`PIRGU ARBANAS` I PĖRKET FAMILJES KASTRIOTI DHE SHTETIT SHQIPTAR

botuar tek gazeta Sot

Pirgu Arbanas i cili gjėndet nė Manastirin e Hilandarit ne Malin e Shenjte nė Greqi ose siē quhet Mali Athos (Mali i Atit), ėshtė vėndi mė pak i njohur nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė megjithėse ėshtė njė nga vėndet ku konfirmohen disa nga rrėnjėt e identitetit shqiptar si: varret e Familjes Kastrioti tė cilat i dhanė identitetin si popull jo-serb, jo-grek, jo bullgar, por arbėr&epirot qė sot quhemi shqiptarė.
Nga kjo Familje madhėshtore populli ynė nxori Heroin e saj Kombėtar Gjergj Kastrioti –Skėnderbeu, ka Flamurin e kėsaj Familjeje si Flamur Kombėtar, si dhe konfirmoi se gjuha shqip ishte njė nga gjuhėt e veēanta dhe mė tė vjetra tė Ballkanit, Europės dhe tė Botės.
Po pėrse Pirgu Arbanas me tė cilin emėr e quajnė dhe vetė serbėt tė cilėt posedojnė Manastirin e Hilandarit paska kaq rėndėsi pėr identitetin shqiptar por se nuk ėshtė marrė nė konsideratė aspak nga Albanologėt tanė? ndoshta sepse nuk u vjen mirė se disa nga bazat e identitetit shqiptar vijnė nga ritet lindore tė asaj kohe?
i
Pak Histori pėr Pirgun Arbanas pėr popullin shqiptar dhe Akademinė e Shkencave
Dihet se Gjon Kastrioti bleu token ne Hilandar duke i dhuruar dy fshatra te Pollogut: Radostusha dhe Trebinjen nė verilindje tė Dibrės, madje dhe nje kishė tė vogėl pranė kėtyre fshatrave qė i pėrkisnin Pollogut dhe vjehrit tė Gjon Kastriotit,- Gergur Pollogu (Naim Flamuri, nė shkrimin qė ka botuar tek Linku elektronik Konica.al njė shkrim me titull: `Nāna e Skėnderbeut (pėr ata qė duan ta dinė)``, tė dt.17 Korrik, 2017).
Per here te pare emri i Gjergj Kastriotit permendet ne dy dokumenta akt shitjeje (Adelphat): e vitit 1426 dhe 1430, kur ai dhe familja e tij blenė Kullen e Shėn Gjergjit dhe pronėn pėrreth afer Manastirit Orthodoks serb –Hilandar ne Malin Athos; nė shkėmbim Gjon Kastrioti dhuroi dy fshtara pronė e familjes: Radostush dhe Trebisht si dhe kishen Shėn Maria qė gjėndej aty. Ai para 17 gushtit 1428, me bashkimin e Abbot Jerome Monk Athanasius dhe pėr tėrė vėllazėrinė e Chilandar, pėr shumėn e gjashtėdhjetė florinj blenė katėr adelfatas nė skelėn e manastireve tė shumėfishta tė Shėn Gjergjit, me tė drejtėn e njė qėndrimi gjatė gjithė jetės nė tė pėr vete dhe tre djemtė e tij- Reposh, Kostandini dhe Gjergj. Nė vitin 1426 ishin firmat e katėr vėllezėrve Stanisha, Reposh, Gjergj dhe Kostandin, ndėrse nė konfirmimin e dytė tė vitit 1428 (disa shkruajnė nė vitin 1430), nuk figuronte firma e Stanishės sepse ai ishte konvertuar nė `turk`, ishte martuar me nje turkeshė dhe jetonte nė Kostandinopojė. Neneshkrimi eshte edhe i Gjon Kastriotit dhe igumenit Athanas.. Fisniket shqiptare, nje Aranit edhe dy zyrtare te oborrit te Gjergj Kastriotit, Rajan edhe Dmitr, pėrmėnden nė njė pėrkujtimore serbe-ortodokse. Firmat janė tė tre vėllezėrve: Gjergj, Reposh dhe Kostandin. Emri i Stanishės nuk ėshtė sepse ai ishte konvertuar ne islam dhe ishte martuar me nje turkeshė sipas te dhėnave (https://en.ėikipedia.org/ėiki/Talk%3...rbeg/Archive_4).
Fermani me nr. 105 ėshtė gjithashtu shkruar nė pergamenė. Nė anėn e pasme ndodhet njė shėnim me dorėn e murgut Nikandėr, tė mundshėm nga dekada e katėrt e shekullit XV, i cili thotė: "Letėr nga manastiri nė lidhje me pronėn shqiptare / si e kanė shitur nga manastiri zotit Ivan Kastriot, princ shqiptar, pėr 60 florinj, dhe prapė e kanė dhėnė manastirit." . Vulat e ruajtura tė familjes Kastrioti datojnė nga koha e Skėnderbeut, por ėshtė e qartė nga stili i kėtij nėnshkrimi qė nė zyrėn e Ivan (Gjon) Kastriotit pėrshkruheshin dy lloje vulash. Ne e njohim vetėm vulėn e thjeshtė me emėr. (https://www.rastko.rs/rastko-al/zbor...k-povelje.php; Душан Синдик,Две повеље у Хиландару о Ивану Кастриоту и синовима).
Gjon Kastrioti e bleu adlefatin per shkak kur nė vitet 1430 turqit rritėn presionin rajoni i tij, Gjon Kastrioti bleu tė ashtuquajturin adelphaton -e drejta pėr mirėmbajtje gjatė gjithė jetės - pėr veten dhe tė bijve te tij. Kjo u konfirmua nga njė dėshmi me shkrim, kontrata ende i mbajtur nė thesarin e Hilandarit.
-Gjon Kastrioti nga fundi i jetės sė tij hyri nė Manastirin Hilandar ku ndrroi emrin dhe u quajt nga vėllazėria e Manastirit si Murgu Joachim. Ai vdiq mė 2 maj 1437.
-Reposh Kastrioti djali i dytė i Gjon Kastriotit u bė murg nė mars tė vitit 1430 pas largimit nga peng-marrja e Sulltanit, pasi e kishte ndjerė veten shumė keq qėme zorr e kishin konvertuar por ai menjeherėu ripagėzua nė fenė e krishterė orthodokse dhe vdiq nė 25 korrik 1431. Dinjiteti i shenjtė, biri i njė kontribuesi tė shquar tė manastirit, u varros nė famullinė e brendshme nga Vėllazėria Hilandar dhe gur varri ishte zbukuruar me murale. Varri nė formėn e njė arcosoliumi tė cekėt ka mbijetuar nė murin perėndimor tė narteksit. Njė kamare gjysmėrrethore tė arkosolisė, nė njė sfond blu dhe jeshil, ėshtė pikturuar njė Virgjėreshė e veshur me kryq me Krishtin e vogėl duke bekuar Shėn Gjergjin, mbrojtėsin e Pirgut nė tė cilin kaloi i ndjeri ditėt e tyre tė fundit. Rreth njė kamare, nė pjesėn e poshtme, nė tė njėjtėn sfond, ato janė paraqitur nė bust mbrojtėsit e shenjtė Simeon dhe Sava, dy ndėrmjetėsues tė tjerė nė shpėtimin e shpirtit tė tij; ata nga lart, nga thasė parajsė nė njė sfond tė verdhė, bekimi dėrgon i dashur Krishti Emanuel, i cili adhurohet nga dy engjėjve nė medaljone. Varri i Reposh Kastriotit (ndoshta varri i pėrbashkėt) ndodhet brenda katedrales, nėn nartekstin (portikun), nė murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtė-Mikrokozmosi i Botės Bizantine. Tempulli. Korēė 2001. Fq 157).
Edhe pse dekorimi i varrit te Reposhit nuk karakterizohet nga vlera tė veēanta artistike, ėshtė nė kuptimin ikonografik nė kryesor nė kishėn e manastirit mė tė pasurit. Vėllazėria gjithashtu shprehu respektin e vet pėr mbishkrimin, megjithėse Repos, si babai i tij Gjoni, nuk e bėri pa titull. Eshtė i vetmi arcosolium qė mban Hilandar njė mbishkrim nga 1430/1, i cili ėshtė provė dokumentare te identiteti i tė ndjerit Reposh, me titull “Dux i ilirisė ” vdekur nė vitin 6369 (1431) gjė qė tregon se nuk ishte serb. Reposh Kastrioti ka lėnė njė dorėshkrim tė shkruar me gėrma greqishte por me fjalė shqip. Nuk ėshtė gjėndur akoma dorėshkrimi por mendohet se ruhet nė njė nga bibliotekat e Hilandarit apo tė Manastirit tė afėrt me tė (https://www.botasot.info/opinione/20...roit-kombetar/).
- Kostandin Kastrioti djali i katėrt i Gjon Kastriotit nuk dihet data e tij e vdekjes (pasi i jati ndrroi jetė) por dihet se ėshtė varrosur nė Kullėn e Shėn Gjergjit qė u quajt mė vonė Pirgu Arbanas ndoshta nga qė u shkatėrrua nga mungesa e mirėmbajtjes pas shek tė XVII dhe deri mė sot.
-Heroi Kombėtar Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu. Ėshtė e vėrtetė se vdiq nė 17 Janar 1468 dhe u varros nė parcelėne varrezave orthodokse tė Kishės sė Shėn Nikollės Lezhė. Sidoqoftė ka tė dhėna qė Donika Kastrioti para se tė shkonte nė itali (nė fillim nė Leēe) pasi refuzoi tė shkojė nė Venedik, i ēvendosi eshtrat e Heroit Kombėtar nė fillim nė Krujė e pastaj nė Manastirin e Hilandarit aty ku preheshin eshtrat e Babait tė tij dhe tė vėllezėrve. Argumentt janė kėto:
Spanduēi, shkrimtar i shek 17th ne librin e tij ”Historia“ shkruante se…Varri i Skenderbeut eshte ne nje varreze orthodokse te Kishes Shen Nikolla….E vetmja e dhene per varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastriotit –Skenderbeut. Por sot ka te dhėna se eshtrat janė ēvendosur disa kohė mė vonė nga Kisha e Shėn Kollit atėhere Kishė katolike por meqėnėse kishte qėnė dhe Kishė orthodokse para venedikasve kishte sipas Spanduēit edhe varrezė orthodokse. Ėshtė e pamundur qė Kisha e Shėn Nikollės tė gjėndej nė fushė ashtu si ėshtė sot. Ajo duhej tė ishte nė Kalanė e Lezhės nė Kodėr.
Studiuesi Dhosi Liperi ne Konferencen e 2 te studimeve Albanologjike, 1968– tha: ``turqit nuk e kane ēvarosur varrin e Gergj Kastriotit-Skenderbeu, sic pohon Marin Barleti, sepse sipas tij nuk ka asnje document Osman apo venecian qe e pohon kete.( “Mitologjia Skėnderbejane“).
Sipas Dhosi Liperi (vdekur me 1968), historianet turq ibn Kemali, Hoxha Sadedini, idris Bitlisi, Tursuni, tė cilėt pėrshkruajne hollesisht pushtimin e Lezhės me 1478, nuk e pėrmendin ēvarrimin e varrit te Gjergj Kastrotit (Dėshmitė e tyre nė librin “lufta shqiptaro-turke ne shek XV“, Tiranė 1968).
Nė majė tė kodrės ėshtė njė xhami, dhe legjenda thotė se kėtu, nėn rrėnojat e njė kishe tė krishterė, prehen eshtrat e Skėnderbeut (Eduard Lear Nė Shqipėri. Ditar udhėtimesh 1848-1849. Tirane 2008. Plejad. Fq.97).(https://www.kultplus.com/trashegimia...ron-e-verteta/).
Njė fakt tjetėr qqė konfirmon se Heroi Kombėtar ėshtė ri-varrosur nė Hilandar Pirgu Arbanas ose diku afėr ėshtė e vėrtetimi indirekt nga historiania Danica Petroviē tek libri i saj ku thotė pėr Pirgun Arabanas ose siē quhet ndryshe Kulla e Shėn Gjergjit se: ``Megjithatė, ka shumė tė ngjarė qė njė laik i shquar tė jetė varrosur nė varr pėrgjatė murit perėndimor tė narteksit, siē ishte rasti me tė tjerėt`` (Danica Popovic, Funeral and tombs in the middle ages- (https://www.academia.edu/32008152/Hi...he_Middle_Ages), f.214).
Njė hipotezė tjetėr interesante por pėr tu vėrtetuar ėshtė edhe ideja se eshtrat e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut janė transferuar nė Manastirin e Hilandarit dhe mund tė jenė varrosur aty ku ėshtė varri i Stefan Dushanit, por zjarri i shkaktuar nė vitin 2004 nė Manastirin e Hilandarit ka penguar vėrtetimin.
Kjo pohohet nga njė informacion qė vjen nga Maqedonia e veriut nė vitin 2004 qė thotė:``Testi ADN/DNA i mbetjeve nė varrin e Car Dushanit dhe njėrit prej Kastriotėve tė konfirmuar (vėlla/baba) do duhej pėr tė konfirmuar me saktėsi shkencore ne se Skenderbeu dhe jo tjeter fisnik shqiptar shtrihej ne ate varr. Kesaj ja kane prere udhen. Djegja ishte menyra e vetme.
Hyllenderi u dogj sė pari, mu tek muret e “Arbanas Pirg” dhe guret e varrit te Jovanit dhe Reposh Kastriotit, fisnikė `Serb` nga Shqiperia, pėrkatesisht baba dhe vėlla tė Gjergj Kastriot (ic), i njohur me shumė si Skenderbeu. Dicka e ndaloi dorėn e zjarrvėnėsit tamam tek vendi qė zbulon gėnjeshtrėn mbi origjinėn e “Heroit Shqiptar.” Ka provė mė tė mirė se vendet ku ruhet historia Serbe janė tė shenjta?`` (Shėnime pėr Pirgun Arbanas ( shih `Shėnime` me dy sqarimet mė poshtė)
Duke patur kėto dyshime mendoj se dėshmia e Barletit se eshtrat e Heroit Kombėtar u pėrdorėn nga osmanėt si hajmali pasi hapėn varrin nuk ėshtė e vėrtetė, por ka shumė mundėsi tė jenė dėrguar nė dy vėnde: ose janė dėrguar nė Hilandar aty ku st gjėndet Pirgu Arbanas (Arbanski Pirg), nėn nartekstin (portikun), nė murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtė-Mikrokozmosi i Botės Bizantine. Tempulli. Korēė 2001. Fq 157). (https://diskutime-shqiptare.albanian...n-i-hilandarit).
Informacion tjetėr i rėndėsishėm qė indirekt vėrteton se Heroi ynė Kombėtar ėshtė varrosur nė Manastirin e Hilandarit diku afėr Pirgut Arbanas, ėshtė se disa princėr rumunė nga Vllahia kanė paguar pėr tė mirėmbajtur Pirgun Arbanas deri nga vitet 1700.
Pas daljes nė pension tė murgjve tė Kastriotit, kontrata u kthye nė Manastirin Hilandar me mareveshje. Pirgu Arbanas patėn mbrojtjen dhe ndihmėn e Dukės sė Vllahisė nė shekullin e 16-tė. Kėshtu, Duka Radul i Afumati ngriti gjithashtu njė qeli ose kishė tė Shėn Nikollės nė rrethin e kėsaj pirge. Kjo pirg kishte familjet e veta tė cilave ai i pėrkiste.
Prania e Princėrve vllehė -rumunė dhe moldavė nė mirėmbajtjen dhe kujdesin ndaj Pirgut Arbanas mund tė spjegohet hipotetikisht me amanetin nga ana e Donika Kastriotit pėr ta mbajtur tė fshehtė vėndin e varrimit por edhe pėr tu kujdesur pėr varret e Familjes Kastrioti nė Pirgun Arbanas (Pirro Prifti:Pėrse u kthyen Arbėr&Epirotėt nė Shqiptarė, botim 2022). Kėta ishin qė nga Duka i Vllahut Vlad Kaludjer Hilandar nė 1488 i 1492 e deri tek Duka i Vllahut Vlad Kaludjer nė vitin 1536, Radu Paisius gjithashtu konfirmoi pėr Arbanasi Pirgus dhanė tė ardhura pėr mirėmbajtjen e Pirgut Arbanas. i fundit qė jetoi nė Pirgun Arbanas ishte Haxhi Petro i cili me 23 Tetor 1669, nė prani tė Abbot Victor, ai e dorėzoi detyrėn e tij typist Hajji Elefteri dhe u tėrhoq nė Pirgun Arbanasi sipėr manastirit, nga i cili porositi detyrimin e dorėshkrimeve mė tė vjetra - Apostullin Praktik nga mesi i mėparshėm (1670/1) dhe Katėr Ungjijtė nga fillimi i shekullit XV (1672/3) (``inscriptiones monasterii chilandarici``; tomus primus saeculorum xiv–xvii ; gojko subotić, bojan miljković, nikola dudić r e c e n s u i t mirjana živojinović ; belgradi mmxixbeograd 2019; varri i reposhit (f. 25-29, f. 37, f. 79, f. 125).
Sipas Jusuf Buxhovit dhe Agim Vinca, ``Disa burime i referohen dokumenteve dhe njė pjese tė thesarit tė familjes Kastrioti qė iu besua manastirit ortodoks serb nė Hilandar. Asnjė nga burimet, megjithatė, nuk kanė mundur tė identifikojnė pėrmbajtjen e dokumenteve qė Kisha Ortodokse Serbe ka dhėnė. Pra, ngrihet njė mister duke vendosur njė vulė tė pėrhershme mbi sendet, tė cilat mund tė mos i zbulohen publikisht. Qė dokumentet mund tė kenė rėndėsi tė madhe historike, kjo sugjerohet nga botimi i Akademisė Serbe tė Shkencave pėr thesarin e ruajtur nė Hilandar qė Akademia ka lėnė jashtė njė pėrshkrimi tė asaj qė pėrmbajnė dokumentet e familjes Kastrioti``(Agim Vinca - Jusuf Buxhovijusufbuxhovi.com › ngarkime › 2020/12 › kosova-2PDF).
-Interesant ėshtė fakti qė dhe djali i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeu, Gjoni i ri, ėshtė varrosur nė Manastirin e Hilandarit (djali i Skenderbeut ėshtė varrosur nė Manastrin i Hilandarit 240px Castrioti%2C_by_Angelo_Maria_da_Bologni%2C_1715, Angelo Maria da Bologni (1715).
ii
Problemet qė dalin sot
Jam pėrpjekur qė nga vitet 2018 dhe deri nė ditėt e sotme qė tė gje dorėshkrimin e Reposh Kastriotit nė tė cilin disa klerikė tė vjetėr mė kanė thėnė se aty ėshtė shkruar historia e familjes Kastrioti, shkruar me gėrma cirilike (apo greke??) por me fjalė shqip por nuk e kam gjetur. Ndoshta tė dhėnat e Agim Vincės na cojnė se dorėshkrimi ėshtė nė arkivat e Kishės serbe ose nė ndonjė vėnd tjetėr, unė vazhdoj tė jem i bindur se dikur do tė gjėndet.
Interesant ėshtė fakti se megjithė pėrpjekjet pėr tė sensibilizuar Shtetin shqiptar, Akademinė e Shkencave, dhe KOASH, mė qėllim qė Pirgu Arbanas - i cili mbetet edhe sot e kėsaj dite njė vakėf historik- pėr tė kaluarėn e Familjes Kastrioti dhe si pjesė e identitetit tė arbėr&epirotėve dhe shqiptarėve- tė rikonstrukohet dhe tė mirėmbahet, akoma nuk ka asnjė lėvizje, por njė heshtje qė i ngjan personit qė flet me vehte por nga pamja e jashtme nuk ta jep atė pėrshtypje.
Takimi i fundit Kryepeshkopin Johan ishte shume i pėrzėmėrt dhe megjithėse i spjegova dhe i paraqita materialet pėr Pirgun Arbanas pore de pėr problem tė tjera, deri tani nuk ka asnje reagim.
Dorėzimi i materialeve dhe njė libėr analitiko-historik titulluar ` Pėrse Arbėr&Epirotėt u kthyen nė shqiptarė` para 1 viti, dhe takimi kohėt e fundit me zotin Skėnder Gjinushi Kryetarit tė Akademisė sėShkencave tė cilit i kujtova materialet e pėrmėndura, por dhe i dorėzova njė libėr analitika linguistic tė albanologut qė gjėndet nė Gjermani z. Niko Stillo, gjithashtu pėrveēsenjė pritjeje tė ngrohtė nuk ka dhėnė ndonjė reagim konkret.
Materialet e paraqitura qė nga 1918 si Promemoria e intelektualėve, shkrimet historike nė gazetat shqiptare dhe kosovare, nė profilet e mia tė face-book-ut, dhe tėitter, nė portalet e ndryshme pėr Pirgun Arbanas, Familjen Kastrioti, pėr boshllėqet historike tė historisė sė Shqipėrisė kanė ngjallur interes, por nuk ka atur asnjė reagim zyrtar nga institucionet e sipėr pėrmėndura.
Sidoqoftė pėrpjekjet pėr tė sensibilizuar dhe paraqitur tė vėrtetėn e Pirgut Arbanas si njė vėnd dhe document historik, si njė pjesė e identitettit shqiptar tė derivuar nga Familja e nderuar Kastrioti falė tė cilės kemi Heroin tonė kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu , Flamurin tonė Kombėtar- nuk do tė rreshtin, sepse vetėm nėprėmjet pranimit tė Pirgut Arbanas nė Manastirin e Hilandarit si pjesė e Historisė tonė, si njė nga themelet e identitetit tonė shqiptar me tė cilin njohim veten dhe na njeh bota- vetėm atėehere do tė hidhej njė hap i saktė pėr tė treguar Historinė e Shqipėrisė ashtu si ka qėnė, dhe pėr tė parė tė vėrtetat e fshehura sado tė mira apo tė hidhura qofshin, vetėm atėhere do ta kuptonim se Heroi ynė Kombėtar luftoi pėr Fe dhe Atdhe.

Prof. Pirro Prifti




Manastiri I Hilandarit, Pirgu Arabans -``Божији Репош, дукс илириски, године 6939`` - ``I Zotit Reposh, Duka i ilirise, viti 6939``