Close
Faqja 37 prej 42 FillimFillim ... 273536373839 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 412
  1. #361
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga Evian Lexo Postimin
    Nuk do lejoj qe mikrobat te ngjitėn sikurse rriqėra.
    Nėse deshiron nje teme ku vetem ti merr pjese, urdhero hape tek komuniteti yt. Por jo ketu, ku eshte hapesir dhe forum nder-fetar.

    Un do te te replikoj sa here te jete e nevojshme me ēdo lloj argumenti.
    Meqense s'po dallon shume nga fjalori i Llapit, un dyshoj qe ti je vet llapi, me idol hashim brojen. Ndryshe kam shume problem te e shpjegoj kete idhujtarin tende.
    na i kemi nda dhet e dhit me 1999-ten
    na shqiptaret e kemi Hashimin qe na Ēliroi
    e ti ne azil qe te ka niek Hashimi me ushtri
    e ke shefqetin albinin visarin ISISIN BIA-ne e serbis
    e hajde tash ku do ta qet ty e mue
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #362
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    ĒFARĖ KA QĖ NUK SHKON ME ISLAMIN NĖ DITĖT E SOTME ?

    Shkruan : Mustafa Nano (Gazeta "Panorama")


    Vitin e shkuar m’u desh tė rrija nė Bruksel disa ditė, dhe aty
    pata rastin tė vizitoja lagjen e myslimanėve turqė e marokenė.
    Kisha dėgjuar e lexuar pėr getot me myslimanė brenda
    metropoleve tė Europės, si nė Paris, Londėr, Berlin, etj, por atė
    ditė “e preka me duar” dhe e pashė me sy njė geto tė tillė. Kush
    hyn nė Molenbeek, qė ėshtė lagjja ku ndodhet zona e
    myslimanėve, ka menjėherė pėrshtypjen se ėshtė duke kaluar
    njė kufi qė ndan dy botė tė ndryshme. Pėr tė mos thėnė, tė
    kundėrta. Trotuarėt nė Molenbeek janė tė mbushur me djem tė
    rinj qė rrinė e varin kėmbėt bordurave, rrugėt janė tė
    rrėmujshme, tė zhumrmshme, me bori makinash, tė papastra,
    me letra e me qese plastike tė hedhura pa kujdes (si kėtej nga
    anėt tona), me plehra tė derdhura jashtė kashtunėve, jeta nė
    pėrgjithėsi rrjedh me njė ritėm pėrtac e tė ngadaltė, syri tė sheh
    kryesisht burra qė flasin turqisht apo arabisht, tek-tuk ka edhe
    gra, tė cilat ecin dy e nga dy apo tre e nga tre, tė mbuluara nė
    forma nga mė tė ndryshmet, gjė qė tregon se secila e interpreton nė mėnyrėn e vet atė urdhėrin kuranik qė u jepet grave pėr tė fshehur stolitė e tyre (Kuran, 24:31), dmth gushėn, kraharorin, flokėt a ku di unė ē’tjetėr nėnkuptohet me termin “stoli”. Shkurt, ti nuk je nė Bruksel, ndonėse je nė Bruksel.

    Geto tė tilla tė bėjnė tė jetosh me idenė se Europa nuk do tė
    jetė mė kurrė ajo qė ka qenė. Dhe nuk ėshtė prania e
    myslimanėve si tė tillė qė tė bėn ta mendosh kėtė gjė. Jo, ėshtė
    prania e tyre si njė shoqėri a botė paralele, si njė komunitet i
    izoluar, qė nuk u jep e nuk u merr tė tjerėve, ėshtė prania e tyre
    si mish mbi njė trup tė huaj. Bash ky ishte asosacjoni qė m’u
    krijua atė ditė: kėto geto janė si njė mish nė njė trup tė huaj. Mė
    la aq shenjė ky asosacjon, sa bėn vaki mund tė mė ketė prekur
    frymėn e librit tim “Selam aleikum, baba”, qė sapo kisha filluar
    ta shkruaja. Dhe nėse ėshtė e vėrtetė, mė mirė kėshtu.
    Nuk ka asnjė diskutim qė kėto geto janė ndėrtuar prej
    myslimanėve. Dhe jo prej hallit, por prej qejfit.

    Tani, nė kėtė mes kanė faj edhe politikanėt e atjeshėm, edhe qeveritarėt qendrorė e lokalė, tė cilėt kanė ushqyer e inkurajuar, nė
    kėmbim tė ca votave, kėtė frymė tė izolimit e tė mbylljes, a thua
    se janė edhe ata qė nuk e duan integrimin e myslimanėve nė
    Europė, a thua se kanė rėnė dakord qė ėshtė mė mirė tė
    arabizohen apo myslimanizohen zona tė tėra tė Europės se sa
    tė europianizohen arabėt e myslimanėt. Madje, nė Britaninė e
    Madhe myslimanėt lejohen qė njė numėr mosmarrėveshjesh
    civile a konfliktesh familjare t’i zgjidhin nė pėrputhje me
    Sheriatin. Sipas meje, britanikėt nuk janė nė rregull nga trutė.
    Mirėpo kjo ėshtė fryma qė dominon mes klasave politike e
    intelektuale nė Perėndim, sidomos atyre liberal-progresiste.
    Duan ta zgjidhin njė konflikt qytetėrimesh, sepse i tillė ėshtė,
    konflikt qytetėrimesh, ėshtė e kotė ta fshehim, ėshtė e kotė ta
    spėrdredhim gjuhėn kur na duhet tė flasim pėr tė, kėtė konflikt
    qytetėrimesh pra duan ta zgjidhin duke u ardhur pas midesė tė
    ardhurve, duke u lėshuar terren atyre, e nė kėtė mes duke
    sakrifikuar disa vlera qė janė thelbi i qytetėrimit perėndimor, nė njė kohė qė duhet tė bėjnė tjetrėn, duhet t’ua bėjnė tė qartė
    myslimanėve qė kanė ardhur nė Perėndim si nevojtarė se ata
    janė tė mirėseardhur kėtyre anėve, janė tė mirėseardhur qė
    ē’ke me tė, dhe askush nuk mund t’i pengojė tė gėzojnė tė
    gjitha tė drejtat qė gėzojnė edhe tė tjerėt, pėrfshirė edhe tė
    drejtėn e besimit, sidomos tė drejtėn e besimit, por ka njė gjė
    qė europianėt nuk janė tė gatshėm ta bėjnė, nuk janė tė
    gatshėm t’i negocjojnė vlera tė tilla, si pluralizmi, demokracia,
    shteti i sė drejtės, tė drejtat e njeriut, liria e shprehjes, liria edhe
    pėr tė pėrqeshur autoritetin, qoftė ky i fundit tokėsor a qiellor,
    qoftė Krishti a Muhameti.

    Klasat politike dhe intelektuale tė perėndimit, sidomos ato tė
    majta, kanė shpikur korrektesėn politike, e cila, kjo ėshtė marrė
    vesh tanimė, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė marifet pėr tė shitur
    fshehjen e problemit si zgjidhjen e tij (Donald Trumpit, edhe
    nėse humbet nė zgjedhjet e nėntorit, dhe e mira do ishte qė tė
    humbiste, do t’i mbahet mend kjo pėrpjekje pėr t’i dhėnė
    munxėt modės sė korrektesės politike, e cila ka vite qė e ka
    shterpėzuar njė pjesė tė debatit publik nėpėr botė). Shihni se
    ē’ndodh! Teksa shumė myslimanė reformatorė po bėjnė ēmos
    ta bėjnė Islamin tė puqshėm me modernitetin, njė pjesė e
    politikanėve perėndimorė, sidomos tė majtėt, qė nė kėtė
    ēėshtje nuk e kuptoj pse janė tė majtė (fjala vjen, pse quhesh i
    majtė, nėse ti mirėkupton klerikun britanik Anjem Choudary,
    kur thotė se “nuk mė vjen keq qė vriten jo myslimanė nė rrugė”,
    apo “flamuri i kalifatit do tė varet mbi Westminster nė vitin
    2020”, e nė tė njėjtėn kohė nuk gjen fuqi tė mirėkuptosh ata qė
    karikaturojnė profetin Muhamet, madje edhe pasi ata janė
    vrarė nga terroristėt qė frymėzohen prej Anjem Choudary-t?),
    politikanėt perėndimorė pra u bėhen pengesė. Reformatorėt
    myslimanė i mbahen idesė se “terroristėt e xhihadistėt janė
    myslimanė, dhe ky fakt pėrbėn njė problem pėr Islamin”,
    ndėrsa presidenti amerikan, Barack Obama, nė mė shumė se
    njė rast ka thėnė se “ata qė vrasin e vetvriten nė emėr tė
    Allahut nuk janė myslimanė”.

    Reformistėt thonė se Kurani, ashtu si edhe Libra tė Shenjtė tė feve tė tjera, ėshtė kontradiktor, dykuptimėsh, i dhunshėm, etj, e prandaj nuk mund tė lexohet gėrmė pėr gėrmė, mirėpo del, fjala vjen, Edi Rama dhe thotė se “Islami ėshtė fe e paqes” (e ka thėnė nė “Zululandin” tim). Reformistėt i mbahen idesė se problemi i Islamit sot janė vetė myslimanėt, dhe me kėtė kanė parasysh myslimanėt normalė, paqėsorė, tė cilėt nuk janė nė gjendje tė vrasin qoftė dhe njė mizė, ndėrsa politikanėt perėndimorė flejnė e gdhihen me idenė se problemi i Islamit janė myslimanėt ekstremistė e xhihadistė. “Ne myslimanėt jemi nė
    krizė, dhe me kėtė jemi duke tėrhequr pas vetes edhe pjesėn
    tjetėr tė botės. Nėse ka patur ndonjėherė njė moment pėr tė
    ndėrmarrė aksionin pėr reformimin e Islamit, ai moment ėshtė
    tani. Kuptoheni kėtė, nė keni Perėndi!”, shkruan myslimania
    ugando-kanadeze, Irshad Manji nė librin e vet “The Trouble
    with Islam Today”.

    Me sa duket, ēdo fe ka kohėn e vet rrezikzezė. Tė krishterėt e
    kanė patur kėtė kohė tė tyren gjatė mesjetės, e pak mė vonė,
    teksa organizonin kryqėzata. Atėbotė, myslimanėt (e me
    myslimanė duhen kuptuar myslimanėt; kish mes
    mendimtarėve e shkencėtarėve tė asaj kohe edhe ndonjė qafir
    si Al-Razi, njė nga intelektualėt mė tė mėdhenj nė historinė e
    njerėzimit, por tė shumtėt ishin edhe shkencėtarė, edhe
    myslimanė) zhvillonin mjekėsinė, astronominė, shpiknin
    algjebrėn e trigonometrinė, lėvronin poezinė me Omer
    Khajamin, Firdusin, Sa’diun, dėrgonin emisarė akademikė nė
    Konstandinopojė e nė qytete tė tjera bizantine pėr tė kėrkuar
    libra tė grekėve tė vjetėr qė i studjonin e i pėrkthenin nga
    greqishtja nė arabisht.

    Tė krishterėt e kanė pasur kėtė kohė tė tyren gjėmėzezė edhe
    mė pas kur dėnonin heretikė, “shtriga”, deri edhe shkencėtarė
    nė turrėn e druve, kur bėnin luftė mes tyre, e deri kur i shkonin
    pas avazit fashizmit e nazizmit. Islami e ka kėtė kohė tani. Pse
    tani? Kjo ėshtė njė pyetje e madhe, tė cilėn, pėr tė mos e patur havalé nė kėto arsyetime qė po bėj, po e anashkaloj me njė pohim tė thjeshtė: Ėshtė njė kontekst i caktuar historik, e disa faktorė tė natyrės jo fetare qė e inkurajojnė dhe e legjitimojnė kėtė shkumėzim tė Islamit pikėrisht tani. Para njė mijė vitesh ka ekzituar njė Islam tjetėr. Para pesėqind vjetėsh njė tjetėr, gjithashtu. Edhe para 50 vitesh Islami, mė saktė mėnyra se si myslimanėt e shihnin apo interpretonin fenė e tyre (sepse
    rėndom feja kjo ėshtė, dmth mėnyra se si ndjekėsit e saj e
    interpretojnė atė), ka qenė tjetėr. Nė librin e Manlio Graziano-s
    “Lufta e Shenjtė dhe e shenjta aleancė”, e botuar nga Sarasi,
    thuhet se “nė Bagdad, andej nga mesi i shekullit XX, tė agjėroje
    konsiderohej njė gjė trillane e ekstravagante; gratė nuk e
    mbanin velin, alkoli shitej lirisht, kishte kinema, teatro, lokale
    nate… Nė qendrėn e krahinės sė Punxhabit, nė Pakistan, vetėm
    njė e katėrta e njerėzve e respektonte Ramazanin. Nė tė njėjtėn
    kohė, gratė afgane mund tė bėheshin mjeke. Nė vitet ‘970,
    gazeta New York Times raportonte se femrat afgane shkonin
    me minifund nė Universitetin e Kabulit.” Mund tė duket e
    pabesueshme, por ja qė kėshtu ka qenė.

    Kėto fakte mund t’i bėjnė shumė vetė, mes tė cilėve edhe
    myslimanė, tė bėjnė nėnvizimin se problemi me Islamin nė
    botėn e sotme nuk ėshtė i natyrės fetare, por ėshtė i natyrės
    historike, politike, sociale, ekonomike, etj. Mirėpo ky nėnvizim,
    edhe pse sintetizon njė pjesė tė shpjegimit, po pėrdoret prej ca
    e cave si njė hile pėr t’i ikur thelbit tė ēėshtjes, e pėr t’ia lėnė
    fajin tė tjerėve qė nuk janė myslimanė. Prandaj ėshtė shumė e
    rėndėsishme qė myslimanėt t’i kthejnė sytė nga vetja, e tė
    bėjnė pėrpjekje pėr t’iu pėrgjigjur ndonjė pyetjeje tė
    rėndėsishme. Dhe pyetja mė e rėndėsishme qė mund tė bėhet
    nuk ėshtė “pse Islami prodhon terroristė?”. Pėr mua, ėshtė njė
    tjetėr: “Pse myslimanėt vetė-geto-izohen? Pse pėr ta ėshtė e
    mundimshme, tek-tuk e pamundur, tė integrohen me pjesėn
    tjetėr tė botės?”

    Pėr tė vijuar me shpjegimin, po kthehem tek ideja se ėshtė marrėdhėnia qė besimtarėt kanė me fenė e tyre, mėnyra se si
    ata lexojnė librat e tyre tė shenjtė, mėnyra se si ata e
    praktikojnė fenė, qė e pėrkufizon atė, fenė pra. Sigurisht,
    doktrina ėshtė e rėndėsishme, sepse prej saj nxirren tė gjitha
    motivimet pėr t’u hedhur nė aksion. Por vini re! Prej saj nxirren
    edhe motivimet pėr tė bėrė vepra tė mira. Mahatma Ghandi
    ishte fetar. Martin Luther Kingu ishte fetar. Nėnė Tereza ishte
    fetare. Me kėtė dua tė them se Kurani ėshtė njė libėr me
    probleme, njė libėr qė frymėzon edhe fanatizmin, dhunėn,
    urrejtjen, mizogjininė, skllavėrinė seksuale, etj, por po njėsoj
    ėshtė edhe Bibla. Sikur mua, si jo fetar qė jam, tė mė kėrkonin
    tė pėrcaktoja se cili ėshtė libri mė problematik i botės,
    Testamenti i Vjetėr apo Kurani, unė nuk do dija se ē’tė thoja.
    Edhe Dhjata e Re e katolikėve, sidoqė ėshtė lule nė krahasim
    me Dhjatėn e vjetėr e me Kuranin, nuk mbetet prapa nė njė
    numėr drejtimesh. “Unė nuk kam ardhur t’ju sjell paqe nė tokė;
    unė kam ardhur t’ju sjell shpatėn”, thuhet nė Ungjillin sipas
    Mateut (10:34). Ndėrsa nė Ungjillin sipas Lukės (12:51), fjala
    shpatė ėshtė zėvendėsuar me fjalėn pėrēarje.

    Ata qė kanė kryer krimet e kryqėzatave, tė inkuizicionit e tė luftrave fetare me siguri janė frymėzuar nga pohime tė tilla biblike. Njėsoj siē
    bėjnė sot xhihadistėt, tė cilėt mundohen shumė mė pak pėr tė
    gjetur nė Kuran alibinė e masakrave tė tyre. Sepse Kurani t’i
    ofron kėto alibķ me bollėk. Nuk ka asgjė qė bėjnė ushtarėt e
    ISIS-it qė tė mos ekzistojė nė Kuran si kėshillė, urdhėr a princip.
    Dhuna ndaj myslimanėve tė moderuar, prerja e kokave tė jo
    myslimanėve, ekzekutimi i atyre qė braktisin fenė islame,
    ekzekutimi i atyre qė bėjnė tradhėti bashkėshortore duke u
    qėlluar me gurė nė kokė derisa tė japin shpirt, mbulimi kokė e
    kėmbė i grave, abuzimi seksual me gratė e zėna robina, etj, etj,
    janė sugjerime a porosi a nėntekste kuranike. E prandaj ėshtė
    gėnjeshtėr nė mes tė ditės me diell tė thuhet se “ushtarėt e
    ISIS-it nuk janė myslimanė”, apo se “Islami ėshtė fe e paqes”. Le
    ta ngulim mirė nė kokė qė tė gjithė: Islami nuk ėshtė fe e paqes.
    Asnjėra prej feve nuk ėshtė fe e paqes. Aq mė pak ėshtė Islami.
    Ah, po, janė myslimanėt ata qė mund ta shndėrrojnė nė njė fe tė paqes. Dhe kjo bėhet veē nė njė rrugė, duke i bėrė Kuranit
    njė lexim tjetėr, duke u fokusuar nė mesazhe tė llojit “nuk
    mund tė shtrėngohet tjetri kur vjen puna te feja” (2:256), e jo nė
    mesazhe tė llojit “kapini [jo besimtarėt dhe besimtarėt e feve tė
    tjera], dhe vritini kudo qė t’i gjeni” (4:89).

    Unė nuk them se zgjidhja ėshtė qė myslimanėt ta marrin Kuranin pėr atė qė ėshtė, dmth thjesht pėr njė libėr tė zakonshėm tė shkruar nga
    arabėt nė shekullin VII, e jo pėr njė libėr tė shkruar, apo tė
    diktuar, nga Zoti. Kjo do tė ishte njė zgjidhje ideale, por mua
    nuk mė gėnjen mendja qė myslimanėt mund tė arrijnė deri
    kėtu. E kanė tė pamundur. Sidomos njė pjesė syresh. Por them
    se ėshtė pėrgjegjėsi e detyrė e tyre t’u bėjnė librave tė shenjtė
    tė fesė sė tyre njė lloj leximi qė do t’i ndihmonte tė rrinin mirė e
    rehat mbi tokė nė vitin 2016 sipas kalendarit gregorian, apo nė
    vitin 1437 sipas hixhrės, t’u bėjnė njė lloj leximi qė do t’i
    ndihmonte tė jetonin nė paqe me tė tjerėt qė nuk janė si ata.
    Me fjalė tė tjera, t’i bėjnė Kuranit njė lexim trouble-free. Termi
    “lexim trouble-free” mund t’u ngjajė atyre me njė gjė qė u ngjeth
    mishin, por ėshtė ky lloj leximi qė ata, pa qenė tė vetėdijshėm, i
    kanė bėrė e i bėjnė Kuranit, Haditheve, biografive tė Profetit tė
    tyre.

    Po e ilustroj kėtė qė sapo thashė. Myslimanėt qė do donin tė
    linin vendet e tyre me qėllim qė tė ngrinin jetėn nė njė vend
    perėndimor janė tė shumtė. Ja, shihni, janė me mijra ata qė po
    lėnė kryet nė Mesdhe e nė Egje nė kėrkim tė njė shansi pėr tė
    vėnė kėmbė nė Perėndim, e pėr tė mos u kthyer mė prapa. As
    parajsėn qiellore, atė me pemė, fruta, ujra, djem qė shėrbejnė
    ushqime e alkol e ēupa qė presin tė ēvirgjėrohen, nuk do ta
    kėrkonin me njė ngasje vetmohuese mė tė madhe sesa ngasja,
    me tė cilėn kėrkojnė Suedinė, Holandėn, Gjermaninė. Mirėpo,
    Kurani nuk e lejon kėtė gjė. Madje, Kurani u paracakton ferrin e
    pėrjetshėm tė gjithė atyre myslimanėve qė e kėrkojnė tė mirėn
    nė njė vend qafirash (4:97). E bukura ėshtė, se nuk ėshtė
    dėgjuar qė ndonjė mysliman ta pėrmendė kėtė ajet kuranik, tė
    cilin dijetarėt e tė gjitha shkollave tė Islamit e kanė interpretuar nė mėnyrėn qė unė thashė: Myslimani qė parapėlqen tė jetojė
    nė njė vend qafirash do tė shkojė pėrjetėsisht nė ferr. Nuk e
    pėrmendin, sepse nuk u vjen pėr osh. Nė kėtė rast, ēuditėrisht,
    nuk e kanė frikė Zotin e tyre. Se mos vetėm nė kėtė rast! Janė
    myslimanėt qė as e vėnė ujin nė zjarr kur dikush tallet me Jezu
    Krishtin, s’ka gjė se ky i fundit ėshtė nė Kuran me tė njėjtin
    status profetik tė Muhametit e tė profetėve tė tjerė. Nė Kuran
    thuhet se tė gjithė profetėt, duke filluar nga Adami e duke
    pėrfunduar te Krishti e Muhameti, janė njė pėr nga rėndėsia
    (Kuran, 2:285). Aty ka ajete ku lihet tė nėnkuptohet edhe njė lloj
    hierarkie mes tyre, por kur vjen puna tek mbrojtja e nderit tė
    njėrit apo tjetrit, nuk ka diskutim qė ata janė njėsoj. Nuk i falet
    asnjė myslimani tė thotė qė “veē Muhametin mos ma prekni; sa
    pėr profetėt e tjerė, nuk mė bėhet vonė”.

    Dhe mbi tė gjithė ėshtė Zoti, i plotfuqishėm, qė s’ka shok, qė s’ka rival, qė s’ka tė dytė. E kėshtu i bie qė tė tallesh me Zotin ėshtė, pėr njė
    mysliman, mėkat mė i madh se sa tė tallesh me njė profet tė Tij.
    Ėshtė mė i madhi i mėkateve. Por asnjė mysliman nuk ėshtė
    bėrė i gjallė kur nė televizionet italiane ėshtė transmetuar pėr
    muaj tė tėrė (transmetohet edhe sot e kėsaj dite) njė spot
    televiziv, ku Zoti, prej aty ku banon, nė kupė tė Qiellit, nė fronin
    e fronėve, i bėn promocion kafesė “Lavazza”. Ka parodizim mė
    tė madh se sa ky? Por myslimanėt nuk janė bėrė merak. Atyre u
    dhimbset veē Muhameti. Ja, kėtij i thonė lexim praktik, a
    sezonal, a trouble-free. Myslimanėt dinė ta bėjnė kėtė lloj leximi.
    Epoka e artė e Islamit nė histori, dmth shekujt VIII, IX, X, XI, XII,
    ekziston nė njė masė tė madhe nė sajė tė kėtij leximi.

    Po vazhdoj me ilustrimet. Para dy muajsh, qortoja nė
    “Zululand” gjestet e futbollistėve Mavraj e Mustafi. I pari refuzoi
    tė vishte njė bluzė, ku ishte shkruar logoja e njė birre, ndėrsa i
    dyti shtyu tutje njė birrė qė sponsorėt ia kishin vendosur nė
    tryezėn, ku ishte ulur pėr tė dhėnė njė konferencsė pėr shtypin.
    Tė dy me birrėn e patėn. Nė tė vėrtetė, nuk ėshtė se Kurani u
    ndalon myslimanėve tė ndodhen nė rrethana “tė pėrkufizuara
    prej alkolit”. Thjesht i ndalon qė ta pėrdorin, ngaqė nėn efektet e alkolit do bėheshin besimtarė tė shpenguar e nuk do mund tė
    pėrqendroheshin nė momentet, kur janė duke tentuar
    komunikimin me Zotin (Kuran 4:43). Por hajt ta zėmė se Kurani
    urdhėron qė, jo vetėm tė mos konsumohet alkol, por edhe t’u
    rrihet larg edhe shisheve me birrė apo logove tė birrave, e pėr
    rrjedhojė le tė themi qė Mavraj e Mustafi janė nė pozitat e
    besimtarit rigoroz. Dhe nė kėtė pikė nuk ėshtė se po rėmoj
    shumė pėr tė parė se mos ndonjėri syresh, apo qė dy, e kanė
    njė pjesė tė rrogės prej prodhuesve tė birrave. Jo, po supozoj
    qė rrogėn, tė tėrėn, e marrin nga ndonjė tregėtar i mishit
    hallall. Jemi ok deri kėtu. Vetėm se kėtė rigorozitet ata nuk e
    manifestojnė edhe me porosi tė tjera tė Kuranit, siē ėshtė, fjala
    vjen, ajo ku thuhet qė “myslimanėt tė mos lidhin miqėsi me tė
    krishterėt e hebrenjtė” (5:51), apo ajo ku thuhet – sapo e
    pėrmenda mė sipėr – se “myslimani qė parapėlqen ta bėjė
    jetėn nė njė vend qafirash e ka vendin nė ferr” (4:97) Ua do
    puna qė kėtyre porosive tė mos ua vėnė veshin.

    Ilustrime tė tjera janė situata qė na shfaqen ēdo ditė para syve.
    Nėse myslimanėve ua do puna t’i mbulojnė gratė, i mbulojnė
    pa asnjė problem, dhe pėr kėtė justifikohen me ajetet 7:26 e
    24:31. Nėse ua do puna tė mos i mbulojnė, nuk i mbulojnė, dhe
    pėr kėtė kanė pėr justifikim po kėto ajete, qė i shtrijnė e i
    tėrheqin si llastikė. Ua do puna tė tregojnė se janė myslimanė
    tė mėdhenj? Ok, pėr kėtė zėnė e tė thonė se Hadithet janė
    shumė tė rėndėsishme, po aq tė rėndėsishme sa Kurani.
    Mirėpo kur Hadithet u bėhen si ferrė nėpėr kėmbė, zėnė e
    mbrojnė tezėn se Kurani ėshtė libri qė ka rėndėsi. E kėshtu me
    radhė. Ėshtė kjo arsyeja qė nė kėtė botė nuk gjen dot dy
    myslimanė njėsoj. Secili ėshtė mysliman nė llojin e vet. Nuk ka
    se si tė jetė ndryshe.

    Ripėrsėris idenė time tė fillimit, dhe shpresoj shumė qė
    myslimanėt tė bien dakord: Ēfarė nuk shkon me Islamin ka tė
    bėjė jo me mylimanėt qė vrasin nė emėr tė Allahut, por me
    myslimanė tė tjerė tė zakonshėm, tė cilėt as vrasin, as vetvriten, me myslimanė tė tjerė tė zakonshėm, tė cilėt geto-izimin e shohin si barkėn e tyre tė shpėtimit e tė cilėt s’e kanė pėr gjė tė jetojnė me idenė se nė xhami mund tė merren pėrgjigje pėr tė gjitha pyetjet, se gruaja e zhveshur nė plazh ėshtė misionare e satanait, se gruaja ėshtė njė qėnie inferiore, se burri ka tė drejtė ta rrahė gruan, se Islami ėshtė feja e vetme e saktė, qė duhet tė sundojė botėn, e prandaj do ishte shumė mirė qė tė gjithė tė konvertoheshin nė myslimanė, se pėr ēdo mysliman tė mirė do tė ketė nė parajsė 72 virgjėresha, se tė krishterėt do tė
    pėrfundojnė qė tė gjithė nė ferr, se Krishtėrimi dhe Judaizmi
    janė dy fe tė korruptuara, se Sheriati ėshtė njė “kushtetutė” mė
    e mirė se sa kushtetutat qė garantojnė funksionimin e shteteve
    tė perėndimit, etj, etj. Pėrsėris: sa mė sipėr, por edhe tė tjera,
    janė gjėra qė besohen e merren pėr tė vėrteta tė paluajtshme
    nga masa e madhe e myslimanėve, qė janė paqėsorė, e qė dinė
    tė shohin veē punėn e tyre. Dhe ky ėshtė njė problem. Ky ėshtė
    problemi me Islamin nė ditėt e sotme.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #363
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga Evian Lexo Postimin
    Nuk do lejoj qe mikrobat te ngjitėn sikurse rriqėra.
    Nėse deshiron nje teme ku vetem ti merr pjese, urdhero hape tek komuniteti yt. Por jo ketu, ku eshte hapesir dhe forum nder-fetar.
    Po ti po e nderron qellimin e temes, tema eshte per islamin, dhunen e terrorizmin qe e nxite kjo fe ti poston ketu gjera per Biblen, Ja ku ta hapa nje teme per Biblen aty shko dhe posto kunder Bibles.

    Citim Postuar mė parė nga Evian Lexo Postimin
    Un do te te replikoj sa here te jete e nevojshme me ēdo lloj argumenti.
    Meqense s'po dallon shume nga fjalori i Llapit, un dyshoj qe ti je vet llapi, me idol hashim brojen. Ndryshe kam shume problem te e shpjegoj kete idhujtarin tende.
    Pasi ska moderatore qe e mirembajne mund te postosh por kjo nuk eshte e drejte. Une nuk hyj qe te postoj tek nenforumi mysliman asgje hiq, edhe nese hyj aty fshihen menjehere, andaj as ti mos posto ne kete teme.
    Deri tani koken e pate me islam s'lojshe njeri pa sha po foli kunder fese islame, qitash tu paska bo koka Hashim Thaē.

  4. #364
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    15 vite pas 11 Shtatorit, myslimanet e Lindjes se Mesme vazhdojne ta bejne ate qe dijne ta bejne me se miri, vellavrasjen.
    Kjo date shenon jo vetem vrasjen e mbi 3 mije civileve, por pas kesaj date njerezimit iu be edhe nje padrejtesi e madhe, ata u genjyen se feja islame eshte fe e paqes dhe kinse nuk paska te bente me terrorin dhe dhunen asgje.

    Bagdad: Tė paktėn 40 tė vdekur pas shpėrthimit tė njė autobombe

    ?Tė paktėn 40 persona u vranė nga shpėrthimi i njė makine bombė, nė qendėr tė Bagdadit, dje nė mbrėmje vonė, sipas policisė dhe burimeve mjekėsore.

    Mė shumė se 60 persona u plagosėn kur njė makinė e ngarkuar me eksploziv shpėrtheu pranė njė qendre tregtare.

    Nuk ka tė dhėna se kush mund tė fshihet pas shpėrthimit.

    Bagdadi ka qenė shpesh qendėr e sulmeve me bomba vdekjeprurėse, shumica e tė cilave mendohet tė jenė kryer nga Shteti Islamik.

    Ata shpesh synojnė vende tė mbushura me njerėz, tregje dhe restorante nė zonat shiite si dhe tubime fetare tė tyre.

    http://botasot.info/azia-bota/575807...nje-autobombe/

  5. #365
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Shi bombash nė Siri, 100 tė vdekur

    Sulmet ajrore nė zonat e mbajtura nga rebelėt e Sirisė vranė tė paktėn 100 njerėz pak orė pasi SHBA-ja dhe Rusia njoftouan planet pėr njė armėpushim.

    Njė sulm ajror nė njė treg nė Idlib vrau 60 njerėz, ndėrsa tė paktėn 45 vdiqėn nė sulmet nė provincėn Aleppo, thonė aktivistėt e opozitės.

    Armėpushimi 10-ditor qe kishte si qėllim tė fillojė tė hėnėn, u ndoq nga sulmet ajrore te koordinuara kundėr militantėve xhihadiste.

    Turqia dhe BE-ja pėrshėndeten planin, por paralajmėroi se veprime tė mėtejshme ishin tė nevojshme.

    Shefja e politikės sė jashtme tė BE Federica Mogherini pa drejt njė “tranzicioni politik”.

    Nė kryeqytetin, Damask, qeveria miratoi marrėveshjen, njoftoi agjencia shtetėrore e lajmeve Sana.

    http://botasot.info/azia-bota/576031...100-te-vdekur/

  6. #366
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Mbreteria e Bashkuar iu jep azil dhe i shpeton nga lufta, keta myslimane konspirojne qe te bejne terror.

    http://www.breitbart.com/london/2016...ces-in-london/

  7. #367
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anėtarėsuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    O Shqiptar,

    Mendoni rreth Krijimit tė Zotit, meditoni e mos ju nėnshtroheni pseudo-klerikėve qė ju shtyejn ne adhurimin e statujave, murgeshave e prifterinjeve !


  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Evian pėr postimin:

    NderiUniversit (24-12-2016)

  9. #368
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    shqiptari nga Kosova u jep informacione te ndieshme ISIS. Denohet me 20 vite burgim

    Prokurorėt federal thanė se Ardit Ferizi ka pėrdorur emrin e koduar "Th3Dir3ctorY" dhe ka drejtuar njė grup tė hakerėve tė njohur si “The Kosova Hacker


    Njė shtetas i Kosovės i akuzuar se ka ndėrhyrė nė mėnyrė tė paligjshme nė disa serverė dhe i ka dhėnė grupit Shteti Islamik informacione pėr mbi 1 mijė anėtarė tė shėrbimeve amerikane, u dėnua tė premten me 20 vjet heqje lirie.

    Ardit Ferizi, 20 vjeēar nga Kosova, qė ishte arrestuar nė shtator tė vitit 2015 nė Malajzi, u shpall fajtor dhe u dėnua nė njė gjykatė federale nė Alexandria.

    Nė janar tė kėtij viti ai u akuzua pėr ndėrhyrje nė serverė dhe pėr terrorizėm, e para akuze e kėtij lloji nė Shtetet e Bashkuara.

    Prokurorėt federal thanė se Ardit Ferizi ka pėrdorur emrin e koduar "Th3Dir3ctorY" dhe ka drejtuar njė grup tė hakerėve tė njohur si “The Kosova Hacker's Security”.

    Ata thanė se ai ka ndėrhyrė nė sistemin kompjuterik tė njė kompanie amerikane duke vjedhur informacionet personale tė 1 mijė e 351 pjesėtarėve ushtrisė amerikane dhe punonjėsve federal, duke ua kaluar informacionet terroristėve.

    Nė muajin gusht tė vitit tė kaluar, njė pjesėtar i Shtetit Islamik me emrin Junaid Hussain, postoi nė rrjetin social twitter njė mesazh qė pėrmbante nė vete njė lidhje me njė dokument mė tė gjatė. Nė dokument thuhet se “ne jemi nė postat tuaja elektronike dhe sistemet kompjuterike, duke parė dhe duke regjistruar ēdo lėvizje tuajėn. I kemi emrat dhe adresat tuaja... Ne po nxjerrim tė dhėnat tuaja tė besueshme dhe po ua japim informacionet ushtarėve tė Kalifatit, tė cilėt sė shpejti me lejen e Allahut do tė godasin kokat tuaja nė tokat tuaja”.

    Nė pjesėn tjetėr tė dokumentit janė radhitur emrat, adresat e postės elektronike dhe numrat e telefonave tė pjesėtarėve tė personelit amerikan.

    Prokurorėt kishin kėrkuar dėnimin maksimal me 25 vjet heqje lirie pėr Ferizin. Avokatėt mbrojtės thanė se Ferizi nuk synonte dėmtimin e askujt dhe kishin kėrkuar dėnimin e tij me gjashtė vjet heqje lirie.

    Nė muajin qershor ai kishte pranuar fajėsinė nė gjykatė.

  10. #369
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anėtarėsuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Mbreteria e Bashkuar iu jep azil dhe i shpeton nga lufta, keta myslimane konspirojne qe te bejne terror.

    http://www.breitbart.com/london/2016...ces-in-london/

    http://www.bbc.com/news/business-18880269

    https://www.theguardian.com/commenti...sis-syria-iraq

    Vetem maja e asjebrgut
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HFTengineer : 23-09-2016 mė 21:41

  11. #370
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anėtarėsuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HFTengineer : 23-09-2016 mė 21:44

Faqja 37 prej 42 FillimFillim ... 273536373839 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •