Sa i "ndergjegjeshem" rtser.!Tere jeten ka qene i tille.Vetem friken e ka fe e atdhe...Postuar më parë nga RTP
Marinsi
Sa i "ndergjegjeshem" rtser.!Tere jeten ka qene i tille.Vetem friken e ka fe e atdhe...Postuar më parë nga RTP
Marinsi
“Koha ditore”: Presidenca pëlqen dizajnin e “Promointit” të panjohur
Prishtinë, 7 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 10 : 52
Presidenca e Kosovës ka kontraktuar përmes një tenderi firmën italiane “Promoint” për të bërë dizajnin e kompleksit presidencial në vlerë prej 1.804.010 euro. Arkitekti italian David Gagero nuk ka qenë në dijeni për fitimin e tenderit në fjalë nga kompania e tij përderisa ai nuk është lajmëruar nga Zyra e prokurimit të Presidencës së Kosovës ashtu si duhej, por nga gazeta “Koha ditore.” Gagero madje ka kërkuar nga gazetarët të di rreth hollësive të këtij tenderi se kur kanë dalë fitues, shkruan në numrin e sotëm “Koha ditore.”
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Kjo Koha Ditore e paska agjentin e vet ne presidence!?
Çudi!!!
Askush nuk ditka me shume se gazeta e Veton Surrosit!
Pa percjellni shkrimet e kesaj gazete,dhe te gazetes se Kosovapressit qe i riboton per here te dyte te njejtin lajme se sa i percjell shifrat ,detalet e cdo gjeje cfar po na ndodhe ne presidence!
E paska agjentin e vet aty,pra ky duhet te deklaroj publikish se ben hetime joligjore dhe shume private te presidences.
Perndryshe Vetoni na qenka rrenacak i madhe
Nje genjeshtar i keti niveli edhe pse milioner te bind se keto i ka
per `Detyra Shtepije `
Se kush eshte profesori qe i kontrollon detyrat,me mire le te vazhdon
Brari se ka lezet ta lexosh
![]()
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Per ate qe eshte rrenacak koha ditore eshte gazeta ma e lexueme e besueshme ne kosove dhe kurren e kurres nuk u denue per rrena e dollovere siq vepron psh. borba sot.
po ju djeg e verteta juve po ju djeg ini msue me e lexue veq boten sot kah ju rren e i hjeshon gjerat
kur ju lutem shkruejti bota sot per korrupcion ne kosove qe dita dites po lulezon kur hajt veq nji her tregomni
jo jo kurr as qe do ta shifni ndonjiher derisa ldk-ja ta ket pushtetin
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Kryeministri Kosumi në bisht të ballanit - Shkruan : Xhevat Bislimi
Kryeministri Kosumi në bisht të ballanit
Shkruan : Xhevat Bislimi
Ka njerëz[ që besojnë se njeriu e ka të “shkruar” të mirën e të keqen (fatin) pa lindur. Kryeministri i sotëm i Kosovës, Bajram Kosumi, sipas të gjitha gjasave, e kishte pasur të “shkruar” që të jetë, siç thotë populli, gjithëmonë në bisht të ballanit… Me sa duket këtë fat e ka kuptuar edhe vet Bajrami. Kjo shpjegohet me këmbënguljen e tij për t’u ngjitur në maje… Mirëpo, fati i “shkruar” nuk e lejonte. Në të gjitha përpjekjet e tij arriti të ngjitej vetëm deri afër kryetarëve të partive ku bënte pjesë. (Bajrami ishte anëtar dhe nënkryetar i shumë partive). Përpjekjen e fundit e bëri në AAK, por edhe aty nuk i “shkrepi”. E “shkruara” nuk e lejoi të bëhej njëshi i partisë.
Bajrami besoi se me dërgimin e Kryetarit të AAK-së në Hagë u prishën “sehiret” dhe u hapë rruga për t’u bërë njëshi i partisë dhe i qeverisë. Ekziston një besim i moçëm te fëmijët se po ta kapërcesh ylberin do të bëhesh djal (te vajzat) ose vajzë (te djemtë). Ka të dhëna se kësaj “mrekullie” i ka besuar edhe Bajrami. Fakti që Bajram Kosumi u bë i pari i Qeverisë së Kosovës i bënë shumë njerëz të besojnë se ky njeri, që ishte gjithmonë i dyti, e ka kapërcyer ylberin… Por, e “shkruara” është e “shkruar” dhe nuk mund të ndryshohet me një të kapërcyer të ylberit. Në partinë e tij (qoftë e fundit) Bajrami nuk do të ketë fat të bëhet i pari. Në Qeveri edhe më keq. I parë është, i parë s’është, ose, siç thotë një fjalë e urtë: “ai e mban tupanin (daullen) të tjerët i bien”. Kjo e vërtetë tashmë nuk është e fshehtë. Këtë e ilustron edhe një “ndodhi” në dukje e zakonshme, por tejet domethënëse.
Këto ditë Kryeministri i Kosovës shkoi për një vizitë në Slloveni. Udhëtimi u bë me aeroplan. Deri këtu gjithçka në rregull. E pakëndëshmja e këtij udhëtimi ishte bileta dhe vendi i rezervuar në avion për Kryeministrin. Shefi i prokurimit në Kryeministri apo personi zyrtar që kishte rezervuar biletën për Lubjan kishte bërë “gabimin” që e lëndoi në thellësitë e shpirtit Bajramin. Vendi për Kryeministrin ishte rezervuar në bisht të ballanit! Kjo përbënte fyerje për institucionin dhe presonalitetin e Kryeministrit. Por, a kishte faj i shkreti shef i prokurimit? Nuk kishte. Ai, nga përditëshmëria në Kryeministri, e kishte kuptuar se Bajram Kosumi de fakto nuk ishte i pari i Qeverisë. Madje as i dyti! Para tij ishin të paktën dy personalitete të Qeverisë: Adem Salihu dhe Melihate Tërmkolli, të cilët janë ushtruesit e vërtetë të pushtetit në Qeveri. Ky realitet, që rrethon shefin e prokurimit në Kryeministri, ka ndikuar në psikikën e tij dhe prandaj mund të themi se është i pafajshëm. Nxjerrja e biletës së avionit dhe rezervimi i vendit ishin konformë këtij realiteti…
E gjithë “batarja” e Kryeministrit (kur erdhi nga Sllovenia) u zbraz mbi Sekretarin e përherëshëm në Kryeministri. Pakënaqësia dhe hidhërimi i Bajramit ishin të pakontrolluar. Ndaj kujt se? Ndaj atij që dikur Bajrami e konsideronte si idhull të tij… Bajrami i pafuqishëm ndaj atyre që e bënë Kryeministër, ndaj LDK-së, sulet mbi ata që nuk i kanë kokrrën e fajit. Kësaj i thonë “hidhrohu kalit e bjeri samarit”.
Bajramit nuk po i ecën puna as me tenderët. Komisionet e formuara për dhënien e tenderëve nuk po i marrin parasysh “intervenimet” e tij. Ata nuk po ua japin tenderët “klientëve” të preferuar nga Kryeministri… Vendimi i fundit i komisionit për tender, meqë nuk e fitoi “klienti” i tij, u anulua brutalisht nga Bajrami… Duket hapur se edhe aty ndikimin e kanë ata që de fakto udhëheqin me Qeverinë. I nervozuar dhe demoralizuar me impotencën e tij, Bajrami bëri edhe një veprim të pakontrolluar. Të hënën (këtë javë) mori gruan e një shokut të tij (ky shoku është në funksion të lartë qeveritar) dhe e uli në një karrike në Kryeministri. “Këtu, i tha ai, do të punosh prej sot”. Dikush i tha me përulje: “Zoti Kryeministër duhet të shpallet konkursi për këtë vend pune”. “Konkursi jam unë” – iu përgjegj me inat Bajrami. Nëse mbetet kjo grua në punë mund të nxjerrim përfundimin se ky Kryeministër ka “pushtet” sa për ta marrë në punë një gruan e shokut të tij… Ku njeh ligje e konkurse qeverisja e LDK-së…
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Kosumi ne bisht te ballanit .. Kurse Xhevat Bislimi ne sherbim te Mafies vrasese..
Kosumi mund te hiqet a te dorhiqet per paftesi..por Xhevat Bislimat e Mafies Polpotiste skan ku shkojne ..
Ata jan te vulosur per jete si pararendes e parapergatites te Vrasjeve..dhe me ta me gjyq do ndahet Kombi ..per ti leshuar atje ku e kane vendin.. vendin .. ne berllogun e turpit ..perjete..
...
qashtu..
Brari shume rrall po e viziton nji tem korrupsioni ne Kosove a thua perse????????
qe ku e ke ket tem:http://www.forumishqiptar.com/showth...452#post877452
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Qytetarët e Vushtrrisë dhe Skenderajt protestojnë para Qeverisë së Kosovës
kosovapress
Prishtinë, 10 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 17 : 24
“Drenica në sanksione 1945-2005”, “19 fshatra në izolim”, “Edhe ne jemi Kosovë”, këto ishin disa nga pllakatat që mbanin në duar protestuesit e fshatrave të Vushtrrisë dhe Skenderajt, të cilët të premten protestuan para Qeverisë së Kosovës, për shkak të heqjes dorë nga projektet për asfaltimin e rrugës Vushtrri-Skenderaj.
Protestuesit të ardhur në Prishtinë nga fshatrat e Vushtrrisë dhe Skenderajt, thanë se rruga ka qenë në projektet e qeverisë së kaluar për t’u asfaltuar, mirëpo tash qeveria Kosumi ka hequr nga projektet dhe prioritet për asfaltim këtë rrugë.
Njëri nga organizatorët e protestës, Halil Xani, tha se fshatarët janë obliguar që të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, pasi që asfaltimi i rrugës Vushtrri-Skenderaj, është hequr pa kurrfarë shpjegimi nga projektet për asfaltim.
“Kemi ardhur që të protestojmë disa nga përfaqësuesit e fshatrave të Vushtrri dhe Skenderajt, kemi ardhur që të kërkojmë shpjegim nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, ose nga dikush tjetër nga qeveria, pse është hequr projekti i ndërtimit të rrugës Vushtrri-Skenderaj”, ka thënë Xani.
Xani pohon se kjo rrugë ka qenë në projekt për t’u shtruar në qeverinë e kaluar dhe përderisa është pritur të fillojnë punën makinat për asfaltim nga qeveria është lëshuar lajmi se rruga Polac-Vushtrri është hequr nga plani për ndërtim.
“Ne do të kërkojmë që të futet prapë në prioritet kjo rrugë, sepse është me rëndësi dhe e nevojshme të asfaltohet, sepse është bërë e pakalueshme, ndërsa me këtë lidhen shumë fshatra. Ky është vetëm fillimi jonë dhe ne nuk do të heqim dorë derisa të futet kjo rrugë në prioritet dhe të ndërtohet”, pohon Halil Xani.
Edhe Zeqir Koca shprehet se kjo rrugë ka qenë në projekt për asfaltim, por tash ajo është hequr.
“Si duket kjo qeveri është ka punon si para luftës se edhe atëherë ne kemi qenë të diskriminuar dhe kjo po vazhdohet edhe tani,” tha ai.
Sipas Kocës, kësaj treve vazhdimisht është duke iu bërë padrejtësi dhe për këtë arsye fshatarët do të vazhdojnë të protestojnë përderisa të hyjë prapë në prioritet asfaltimi i kësaj rruge.
Ndërkaq nga ana tjetër përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, kanë deklaruar se nuk kanë hequr dorë prej projektit për asfaltimin e rrugëve, mirëpo buxheti i limituar nuk lejon që ato të asfaltohen.
Zëdhënësi i MTPT-së, Shefki Uka, tha se kjo rrugë nuk është e vetme, sepse qeveria ka paraparë të jenë tetë projekte të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës në Kosovë dhe njëri prej projekteve në mesin e atyre është edhe asfaltimi i rrugës Vushtrri -Skenderaj.
“Kryetarët e KK-së në Skenderaj dhe Vushtrri janë takuar më herët me ministrin e MTPT-së dhe janë dhënë shpjegime në mënyrë të hollësishme se ministria nuk ka hequr dorë prej këtij projekti dhe s’ka mbetur vetëm ky projekt për pa u realizuar. Ministria është duke potencuar në vazhdimësi në qeveri se 6.9 milionë euro të kthehen edhe pse janë alokuar me kohë, tani kemi kuptuar se kanë hyrë në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës”, ka thënë Uka.
Sipas tij, ministria është me një buxhet të limituar në këtë vit, por është e interesuar dhe po bën kërkesa shumë serioze që ato mjete të kthehen.
“Na nuk kemi hequr dorë në asnjë projekt që janë shumë të rëndësishëm për infrastrukturën në Kosovë. Ne jemi të interesuar që këto projekte të realizohen, por nuk ka shans për pa e rishikuar edhe një herë buxhetin”, potencoi Shefki Uka.
Ndërsa ish-ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Zef Morina, tha për Kosovapress se asfaltimi i rrugës Vushtrri-Skenderaj, ka qenë një ndër prioritetet dhe ka qenë shpallur tenderi për ndërtimin e kësaj rruge.
“Ne për rrugën Vushtrri- Skenderaj kemi pas shpallur tenderin dhe kemi pasur një ndër prioritetet, po ashtu në marrëveshjen e arritur kanë qenë edhe dy kryetarët e komunave dhe jemi pajtuar që bashkërisht të financojmë asfaltimin e kësaj rruge”, është shprehur Morina.
Sipas, Morinës marrëveshjet sa ka qenë ai ministër kanë qenë universale dhe gjatë asaj kohë është arritur marrëveshje që dy komunat, ajo e Skenderajt dhe Vushtrrisë të sigurojnë diku 30 për qind të mjeteve, ndërsa pjesa tjetër të sigurohen nga Ministria e Transportit.
Morina ka konsideruar se kjo rrugë është me rëndësi për t’u asfaltuar dhe gjatë mandatit të qeverisë së kaluar ka qenë prioritet, sipas tij nuk ka ndonjë arsye pse Qeveria Kosumi i ka hequr prej prioriteteve asfaltimin e rrugëve.
“Deri në fund të mandatit kështu ka qenë, mandej janë bërë ndryshime në qeveri dhe unë nuk e di ku ka ngecur puna, por mund të them se asfaltimi i asaj rruge është shumë me rëndësi, sepse lidh dy komunat dhe shumë fshatra të asaj ane dhe qeveria duhet të bëjë përpjekje që të realizojë projektet e parapara”, ka potencuar Morina.
Sidoqoftë qytetarët e komunave të Vushtrrisë dhe Skenderajt, pas disa orë proteste para objektit të Qeverisë së Kosovës, kanë arritur që të takohen me ministrin e MTT-së, Qemajl Ahmeti, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për këtë çështje.
Ata kanë pohuar se do të vazhdojnë të protestojnë dhe javët që vijnë nëse nuk lëviz diçka pozitivisht, do të bllokojnë në Vushtrri rrugën Mitrovicë- Prishtinë dhe në Komoran rrugën Prishtinë-Pejë./K.Llabjani
MARR NGA ,,K O S O V A P R E S S I''
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Po pse nuk e beri, vite me pare, asfaltimin e kesaj rruge "Qeveria e Perkohshme?"
Nese Drenicaket akoma nuk e kane kuptuar se kane gabuar ne votimet e tyre, tani eshte mundesia me e mire per ta kuptuar.
Kabineti i "Qeverise se Perkohshme" ("Qeverise se Mire") akoma po shfrytezon kete elektorat per te krijuar mos-degjueshmeri qytetare, permes protestave te llojit te ketille.
Po ashtu ky artikull i Agjensise Cetnike, nuk ka asgje te bej me temen.
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Në Kosovë nuk ka sundim të ligjit, ka sundim të qeveritarëve që thonë: “ligji jemi ne”-Shkruan : Jakup Krasniqi
Në Qeverinë e kaluar ka pasur punë e jo diferencime, ka pasur respektim të ligjeve e të procedurave e jo paligjësi. Kryeministri dhe shumica e ministrave nuk kanë thënë ligji jemi ne. Që gjashtë muaj në Kosovë nuk ka sundim të ligjit, ka sundim të qeveritarëve që thojnë: “Ligji jemi ne”. Në Kryeministri e Ministri nuk punohet atje bëhen diferencime mbi baza partiake që kanë një kontinuitet nga vitet e 80-ta.
Partia Demokratike e Kosovës në kontinuitet ka qenë dhe vazhdon të jetë e bindur se qytetarët e Kosovës ka kohë që i kanë përmbushur të gjitha standardet për Statusin e Kosovës – Shtet të pavarur dhe sovran.
Bashkëpunimi i demokratëve të Kosovës me faktorin ndërkombëtar daton edhe para qershorit të vitit 1999. Duke iu falënderuar atij bashkëpunimi është krijuar realiteti i ri që po e gëzojmë sot në Kosovë. Kosova nga një vend ku ushtrohej dhunë, terror dhe gjenocid mbi shumicën e qytetarëve të saj, një vend pa perspektivë për punë dhe jetë, është kthyer në vend me perspektivë të rilindur, një vend ku po ndërtohet një shoqëri e re demokratike, një vend ku puna, jeta dhe demokracia kanë hapur shumë dritare jete dhe ardhmërie, ku të drejtat dhe liritë e njeriut, zhvillimi dhe përparimi janë synim dhe qëllim jetësor.
Brenda gjashtë viteve janë mbajtur katër palë zgjedhje të lira e demokratike te organizuara e te mbikëqyrura nga OSBE-ja dhe Administrata Ndërkombëtare ne Kosove. Partitë politike edhe pse kane pasur vërejtjet e tyre edhe për sistemin zgjedhor, rezultatet janë pranuar. Gjatë këtyre viteve partitë politike kanë pranuar që:
· Pakicat te janë të diskriminuara pozitivisht – me 20 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës,
· Njihet e drejta e pronës si ceshtje ( e drejtë) e shenjte,
· E drejta e kthimit te secilit ne shtëpitë e tyre,
· E drejta e arsimit dhe e kultivimit të kulturës kombëtare,
· E drejta e qarkullimit të lirë, e punës, e biznesit etj.,
· Qytetaret e Kosovës dhe PDK-ja janë angazhuar për te luftuar dhe denoncuar krimin e organizuar, ky i fundit i instaluar edhe ne Kabinetin qeveritar;
· Jemi përcaktuar për sundimin e ligjit, qe askush mos te jete mbi ligjin, pa marre parasysh pozitën e akëcilit ne hierarkinë e shoqërisë kosovare,
· Jemi përcaktuar për vlera kombëtare dhe evropiane.
· Jemi përcaktuar qe te jemi shoqëri dhe shtet demokratik i pavarur dhe sovran.
Kosova po bëhet një vend demokratik, ku askush nuk do të diskriminohet mbi bazë të dallimeve etnike, fetare a racore. Kosova ka kohë që i ka përmbushur të gjithë parametrat për të qenë shtet i pavarur dhe sovran.
Ne legjislaturën e kaluar në Kosovë janë ndërtuar institucione demokratike që kanë shënuar rezultate të mëdha në shërbime publike profesionale dhe të pa anshme. Në Qeverinë e kaluar janë arritur rezultate të lakmueshme në hartimet e ligjeve, sa shumica e ligjeve që janë miratuar edhe gjatë këtij viti janë përgatitur nga qeveria Rexhepi.
Qeveria Rexhepi ka pasur rezultate të prekshme edhe në planin ndërkombëtar, gjë që i mungon qeverive të pas tetorit 2004. Qeveria e kaluar ka treguar se është qeveri e të gjithëve. Në ngjarjet e marsit 2004 është treguar se ishte me ndikim dhe autoritet ke qytetarët dhe brenda një viti arriti ti eliminoi pasojat e protestave të dhunshme të marsit 2004.
Qeveria Rexhepi ka respektua ligjet në fuqi, ka respektuar konkursin si institucion, ka respektuar Ligjin për Shërbyesit Civil dhe ka hartuar 12 procedura të rekrutimit dhe të drejtave të shërbyesve civil.
Në asnjë ministri nuk janë vërejtur diferencime mbi baza partiake dhe nepotizmi nuk ka qenë në shkallën që është në Qeverinë Kosumi. Ne vend qe te ndodhshin ndryshime pozitive, ka ndodhur e kundërta. Në Qeverinë e kaluar ka pasur punë e jo diferencime, ka pasur respektim të ligjeve e të procedurave e jo paligjësi. Kryeministri dhe shumica e ministrave nuk kanë thënë ligji jemi ne. Që gjashtë muaj në Kosovë nuk ka sundim të ligjit, ka sundim të qeveritarëve që thojnë: “Ligji jemi ne”. Në Kryeministri e Ministri nuk punohet atje bëhen diferencime mbi baza partiake që kanë një kontinuitet nga vitet e 80-ta.
Diskriminimi ne gjithë kabinetin qeveritar behet mbi baza partiake e politike. Ligjet qe me se shumti shkelen janë: Rregullorja 2001/36 , Urdhëresa Administrative e dal nga ajo dhe te gjitha procedurat e rekrutimit te shërbyesve civil; Ligji i Menagjimit te Financave Publike dhe Ligji i Prokurimit Publik.
Parlamenti i Kosovës i udhëhequr nga Daci, Presidenca një partiake dhe Qeveria Kosumi ka kohe qe janë bere frenues te proceseve demokratike, shkelës te ligjeve për çka duhet te përgjigjen para drejtësisë dhe keqpërdoruesit me te mëdhenj te BKK.
Ne ketë rast do te përmendja:
· Pengimin e Debatit ne Parlamentin e Kosovës për heshtjet me vitale për te sotmen dhe te ardhmen e Kosovës dhe te qytetareve te saj. Për kthimin e Parlamentit ne servis te Ekzekutivit ne vend që Parlamenti të jetë kontrollues i tij, si[ ndodhë në çdo demokraci parlamentare;
· Keqpërdorimet ne administratën e Presidentit për mjetet e përgjimit, te veturave dhe te pallatit te “Bardhe” ej.
· Shkeljet e ligjeve te përmendura nga Ekzekutivi, nepotizmi si fenomen i shëmtuar, sundimi i ligjeve te mafisë përmes te besuarve te ministrave, uzurpimi i përgjegjësie administrative, mos përfillja e konkursit si institucion, diskriminimi mbi baza politike. Po te numëroheshin te gjitha dobësi e ekzekutivit me te inkriminuarit ne krim e kontrabande nga pjesëtare te saj, vargu i dobësive do te ishte i pa fund. Vetëm kjo qe kemi dëgjuar kohëve te fundit ne mediat e shkruara e elektronike, Qeveria do te duhej te jepte dorëheqje. Por pasi ne Kosove nuk ka përgjegjësi politike, nuk ka veprim te ligjit, natyrisht nuk ka as dorëheqje si akt moral.
Veç këtyre qe u than, ne jemi te bindur se koalicioni qeverisës është bere pengës e arritjes se shume standardeve për te ardhmen e Kosovës, si: Reformimimin e Administratës Lokale – Decentralizimit, formimin e strategjisë se bisedimeve me Serbinë – për çka te bisedohet me Serbinë, plotësimin e standardit te sundimit te ligjit, për luftimin e krimit, te zhvillimit ekonomik e te privatizimit dhe mbi te gjitha arritjes se konsensusit për Kosovën shtet te pavarur dhe sovran.
Me gjithë dobësitë IPK ne ketë legjislaturë, Kosova dhe qytetaret e saj, gjate këtyre gjashtë viteve kanë realizuar dhe meritojnë vlerësimin pozitiv te Standardeve për ti hape rruge njohjes ndërkombëtare te pavarësisë pasi me pare duhet te njihet nga ky Parlament.
PDK-ja kërkon nga Parlamenti dhe KN qe vlerësimi i Standardeve për Statusin politik – Kosova shtet sovran dhe i pavarur te vlerësohen pozitivisht, se ketë e meriton Kosova, e meritojnë qytetaret e saj, ata qe edhe i kane zgjedhur këto institucione, e meritojnë ata qe kane sakrifikuar shume për Kosovën dhe lirinë qe e gëzojmë sot. Ky Parlament duhet te nxjerr një Rezolute qe konstaton realizimin e Standardeve për Status dhe te fillojmë angazhimin për realizimin e harmonizimin e Standardeve për integrimin ne BE./ Ky fjalim është lexuar në kuvendin e Kosovës/
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt