Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 56
  1. #41
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    hmm me duhet gjithe kjo faqja ti rradhis se prekem shume shpejt
    pastsaj varet edhe nga periudha kur isheh,shume filma qe kur isha e vogel ishihja me shami ne dore,tani thjesht ishoh e i vlersoj nga ana artistike..

    po disa qe po me vijne ne mend po i rendis:

    "the champion"
    "lulet e molles"
    "la vitta e bella"(jeta eshte e bukur"
    "forest gump"
    "titanic"
    "lista e shlinderit"
    dhe "my life without me"
    ..kete te fundit e pashe para ca ditesh e pavarsisht se tema eshte disi klasike nga menyra si eshte trajtuar e ben filmin te vecante e prekes..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  2. #42
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Genesis

    Po filmin Pergjithmone Xhulia, e mban mend ndonje prej jush ?
    "Ne" mbajmë mend ZHAN MARE-në , ti na pyet per Xhulian, që është shfaqur dje.

    lol..
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    nona ime vdiste pas zhan marese, e mbante si personifikimin e mashkullit, nje lloj tarzani aristokratik. hehe! vetem se, dhe ketu eshte e bukra, mas ardhjes se demokracise morri vesh qe ai ishte pede. heheh perendite me koke poshte, ajo e donte tashti me pak.

    pra siç i ndodhi platonit qe demokracia do ti jepte zhgenjimet e para, po keshtu i ndodhi dhe plakes time. pranej e rendesishme per nje jete te lumtur nuk eshte regjimi politik sesa thyerja e miteve.
    tani kjo filozofia ime s'ka lidhje shume ketu, po mu s'me plas hiç. o e them ça du o vdes.

  4. #44
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga pagan
    nona ime vdiste pas zhan marese, e mbante si personifikimin e mashkullit, nje lloj tarzani aristokratik. hehe! vetem se, dhe ketu eshte e bukra, mas ardhjes se demokracise morri vesh qe ai ishte pede. heheh perendite me koke poshte, ajo e donte tashti me pak.
    Nëna ime iku pa e marrë vesh këtë fakt. Kushedi ç'do thoshte , po ta mësonte. Fundja, ç'rëndësi ka...

    P.S. Orno, pse me vërte ashtu ishte ? Hajt s'ka gjë. Nona jote si puna ime me Fred Merkjurin...(lol)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #45
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga pagan
    tani kjo filozofia ime s'ka lidhje shume ketu, po mu s'me plas hiç. o e them ça du o vdes.
    Kjo të bën simpatik ty .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #46
    deception Maska e Subzero
    Anëtarësuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24

    Gjashtë filma, tre vendime, laj-thaj nga dy për copë.

    Kjo temë ka këtë kërkesë:

    Jepni:

    1. Dy filma që i keni parë mbi 4 (katër) herë dhe mund t'i shihni sërish pa u mërzitur fare. (tërheqës a domethënës.)
    2. Dy filma që i keni parë nën 1/2 (gjysëm) here (pra i keni lënë përçerek, përgjysëm a përtreçerek) dhe nuk doni as t'i shihni bojën. (mërzitës a s'domethënës)
    3. Dy filma fundi i të cilave ju zhgënjeu llahtarshëm. (fundzhgënjyes)


    Jo tre, jo pesë, jo një, po nga dy për secilën kategori. Pra, jo katër, jo zero, jo shtatë, po nga dy për secilën kategori.

    Nëse ndjehesh në humor mund dhe të japësh pse-të e vendimeve për secilin nga filmat. Lejohet të kritikohet lista e tjetrit fund e krye. Mendohu mirë para se të vendosësh. Mendohu shumë mirë. Jeta jote varet prej kësaj fijeje që quhet vendimi yt. Unë kam bombë me neutron si dhe L96A1 n.q.s. je shumë larg.

    Gjashtë filma, tre vendime, laj-thaj nga dy për copë.
    CAUTION! BIOHAZARD: VIRUS-CONTAMINATED LIQUID HELIUM AT -268.9°C!

  7. #47
    deception Maska e Subzero
    Anëtarësuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24
    Lava, thava, vesha, përvesha. Këto janë të miat:

    1. Domethënës / tërheqës / parë mbi 4 herë
    - Yojimbo (1961)
    - Rosencrantz & Guildenstern Are Dead (1990)

    2. Mërzitës, me u bo derr / lënë përgjys / gjoja me rekomandim
    - Requiem for a Dream (2000)
    - Mulholland Dr. (2001)

    3. Bukur / por me fund zhgënjyes
    - Ravenous (1999)
    - Collateral (2004)


    s'ka hile ktu se t'ik kaptina ;)
    luj lojën

  8. #48
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    1 - Zentropa - parë mbi 4 herë
    2 - Clockwork orange - parë mbi 4 herë
    1 - Dogville
    (e mgjs bombat e tua mua s'më prekin as petalet, po i rras dhe dy të tjerë që i kam parë e do t'i shoh prapë )

    3 - Faraway so close
    4 - Woyzeck

    Ata të përgjumshmit aha, edhe ti mund t'i rreshtosh nja katër, se të është dashur të më zgjosh nja ca herë heheh:

    - Gladiator
    - Passion of Christ

    kurse bukur po me fund zhgënjyes për mua ka qenë

    - Pi (përtoj tani të gjej shenjën përkatëse)
    - Collateral

    Mulholland Drive shife të thashë, mos më mjaullit kot - shife prapë, mos e bëj si unë me Dogville. Edhe REquiem gjithashtu, pasi unë vazhdoj të t'i rekomandoj. :P

  9. #49
    deception Maska e Subzero
    Anëtarësuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24
    Po më djegin sytë, është e pabesueshme, e papritshme, e pakonceptueshme, e paperceptueshme, kulmi, krejt befasuese, i pari shkrues do bumje turive. Është e çuditshme. Si është e mundur, arnavut kaq i paparashikueshëm saqë të mos përmbushi kërkesën e temës? Ua! Ua, ua, ua dhe pak thashë!

    'Zentropa' quhet 'Europa', s't'vjen zor që flet me gjysma emrash. T'raftë nordatlantiku aty ku e di vet. :P

    Kurse ke përgjumësit, që thua ti gjifësore, s'vë ato që kam vënë ke mërzitësit jo. Përgjumësit kanë funksion përgjumjeje për të përmbushur, kurse derromërzitësit të nxjerrin puçrra n'vende t'çudme po vazhdove t'i shikosh pas gjysme. Apo thënë ndryshe: mërzia që kaplon ekzistencën tënde ta dezintegron fare aurën dhe esencën; ose thjesht të lë indiferent. Madje kjo ndodh. P.sh. ti mund të vazhdosh rekomandimin, po çështja mbetet. Ato janë aq të mërzitshme, aq jotërheqëse, tip shtytëse, aq ashtu prej andej aty rrotull me i llaf, saqë edhe tapë sikur të jesh, prapë të shpifen. Por unë s'e lashë betejën, i dhashë 'Mulhollander Strasse' dhe një shooons tjetër. Po kësaj radhe "fatkeqësisht" nuk arrita dot as gjysmën, si herën e parë, e jo më ta shihja. Il ennuyeux! Mëëëërziiiiii! Kur ndalova kasetën, videoja psherëtiu nga lehtësimi e tha: "Vure herë tjetër filma të tillë, jo vetëm që do shkoj në Sirius B andej nga Qeni i Madh, po do marr dhe ekran e dvd me vete. Provoje prapë po deshe!" Unë e mora me të mirë dhe i dhashë pak 'Ugly' që të vijë në vete. S'u ankua më, po më pa dhe një herë shtrembër sa për të më kujtuar.

    Ça i rishef atij 'Qenopojës', se u hutova?! Jo për mbi 1 herë të lutem shumë. Unë dhe gjysmën e dytë e kaloja pjesë-pjesë me të shpejtë se regjizorit i pëlqente të prishej ca si shumë me vete e unë s'e kam pëlqimin atyre shtigjeve. Po të ishte ndonjë femër e mirë s'do kisha kundërshtim jo, hallall. Po atij, ça hallalli t'i thush? Po nejse.

    'Konstanten e Arkimedit' ferra e nisi ferra e grisi. Po sido që ta kthesh ~3.14 del ajo. Kurse 'Collateral' nuk e di pse dhiti në mes të rrugës. Ideja e hitman-it me Kruizin qe klas fare. Ça nodhi pra mo mas mesi? Wtf mate! Aq shumë u skandalizova saqë më ranë dhe leshtë e banikes nga hidhërimi dhe vajta u regjistrova në ushtrinë e perandorisë. Kur më çuan në Irak më pyetën:
    - Ç'ke për të deklaruar?
    - Mësova mënyrë të re depilimi uniseks - iu thashë. Dhe më thanë:
    - Mirë mirë, boj bussiness-plan while to hell e ke kujdes mos vrasësh ndonjë anglez rob zoti, se u ka bo si pasatempo këtyre anëve, apo s'janë dhe pak e me kimet! - thanë.
    - God bless US, - i thashë unë, - cause brits get blessed by Her Majesty!

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-05-2008
    Postime
    52
    filmat e mi te preferuar jan kryesisht ata filma qe jan per moshe timen, dmth ata te adoleshentve, po komiket gjithashtu i dua teperrrrrrrrrr... ja tek jan disa filma qe si harroj dot:
    high school musical 1 2 dhe 3
    raise your voice (HILARY DUFF)
    TAKING 5
    cheetah girls etc...

    kurse pej atynev komik:
    la vita e bella (edhe emrin ta harroj, kete se harroj dot, besomni)
    ata me mr. bean - te gjithe
    around the world in eighty days e shum te tjere..

    ESHTE EDHE NJE ITALIAN QE SJA KUJTOJ DOT EMRIN>>>TEMA ESHTE PERAFERSISHT KSHTU< AJ QE E DIN< I LUTNA TE THOT EMRIN OK?
    SHKOJN NE PUSHIME NJE FAMILJE DHE NJOFTOHEN ME NJE FAMILJE TJETER>>>PASTAJ GATI TERE PUSHIMIN E KALOJNE SE BASHKU DUKE KALUAR KESHTU AVENTURA TPAPARA BASHK<<>XD

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Foto Iluzionare shikoni mirë cka fshihet në to!
    Nga YlliRiaN në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 28-12-2010, 21:31
  2. C' lloj filmash pelqeni me shume..
    Nga Henr1 në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 18:03
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:25
  4. Çfare shikoni tek njëri-tjetri në forum?
    Nga Alket123 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 24-10-2006, 15:33
  5. Batuta filmash shqiptare.
    Nga kolombi në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 279
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 00:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •