Eshte revolte qe buron nga halli, skamja, perbuzja, keqtrajtimi, kjo e studenteve. Jane nje brez qe u linden e rriten ne kete shkerdhatokracine tone e fillim viteve 90. Kane degjuar qe ne vegjeli per emigracion, sahanlepirje, varferi, halle nga me te ndryshmet. Dhe sot qe mosha i perplas me te tilla fenomene, kane kurajon t’i thone STOP kesaj maskarade.
Ndryshe nga ne brezi pararendes, qe jemi bere imun nga e keqja qe na eshte kalçifikuar ne trup e s’dijme me te reagojme, kjo rini na dha nje leksion e shuplake te gjitheve, duke filluar nga politika, media, shoqeria civile, etj.. Dhe jemi po prape ne qe me lloj lloj menyrash ne vend qe ta mbeshtesim masivisht, behemi tifoz partish, apo interesash te ulta personale.
Prandaj uroj qe kete beteje jo te lehte kundra te keqes, ta fitojne studentet!!!
Krijoni Kontakt