Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Rilindja e Shqipërisë si Albanistan u krye! Kryetalibani Rama gati të legalizojë hashashin

    Rama mbron idenë e legalizimit të kanabisit: Krijon punësim dhe të ardhura financiare

    Emri:  rama1-2.jpg

Shikime: 209

Madhësia:  30.8 KB

    Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme edhe për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pyetje e bërë në këshillimin kombëtar gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Dibër.

    Rama e mbrojti idenë e legalizimit si lëndë bazë për farmaceutikën dhe tha se krijon punësim e sjell të ardhura. Ai shpjegoi dhe pse partnerët ndërkombëtarë janë kundër.

    “Legalizimi i kanabisit mjekësor, pra jo për përdorim nga të gjithë, por si lëndë bazë për farmaceutikën, po tregon që ka të ardhura të rëndësishme në ekonomi. Krijon punësim, krijon një zë të ri në eksport dhe patjetër krijon më shumë të ardhura. Por duke pasur parasysh historikun, duke pasur parasysh dhe shumëçka tjetër që unë dhe ju e dimë, duhet të mendohemi dy herë para se ta marrim këtë vendim, ndaj e kemi ndarë me qytetarët. Kur vjen puna tek partnerët e huaj ata janë prapë skeptikë për këtë. Jo se e kanë gabim arsyetimin, por ata nuk jetojnë këtu. Jetojnë, por nuk janë të lidhur me buxhetin tonë dhe për ta është më kollaj më mirë se t’i hymë një dhimbje koke, më mirë mos e bëni fare”, deklaroi Rama.

    Me sa duket kryeministri e ka ndarë mendjen për legalizimin e kanabisit mjeksor. Por mjeshtërisht vepron duke krijuar idenë se po merr mendimin e popullit.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja e Shqipërisë si Albanistan u krye! Kryeçobani Rama gati të legalizojë hashashin

    Legalizimi i kanabisit mjekësor, Flamur Noka: Rama synon të rrisë pazaret e drogës

    Për deputetin e Partisë Demokratike, njëherësh edhe anëtar i Komisonit të Rithemelimit, Flamur Noka vendimi i qeverisë që është pro legalizimit të kanabisit mjekësor, është një synim i kryeministrit Edi Rama që të rrisë pazaret e drogës.

    “Pasi e shndërroi Shqipërinë në Kolumbi të Europës, pasi shtetin Shqiptar e shndërroi në narkoshtet, pasi kanabisin e shndërroi në kulturën e vetme bujqësore në Shqipëri, pasi e ktheu vendin në shesh betejë mes bandave të drogës.

    Sot me një të ashtëquajtur anketë, Edi Rama kërkon tu imponojnë shqiptarëve kanabisin si gjë të ligjshme. Këtë legalizim përpiqet tjua shesë shqiptarëve si rrjedhojë e një ankete, që është një fallsitet i organizuar nga PS dhe celulat e krimit të organizuar. Kjo që po bën sot është legalizim i krimit të organizuar, pazareve të drogës dhe bandave”.

    Për të Shqipëria nuk është në kushtet për të përfituar poziivisht në rast se do të legalizohet kanabisi mjekësor. Partia Demokratike e ka parë që në nisje Këshillimin Kombëtar me skepticizëm, duke e konsideruar propagandë të qeverisë Rama 3.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja e Shqipërisë si Albanistan u krye! Kryeçobani Rama gati të legalizojë hashashin

    Dom Gjergj Meta: Nuk dua të besoj se legalizimi i kanabisit është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike!

    Nga Gjergj Meta-

    Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre. Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze.

    Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate.

    Nuk do të doja të besoja se disa nga këto ide janë si dikur “…me propozim nga poshtë e vendim nga lart” (për kujtesë më 9 maj 2020 kryeministri ka thënë se ka një vit që qeveria po punon me draftin e ligjit për legalizimin e kanabisit, d.m.th. qysh më 2019).

    Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike.

    Kaq për momentin për lajmin e mundësisë së legalizimit të kanabisit që u artikulua këto dy ditë.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja e Shqipërisë si Albanistan u krye! Kryeçobani Rama gati të legalizojë hashashin

    Legalizimi i kanabisit/ Gjekmarkaj: Rama si doktor, kërkon të shërojë ata që i ka stresuar

    Qeveria “Rama 3” do të legalizojë kanabisin për mjekësinë, por ish-nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj thotë se Edi Rama kërkon që të shërojë ata që i ka stresuar.

    “Nga ana komike kryeministri po shfaqet si doktor, që do të kurojë qytetarët që i ka shkaktuar stres dhe u jep mundësinë të dredhin një kanabis.

    Duke pasur parasysh mënyrën si funksionon shteti ynë, ne e dime seriozitetin e instuticoneve tona.

    Nëse do bëhej do korruptohej çdo gjë për të prodhuar më shumë kanabis, i jep mundësinë të gjithëve të korruptohen dhe të merren me kanabis. Shpresoj të jetë shaka për të mbuluar këto që kanë ndodhur”.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja e Shqipërisë si Albanistan u krye! Kryeçobani Rama gati të legalizojë hashashin

    Analistët: Dihet se kush do të marrin licensat e kanabisit!

    Emri:  kanabis-1_0.jpg

Shikime: 181

Madhësia:  71.2 KB

    Legalizimi i kanabisit nga ana e kryeministrit Rama ka sjellë reagime të forta dhe kritike ndaj këtij vendimi. PD e ka quajtur plan kriminal. Ndërsa analistët si një lojë të mafies. Artur Zheji pohoi se legalizimi i kanabisit është një nismë e rrezikshme dhe bëhet për faktin që mos të kontrollohet.

    “Janë dy dimensione. Dimensioni i ambalazhimit të çështjes dhe çështja vetë. nëse do të ishim një vend si Danimaraka, apo Suedia, asnjë nuk do të diskutonte mbi domosdoshmërinë e plantacioneve për kanabisin. Edhe në Itali ka disa zona ku kultivohet, por menaxhohet nga ushtria. Është e njëjta bimë, dhe jo bimë tjetër, por destinacioni do jetë kryesisht nxjerrja e vajit të kanabisit. Në Amazon 45 gram, kushtonte 70 euro. Është një çmim i lartë. Por njihet për efektin kurativ. Është bar i domosdoshëm apo i mirë që gjen në treg konsum të jashtëzakonshëm, dhe shumë mirë që ta prodhosh. Por pyetja është; kjo është alibi; sepse do mbjellim Myzeqenë me kanabis apo fushën e Shkodrës. Kush do e marrë në dorëzim. Kush do janë këta oligarkë apo bosa? Kjo më duket e rrezikshme. Mos harroni se jemi një vit para zgjedhjeve. Jeni në një krizë të thellë ekonomike. Si do të bëhet kjo?! Kam përshtypje që po legalizohet për të mos u kontrolluar.”, tha Zheji. Ndërkohë, gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaroi se kjo nismë merret për të lejuar veprimtarinë e disa oligarkëve që të hapin disa kompani, ndërsa prodhimi do të shkojë jashtë. Pa përmendur emra, Hoxha tha se një prej këtyre oligarkëve pritet të zbulohet së shpejti.

    “Një nga gjërat që më ka identifikuar në karrierën time, është se e njoh çështjen e kanabisit nga A te Xh. Vitin e kaluar unë dola me një brend të ri kombëtar, që ishte ‘gorilla’ ishte një farë hibride. Ajo farë kultivohet për 60 ditë. Duke nisur nga kërpi, që quhet kanabis sativa indica. Rama duhet të bënte një pyetje; sa shqiptarë janë marrë me kultivimin e kanabisit?! Shqiptarët e dinë shumë mirë se si kultivohet. Kanabisi në ambientet e mbyllura mund ta marrësh dhe në dhjetor. Kanabisi që përdoret për qëllime mjekësore, është kryesisht për prodhimin e vajit. Jo thjesht për prodhimin e vajit, por ka një përqindje të vogël të kanabisit. Kanabisi mjekësor dallohet. Kanabisi mjekësor mbillet jo nga fshatarët, fermerët, por nga oligarkët. Njëri nga këta të mëdhenjtë fare, është promotori që e ka bërë këtë gjë. Do ja dëgjoni krismën. Kompania që do të vijë, do të prodhojë, do e dëgjoni. Ky do të jetë i gjithi për eksport- shtoi Hoxha.

    Ndërkohë emrat që do ta marrin licensën e kultivimit dhe tregtimit mësohet se janë afër qeverisë, theksuan analistët.

    Koha Jone

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rilindja e Shqipërisë si Albanistan u krye! Kryeçobani Rama gati të legalizojë hashashin

    Tema ka bullizim qe ne krye, pse "coban", c`kuptim ka... Shpjegimi eshte i qarte per legalizimin, punesim dhe te ardhura financiare, jo per perdorim personal...,
    mos valle edhe hollanda i meriton keto sulme????
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja e Shqipërisë si Albanistan u krye! Kryetalibani Rama gati të legalizojë hashashin

    Kanabisi mjekësor, Artan Hoxha: Nuk mbillet nga fermerët, por nga oligarkët

    Shqipëria do ti bashkohet vendeve që kanë të legalizuar kanabisin mjekësor. Por gazetari investigativ, Artan Hoxha thotë sesa herë është folur për këtë çështje nga politikanët, është përkthyer në leje verbale të kultivimit të kanabisit e çuditërisht kanë qenë vite parazgjedhore.

    “Tri herë është folur për legalizimin e kanabisit e të tre vitet janë shoqëruar me bum të kultivimit të kanabisit rekreativ. Është folur për qëllime mjekësore, por është përkthyer në leje verbale të kultivimit të kanabisit e çuditërisht kanë qenë vite parazgjedhore. Në 2016, 2020, e këtë radhë jemi para zgjedhjeve lokale që janë të rëndësishme se opozita është krejt jashtë pushtetit lokal. Kështu është përkthyer nga qytetarët”.

    Për analistin investigativ nisma po merret për të lejuar veprimtarinë e oligarkëve që të hapin disa kompani, ndërsa prodhimi do të shkojë jashtë. Pa përmendur emra, Hoxha tha se një prej këtyre oligarkëve pritet të zbulohet së shpejti.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja e Shqipërisë si Albanistan u krye! Kryeçobani Rama gati të legalizojë hashashin

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Tema ka bullizim qe ne krye, pse "coban", c`kuptim ka... Shpjegimi eshte i qarte per legalizimin, punesim dhe te ardhura financiare, jo per perdorim personal...,
    mos valle edhe hollanda i meriton keto sulme????
    Nese gjithe qellimi i ekzistences tende si njeri eshte paraja, atehere ke plotesisht te drejte. Mos u ndal vetem tek prodhimi i hashashit. Mbillni edhe kokaine dhe heroine, se kam degjuar se ben me shume para me to. Konkurroni me vendet e Amerikes Latine. Dhe pasi te mbaroni me industrine e droges, vazhdoni edhe me industrine e shfrytezimit seksual. Hapni ca bordello ne Shqiperi, qe vajzat shqiptare te fitojne sa me shume para.

    Njeriu fisnik nuk jeton per boten. Jeton per veten e tij. Nuk ben sic ben gjithe bota. Ben sic i dikton tradita e morali i familjes trasheguar brez pas brezi. Paraja per te nuk eshte gjeja me e rendesishme. Gjeja me e rendesishme dhe me e shenjte per te ruajtja dhe trashegimi i asaj tradites familjare e atij moralit te trasheguar brez pas brezi. Pse? Sepse kjo na ben shqiptare. Dhe nese heqim dore nga kjo tradite e ky moral per hir te parase, atehere shqiptaria vdes, dhe shqiptaret kthehen ne kungujt e botes. Bota ka kunguj pa fara plot.

    Ju ka bere lugati Rama si vetja!

    Albo

  9. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Rilindja e Shqipërisë si Albanistan u krye! Kryetalibani Rama gati të legalizojë hashashin

    Rama eshte ne nje pike ku nuk ka cfare te jap me per shqiptaret, keto jane thjesht disa gjera pa vlere ku para nesh e kane bere edhe shtete te tjera ku kane deshtuar, e jo me ne qe jemi fundi i Europes.

    Ilia, nuk e di nese je simpantizant apo ke interesa personale ku si cdokush mund te jete ne administrate po realisht eshte per tu ardhur keq te mendosh se ky njeri po con vendin perpara...

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rilindja e Shqipërisë si Albanistan u krye! Kryeçobani Rama gati të legalizojë hashashin

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nese gjithe qellimi i ekzistences tende si njeri eshte paraja, atehere ke plotesisht te drejte. Mos u ndal vetem tek prodhimi i hashashit. Mbillni edhe kokaine dhe heroine, se kam degjuar se ben me shume para me to. Konkurroni me vendet e Amerikes Latine. Dhe pasi te mbaroni me industrine e droges, vazhdoni edhe me industrine e shfrytezimit seksual. Hapni ca bordello ne Shqiperi, qe vajzat shqiptare te fitojne sa me shume para.

    Njeriu fisnik nuk jeton per boten. Jeton per veten e tij. Nuk ben sic ben gjithe bota. Ben sic i dikton tradita e morali i familjes trasheguar brez pas brezi. Paraja per te nuk eshte gjeja me e rendesishme. Gjeja me e rendesishme dhe me e shenjte per te ruajtja dhe trashegimi i asaj tradites familjare e atij moralit te trasheguar brez pas brezi. Pse? Sepse kjo na ben shqiptare. Dhe nese heqim dore nga kjo tradite e ky moral per hir te parase, atehere shqiptaria vdes, dhe shqiptaret kthehen ne kungujt e botes. Bota ka kunguj pa fara plot.

    Ju ka bere lugati Rama si vetja!

    Albo
    "Mos gjykoni, qe te mos gjykoheni", por megjithate eshte e drejte te flasesh kunder politikes, si ti si une, por me perfaqesuesit politike, jo kunder njeri tjetrit.
    Keshtu si ti flasin ata qe nuk rrojne ne Shqiperi, patjeter ithtare te non grates, ke te drejte dhe nuk te gjykoj per kete. Duhet te rrosh me hallet e popullit tend qe te kuptosh se njerezit kane nevoje te punojne dhe te rrojne.
    Kultivimi i drogerave te ndryshme i kontrolluar nga shteti eshte veprimtari e ligjshme, aq sa ndihmon ne mjekesi por edhe gjetke. Po dil edhe kunder duhanit dhe alkoolit, sepse edhe ato kur tejkalohen jane te demshme, se keshtu flet ti.
    Cfaredo gje e ligjshme duhet te nxitet qe shqiptaret te shpetojne nga varferia dhe keto jane te ligjshme, me leverdi, nuk kane te bejne me marrjen e jetes se njerezve dhe as te moralit te tyre, sic pretendon ti. Madje ne vende te qyteteruara eshte legalizuar plotesisht kjo, edhe per njerezit, sepse gjithca varet nga masa e perdorimit, kur nuk tejkalohet. Ai qe do ta perdore do ta perdore edhe e paligjshme te jete, po qe se nuk e duan veten e tyre.
    Duke menduar per popullin shqiptar edhe K/Ministri e merr kete nisme, madje edhe te tjera, te cilat nuk prekin te drejten e tjetrit.
    "E drejta ime mbaron atje ku cenohet e drejta jote" eshte mesazhi i evropes dhe botes se qyteteruar ku duam te shkojme, perkthim i frazes se Zotit Krisht: "Mos u beni te tjereve, ate qe nuk doni t`ua bejne juve",,, se ti je dhe teolog.
    (pasionet dhe inatet politike nuk duhet te na nxisin kunder mireqenjes se pergjithshme te popullit)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 09-04-2022 më 06:29
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2022, 13:36
  2. Albanistan: Fondet e BE-së u përdorën nga Rama për blerje votash
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2021, 09:56
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2021, 09:08
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-03-2021, 21:19
  5. Përse Evropa mbyllet kundrejt Shqipërisë? (Albanistan)
    Nga ideus në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •