Ne keto dite te nxehta ngadale po ligjerohet Marreveshja e Ohrit dhe Kushtetuta e re.Tashme flamuri u gjysemzyrtarizua (pritet vetem votimi) nderkohe eshte hapur edhe paqeta e fundit e "Oher treaty" ajo e perdorimit te gjuhes shqipe.
Nese ju besohet mediave ne Maqedoni ketyre diteve Ministria e Drejtesise tashme e ka perpiluar draftin e pare te ketij ligji i cili si zakonisht paraqet nje zbehje te marreveshjes se Ohrit dhe Kushtetutes.Ne te vertete perdorimi zyrtar i gjuhes shqipe nga niveli Republikan zbritet ne ate lokal madje ka tendenca qe ai te lidhet me perdorimin procentual te flamurit, pra perdorim te plote zyrtar ne komune ku mbi 50 perqind jane shqiptar dhe perdorim te pjeseshem zyrtar ne komune ku shqiptaret jane mbi 20 perqind.
Nese eshte per tu besuar kesaj me larte atehere definitivisht teza se LSDM-ja arrite fitore 5:0 kundrejt kolegeve te BDI-se qendron per fat te keq te popullit shqiptar ne Maqedoni.
Po e hap kete teme sa nuk eshte bere vone dhe shpresoj se do te mund te diskutoni rreth kesaj e ndoshta sadopak tua hapni syte pushtetareve shqiptar.
Po e them per ta saten here se Marreveshja e Ohrit u gjunjezua deri ne skajshmeri dhe kjo paqete e gjuhes ndoshta eshte elementi i fundit i cili nese shqiptaret ngulin kembe do te mund ta zbusin humbjen ne 4:1.
Me marreveshjen e Ohrit gjuha e komunitetit qe eshte mbi 20 perqind(maqedonas dhe shqiptar) eshte gjuhe zyrtare ne vend. Me kushtetute kjo eshte gjithashtu e derdhur tekstualisht njesoj si ne Marreveshjen e Ohrit. Tani nepermjet ligjeve tentohet te behet gradimi i perdorimit te gjuhes edhe ate vetem ne nivelin lokal (neper komuna). E njejta gje ndodhi edhe me flamurin. Ai lejohet nga Marreveshja e Ohrit dhe Kushtetuta nderkohe qe limitohet perdorimi nepermjet ligjit ku afer gjysma e shqiptareve ne Maqedoni nuk do te mund ta perdorin zyrtarisht por vetem neper synet-dygyne. (plotesisht e njejte me zgjidhjen ligjore te vitit 1997 qe u abrogua nga Gjykata Kushtetuese dhe ndodhi Gostivari)
Krijoni Kontakt