Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 42
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky
    Pershendetje te gjitheve qe moren pjese ne teme,
    atehere: meqe ne kohen qe Shqiperia kishte nje mentalitet te mbyllur,dhe mesa thate ju me lart deshira e baballareve ishte e madhe per ti qene gruas afer ne etapat e ndryshme,pse tani qe po jetojme totalisht ne demokraci shumica e meshkujve shqiptare vazhdon ta mendoje qe thjeshte eshte detyre e gruas te veje ne maternitet dhe te linde pa pasur askend afer?
    Apo ajo deshire nuk eshte e mjaftueshme per te thyer imazhin e machos qe kane per veten?
    Akoma te kemba e ures ti e nderuar? I martirizove fare grate, thuajse po jetojne si Amazonat, ne xhungel pa burra. Brockullit e llomotit se si po lindin femrat, thuajse i kane nxjere meshkujt grate te shkallet e pallatit e ato po pjellin si lopet. Kujt cifti i referohesh se na e plase buzen, kush ishte ai i mallkuar cift, qe ju thafte "bisha" ju thafte, atij mashkulli, qe te traumatizoi psikologjikisht kaq thelle ty te mendosh se i lame grate rrugeve. E kemi bere me fjale me njeri tjetrin qe mos i afrohemi deres se maternitetit.Biles dhe portokallet, kumbllat, mandarinat , mangot, e ndonje lloj fruti tjeter ekzotik ja hedhim nga ballkoni grave.

    Leviz nga ura leviz, se ke mbet aty qe ne '78. Edhe ne maternitet do i cojme, edhe te salla do u rrime, dhe sic tha anabella nga krevati nuk do i leme te ngrihen, vetem ti nga ura leviz.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #22
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    R2T,mire ti?No "pilivesa"anymore?Dhe te mendosh qe fillova te ju afeksionohem

    Heres tjeter rilexo ate qe shkruan para se te postosh dhe poashtu pyet veten nese s'je duke kaluar cdo standart human,cdo gje ka kufi,ka disa qe te tolerojne,ka te tjere qe se bejne.Je me njeriun e gabuar persa i perket tolerances.
    Mendoja qe respekti ndaj femrave ishte nje nga cilesite qe karakterizonin meshkujt e vertete shqiptar,sic shihet duhet te mesoj te mos gjeneralizoj shume!

    Me shpresen qe u kuptuam njehere e mire te pershendes


    P.S Persa me perket mund te evitosh cdo postim timin pa problem
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 23-07-2004 më 18:13
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  3. #23
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Citim Postuar më parë nga Anabelaaa
    Kur flas me maman time se si reagoj babi kur lindem (lool), me thot qe im ate nuk futesh dot ne spital, dhe kur shkonte ti dergonte ndonje gje, ishte jashte nga dritarja, fshehurazi mami i fliste dhe i hidhte nje litar te arrinte te merrte cfare i dergonte babi.
    lol, ce paskeni sfilituar ju babain tuaj mi Aleate apo nuk jeni dhe 5 femi ju... ndersa imi o Aleate kishte avantazhe sepse halla ime punonte ne maternitet ndaj dhe frutat e supa e ku di une ja dergonte ne dhome mamase pa eksese fare...dhe te mendosh i kujtojne me mall ato kohera

    Citim Postuar më parë nga Blue_sky
    pse tani qe po jetojme totalisht ne demokraci shumica e meshkujve shqiptare vazhdon ta mendojne qe thjeshte eshte detyre e gruas te veje ne maternitet dhe ta linde pa pasur askend afer?
    blue sky, ne te vertete eshte e kunderta e asaj qe mendon ti, sepse pikerisht tani ne demokraci meshkujt shqipare jan te cliruar nga koncepti vjeter ku lihesh gruaja vetem ne salle te lindjes, tani shume e me shume i shef burrat qe jane te pra-ni-shem ne ato momente. rryma e mendimeve radikale qe burri pret poshte penxherese eshte ne venitje e siper, ketu perjashto krahinat e thella por ne pergjithesi dhe ne shqiperi shikohet si dicka normale prania burrit.
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    R2T,
    M'pelqen sensi i jot i humorit edhe aftesia me i cue nervat t'tjereve.

    Persa i perket temes, un nuk po flas pse mashkujt shqiptare nuk marrin pjese n'lindje, vec po ju tham pervojen teme. Kur grueja ka kene shtatezane me fmijne a pare un nuk kam hupe ASNJI takim me doktorin. Gjithashtu kam kene edhe n'salle t'lindjes. Nqs. mendoni se burri nuk e ndihmon gruen jeni gabim. Vec ta kishit pa si reagoi grueja kur i bertita "Shut the hell up and take it like a man!", just kidding. Po me t'vertete sa here flasim per lindjen e djalit, grueja ma kujton se sa mirenjohse asht per ndihmen teme. Burri asht personi ma i afert qe ka grueja/vajza qe asht tue linde. Ajo ndihet ma e sigurte prej pranise t'dashtunit t'jetes. Just my two cents.
    Defend the second amendment

  5. #25
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Femija shkallen e te kuptuarit e ka 5 here me te larte se sa te rriturit dhe kur vjen ne kete jete e di fare mire qe eshte krijuar nga dy prinder, pavaresisht se nena eshte porta e kesaj bote. Per me teper asistenca e burrit ne lindje eshte element i rendesishem qe lehteson dhimbjet dhe ndihmon lindjen. Me pare ishte turp qe burri te qendronte qofte edhe ne oborr te maternitetit.
    Nje grua lehone, ne nje dhome me mua, mbeti per tre dite pa ngrene sepse e kishte "denuar" familja pse kishte lindur vajze.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #26
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    ehhhh ku ka gje me te bukur se te shohesh femijen qe lind...

    nje jete e re po lind dhe ti je aty nje emocion i vetem ne jete....

    Nqs nuk ndjek femijen tend nga momenti qe vendos qe do nje te tille je nje person i papergjegjshem qe nuk do veten tende ne radhe te pare lere te tjeret...

  7. #27
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Flas per ne qe kemi 'Opvliegend karakter'...

    Te them te drejten nuk besoj se mund te kete kenaqesi me te madhe kur behesh prind. Por ne momentin e lindjes me shume veshtiresi do te qendroja ne salle. Kjo s'ka te beje fare me origjinen time, thjesht eshte diçka qe ndoshta s'do e perballoja dot.

    Ku i dihet ndonje marrje mendsh, dhe pastaj hop te fiket. E shkreta grua pastaj, ku ta kete mendjen perpara....
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #28
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Sot po shihja nje nga programet e shumta rreth momentit te lindjes,gjate njerit prej rasteve qe po ndiqte camera,bebi nuk qante fare dhe s'merrte as fryme per ca sec.Mamaja ashtu e gjora mbas tere atyre dhimbjeve,kur e pa ate gjendje filloi te bertiste e qante me te madhe.Mjeket dhe infermieret po provonin ti thonin qe ishte nje problem ne rruget e frymemarrjes ngaqe kordoni ombelikal kishte qene rreth fytit dhe poashtu padashje kishin perfunduar dhe materie te tjera ne rruget e frymemarrjes ,por qe do e zgjidhnin ne pak min.Ajo s'ju besonte,kishte burrin e saje aty afer dhe vetem ai arriti ta qetesonte ca,me pas vajti ai dhe mori bebin...ishte nje nga momentet me te bukura qe nje njeri mund te imagjinoje.Vetem puthnin bebin qe te dy,e qanin me koken afer njeri-tjetrit.Nuk kuptoj sesi ajo gruaja do kishte reaguar ose cfare traumash psiqike mund te kishte pesuar sikur te kishte qene vetem ne salle.Eshte nje egoizem nga ana e mashkullit nese i refuzon pranine e tije gruas ne sallen e lindjes te femijes te perbashket.

    Mina,ne cfare vendi ka ndodhur ajo ngjarja e asaj gruas qe kane lene pa ngrene?Mendoja qe sjellje te tilla ju perkisnin stergjysherve tane.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anëtarësuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Pershendetje!

    Teme shume interesante! Po te flasim per nje cift normal,te martuar apo jo pak rendesi ka, por qe jane te dy koshient per c'ka po ndodh dhe qe te dy e duan kete shtatezani, atehere probleme s'duhet te kete. Ne c'kuptim: Ngjizja e femijes ndodh nga te dy dhe jo vetem nga nena.Pra babai eshte aty; Shtatzania duhet patjeter te jetohet prej te dyve ne te nente muajt e saj; Duke bashkejetuar me kete shtatzani, te dy prinderit e ardhshem pergatiten se bashku per nje jete te re qe i pret sepse me ardhjen ne jete te femijes asgje nuk do te mund te jete me si me pare. Nje baba i ardhshem duhet me doemos ti rrije prane nenes se femijes se tyre, duke asistuar keshtu ne rrahjet e para te zemres, ne levizjet e para te krijeses se tyre, deri ne protestat e bebes kur fillon dhe "shkelmon" duke paralajmeruar ardhjen e tij te shpejte ne jete. Nese nje baba i ardhshem nuk ecen hap pas hapi me shtatzanine, e ka shume te veshtire per te kuptuar qe bebja aty te barku, ka nevoje per prezencen e tij aty prane.(Femija ndjen shume) Ka nevoje te ndjeje doren e tij t'a perkedheli siper barkut te nenes,etj. Nga ana tjeter, shtatezania e jetuar prej te dyve, eshte shume e rendesishme per mardheniet ne cift. Vetem duke qene te dy bashke do te mund te kuptohet dhe te superohet "kriza" e paslindjes. Sepse me lindjen e "bebit" vemendja e nenes (ne shumicen e rasteve) perqendrohet vecanerisht tek ai, duke "lene pak pas dore" partnerin. N.q.se partneri nuk do te marri pjese ne fillimin -zhvillimin-dhe kurorezimin e shtatezanise do ta kete shume te veshtire per te kuptuar se c'po ndodh me ata te dy. Asgje e jashtezakonshme. Cdo gje do t'i rikthehet normalitetit, por vecse-nje realiteti te ri, ku nuk do te jene me vetem Ai dhe Ajo.Kesaj here Ata jane TRE. Ritmi i jetes do te ndryshoje, dhe nga aty e ne vazhdim ne ate shtepi nuk do te kete vetem nje lloj dashurie, por dy. N.q.se shtatezanise do ti kushtohet gjithe vemendja e duhur, une mendoj se gjithcka me tej shkon mire. Ai momenti i lindjes, ai momenti magjik dhe i paperseritshem, edhe ai duhet jetuar nga te dy. Te dy jane te pergatitur se cfare i pret dhe s'ka asgje per t'u frikesuar sesa per tu mrekulluar.(Te dali njeriu nga njeriu eshte vertet nje mrekulli!) Shume bukur eshte ti urosh mireseardhjen asaj qenieje te brishte duke e mbajtur me duart ndoshta te dridhura dhe lehtas t'a vendosesh mbi barkun e nenes. Zgjohen aty nje milion ndjesi, qe kurrsesi nuk mund ti provosh duke ndenjur jashte e duke pire cigare. Pervec kenaqesise qe merr si baba, automatikisht ne drejtim te nenes se femijes, lind nje mirenjohje e pakufi. Te vjen ta "kollofitesh", dhe ne drejtim te saj te zgjohet instikti i mbrojtjes. Tashme kur te shkosh ne shtepi, edhe pse gjijte e saj jane te mbushur e te kolme, ti si baba arrin te kuptosh qe s'mund te besh me to sic ke bere me pare, e jo e. Ai nuri i bukur i gruas "lehone", tjetersoj do ti dedikohet nates. Per nje baba qe ka asistuar ne menyre aktive te gjitha etapat e shtatzanise deri ne ardhjen ne jete te femijes se tyre,asgje nuk eshte e pakuptueshme dhe e pamundur. Femijen do te dine si ta rritin te dy, e njekohesisht ata si cift do te duhen me shume se kurre. Eshte nje analize e thjeshte dhe humane, qe ka ardhur koha ta asimilojne edhe meshkujt shqiptare. Kemi te bejme me nje mentalitet i cili do pak kohe per tu ndryshuar. Djali im, eshte ende i vogel por jam e sigurt qe do te jete nje baba shume i mire. Pse: Edukimi fillon qysh tani apo jo? Ju pershendes te gjitheve!
    Duam te te dua!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-04-2006
    Postime
    31
    pak vone por tani kjo teme eshte per mua shume interesante. ne maj lind vajza ime dhe un kam shume qejf qe im shoq te jete me mua ne sallen e lindjes. Ai thote po. Une kuptoj qe ai ka shume qejf por kuptoj edhe se ka shume frike. Sa here qe filloj e i tregoj ato qe kam lexuar etj thote te lutem mos me tremb, se une sdi si te reagoj kur te shoh ty m dhimbje apo doktoret te fusin duart tek ti, kete te fundit per humor kuptohet. Por une i kam thene qe eshte shume e rendesishme per mua te te kem te koka dhe asnje njeri as nena ime nuk do e doja aty vetem ate. Ai ka shume qejf sidomos momentin e bebit etj, po shpresojme qe do shkoje cdo gje mire.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •