf Xhelili, tė cilėt pėrbėjnė njė binom tė pandashėm nė tė gjithė pėrpjekjet dhe luftėrat deri nė vdekje, tregon pėr pėrkushtimin atdhetar, humanizmin e thellė, krenarinė kombėtare dhe familjare. Ata i pėrshkonte ndjenja e zjarrtė e dashurisė pėr atdheun, ndjenja e detyrės pėr tė luftuar. Pėr kėta dy patriotė tė mėdhenj ka patur kuptim tė lartė liria, pavarėsia dhe sovraniteti i atdheut. Pėr kėto flet historia, e cila ėshtė e mbushur me ngjarje tė lavdishme dhe shembuj tė shkėlqyer vetėmohimi e heroizmi. Nė ēastet vendimtare tė atdheut, ndjenja e atdhedashurisė i ēonte nė llogoret e luftės, tė vendosur pėr tė luftuar deri nė vdekje. Kėtė e vėrtetojnė luftėrat e njėpasnjėshme si ajo e Qafės sė Kolesnjianit, qė u zhvillua nė pragun e shpalljes sė pavarėsisė, ajo e Trojakut mė 1915, lufta nė ndihmė tė Shkodrės e deri tek kryengritja e madhe e Dibrės mė1920, e cila vendosi kufijtė e Shqipėrisė Verilindore. Nė periudhėn kur shpėrtheu plot intensitet veprimtaria e tyre politiko-ushtarake, spikatėn nė mėnyrė tė dukshme aftėsitė organizuese dhe luftarake tė Elez Isufit dhe Isuf Xhelilit. Nė mėnyrė tė veēantė roli i tyre frymėzues dhe udhėheqės u evidentua nė luftėn e Kolesnjianit tė Kukėsit, qė u zhvillua mė 3-4 nėntor 1912, duke i dhėnė kėshtu Elez Isufit famė dhe reputacion kombėtar. Kur populli i Dibrės nuk i njohu vendimet e Konferencės sė Londrės dhe deri nė Kryengritjen dibrane, Elezi Isufi dhe Isuf Xhelili nuk e rreshtėn luftėn pėr nėntė vjet me radhė maleve tė Dibrės, pėr lirė dhe pavarėsi. Organi i kohės "Liria kombėtare", pėr Elez Isufin shkruante: "Burrė dibran me karakter tė shqiptarėve tė hershėm e me atdhetari tė fortė, qė nuk iu pėrul forcės brutale tė pushtuesit".


    Mesazhe trimėrie qė iu pėrcillen brezave


    Betejat e forta qė udhėhoqėn Elez Isuf Ndreun dhe Isuf Xhelil Ndreun, veēanėrisht ajo e verės sė vitit 1920, bėnė qė nga shpirti i popullit tė krijohen kėngė lapidare, tė cilat jehuan si mesazhe trimėria nga brezi nė brez. Lufta dhe rezistenca e gjatė i bindi edhe diplomatėt e huaj se Elez Isufi nuk luftonte pėr interesa personale, tė vogla dhe meskine, dhe as pėr hajdutllėqe, siē e paraqet shtypi serb, por pėr interesa tė mėdha kombėtare, ideale shoqėrore dhe demokratike. Njė nga figurat mė tė spikatura tė familjes Ndreu, e cila kishte rol dhe kontribut tė gjithanshėm kombėtar shoqėror dhe familjar, ishte Cen Elezi. Me dokumente tė pakundėrshtueshme dhe fakte historike ėshtė e vėrtetuar se Ceni ishte pėrfaqėsuesi mė i denjė i vlerave kombėtare, demokratike, njerėzore e familjare. Ndoshta historia lind rrallė njerėz kaq tė shquar pėr nga aftėsitė dhe zotėsitė individuale. Angazhimet e tij nė zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare, drejtimi dhe zhvillimi i ekonomisė private nė zonėn e tij, dhe organizimi i jetės sė brendshme tė familjes gjigande tė Ndreve, pėrbėn njė shembull tė shkėlqyer dhe tipik tė njė fisniku qė prodhoi feudalizmi i asaj treve. Ceni, edhe pas vdekjes sė tė jatit, Elez Isufi, e mbajti lart amanetin e tij "Ta duam Shqipėrinė, se asht ndera jonė".


    Kėshtjellė rezistence ndaj pushtuesve


    Nė luftėn e Shumbatit, gjatė kryengritjes sė madhe tė Dibrės, Ceni ishte krahu i djathtė i Isuf Xhelilit. Aty ku pėrqėndrohej forca mė e madhe serbe, Ceni sė bashku me vėllain e tij, Mersimin, u prinin shokėve tė tjerė me heroizėm tė paparė. Arritjet e tyre luftarake janė tė bujshme nė luftėn e Qafės sė Trojakut. Cen Elez Ndreu, djali i patriotit tė madh Elez Isufi, lindi nė kohėn kur patriotėt e Rilindjes Kombėtare luftonin me pushkė e penė pėr pėrparim kombėtar dhe shoqėror. Nė kullėn e madhe tė Lisivalles, nė odat e trimave Ceni, Mersimi dhe tė tjerė frymėzoheshin me idetė e Rilindjes sonė Kombėtare. Vdekja e kobshme e Elez Isufit dhe e Isuf Xhelilit e detyroi Cenin tė mobilizohet maksimalisht pėr tė pėrballuar sfidat e kohės. Kur serbėt tentuan ta shkatėrrojnė shtetin shqiptar, Ceni tregoi burrėri, atdhedashuri dhe qėndresė nė mbrojtje tė shtetit shqiptar. Nė pėrgjithėsi, ai ishte nė opozitė tė vazhdueshme me regjimin zogist. Serbi paguante flori qė Cen Elezi tė bashkohej me kryengritjen e Shalės, kundėr Zogut. Cen Elezi, jo vetėm qė nuk pranoi, por shkoi vetė me 400 dibranė nė Shalė-Shoshė pėr tė bindur kryengritėsit pėr tė hedhur armėt dhe tė shkonin nė shtėpitė e tyre. Mė evidente ka qenė qėndresa e Cen Elezit kundėr Italisė fashiste, Gjermanisė naziste dhe tiranisė komuniste.

    Diplomatja angleze, Zonja Edit Durham, nė librin e saj "UNWRITTEN LOW IN ALBANIAN", ndėr tė tjera shprehet se "kam vizituar shumė familje tė njohura nė Shqipėri. Tė gjitha familjet qė kam vizituar janė mjaft mikpritėse. Mirėpo, mikpritjen qė gjeta nė shtėpinė e Cen Elezit nuk e gjeta nė familjet e tjera. Tek Cen Elez Ndreu gjeta njė familje tė kompletuar tė botės sė qytetėruar, pashė bujqėsi tė pėrparuar, blegtori tė seleksionuar dhe njė grumbull djem e vajza tė civilizuara e mbi tė gjitha, mikpritja e mbi 100 vetėve nė natė, duke i pritur dhe i pėrcjellė me tė gjitha tė mirat".

    Kur Italia fashiste synonte tė shkatėrronte qėndresėn antifashiste tė Cenit, ai e shndėrroi shtėpinė e tij nė fortesėn kryesore tė rezistencės antifashiste. Kėshtu mbi kėtė kėshtjellė dėshtuan edhe sulmet italiane dhe ato gjermane. Mbi familjen e Ndreve po pėrdoreshin tė gjitha mjetet mė barbare pėr ta gjunjėzuar. Por ajo mbeti krenare, stoike dhe e pamposhtur.

    Hiqmet NDREU Melburn, Australi

  3. #13
    Shtyllasi me i dashur se Theranada



    Shkruan : BEQIR SINA, Nju Jork



    Qazim Bllaca, nje mik i madh i familjeve te medha e patriote shqiptare



    NEW HAVEN CONNECTICUT : Qazim Bllaca, i perket asaj plejade shqiptaresh: patriote te flaket, qe aty nga fundi i vitit 1948 apo fillimin e vitit 1949, ju drejtuan Shqiperis, e cila pasi i prishi marrdheniet edhe me Ish"Jugosllavine", i ktheu "shpinen" edhe Kosoves. Ai sebashku me dhjetra patriot te tjere hyri ne Shqiperi , se aty do te gjente ngrohtesine e vendit ame. Rapsodi popullor Dervish Shaqja - i kendoj me ēifteli kesaj gjeme, duke thene" Oj! Kosove! kur t'a ktheva shpinen - Vera mu ba dimen". E Dimer ma te madh, besoj se nuk ka perjetuar ndonjher kombi shqiptar, pothuaj ne te gjithe veriun e vendit filluan arratisjet ne mase nga te dy anet. Si rezultat i kesaj situate dhe per ta frenuar sadopak ikjen e madh te personave qe arratiseshin jashte vendit, Qeveria komuniste e Tiranes, e rriti menjehere represionin dhe ne ate kohe, sipas statistikave edhe filluan internimet ne mase e burgimet e shqiptareve ne Shqiperi, edhe nga trojet etnike.



    Vujatjet dhe kalvari i vuajtjeve si rezultat i atij sundimi, ne kampet e burgjet neper Shqiperi, qe u permbushen plot, e perplot me pjestar te familjeve me te mira shqiptare, patriote atdhetare, fisnike e inetelektual me edukim e shkollim perendimore, e pesuan te gjithe. Rregjimi i papare, qe sapo kishte ardhur ne pushtet me gryken e aremeve, i ktheu armet ndaj shqiptareve. Nisur nga numri i madh i te internuarve dhe te burgosurve , qeveria komuniste u detyrua dhe hapi njeri pas tjetrit vetem kampe e burgje, ne ēdo moēal e kenet, ne ato zona te Shqiperise, ku edhe dielli duket vete dy ore ne dite. Ne ato kampe interrnimi ku si fillim thuhet se vuanin denimin e tyre rreth 60,000 te internuar, me nje gjendje ne kufijte e mizerjes, frikes dhe represionit policore. Per fate te keq Qeveria komuniste e Tiranes e rriti represionin edhe ndaj vellezerve tane te pertej kufirit shqiptaro-shqiptar. Ne kampet e burgjet neper Shqiperi, sipas deshimtarve te kohes, ndodheshin edhe shume shqiptare te Kosoves, shqiptare te Malit te Zi, Maqedonise, Presheves, Bujanovcit, Medvegjes e Ēamerise.



    Njeri prej tyre eshte edhe Qazim Bllaca. I cili me 19 korrik - ne fshatin Bllace te Therandes u varros si njeri prej veprimtarve e patriote me te shquar i Ēeshtjes Kombetare. Qazim Bllaca, i cili vdiq ne moshen 90 vjeēare, ne ceremonine e varrimit u vleresua lart, per kontributin dhe sakrificat shume vjeēare te te ndjerit, ne mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve. Qazim Bllaca, eshte simboli i nje shqiptari prej Kosove, qe perjetoj edhe tragjedin me te madhe kombetare ne Shqiperi. Njerezit qe e njohen e jetuan me ate, tani flasin dhe deshmojn per here te pare mbi kalvarin e gjate te vuajtjeve te Qazim Bllaces, e qindra familjeve te shqiptare neper kampet e ndryshme te internimeve. Kampe, te cilat, regjimi komunist i Enver Hoxhes, i kishte shpallur si kampe te "familjeve reaksionare". Njera prej tyre, jane edhe disa pjestar te familjes se madhe dibrane, Ndreu . Familje, kjo, e cila, qe s'bashku me familjet me te mira shqiptare, patriote e atdhetare, fisnike e inetelektuale me edukim e shkollim perendimore, pronaret ligjitim, kane vuajtur neper kampet e burgjet ndryshme enveriane nga viti 1945 e deri ne vitin 1990-te.



    Qe nga viti 1995, pjestare te kesaj familje te njohur ne te gjithe Shqiperine, dhe me ze ne historine kombetare, e vendosur pas renejes se rregjimit komuniste, qendron me banim ne SHBA. Ata nuk i harrojn kurre vuajtjet qe kan kaluar neper ato kampe e burgje komuniste. Kur mesuan per vdekejn e Qazim Bllaces, njeriut me te aferme me familjen e tyre ne interrnimin ne kampin e ineterrnimit ne Shtyllas-Levan(Fier), ata me malle, dhimbje e deshire flasen per dramen tragjike te te gjitha familjeve , per ato qindra e qindra familje te tjera, qe paten te njejtin "fat" me familjen Ndreu.



    Familja Ndreu nga Dibra u be ne interrnim mike i madh i Qazim Bllaces nga Kosova



    Jane keta, Xhevati, Lavederimi, Besniku, Astriti, Shpetimi, Sokoli e Albani, Kastrioti e Shkelzen Ndreu, qe deshirojne te flasin per gazeten kombetare Bota sot, rreth njohjes dhe jetes se tyre ne kampin e inetrrnimit, me shqiptarin e Kosoves, Qazim Bllaca. Komunistet, qe erdhen ne pushtet me forcen e armeve ne dhjetorin e vitit 1944, thone ata me arrestimet, denimet, pushkatimet pa gjyqe, interrnimet ndaj te gjithe atyre qe i qujaten kundershtaret te tyre politike, e kishin filluar qe me perpara se te merrnin pushtetin, por me internimet e para te atyre familjeve qe ata i shpallen "reaksionare", e "armiq te popullit" e "tradhetare", filluan aty nga maji i vitit 1945. Ne, tha njeri prej tyre ne interrnim ne kampin e interrnimit Shtyllas-Levan(Fier), u njohem edhe me Qazim Bllacen, rreth viteve 1965 - 1966




    Kur mesuam vdekjen e tij, tha Lavderimi, ishte nje hidherim i madh edhe per familjen Ndreu. Nga qe ne qofte se ka nje njeri , politikan te zotin , intelektual te shquar, nje burr me te gjitha virtytet, qe ka nje shqiptar, nje njeri i i takojn te gjitha cilesite si nje shqiptar, ai eshte Qazim Bllaca. Ish i internuari dhe i presekutuari i rregjimit diktatorial enverian, i cili ka jetuar e punuar ne pune te detyrueshme ne kampin e e interrnimit ne Shtyllas, Levan(Fier), s'bashku me qindra familje te tjera nga e gjithe Shqiperia" tha ai.



    Lavderimi flete, perser me nostalgji te madhe:" Kemi jetuar mbi 25 vjet me nje njeri burreror, i palekundur dhe i pathyer nga diktaura komuniste, e sistemit qe udhehiqte Shqiperine. Bllaca, ishte i ndershem e punetor i pa perlyer me ndonje "nofke" nga sigurimi i shetitit. Ai dinte mire te njihete e respektonte, mikun dhe te urrente armikun e tij. Nje njeri i aft te tejkaloj ēdo situate. Nje i zgjuar, trim, pariot e intelektual. Nje nder elitat e interrnimit, per shkollen e dhe kulturen . Shkonte ne punen e detyrueshme, duke u bere i njejte si te gjithe bashkevujatesit e tij - i thjeshte dhe i dashur, tamam si nje shqiptar shembullor. Ai ishte simbol i rezitences kundra atij sistemi anti-shqiptar.


    Qazim Bllaca, vuajti denimin ne Interrnim, deri me 1987-en, kur me nje vendim te Minstrise se Puneve te Brendeshme, e cila, at'here ishte ne gerrham e fundit te diktatures, i "liroj" zinxhiret e roberise duke ju dhene pak liri qytetareve te saj. At'here kur filloj te bjere roberia dhe shqiptaret filluan te marren pak-e nga pak frym lirisht te shohen pak drite nga sketerra komuniste, pohon Lavderimi.


    Qazim Bllaca, ne kampin e ineterrnimit ne Shtyllas-Levan(Fier)


    Lavderim Ndreu, na tha se "Kur, erdhi ne interrnim ne kampin e interrnimit ne sektorin e Shtyllasit, Levan(Fier), Qazim Bllaca, e sollen nga Burgu i Burrelit, nje nga burgjet me famekeqe te Shqiperise. Ai erdhi tek ne, si nje njeri i sprovuar me jeten e veshtire te burgjeve dhe ineterrnimeve komuniste. Ai si te gjithe bashkevuajtesit e tij ishte nje njeri totalisht i gjitheaneshem. Filloje pune si mekanik nga qe atje kishin me nevoj pushtetaret te shfrytezonin aftesit e tija. Aty u njoh me nje djale tejter kosovar te quajtur Qazim Vulaj, i cili ,siē tregojn ngjarjet e me voneshme, kishte punuar, e enderruar gjate te bente nje sfide te madhe rregjimit. Te arratisej pra, nga nga kampi i interrnimit ne Shtyllas. Takimi dhe kontaktet midis tyre ishin te nje mendimi tjeter - si te realizohej arratisja spektakolare, jo puna nen rregjimin enverian dhe nenshtrimi.



    Rreth kesaj ngjarje, Lavderim Ndreu, ai shtjelloj se :"Nderkaq, ne nje dite vjeshte me 1967 -sa ishim duke na bere apelin - nje menyre kontrolli, kjo, e policise dhe e debileve te tyre te mbanin nen kontroll tre here ne dite te interrnuarit - aty rreth ores 11:00 te nates, mesuam se nje grup te ineterrnuarish ishin larguar ne drejtim te pa ditur nga kampi. Dhe so forcat e ndjekjes ishin vene ne ndjekjen te "reaksionarve".




    Peshperitej ne kamp, tha ai te neseremen se ata ishin larguar ne drejtim te kufirit detar, pasi edhe shancet me te medha, per t'u arratisur inshin ne ate drejtim. Ne rruge ajrore distanaca nga kufiri detar ne bregdetin e segmetit derdhja e Vjoses dhe Seman ne vendin e quajtur hidrovori i Hoxhares, ishte diēka me pak se dy a tre kilometra. Njerezit thoshnin se Qazim Bllaca, ishte njohes i mire i kufinjeve te Shqiperise dhe e njihte nga shkollimi i lart qe kishte mjaft mir terrenin e Shqiperise. Ndersa , Qazim Vulaj ishte nje mekanik i perkryer. Keshtu, duke shfrytezuar mjeshterin e mekanikut Qazim Vulaj dhe mjeteve te cilat, ata kishin ne dispozicion ne ofiēinen e kampit, ndertuan nje barke druri te vogel. E ndar kjo ne tre pjese e ēmontueshme dhe e montueshme, ne ēdo vend dhe me nje peshe te lehte. Ata kishin edhe dy lopata te punuar me mjeshteri.




    I papajtur me rregjimin eneverian edhe ne interrnim tenton te arratiset



    Duke sjellur kujtimet e tija, Lavderimi tha se "Mbasi beme apelin e mbermjes, u shperndam sejcili prej nesh ne shtepit e tyre. Ata, duket se jane nisur drejt arratise rreth ores 12:00- se mesnates, pasi kampi ra ne gjume i gjithi. Tre te interrnuarit, Qazim Bllaca , Hazir Halimi, Qazim Vulaj, kane pase sejcili nga nje pjese te varkes, mbi shpine. Pas dy a tre oreve rruge, e pa rruge neper arat e fermes dhe te kooperativave, qe na rrethonin, ata kane mberritur afer nje poste kufitare bregdetare. Ne afersi te detit, ata sipas rrefimeve te pastajme duhet te ken mberritur aty rreth ores dy te mesnates.



    Mbasi kane vrojtuar mire patrullen dhe levizjet e tyre, kane montura barken dhe e kane hedhur ne dete. Nata per fatkeq ka qene teper "tekanjoze" dhe nuk donte ne asnje menyre t'i ndihmonte te "pafatet". Nje stuhi e madhe me shi rrebesh dhe ere te forte, ate nate, e ka perfshire papritmas vendin, shkreptima dhe fortuna e madhe. Ne ket situate tragjike, gjendja sa vinte e behej me e veshtir, dalja ne dete u be e rrezikeshme edhe per jeten e tyre, dallget e "hazdisura" dhe te "terbuara" nuk e linin barken te dilte me ne det te hapur, por e nxirrnin fare lete ate ne breg. Keshtu, ata kane tentuar dhe dy tre her, duke "luftuar" me dallget, per rreth dy a tre ore, te tjera te ēajne dallget, por ka qene aq e pa mundur, sa qe me ne fund kane rene dakort, te heqin dore per momentin nga kjo "aventur" me rrezik edhe jeten.



    Lavderimi tha se :"Nderkohe , duke hequr dore nga kjo tentative, dhe duke pare se ēdo gje ishte i pa mundur, e mengjesi po afronte, patrullat e ushtrise, qe si ēdo dite vinin drejt vijes kufitare filluan te levizen. Ne keto kushte, ata te tre largohen ne thellesi te bregdetit - neper gemusha, qe te kalonin diten, me mendimin qe deri sa te qetesohej moti dhe te provonin perseri arratisjen nga sketerra. Patrulla ushtarake e perber nga dy ushtare me kuaj , rreth ores 6:00 te mengjesit, u tha se ka rene ne gjurmet e disa personave, qe mendohej se gjate nates kane tentuar te arratisen. Deti kishte filluar te qetesohej dhe gjurmet ne reren e lagur, dukeshin fare qarte. Menjeher roja bregdetare u alarmua dhe nga Dega e Puneve te Brendeshme ne Fier, kerkoje ne ate vend forca te policse dhe qenet e kufirit, duke kontrolluar me imetesi gjithe pyllin e pishave, keneten dhe gemushat rreth bregdetit nga vinin gjurmet. Operacioni ne gjurmet e te arratisurve nuk zgjati shume , pasi Qazim Bllaca, Qazim Vulaj dhe Hazir Halimi u zbuluan te fshehur ne pyllin e pishave. Nen thirrjen e ushtareve te armatosur rende me automatik, u eshte bere thirrje te dorzohen se jane te rrethuar. Ata pa asnje lloj rezistence, pasi ishin krejt te parmatosur u vetedorezuan.



    Keshtu qe, tha ai,mbas nje muaji ne hetusi e torturash ēnjerezore, me nje vendim te posaqem te Kuvendit Popullor, ne ate kohe, u tha se te gjithe emigratet politik, ketu perfshiheshin e kosideroheshin si emigrant politik edhe vellezerit tane nga Kosova, ose viset e tjera shqiptare ne sundimin serbo-sllave, qe vuajne denimin ne burgjet e Shqiperise, dhe jane te denuar me 8 vjet burg e poshte, lirohen. Ne kete vendim perfshiheshin edhe te gjitha ata te arrestuar emigrante nga ish"Jugosllavia" qe ishin ne qelit e burgjeve nen hetim. Nekete vendim perfituan edhe Qazim Ballaca, Hazir Halimi duke mbetur ne burg vetem Qazim Vulaj, i cili u denua me 10 vjet burg.



    Qazimi serish ne kampin e interrnimit ...... midis bashkevuajtesve gjeti vellan ne Egjypt



    Lavderim Ndreu, tha se Qazimin pas kesaj ngjarje e sollen te punoj ne vreshtari, ku punoj s'bashku me vellan tim Zyberin. Qazimi, u be Kumbara i Besnik Ndreut, duke i marr floket sipas zakonit djalit te tij Albanit. Ne kamp ai shoqerohej gjithmon me Osman Kazazin, Beshir Ndreuen, Xhetan Ndreun, Remzi Ndreun, Mahmutin, e Xhelil Ndreun, Agim Shalen, Qazim Vulajn, shkrimtarin Sulejman Krasniqi, Astrit Delvinen dhe Drita Kosturin. Ka marre pjese dhe ka qene prezent ne te gjitha dasmat, fejesat e gazmendet e tjera familjare, fakeqesit qe u kane ndondhur ketyre familjeve ne interrnim. Ai ishte njeri, qe se bashku me bashkevuajtesit e tij ne ineterrnim dhe ne burg, ndau me keta njerez, vajtjen, dhimbjen ne perballjen me kuēedren komuniste.



    Rreth jetes ne kampin e inetrrnimit ne Shtyllas-Levan (Fier), nje pjestar tjeter i familjes Ndreu, Astriti, tha se Qazimi, kishte nje vella ne Kajro(Egjypt) . Vellai i dergoj nje leter Qazmit ne kamp, ku ndertetjera midis mallit dhe dashurise vellazerore, i shkruan, se kishte shume deshire, qe te takoheshin ne njerin prej shteteve te Evrpoes, mbasi atij nuk po i jepinin vize te vizitonte, ai Shqiperine.



    I vare thelle ne shpirt dhe i prekur nga kjo leter, Qazim Bllaca, erdhi tek ne dhe i tha babes lexoje kete leter. Dhe me nje "ofshe" te madhe, tha sesa pak vizionar jane keta njerez. Vellai im, tha Qazimi - akoma nuk e di se prej ketej nuk del zogu qe fluturon edhe jo me une nje interrnuar. Qazimin e mbaj mend si sot, pershperiste se "Ēfare paradoksi?! ne nje kohe qe une nuk dale dote deri ne Fier, pa lejen e policise, ai me thote hajde e takohemi ne ndonje shtet fqinje."



    Bllaca, tha ai pas kesaj beri i mallengjyr nje kerkes, qe sigurimi i shtetit nuk ja aprovoje asnjeher. Vetem me 1988 mbas shume kerkesash, per t'u ri kthyer ne shtepine e tij ne Kosove, u aprovua dhe kerkesa e tij. Ishte kjo koha kur Bllaca, u largua me lot ne sy, me kujtimet dhe mallengjim nga kampi i interrnimit. Ishte nje ndarje qe kur e kojtoj sot, me rrenqethet trupi, na dukej se po ndaheshim per se gjalli. Megjithse, ai po shkonte prane njerezve te tij me te aferm te familjes ne Bllace te Therandes(Kosove).



    Astrit Ndreu, me tej rrefen rreth kesaj ngjarje se ai gjeti familjen e tij shume vone, pasi asnjeri prej tyre nuk e dinte se ishte gjalle. Kjo ka ndodhur sipas tij aty rreth vitit 1968-69. Ishte nje periudhe kjo kur nje grup te interrnuarish nga zonat veriore te Shqiperise- familja Lika, u arratisen duke dale ne Kosove. Ata kishin pas nje vella ne burg me Qazim Bllacen, qe kishte vdekur ne burg. Me daljen e tyre ne Kosove, nuk e di sesi ata kane kontaktuar atje me njerez te familjes Bllaca, dhe i siguruan ata se Qazim Bllaca, ishte gjalle ne nje kamp interrnimi ne jug te Shqiperise, qe quhej kampi i Shtyllasit. Pas kesaj nepermjet letrave, ata vune kontakte te rregullta midis njeri tjetrit.



    Sjellja e mire e tij e shpetoj nga burgu... i perjeteshem



    Xhevat Ndreu, pershkron Qazim Bllacen, si njeri qe e njihte mire egersin e rregjimit komuniste, dhe ashpersine e veglave te atij rregjimi, te policise dhe sigurimit te shtetit. Ai ruhej gjithmon nga spiunet dhe njerezit e dyshimit, te cilet, sipas tij shpesh here edhe e provokonin. Kishte nje urrejtje te madhe ndaj rregjimit, qe vetem me njerez shume - shume te besuar e ēfaqete. Ai e parqiste rregjimin ne biseda te veqatna, si nje rregjim diktatorial dhe gjak-pires nje rregjim ēnjerezor dhe anti shqiptar. Ai ishte i revoltuar dhe nuk mund t'a kapardinte sjelljen e atij rregjimi me vellezerit tane te pertej kufirit shqiptaro-shqiptar. Sa her qe shqiptaret e Kosoves, ose viseve te tjera kalonin kufirin per ne dheun meme, ata burgoseshin , keqetratoheshin ose ua dorzonin perseri jugosllaveve, tha ai.



    Kastriot e vellai i tij Shkelzen Ndreu, sjellin nder kujtimet e tyre feminore per Qazim Bllacen, lidhjen e tij me inetelektualet ne interrnim. Ai, thane ata ishte i mik edhe me Llazar Papen, nje intelektual i vjeter dhe i shkolluar ne SHBA-s. Me graden kolonel ne ushtrine amerikane, i cili qe ne moshen 12 vjeēare, pate dale ne Amerike. Pas 1944, Papa, pate drejtuar nje operacion ndihmash amerikane nga UNDRRA - dhe ne Shqiperi, qe arrestua si agjente i amerikaneve. Beri 8 muaj hetusi dhe u denua me 8 vjete burg, mik i vjeter i Qazim Bllaces ne interrnim. Shpetim Ndreu, djali i Bajramit kujton kthimin e tij ne Shqiperi, me 1995-n, ne vitet e demokracise, kur ai kthehet per here te pare ne Tirane dhe takon me mall te madhe te gjithe miqet e tij te interrnimit. Ai erdhi ne kete vizite me gruan e tij dhe nje djale. Gjate prezantimit, qe bente para gruas i thoshte gjithmone se po te prezantoj me te gjithe vellezerit e motrat e mija - njerezit me te respektuar. Familjet, me te nderuara e me te mira shqiptare.



    Kampi i interrnimit Shtyllas - Levan(Fier) i permbushur plote e per plote me pjestar te familjeve me te mira shqiptare, patriote atdhetare, fisnike e inetelektual me edukim e shkollim perendimore



    Se fundi keta pjestar te kesaj familje te madhe dhe me ze dibrane ne Amerike, famila Ndreu, thane se :"Ne Shtyllas, kane qene rreth 300 famijle te interrnuarish, te cilat sipas situatave dhe "fushatave" me largimin e tyre nga qytetet e fshatrat kufitare, te familjeve te presekutuara dhe familjeve qe shteti athereshem shqiptar i kishte vene "damken" e keqe te armiqeve te popullit, reaksionare, shkonte deri ne 400 e mos me shume. Disa nga familjet me te njohura ne Shqiperi, ne pa mundesi te permendim te gjitha ne kampin e interrnimit Shtyllas-Levan(Fier) kane qene, : familja Ndreu familja me e madhe me rreth 150 persona, nga Korca, familja Bazelli, Kapa, Baruti, nga Puka familja Miraka , Nga Shkodra familja Prenk Marku, e Brahim Hasanit e Kol Kuritit, nga Dibra, familaj e Halil Nuzit, familja Papjani nga Fieri, Heqimi, Shani, nga Vlora Servet Peshkepia, Haki Shehu, Rexhep Muka, Ali Birēja, nga Skrapari familja Lamēe e Hoxha, familja Vernozi, e shume te tjera.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Familja Ndreu

    Dhe une e mbart kete mbiemer.
    Shkrimet e mesiperme i lexova me vemendje dhe me pelqyen shume por mu duk kontradiktues fakti qe Familja Ndreu te quhet familje Dibrane pasi qe nga Dede dhe Ali Ndreu(brezi i 10'te i familjes time) duke u afruar te Prel Tuli, qe eshte stergjyshi im(Brari, patjeter do e kesh degjuar kete emer ne rrefimet apo kenget e trimerise qe perdoren ne Malesine e Gjakoves) e deri tek une, te gjithe kemi origjinuar nga Nikaj-Mertur te Tropojes.

    Cfare me habiti tjeter ne shkrimet e mesiperme eshte se te gjithe anetaret e familjes Ndreu qe u permenden nga ju, i perkisnin besimit Islam. Ndersa te 104 meshkujt e fisit tim, jemi te Krishtere.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thon se nje karvan i gjat makinash pafund e qindra polic e xhelat enverist kane qene mobilizuar nga shteti enverist per te ckulur me rrenjet fisin Ndreu nga trojet stergjyshore ne sllov e gjetke e per ti derguar ne kolkozet mocalore staliniste te Myzeqese..
    Po akoma ska ardhur koha qe te kemi dhe ne regjisor si spilbergu per te na i dhene ne film ato kohe te tmerrshme.. qe kan hequr ato familje te gjora..
    edhe drita kosturi.. ish mikja e qemal stafes ka qen ne shtyllas.. dhe nji atdhetar tjeter qe tani spo ja kujtoj emrin qe e akuzuan se deshte te bente nje vark me u arratis nga deti..
    nejse..shkuan e vane ato vite e uroj qe kush mbeti nga ai fis te kene shancin te rigjenerohen moralisht e materialisht qe te shikojne nje dit te bardhe.. e te mos e kujtojne me genocidin qe ja beri Mafia enveriste..



    Big..

    mbiemri i atyre te fisit tend ska te bej besoj me Ndre-te e Dibres..
    Ndoshta ne disa shekuj me pare edhe mundet..
    Nikaj Merturi e ka kte vecori qe shum familje i kan perdorur emrat musliman ndonse kan qen katolik.. pra jan quajtur psh.. po ja fus kot..
    Bilal Kola.. i biri i Kol Hysenit.. ka djal hysen Kolen e kshu me radh..
    Pra megjithse kan qen Katolik per arsye konjukture a sdi pse.. ne epoken otomane e kan mbajt dhe ka nji emer musliman..

    Cdo te mire..

  6. #16
    Familja NDREU - NGA THELLESIA E SHEKUJVE

    --------------------------------------------------------------------------------

    NGA THELLĖSIA E SHEKUJVE
    ---------------------------------------
    Prejardhja. Vendosja nė Soricė tė Dardhės. Kalimi nė Lisivalle tė Sllovės. Rimėkėmbja; Isuf Ndreu. Epoka e Elez Isufit.

    Rreth gjysmės parė tė shekullit XVI, mendohet se fisi i Ndreut tė Dibrės u ngulėn pėr herė tė parė nė Soricė tė Dardhės. Rreth kėtij ngulimi ka disa versione. Njė version na thotė se Ndret erdhėn nga Puka, banorė tė cilėt gjinden dhe sot me kėtė mbiemėr. Njė version tjetėr na i sjell nga Shoshajt e Dukagjinit. Versioni mė afėr sė vėrtetės ėshtė ai i prejardhjes sė tyre nga Nikaj-Merturi i Tropojės.') Ende nė Nikaj-Mėrtur ruhen toponime qė lidhen me emrin e kėtij fisi, pjesėtarė tė cilėt, gjatė njė lufte tė pabarabartė kundėr ushtrive osmane, u vranė e u shuanė dhe ata qė mundėn tė shpėtonin u detyruan tė tėrhiqen nė thellėsi tė viseve shqiptare. Kėtė fat duket se kanė patur dhe paraardhėsit e sotėm tė Ndreve tė Dibrės. Ky pohim sillet nga tė dhėnat e rregjistrit tė Sanxhakut tė Dukagjinit tė vitit 1571, ku fshati Dardhė i Dibrės jepet me 60 banorė, prej tė cilėve 35 shtėpi tė krishtera dhe 23 muslimanė.Zl Nga tė islamizuarit haset dhe njė Ali Andrea i...............

  7. #17
    DOSSIER I

    Historia tragjike e familjes sė Elez Isuf Ndreut, prijsit tė kryengritjeve popullore nga Sllova e Dibrės. Si u pushkatuan, burgosėn dhe internuan me dhjetra burra tė fisit tė famshėm

    Si e masakruan komunistėt familjen e Elez Isuf Ndreut


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Pas mbarimit tė Luftės deri aty nga marsi i vitit 1946, familja jonė Ndreu nė Sllovė tė Dibrės nuk u prek dhe nuk u ngacmua fare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Arsyeja dhe shkaku kryesor qė familja jonė nuk u trazua nė fillim, ishte njė farė respekti qė ruhej akoma pėr Gjeneral-major Dali Ndreun dhe nėnkolonel Esat Ndreun, tė cilėt kishin udhėhequr formacionet mė tė mėdha partizane gjatė Luftės Nacional-Ēlirimtare. Pėrndjekja dhe genocidi i egėr e i pashembullt ndaj familjes sonė, filloi pas marsit tė vitit 1946, kur gjyshi ynė Cen Elezi, djali i Heroit tė Popullit, Elez Isuf Ndreut, u shpall armik i popullit. Nė atė kohė pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve tė Brigadave partizane tė Ndjekjes qė na dogjėn kullat e mėdha tre katėshe nė Sllovė, gjyshi Ceni me disa nga vėllezėrit dhe djemtė e tij dolėn nė mal nė arrati.

    Nė atė kohė disa nga burrat e familjes sonė u vranė nė mal nė pėrpjekje me forcat komuniste, tė tjerė u arratisėn jashtė Shqipėrisė dhe shumė tė tjerė u arrestuan dhe pėrfunduan burgjeve e internimeve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 70-vjeēari Hiqmet Ndreu, njė nga pinjollėt e familjes sė famshme tė Elez Isuf Ndreut, i cili rrėfen gjithė historinė tragjike tė familjes sė tij nėn regjimin komunist tė Enver Hoxhės. Po cila ėshtė origjina dhe historia e kėsaj familje tė madhe dhe cili ėshtė kontributi qė burrat e saj kanė dhėnė nė luftrat pėr Pavarsinė e Shqipėrisė? Si u arrestuan, u bugosėn, u pushkatun dhe u persekutuan, pjestarėt e asaj familje tė Parisė sė Dibrės nga regjimi komunist i Enver Hoxhės dhe pėrse hakmarrja e genocidi i komunistėve ishte aq i egėr ndaj tyre?

    Cen Elezi pėrkrahės i Zogut
    Hysen Elez Ndreu, apo siē ėshtė njohur ndryshe me emrin Cen Elezi, u lind nė vitin 1884 nė fshatin Sllovė tė Dibrės dhe ai ishte djali i madh i Elez Isufit. Qė nė moshė fare tė re, Cen Elezi mori pjesė prėkrah tė jatit tė tij Elez Isufit, nė tė gjitha luftrat dhe betejat kundėr forcave turke dhe serbo-malazeze, tė cilat ēuan nė Shpalljen e Pavarsisė sė Shqipėrisė nė vitin 1912-tė. Ndonėse Elez Isuf Ndreu ishte kundėrshtar i Ahmet Zogut dhe u vra duke luftuar kundėr forcave tė tij nė vitin 1924, me rikthimin e tij nė pushtet nė janarin e vitit 1925, Ahmet Zogu i bėri thirrje Cen Elezit dhe burrave tė tjerė tė atij fisi qė tė merrnin pjesė dhe tė jepnin kontributin e tyre nė krijimin e shtetit tė ri shqiptar. Pas janarit tė vitit 1925, Cen Elezi qėndroi disi i mėnjanuar nga jeta politike duke u mbyllur nė kullat e tij nė Sllovė tė Dibrės.

    Nė vitin 1926 gjatė pėrpjekjeve qė qeveria e Beogradit ndėrrmori pėr rrėzimin e Ahmet Zogut me anėn e Kryengritjes sė Dukagjinit, ajo u pėrpoq tė bėnte pėr vete disa nga krerėt kryesorė tė familjeve tė mėdha tė Shqipėrisė, ku njė prej tyre ishte dhe Cen Elezi, pasi babai i tij ishte vrarė kundėr Ahmet Zogut.

    (vijon nesėr)
    DOSSIER II

    Historia e familjes nacionaliste Ndreu e parisė sė Dibrės ku gjithė burrat e saj morėn pjesė nė rezistencėn kundra forcave italiane. Dėshmon 70-vjeēari, Hiqmet Islam Ndreu

    "Ja si luftoi gjyshi im, Cen Elezi kundėr italianėve"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė familjes Ndreu nga Sllova e Dibrės. Origjina e hershme e kėsaj familje tė njohur dibrane e cila nė fillim ka qenė e besimit tė krishterė, mendohet tė jetė nga Nikaj-Mėrturi i Tropojės dhe mė pas nė vitin 1571 ata kanė zbritur nė fshatin Dardhė tė Dibrės. Arsyeja e shpėrnguljes sė kėsaj familje tė madhe nga Nikaj-Mėrturi, mendohet tė jetė bėrė pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve tė turqve, pasi nė atė kohė pjesa mė e madhe e tyre u asgjesua nė njė betejė me forcat ushtarake osmane. Nė vitin 1840-tė, pasi familja Ndreu u fuqizua shumė nga ana ekonomike duke u marrė me blegtori dhe bujqėsi, Isuf Ndreu ngriti njė kullė tė madhe tre katėshe nė vėndin e quajtur Lisivadhė. Po kėshtu nė vitin 1881, Isuf Ndreu ngriti edhe njė kullė tjetėr tre katėshe nė Sllovė, nė tokat qė ia bleu Isuf Zhgunit. Qė nga ajo periudhė e deri nė fillimet e shekullit tė kaluar, Ndretė e Dibrės kanė jetuar sė bashku si njė familje e madhe patriakale nė tė dy kullat e ngritura nė Sllovė dhe Lisivadhė. Tė parėt e asaj familje qė luftuan kundėr turqve dhe serbo-malazezėve, duke udhėhequr kryengritjet e mėdha tė Shqipėrisė sė Veriut nė vitet 1911-1923, ishin Elez Isuf Ndreu me kushėririn e tij tė parė, Suf Xhelilin. Pas vdekjes sė Elez Isufit nė vitin 1924, vendin e tij e zuri i biri, Cen Elezi

    (vijon nga numri i kaluar)

    Ndonėse Elez Isuf Ndreu qė ishte vrarė nė vitin 1924 nė pėrpjekje me forcat zogiste dhe ishte tepėr i njohur si njė nga kundėrshtarėt mė potencialė tė Ahmet Zogut, si krahu i armatosur i forcave fanoliste qė erdhėn nė pushtet nė qershorin e vitit 1924, i biri i tij Cen Elezi nuk ra viktimė e intrigave tė qeverisė sė Beogradit nė pėrpjekjet pėr tė rrėzuar qeverinė e kryesuar nga Kryeministri Ahmet Zogu. Si rezultat i kėsaj, Cen Elezi jo vetėm qė i refuzoi nė mėnyrė kategorike premtimet dhe paratė qė i ofroi Beogradi e kryeministri Pashiq pėr tė marrė pjesė nė kompllotin kundėr Zogut, por ai iu pėrgjigj pozitivisht thirrjes sė Ahmet Zogut dhe nė mėngjezin e 26 nėntorit 1926 nė krye tė 300 forace vullnetare dibrane u nis pėr tė shtypur kryengritjen e Dukagjinit qė udhėhiqej prej Dom Loro Cakės dhe toger Ndok Gjeloshit. Por edhe pse u nis pėr shtypjen e asaj kryengritje, Cen Elezi nuk pėrdori dhunėn, por autoritetin dhe njohjet qė kishte nė atė krahinė tė Veriut tė Shqipėrisė. Lidhur me kėtė, 70-vjeēari Hiqmet Ndreu, nipi i Cen Elezit dėshmon: "Gjyshi ynė Cen Elezi edhe pse ishte nė armiqėsi me Ahmet Zogun, iu pėrgjigj pozitivisht thirrjes sė tij pėr shtypjen e kryengritjes sė Dukagjinit, duke vėnė nė plan tė parė interesat e Shqipėrisė dhe jo ato familjare. Nė atė kohė qė ai komandoi 300 forcat dibrane qė shkuan nė Dukagjin, veshi dhe pėr herė tė parė e tė fundit uniformėn ushtarake tė majorit nė rezervė qė ia kishte akorduar Ahmet Zogu pėr meritat qė kishte treguar nė luftrat kundėr forcave serbo-malazeze, nė krah tė tė jatit, Elez Isufit dhe Suf Xhelilit. Edhe pse Cen Elezi nuk u bė kontigjent i qeverisė sė Pashiqit pėr tė luftuar kundėr Ahmet Zogut, ai pėrsėri kur u kthye nė kullat e tij nė Sllovė tė Dibrės mbeti njė opozitar i Zogut", shprehet Hiqmet Ndreu, pėr gjyshin e tij Cen Elezin, i cili i la mėnjanė kontraditat familjare qė kishte me Zogun dhe iu pėrgjigj pozitivisht thirrjes sė tij pėr interesat e Shqipėrisė.

    Cen Elezi nė paqe me Zogun
    Gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė sė Zogut, Cen Elezi u tėrhoq plotėsisht nga jeta politike dhe qėndroi nė kullėn e tij nė Sllovė tė Dibrės duke u marrė me punėt e familjes. Lidhur me kėtė, nipi i tij Hiqmet Ndreu dėshmon: "Gjatė atyre viteve Cen Elezi me gjithė djemtė u muar vetėm me administrimin e ekonomisė familjare nė pronat e tij me toka bujqėsore, vreshta, kullota, pyje e blegtori. Pėr kėtė gjė ka dėshmuar dhe misionarja angleze Margaret Hasluck, e cila nė librin e saj "The un rihten laė in Albania", midis tė tjerash ka shkruar: "Nė shtėpinė e Cen Elezit, krahas mikpritjes tė bie nė sy pėrparimi, si nė vise tė tjera tė Europės. Tek Cen Elezi kam parė bujqėsi dhe blegtori tė seleksionuar dhe njė grumbull djem e vajzash, ku pėrveē arsimit kanė dhe njė edukatė tė pėrsosur familjare". Nė ato vite, duke e ditur armiqėsinė e kontraditat e familjes sė Cen Elezit me Mbretin Zog, shumė persona u pėrpoqėn qė ta implikonin atė me intriga kundėr Mbretit, por Cen Elezi bėri njė paqe tė heshtur me Zogun dhe nuk u pėrzie asnjėherė nė planet, komplotet dhe kryengritjet qė bėheshin pėr rrėzimin e tij. Njė nga ato komplote ka qenė edhe ai i 19 shkurtit 1939 i financuar nga shėrbimet e fshehta italiane tė cilat me anėn e Ministrit tė Oborrit, Jak Koēit, e disa ministrave dhe deputetėve tė tjerė donin tė eleminonin Zogun. Nė kėtė komplot qė u denoncua nga Myftar Kaloshi, i cili ishte parashikur si atentatori i mundshėm kundėr Zogut, shumė vetė u pėrpoqėn qė ta implikonin edhe Cen Elezin aty, pasi dihej qė ai ishte njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Myftar Kaloshit. Por e vėrteta doli nė shesh dhe Cen Elezi jo vetėm qė nuk ishte implikuar fare nė atė komplot, por ai as qė kishte fare dijeni pėr ekzistencėn e tij. Pas kėsaj nė ditėt e para tė prillit tė vitit 1939, kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipėrisė, Cen Elezi sė bashku me mikun e tij tė ngushtė Shaqir Demėn, (nga paria e Dibrės) nė krye tė 500 forcave vullnetare dibrane u nisėn nė drejtim tė Durrėsit. Por nė datėn shtatė prill, kur ata u njoftuan se forcat pushtuese italiane kishin hyrė nė Durrės e Tiranė, u kthyen pėrsėri nė Sllovė duke pritur zhvillimin e mėtejshėm tė ngjarjeve", kujton Hiqmet Ndreu lidhur me mardhėniet e gjyshit tė tij, Cen Elezit, me Mbretin Zog dhe pėrpjekjeve qė ata bėnė pėr t'i pritur forcat italiane me armė nė Durrės.

    Cen Elezi, nė Asamblenė Kushtetuese
    Pas pushtimit fashist tė Shqipėrisė nė ditėt e para tė prillit 1939, njė pjesė e politikanėve shqiptarė tė cilėt kishin pasur kontradikta me Mbretin Zog, filluan ta shihnin shpėtimin e Shqipėrisė nėn suazėn e Italisė. Nisur dhe nga propaganda e madhe qė u bė nė atė kohė nga autoritetet fashiste tė cilėt e trumbetonin Italinė si njė shpėtimtare tė Shqipėrisė, pėrveē shumė politikanėve atė gjė e besuan edhe njė pjesė e nacionalistėve shqiptarė tė cilėt u afruan dhe morėn pjesė nė Asamblenė Kushtetuese e cila u mbajt mė 12 prill nė Tiranė. Njė ndėr ata nacionalistė qė mori pjesė nė atė mbledhje ishte dhe Cen Elezi i parisė sė Dibrės. Po si ėėshtė e vėrteta e pjesmarrjes sė tij nė atė asamble dhe a mori pjesė ai nė ceremoninė e dorzimit tė kurorės sė Skėnderbeut nė Romė? Lidhur me kėtė nipi i tij Hiqmet Ndreu dėshmon: "Nė vitin 1939, Cen Elezi mori pjesė nė mbledhjen e Asamblesė Kushtetuese qė u krijua nė Tiranė nėn kryesinė e Xhaferr Ypit. Nė atė mbledhje ku morėn pjesė 151 delegatė nga dhjetė prefekturat e Shqipėrisė, Cen Elezi mori pjesė nė krye tė pėrfaqėsisė sė Prefekturės sė Dibrės qė pėrbėhej prej Ramiz Dibrės, Shaqir Demės, Xhevdet Kumbarēes, Abdyl Konjollit, Xhetan Kaloshit, Dine Demės, Fiqėri Rusit, Irfan Ohrit dhe Jashar Erebarės. Nė atė Asamble e cila u mblodh nėn presionin e forcave ushtarake italiane u morėn njė sėrė vendimesh, ku midis tė tjerash ishte dhe ai i ēuarjes nė Itali, tė Kurorės sė Skėnderbeut, pėr Mbretin Viktor Emanulei i Tretė. Por ndonėse Cen Elezi mori pjesė nė atė Asamble ashtu si shumė politikanė tė tjerė tė asaj kohe, ai shkoi nė Itali dhe nuk mori pjesė nė ceremoninė e dorzimit tė Kurorės sė Skėnderbeut. Kjo gjė bėhet e ditur edhe nga gazetat italiane tė asaj kohe ku nė tė gjitha kronikat qė pėrmėnden politikanėt e lartė shqiptarė qė morėn pjesė nė atė ceremoni, asnjėherė nuk pėrmėndet emri i Cen Elezit. Madje e vėryteta ėshtė se gjyshi ynė Cen Elezi, nuk shkoi nė Itali pėr tė marrė pjesė nė atė ceremoni, por ai pėrfitoi nga rasti qė tė shkonte atje pėr tė parė djemtė e tij qė ishin me studime nė Itali. Nuk ka se si tė shpjegohet ndryshe dhe nuk kishte si tė merrte pjesė Cen Elezi nė atė delegacion, kur ai disa ditė mė parė, nė prillin e vitit 1939, sė bashku me mikun e tij Shaqir Demėn, nė krye tė 500 forcave vullnetare dibrane u nisėn pėr tė luftur kundėr italianėve qė po zbarkonin nė Durrės", dėshmon 70-vjeēari Hiqmet Ndreu lidhur me tė vėrtetėn e mospjesmarrjes sė Cen Elezit nė ceremoninė e dorzimit tė Kurorės sė Skėnderbeut, Mbretit tė Italisė Viktor Emanuelit tė Tretė nė 12 prillin e vitit 1939.

    Kulla e Cen Elezit, bazė e Lėvizjes
    Gjatė gjithė periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė, nga viti 1939 e deri nė mbarimin e Luftės nė vitin 1944, Cen Elezi dhe i gjithi fisi Ndreu u lidhėn ngushtė me lėvizjen antifashiste dhe kulla e tyre nė fshatin Sllovė u kthye nė njė nga qėndrat kryesore tė Luftės ku mblidheshin jo vetėm paria e Dibrės, por edhe eksponentė tė tjerė nacionalistė nga e gjithė Shqipėria. Lidhur me kėtė, Hiqmet Ndreu dėshmon: "Qė nė fillimin e vitit 1942, Cen Elezi kishte mbledhur dhe mbante 200 burra tė armatosur nacionalistė me tė cilėt ai vepronte nė zonėn e Sllovės. Nė atė kohė italianėt duke e ditur kėtė fakt dhe popullaritetin qė gėzonte Ceni, u muanduan qė ato forca t'i angazhonin nė luftė kundėr forcave tė tjera nacionaliste tė Muharrem Bajraktarit qė vepronin nė zonėn e Kukėsit. Kjo gjė dėshmohet mė sė miri edhe nga njė dokument arkivor nė tė cilin zė / prefekti i Dibrės njofton autoritetet italiane duke u thėnė atyre : "Cen Elezi ėshtė gjysėm ilegal dhe nuk pranon tė paraqitet nė karabineri, pasi e di se do tė arrestohet". Nga dhjetori i vitit 1942 e deri nė shtatorin e vitit 1943 Cen Elezi ishte njė nga nacionalistėt kryesorė tė kuvendeve qė u mbajtėn nė Dibėr dhe personalisht ai mori pjesė nė mbledhjet e parisė sė Dibrės qė u zhvilluan nė reē, Peshkopi, Lumė, Sllovė etj. Kėshtu nė njė informacion tė autoriteteve italiane tė asaj kohe ndėrmjet tė tjerash thuhet: "Nė shtėpinė e Fiqėri Dines nė Maqellarė dhe nė banishtė, janė organizuar disa mbledhje ku kanė marrė pjesė: Cen Elezi, Myftar kaloshi, Ali Maliqi, dhe Aqif Lleshi". Nė ato mbledhje Fiqėri Dine dhe Cen Elezi kėrkuan nga e gjithė paria e Dibrės qė ata tė ushtronin tė gjithė influencėn e tyre, qė deri nė mbarimin e Luftės tė ndaloheshin tė gjitha hakmarrjet. Nė marsin e vitit 1943 Cen Elezi me gjithė parinė e Dibrės mori pjesė nė varrimin e Shaqir Demės, i cili ishte njė nga burrat mė tė shquar tė asaj parie. Duke pėrfitur nga rasti dhe duke e ditur se nė varrimin e tij do tė shkonin pėr tė marrė pjesė e gjithė paria nacionaliste, autoritetet italiane tė Divizionit "Firence" me qėndėr nė Dibrėn e Madhe, dėrguan forca tė shumta ushtarake qė t'i rrethonin dhe t'i asgjesonin ata. Nė ato luftime ku pati tė vrarė dhe tė plagosur nga tė dy palėt, mbeti i plagosur edhe vetė Cen Elezi dhe njė dhėndrri i tij", dėshmon Hiqmet Ndreu lidhur me aktivitetin Cen Elezit, i cili konsiderohej si njė nga nacionalistėt mė nė zė tė parisė sė Dibrės.

    Italianėt bombardojnė kullat e Cen Elezit
    Lidhur me aktivitetin antifashit tė Cen Elezit gjatė vitit 1943, nipi i tij Hiqmet Ndreu dėshmon: "Nisur nga tė dhėnat qė kishin autoritetet italiane rreth qėndrimit dhe veprimtarive tė Cen Elezit, i cili e kishte kthyer shtėpinė e tij nė njė qėndėr tė lėvizjes antifashiste, komanda e lartė ushtarake me qėndėr nė Tiranė urdhėroi komandėn e aviacionit qė tė bombardonte kullat e tij nė Sllovė. Pas kėtij urdhėri, aviacioni italian bombardoi jo vetėm kullat e Cen Elezit nė Sllovė, por edhe ato tė kushėrinjve tanė Xhetan Elezit dhe Beshir Sufės. Kėto bombardime qė shkaktuan dėme shumė tė mėdha nė kullat tona, u bėnė pėr arsye se autoritetet e larta italiane kishin informata tė hollėsishme se gjatė atyre ditėve nė kullat e Ndreve nė Sllovė, qėndronin krerėt kryesorė tė partizanėve dhe atyre tė Ballit Kombėtar. Pas kėtyre bombardimeve, Cen Elezi me gjithė parinė e partizanėve u detyrua dhe u largua nga Sllova pėr nė drejtim tė Malit tė Korabit dhe gjatė rrugės ai qėndroi nė disa fshatra ku bėnte propagandė qė rinia tė organizohej nė luftėn antifashiste. Lidhur me kėtė largim tė Cen Elezit, nė njė njoftim tė kryeministrit tė asaj kohe, i cili njoftonte Ministrinė e Brendshme dhe komandėn italiane tė Armatės sė IX-tė, midis tė tjerash thuhet: "Reka lajmėron se nė orėn tetė tė datės 24 tė kėtij muaji, Cen Elezi me ēetėn e tij prej 400 burash tė armatosur ka shkuar nė katundin Shermenikė, ka thirrė kryeplakun dhe e ka porositė qė tė mbledhė rininė e tė dalė nė mal tė bashkohet me ta se dita afroi". Njė ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme tė Dibrės gjatė Luftės antifashiste, ka qenė kuvendi i Lurės i cili u mbajt nė fundin e muajit gusht tė vitit 1943, ku morėn pjesė tė gjitha krerėt kryesorė tė forcat qė luftonin kundėr italianėve, si partizanėt shqiptarė tė Enver Hoxhės, partizanėt maqedonas tė Titos, Balli Kombėtar si dhe nacionalistėt tė cilėt nuk ishin grupur nė asnjė organizatė apo parti politike. Nė atė kuvend ku bashkė me parinė e Dibrės mori pjesė dhe Cen Elezi, nga tė gjitha palėt pjesmarrėse u nėnshkrua njė marveshje prej gjashtė pikash, ku si pikė kryesore ishte lufta pa kompromis kundėr forcave pushtuese fashiste italiane qė ishin nė Shqipėri", dėshmon Hiqmet Ndreu lidhur me aktivitetin antifashit tė nacionalistit Cen Elezi nė vitin 1943. Por gjatė viteve tė pushtimit nazi-fashist, pėrveē Cen Elezit dhe gjithė djemve tė tij qė u nagazhuan me tė gjitha forcat nė atė luftė, nė krye tė forcave partizane morėn pjesė dhe i vėllai i Cenit, Esat Ndreu dhe kushėriri i tij i parė Dali Ndreu. Esat Ndreu me gradėn e nėnkolonelit u bė komandant i Brigadės sė 18-tė partizane, ndėrsa Dali Ndreu me gradėn e gjeneral-majorit, u bė antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe komandant i Divizionit dhe Korparmatės sė Parė partizane qė udhėhiqeshin nga Spiro Moisiu dhe Enver Hoxha. Nė ato funksione tė larta komanduese forcave partizane, ata qėndruan deri nė mbarimin e Luftės.

  8. #18
    Fisi i madh i Ndreut tė Dibrės nė Amerikė:"Falemnderit Memaliaj"
    09 June, 2008 02:52:00
    Font size: BEQIR SINA - NEW YORK
    Mė datėn 15 mars nė qytetin e vogėl e tė thellė nė jug tė Shqipėrisė, Memaliajt, me vendim tė Kėshillit Bashkiak tė qytetit, u shpall "Qytetar nderi" i kėtij qyteti Esat Ndreu.

    Si njė pinjoll - i njėrės prej familjeve mė nė emėr nė atė qė ka qėnė njohur mė si vilajeti i Dibėrės, dhe jashtė saj. Esati, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ishte njė ndėr komandatėt legjendarė tė Brigadės 18-Sulmuese. Ideali u tij kryesor gjatė kėsaj lufte, ishte ashtu si ai i mijra patriotve dhe adhetarve tė vėrtet, ēlirimi i vendit nga pushtuesit e huaj. Mirpo, pas ēlirimit nuk do tė shkonte larg shkėlqimi i kėtij ushtaraku. Filloi shpejt pėr tė dhe familjen e tij kalvari i gjatė i presekutimeve. Esati Ndreu, sė bashku me familjen e tij interneohet nė qytetin e minatorėve - qytetin e vogėl Memaliaj nė afėrsi tė Tepelenės. Gjatė gjithė kohės sa qėndroi nė kėtė qytet, ai spikati pėr zgjuarsi, urti, dhe bujari, karakteristika tė vyera tė dibranėve.
    Ky nderim u bė me rastin e 98 vjetorit tė lindjes sė tij. Tek shumė dibran , ata qė njohėn nga afėr por edhe anėtarė tė fisit tė madh Ndreu, thuhet se "Atė, qė duhej ta bėnte Dibra, qė e lindi dhe e rriti - e bėri Memaliaj, aty ku ai dhe familja e tij kaloi njė pjesė tė jetės sė tij." Megjithatė, ky ėshtė njė vlersim i madh qė i bėn njė qytet i vogėl njė figure tė njohur tė Dibrės, qytet i madh nė figura dhe e madhe nė historinė kombėtare.
    Koha na ka treguar se njerėzit e rėndesishėm dhe me vlera historike, e njerėzore, dihet se janė fytyra e vėrtet e njė kombi. I lumtur! ėshtė ai komb qė ka tė till - dhe, ka ditur e di t'i nderojė dhe respektoje ata, pavarėsishtė kohės, qė i pėrkasin . Ky lloj vlersimi shihet tek kombet e mėdhenjė dhe si njė fytyr qytetarie, shkalla e zhvillimit dhe e pėrparimit tė njė vendi, nė tėrė dimensionet e tij - prej nga niveli dhe tradita e tij historike. Vendet e zhvilluara perendimore, apo edhe disa lindore, kane njė traditė tė lashtė, qindra vjeēare, tė nderimit dhe respektimit tė figurave.
    Pėr, kėtė nuk ka asnjė shkallė krahasimi me vendin tonė(Shqipėrinė), qė i mbylli dyert e vlerave dhe iu a dha nė shumė raste, njerėzve anti-vlera. Madje fakeqesisė; qė edhe kur mbytej nė gjolė(pellgė) njė brigadier kooperative, vetėm se para tė hidhej nė gjol - e kishte thirrė "rroftė Partia!" dekorohej. Kėsaj i u ngjizė nė kėtė demokraci, jo me tė njėjtėn formė, edhe dekorimi ose dhėnja e njė titulli tė njė ish kuadri tė Partisė sė Punės, qė me dorėn e tij, pushkatojė ose dėnojė, shqiptarėt vetėm sepse kishin bindje tė tjera. Vetėm sepse ishin patriot, atdhetar dhe demokartė. Ata janė pushkatuar, varur, dėnuar me vite tė tėra burgu, dhe e interrnuar si familje e si farefisė.
    I kėtij mendimi, janė me kėtė kėndėshikim, edhe veterani i komunitetit, veprimtar dhe patriot i flakėt Jonuz Ndreu, Xhevati dhe Besnik Ndreu, e shumė anėtarė tė familjes Ndreu, nė Amerikė. Tė cilėt, i bashkohen opinonit se nuk duhet tė bėhen krahasime dhe tė jenė vetėm disa njėrėz, ata qė tė vlersojnė se kush e meriton dhe kush nuk meriton. Por, ata mendojnė se ka ardhur koha, qė si nė rangė kombėtarė(gjithėshqiptarė), krahinorė(sipas krahinave), lokal(sipas qyteteve) apo edhe te nje rrethi duhen vlersuar njerėzit, si pėr se gjalli edhe ata qė kanė vdekur. Njerėz qė kanė lėnė gjurmė, dhe kanė bėrė histori. Kanė punuar dha janė dalluar nė atė vend - pa ngjyrime dhe bindje poliitike. Ata njerėz, qė mė tė vėrtet e meritojnė. Etja pėr tė nderuar, dhe dhėnė edhe vendin qė u takonė, atyre, ėshtė njė dhuneti natyrore, pėr t'u pėrgėzuar si njė veēori e popullit shqiptar nė shekuj.
    Pėr kėtė arsye i tillė ishte, edhe vendimi i marrė mė datėn 15 mars nė qytetin e vogėl e thellė nė jug tė Shqipėrisė, Memaliajt, i cili me vendim tė kėshillit bashkiak tė qytetit, shpalli "Qytetar nderi" i kėtij qyteti Esat Ndreu. Ky vendim u pritė me gėzim tė madh nga "Fisi i Ndreve", nė SHBA-sė. Ata me plot krenari, shprehen falenderimin e tyre pėr kėtė gjest, dhe mendojnė t'i dėrgojnė njė letėr flemnderimi Memaliajt. Ata janė pjesatr tė familjes Ndreu, janė pinjollėt e kėtij fisi nė SHBA-sė, (Jonuz Ndreu, Xhevat Ndreu, Besnik Ndreu, tė cilėt, e falemnderojnė Memalijan, dhe dėshirojnė qė tė njėtėn rrugė tė ndjek, nesėr edhe Dibra, qė i lindi dhe i rriti kėta burra, trima, tė menēur, patriot tė medhenjė, dhe nga ata qė edhe historia ka se ēfarė tė shkruaj e tė thotė pėr kėta burra.

    Kush ishte Fisi i madh i Ndreut tė Dibrės ?

    Le t'u referohemi shkrimeve tė shtypit, tė kohės. Ata tregojnė se qė nga viti 1912 e deri nė vitin 1924, Elez Isufi, bashkė Suf Xhelilin (djalin e xhaxhait) morėn pjesė pothuaj nė tė gjitha ngjarjet e mėdha politike tė Shqipėrisė, duke bėrė njė emėr tė madh nė historinė e vendit tonė. Bėmat dhe trimeritė e Elez Isufit dhe Suf Xhelilit, janė pėrjetėsuar edhe nė folklorin popullor tė asaj treve, ku ne mes tė tjerash nė njė nga ato kėngė thuhet: "Ej Suf Xhelili arusha e malit / fort po ia vret asqerin krajlit / e'po ia vret dhe po bėn kėrdin / nė ato brigje tė Drinit tė Zi". Nė ato vite kulla e Elez Isuf Ndreut nė Sllove tė Dibrės u bė njė nga qendrat kryesore tė levizjes atdhetare tė Shqipėrisė verilindore dhe aty mblidheshin burra tė njohur dhe me emėr tė madh nga tė gjitha krahinat e vendit, si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Islam Spahiu i Lumės, Rexhep Bajraktari i Hasit, Zija Dibra, Ramiz Daci etj.

    Ata tė dy, bab e bir, morėn pjesė nė shumė luftra e beteja si kundėr forcave turke, ashtu edhe atyre sėrbo-malazeze, por vlejn pėr tė pėrmendur ato tė kryengritjeve tė viteve 1912-1913-tė, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit tė Nishit, nė 5 dhjetor tė vitit 1915-tė etj. Si rezultat i kėsaj veprimtarie, forcat sėrbe i dogjėn tre here kullat e familjes Ndreu, nė 1913-ėn, nė 1918-ėn dhe nė 1921-in, shkruaj historianėt.
    Thuhet se, pėr dy burrat e fisit Ndreu, Elez Isufin dhe Suf Xhelilin qė ishin organizatorėt kryesore tė kryengritjeve tė vitit 1920-tė, nė atė kohė shkruanin dhe gazetat e ndryshme tė shqiptarėve qė jetonin jashtė atdheut. Njė ndėr ato ishte dhe gazeta "Liria Kombetare", e cila nė mes tė tjerash shkruante: "Elez Isuf Ndreu, burrė dibran me karakter tė shqiptarėve tė hershėm e mė atdhedashuri tė fortė qė nuk i'u pėrul as forcės brutale dhe as arit tė huaj".
    Nė ato vite kullėn e famshme tė Cen Elezit nė Sllove tė Dibrės, e vizitoi edhe publicistja angleze Margaret Hasluck, e cila e impresionuar pa masė nga pritja qė iu bė aty, nė librin e saj "Ligjet e pashkruara nė Shqipėri", midis tė tjerash ka shkruar: "Kam vizituar shumė familje nė Shqipėri, por ajo qė pashė tek Cen Elezi mė impresionoi pa masė".
    U ēudita kur pashė aty njė blegtori tė seleksionuar dhe toka tė sistemuara sipas sistemit evropian. Ajo qė mė ēuditi mė tepėr, ishte edukata e djemve tė Cen Elezit, tė cilėt ishin tė gjithė tė shkolluar. Cen Elezi priste 100 burra nė natė nė shtėpinė e tij dhe iu therrte nga njė ka, duke i pėrcjellė tė gjithė me mish nė gojė".

    Edhe gjatė viteve tė pushtimit tė Shqipėrisė 1939-1944, familja e Cen Elezit dhe i gjithė fisi Ndreu, u lidhen ngushtė me lėvizjen antifashiste, duke e kthyer kullėn e tyre nė njė qėndėr tė asaj lufte. Perveē Cen Elezit, dy nga pinjollėt e atij fisi tė famshėm qė bėnė emėr tė madh gjatė Luftės Antifashiste ishin Dali dhe Esat Ndreu, tė cilėt u bėnė komandantė tė formacioneve tė mėdha partizane.
    Esat Ndreu, qė ishte i vėllai i Cen Elezit, mori graden e nenkolonelit dhe udhėhoqi brigadėn e 18-tė partizane si komandant i saj, kurse Dali Ndreu me gradėn gjeneral-major, udhėhoqi si komandant deri nė mbarimin e Luftės, Divizionin dhe Korparmatėn e Parė partizane te Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare.
    Pas mbarimit tė Luftės, deri aty nga viti 1946 familja e Cen Elezit qė njihej si familje nacionaliste e Parisė sė Dibrės, nuk u prek nga komunistet qė erdhėn nė pushtet dhe arsyeja kryesore qė ata nuk u ngacmuan deri nė atė kohė, ishte pjesmarrja e Dali dhe Esat Ndreut nė udhėheqjen e Luftės partizane. Nė marsin e vitit 1946, regjimi komunist i Enver Hoxhės e shpalli Cen Elezin armik tė popullit dhe nė atė kohė Ceni me disa nga djemtė dhe vėllezėrit e tij doli nė mal nė arrati.
    Pas kesaj regjimi komunist filloi represionin e egėr dhe goditjen ndaj asaj familje, gjė e cila do tė vazhdonte deri nė vitin 1990-tė. Si rezultat i atij genocidi tė egėr qe u perdor ndaj familjes sė Elez Isuf Ndreut, u pushkatuan gjashtė burra, shumė tė tjerė pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve u arratisėn nga Shqipėria, dhe dhjetra tė tjerė vuajtėn nė burgje dhe internime me dhjetra vjet, deri nė rėnien e komunizmit".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 11-06-2008 mė 00:36

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    44
    Elez Isufi ka qen patriot i madh. Ai i ka shpartalluar mė shumė se njė her serbėt nė Dibėr. Po ashtu Dali Ndreu, zv Komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė LANC dhe komandant i Korparmatės sė Parė sulmuese qė Cliruan Tiranėn. Megjithatė Cen Elazi nė mbledhejn qė bėn nacionalistat nė Tomin tė Dibrės duhet ti jepte bes Halil Alis pėr me i luftu komunistat. Nuk dua tė keqkoptohem, sepse kam respekt pėr Cen Elezin.

  10. #20
    Citim Postuar mė parė nga antikonformisti Lexo Postimin
    Elez Isufi ka qen patriot i madh. Ai i ka shpartalluar mė shumė se njė her serbėt nė Dibėr. Po ashtu Dali Ndreu, zv Komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė LANC dhe komandant i Korparmatės sė Parė sulmuese qė Cliruan Tiranėn. Megjithatė Cen Elazi nė mbledhejn qė bėn nacionalistat nė Tomin tė Dibrės duhet ti jepte bes Halil Alis pėr me i luftu komunistat. Nuk dua tė keqkoptohem, sepse kam respekt pėr Cen Elezin.
    cen elezi u shmange vella verasjes ku sllavo komunistat deshironin ta implikonin
    Kish luftuar gjithe jeten kunder serbo malazesve dhe nuk ish trmbur tani kish ardhur koha qe te luftonte kunder shqiptareve dhe kete nuk e beri qendroj neutral se e konsideronte te rende ti vinte pushken shqiptrarit
    u shmange te gjitha kurtheve dhe pritat qe sllavo komunistet i ngriten ai kurr nuk e perdori forcen e vete per te vrare shqiptare edhe ne mal kur doli kur binte ne prit me forcat e ndjekjese i udhezonte njerzit e vete mos u bini se jane djem shqiptare dhe nuk e din se perse luftojne i detyrojne Koci Xoxe me serb
    ai e konsideronte luften komuniste si nje vella vrasje dhe lufte per pushtet ku ai s donte te ishte pale Luftojekunder italianeve kur i bombarduan shtepin 1941
    Luftoj kunder gjermaneve 1943 kur i rrethuan shtepine pas 20oresh cane rrethimin ku la te vrare dhe te plagosur 24 gjermane familja me gra e femije i vihet para togese se pushkatimit ku i vritet i vellai MERSIN ELEZI PLAGOSET FUAT NDREU
    iSHIN kohe te trubullta dhe shume patriot shqiptare per ideale me te medha flijuan veten dhe familjen
    Patrioti SaFET Butka ne ate kohe thoshe "SE ti vrasesh jane shqiptare ti leshe djegin shqiperine "
    kjo dilem i ndoqi jo vetem Cen ELEZIN por edhe patriot te tjer si Mithat Frasherin Safet Butken Preng calin e shume e shume te tjere
    Dibranet edhe sote e mbajne mende shprehjen e atyre viteve kur thoshnin
    "HAJDE BUJRRUM TEK CEN ELEZI SOT PER DARK" Nderime ketij Dibrani patriot trim bujar dhe te zgjuar qe nuk ishte vetem nderi i dibrese por dhe i gjithe shqiperise
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 19-06-2008 mė 02:10

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Familja ime
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 00:34
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  5. Shoqėria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •