ASD, në firmën tuaj është shkruar "hëngër" apo "ngrënë" ?
Ndonjëherë vemë në dukje gabimet e tjetrit për "hajgare", por kur kjo bëhet me tendencë.... sikur nuk shkon.
ASD, në firmën tuaj është shkruar "hëngër" apo "ngrënë" ?
Ndonjëherë vemë në dukje gabimet e tjetrit për "hajgare", por kur kjo bëhet me tendencë.... sikur nuk shkon.
Where does a thought go when it's forgotten?
Teme interesante kjo .
Duhet patur parasysh qe , ne te foluren dialektet jane normale , por ne te shkruaren duhen te jene tabu .
Nuk po nis me kritika tani sepse mund te shkoje gjate kjo pune
ASD , Brari etj , e pranoj kritiken tuaj dhe mendoj qe eshte e rendesishme hapje e nje teme te tille . Por , si ka mundesi qe nuk lexova njerin prej jush te nisi kritiken duke iu referuar gabimeve te veta , por direkt ne sulm ndaj te tjereve ?!
Psh , une kam shume mangesi ne shkrimin tim , te pakten i referohem shkrimit qe perdor ne forum . Ne shume raste perdor nje dialekt te Shqiperise se mesme. Pas disa fjalive perdor shenjen e pikecuditjes ( ! ) ne vend te pikes ( . )
Perdor nje numer te ndryshem pikash pas fjalise nderkohe qe nuk eshte aspak e rregullt .
Ama , mendoj dhe flas me plot sigurine tani , se jam me i rregullt se shumica juaj qe keni diskutuar ketu . Pse ? Sepse me pelqen te kujdesem per menyren e te shkruarit . Eshte kulture ne vete !
Diku lexova qe kishe kritikuar Brarin per pakujdesi ne perdorim e paragrafeve .
Pse me duket mua , qe ti shkruan ne te njejten menyre qe ka shkruar Brari tek fillimi i temes ?! ( perdora pikecutitese dhe pikepyetje , sepse eshte nje pyetje qe me krijon cudi )
Pershendetje dhe uroj ta korrigjojme njeri-tjetrin , sepse tek e fundit fare , ne dobine tone eshte !
Rrofte Ali Podrimja per nenshkrimin tim. Nuk kam ndermend ta korigjoj poezine e tij nga ana gramatikore per dy arsye:
1. E kane bere para meje, lektori/ët dhe botuesi/ët.
2. Nuk eshte puna e imja te ndryshoj shkrimin e botuar te dikujt tjeter.
Ndonjehere, shume te sinqerte jemi ne ato qe themi. Ata qe futen vend e pa vend jane te pasinqertet e me tendenca. E as kjo... sikur nuk po shkon.
Postuar më parë nga MI CORAZON
Deus, para se te vesh "." "!" "?" etj. mos ler space. Eshte kultur ne vete jo per gje.
psh. mos thuaj "teme interesante kjo ." por "teme interesante kjo."
ps. mos ma mer per keq po vet e the qe te korrigjojme njeri tjetrin![]()
DeuS,
tek fillimi i temes (postimi #2), kam nje paragraf, dhe dy fjali qe lidhin citimet njera me tjetren. Paragrafi shpjegon ate qe desha te them, ndersa dy fjalite tjera, per te mos krijuar nje mish-mash jane ndare dhe lidhen me citimet. Tek shkrimi im i dyte (postimi #19), organizimi eshte i tille, sepse paragrafi i pare eshte nje pergjigje ndaj postimit te meparshem, ndersa dy fjalite tjera, jane parafjali per nje ide tjeter. Ajo ide ishte ndarja e fjaleve te huaja qe i perdor personi X, dhe renditja e tyre ne menyre te qarte dhe te kuptueshme.
Asnjera nga ato tri fjali, nuk ka lidhje direkte me njera tjetren, e para flet per Kosoven, e dyta per perdorimin e I dhe Y ne Shqiperi, e treta per gabimet vetanake te personit X. Per kete arsye edhe jane te ndara. Po te bisedoja vetem per Kosoven ta zeme, e ta ndaja paragrafin ne 3-4 fjali, atehere do beja gabim. Une kete ja thashe Brarit, nuk e kritikova. Pastaj ai vete tha se duhet te nderhyjme. Nuk ma merr mendja se e ka marre per te keq.
E sa per kritikat ndaj tjereve, pa e shikuar veten tone (timen): dakord, po besoj se e di qe, veshtire eshte t'i dallosh gabimet e tua. Intuita njerezore thote qe duhet te shkosh tek tjetri. Ti apo dikush tjeter, mi gjen gabimet mua. Une nuk thashe se jam i perkryer.![]()
Pellazgut
Si shume i paske kritikuar kosovaret! Sa i perket perdormimit te fjaleve te huaja, dihet fort mire se ju te Shqiperise e keni semundje te pasherueshme qe çdo te dyten fjale qe e perdorni, eshte e huaj.
Ne shkrimin tuaj, verehet se ndjeheni superior ndaj shqiptareve te Kosoves, Maqedonise dhe atyre te Çamerise! - Me ç'te drejte ja jepni vetes kete cilesi??!!
Brari,
ke hapur teme te bukur. Zoterinjte qe te kane kritikuar menyre e te shkruarit e kane mbaruar pasulin, keshtu qe une si e re ne teme po nderhyj me nje verejtje per ty. Gabimi kryesor qe ben ti ne shkruar, eshte "ngrenia" e germes "ë" ne fund apo ne mes te fjalise, edhe ne rastet kur shkrimet i ben te menduara e ne gjuhe zyrtare.
Verejtje tjeter tani qe ka te beje me shkembimin mes Pellazgut dhe Trimit.
Trimi shkruan:
nga ASD
Nuk thuhet:
- "Per mendimin tim..."
po thuhet:
- "Simbas meje..." (disa thone edhe Sipas ne vend te Simbas).
Shprehja e pare nuk eshte e gabuar Trim. Ne gjuhen e shkruar dhe ate te folur perdoren te dyja shprehjet, si e para, ashtu dhe e dyta. Madje e para eshte me formale dhe e ndesh me shume se e dyta ne raste artikujsh, apo dokumentash zyrtare. Mos me kerko ta provoj kete me raste konkrete. Ndoshta e veren vete ne te ardhmen kete gje.
Shprehje te tjera qe perdoren ashtu sikurse dy te mesipermet, jane:
"Sipas mendimit tim", "Per mua", "Mendoj, se...", "Mendimi im eshte, qe..." e ndoshta dhe ndonje tjeter qe nuk me vjen tani ne mendje, te cilat jane po aq te pagabuara sa dy te parat qe u trajtuan ne verejtjen tende.
1- Merrni një tekst të shkruar sipas rregullave drejtshkrimore të shqipes së sotme zyrtare.
2- Hiqjani shkronjën "ë".
3- Nëse ju ka firuar 30-40% e tekstit d.m.th. që ju e shkruani shqipen sipas rregullave.
a- Pellazgu, sigurisht që e kisha me shaka postimin e mëpërparshëm.
b- "d.m.th." a është akoma në përdorim? Apo është zëvendësuar me "d.t.th."?
c- Dita, përvec këtyre "Sipas mendimit tim", "Per mua", "Mendoj, se...", "Mendimi im eshte, qe..." pas Kongresit te Drejtshkrimit përdoret edhe "...shoku Enver ka thënë..."
PO, PO, PO, Shkodra. Si e harrova une?
Duket qe jam brez i vonshem e nuk kam arritur t'i lexoj e t'i ngulis ne mendje veprat e partise dhe shokut enver. Sidoqofte e kisha shtuar "Ndoshta dhe ndonje tjeter" ne fjaline permbyllese. Falemnderit per plotesimin.
Per "ë" them se nuk e ke krejt mire; ato nuk perbejne aq shume, pra 30-40% te tekstit. Kur te ndryshohet gramatika e te hiqen "ë"-te, atehere do te vleje ajo qe reklamohet si e vertete per gjuhen shqipe, se ajo shkruhet ashtu sikurse lexohet.
Per ceshtjen e d.m.th.: Shkodra, ku e ke lexuar qe mund te zevendesohej/zevendesohet me d.t.th.?
Kam nje pyetje.
Pyetja eshte: A duhet shkruar "Falemnderit" apo "Faleminderit". Logjikisht kur njeriu qe e perdor falenderohet vetem ne emer te tijin, atehere i bie qe pjesen e pare te fjales qe eshte folje "me u fal" duhet ta shkruaj ne numrin njejes, pra:
Falemnderit Besnik, Falemnderit Zana per ndihmen qe me dhe.
Kurse kur dikush falenderon ne emer te nje rrethi me te gjere, atehere folja "me u fal" duhet te vendoset ne numrin shumes, pra:
Faleminderit zonje per ndihmen qe na dhate.
Cili eshte rregulli, nese e di ndokush?
Krijoni Kontakt