Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë dhe

    Emri:  maxresdefault.jpg

Shikime: 940

Madhësia:  29.0 KB
    Dr Mustafa Bajrami


    Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë dhe Iranit!


    Disa herë kemi thënë se islami si fe është diçka, ndërsa kultura islame si shtrirje, diçka tjetër. Kemi thënë gjithashtu se shqiptarët sikur shumë myslimanë të tjerë të
    shpërndarë nëpër botë vazhdojnë të jenë “viktima” të konkurrencës kulturore mes Iranit, Turqisë dhe arabëve, këta të fundit të përfaqësuar sidomos nga Arabia Saudite. Përderisa të rinjtë tanë që kanë studiuar nëpër vendet e Gjirit Persik, veçanërisht në Arabinë Saudite promovojnë një islam të tipit Saudit, ata që vijnë nga Turqia promovojnë islamin turk. Iranianët, te ne janë mjaftuar me përfaqësimin e tyre përmes disa shoqatave që merren kryesisht me përkthime dhe botime herë-herë me përmbajtje shiite. Është për t’u ardhur keq që një pjesë e shqiptarëve ende nuk kanë kuptuar se islami si shtrirje është mozaik ngjyrash të kulturave të këtyre tre popujve dominues në gjithë kulturën islame. Nëse dikur shqiptarët nuk patën as emër e as mbiemër në këtë mozaik, sot, ata po rreshtohen gabimisht. Është koha për ndryshimin e qasjes. Për t’u arritur kjo, duhet vullnet, punë dhe gjithsesi mendje të shëndoshë!
    ***************

    Kah fundi i shekullit të kaluar në gjithë Lindjen e Mesme dominonte frika. Turqia frikohej edhe prej Arabisë Saudite edhe prej Iranit. Arabia Saudite frikohej prej Iranit dhe Egjiptit të Vëllazërisë Myslimane, Irani frikohej nga Turqia, ndërsa Egjipti prej Libisë së Gadafit. Dikur, Kuvajti e më vonë të gjitha këto shtete frikoheshin prej Irakut të Saddamit. Në kohën e Homeinit, Irani frikohej gjithashtu nga ndonjë sulm eventual i NATO-s nga ajri dhe toka turke. Kishte frikë edhe nga depërtimi i Revolucioni Islamik të Iranit në Turqi si pjesë e NATO-s dhe tek arabët e Gjirit si aleatë të SHBA-ve. Frikë kishte gjithandej, por rajoni megjithatë nuk ishte në rrezik. Rreziku filloi të kanosej atëherë kur Irani, Turqia dhe Arabia Saudite pushuan së frikuari prej njëra-tjetrës, dhe për pasojë, ato filluan të përhapin ideologji dhe medhhebe me përmasa gjithë islame.
    Sot, kur frikë më nuk ka, rreziku është shtuar. Lindja e Mesme dhe tërë myslimanët janë në rrezik. Tri shtetet kryesore islame, Irani, Turqia dhe Arabia Saudite janë bërë bartëse të tri ideologjive, të tri koncepteve të ndryshme mes vete, të tri formave të dallueshme të interpretimit të islamit, dhe që të tria, në fakt janë në luftë për konkurrencë kulturore mes vete. Arabët dikur ishin dinasti, persianët mbretëri, ndërsa turqit perandori. Ata, jo që nuk kanë harruar të kaluarën e tyre, por me ngulm po punojnë në promovimin e saj. Situata thuajse është njësoj sikur në kohën e Perandorisë Osmane. Nga ky kontekst, përpjekjet për dominim kulturor nëpërmes promovimit të shkollave dhe rrymave të tjera ideologjike teologjike të interpretimit të islamit janë shumë të rrezikshme. Përfshirja e tri “superfuqive” të shoqërisë së përgjithshme islame në ndonjë luftë eventuale do të ishte tepër shkatërruese. Andaj themi se rreziku është shtuar pikërisht sepse frika e tyre është zvogëluar.
    Dikur, teksa frika ekzistonte në të tri taborët, tregtia mes tri shteteve fare nuk ndalej. Përgjatë luftës irako-iraniane Turqia furnizonte me ushqim, veshmbathje dhe me ndonjë gjë për luftë edhe Iranin edhe Irakun. Arabia Saudite me petro-dollarë dhe shumë gjëra tjera vetëm Irakun, ndërsa Irani me gaz, hekur, naftë e naftalinë Turqinë dhe aleatët e saj. Edhe përgjatë luftës së Perëndimit kundër Sadam Husejnit tregtia vazhdoi nga të tri anët.
    Meseleja mes këtyre vendeve tani është bërë një hashërneshër, dhe si rezultat, tregtia mes Iranit dhe Turqisë është përgjysmuar, ndërsa mes Arabisë Saudite dhe Iranit thuajse është ndalur fare. Arabia Saudite vetëm politikisht ka shprehur gatishmërinë për të kompensuar humbjet e Turqisë të shkaktuara nga embargoja ruse, kurse për dëmet që po i shkaktohen nga përgjysmimi i furnizimit me gazin e Iranit, Saudia nuk po mund të bëjë më shumë. Egjipti ka ndaluar hyrjen e mallrave turke në tokën e saj, ndërsa Turqia ka vënë embargo ndaj të gjitha mallrave të Egjiptit. Nuk bëhet fjalë tani vetëm për ekonominë, por janë interesat për një konkurrencë kulturore, ideologjike, sektare dhe medhhebiste.

    Së këndejmi, Arabia Saudite e ndihmuar nga SHBA-të që të bëhet fuqi e rajonit, ka kohë që promovon kulturën e vet islame-arabe, kësaj radhe të quajmë vehabiste. E dyta, performanca iraniane është shtuar sidomos pas ndërhyrjes ruse në Siri. Më parë ishte arritur marrëveshja me Perëndimin në lidhje me programin e saj bërthamor, e para kësaj, Irani ishte këndellur ekonomikisht kur Kina filloi të blinte hekur dhe xehe të tjera iraniane. Pra, edhe Irani, sikur Arabia Saudite gjeti kohë dhe mundësi për ndikim shiit jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, deri tek republikat kaukaze me popullsi kryesisht turkmene. E treta, Turqia e cila ka kohë që po shtrin ndikimin e saj nëpër të gjitha vendet ku ka myslimanë, gjithsesi është përqendruar në promovimin e një islami, ta quajmë turk, të ngërthyer me maturidizmin në rrafshin apologetik dhe me hanefizmin në rrafshin juridik. E katërta, edhe nëse gjeneral El-Sisi i tokës së faraonëve shtypi me gjak Muhamed Mursin, presidentin egjiptian që vinte nga radhët e Vëllazërisë Myslimane, kjo lëvizje edhe më tutje është pretendente për fron në mbarë botën islame. Në këtë betejë kulturash, lirisht thuaj kombëtare, të këtyre “superfuqive islamistike” po duket të jetë Turqia përfituesja më e madhe. Arsyeja është sepse pjesa dërmuese e myslimanëve të botës janë jo-arabë por janë sunni, e nga kjo pjesë dërmuese sunnite, shumica janë jo-vehabi. Pra, shiizmi si rival politik dhe sektar i sunnizmit është në disavantazh, në disavantazh është edhe vehabizmi karshi katër medhheve tjera. Duket se edhe Vëllazëria Myslimane po përjeton dështime për shkak të humbjes së mbështetjes së shtetit të vet për të qenë konkurrent i denjë i islamit turk, në shoqëritë myslimane.
    Nëse shikojmë vendet me shumicë myslimane që kanë probleme me islamin dhe për islamin, si Libia, Siria, Libani, Jemeni, pjesërisht Bahrejni, Palestina, disa vende të Kaukazit e herë-herë edhe disa pjesë të Ballkanit, janë shembuj të mirë për të kuptuar konkurrencën kulturore mes Iranit, Saudisë, Turqisë dhe Egjiptit, dhe si pasojë reflektimin e kësaj konkurrence në tërë botën islame. Që nga koha e Perandorisë Osmane kjo konkurrencë asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë dhe as më e madhe.
    Konkurrenca gjeostrategjike e këtyre shteteve e përqendruar mbi interesin e një gjeokulturalizmi, është thelbi i problemeve në Lindje të Mesme. Nga ana tjetër, Perëndimi si fuqi e pakontestueshme që është në gjendje të bëjë shumë dhe me të drejtë për interesat e veta është përfituesi kryesor nga luftërat që po zhvillohen mes myslimanëve. Një paqe e qëndrueshme eventuale islame do të ishte në disproporcion me interesat e Perëndimit. Si i tillë, Perëndimi nuk është i gatshëm të ndihmojë asnjërën palë deri në atë masë sa të ketë paqe të përhershme në Lindjen e Mesme. Vendi që i kontribuon drejtpërdrejt kësaj gjendjeje është Izraeli, i cili, ka të drejtën legjitime për të qenë aty ku është, sepse izraelitët së bashku me arabët (lexo: palestinezët) janë popujt autoktonë në Lindje të Mesme.
    Të shtojmë edhe diçka. Në dy dekadat e fundit marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë po përparonin dukshëm. Megjithatë, këto dy shtete, pasardhëse të dy perandorive të mëdha që ishin më parë, ato asnjëherë nuk harruan dhe as që duhet harruar ngatërresat dhe luftërat që i bënin mes vete. Dikur, Perandoria Osmane kishte zaptuar gati gjysmën e territorit të Perandorisë cariste. Kur pas Carit në pushtet erdhi Lenini, pas tij edhe Stalini, bolshevikët vranë më tepër se shtatë milionë myslimanë, shumica me prejardhje turke. Nga ana tjetër, Turqia e Ataturkut shqiptar, për një kohë të gjatë ishte pengesa kryesore e depërtimit të komunizmit nëpër vende tjera të Azisë. Miqësia ruso-turke e krijuar në njëzet vjetët e fundit ishte më tepër për një këndellje ekonomike, asgjë më shumë. Me prishjen e kësaj miqësie, ndryshimi i baraspeshave gjeopolitike të Rusisë, Turqisë, Iranit dhe Arabisë Saudite kanë marrë hov. Futja e Rusisë në Siri, përveç që tregon fuqinë ruse, ajo po i jep Iranit mundësinë e këndelljes për aq sa të jetë një faktor i radhës në Lindje të Mesme. Nga ana tjetër, bombardimet e aeroplanëve sauditë mbi tuthët shiit të Jemenit janë tregues i fortë se arabët e Gjirit tashmë kanë filluar t’i frikohen ekspansionit persian edhe në vendet e pasura arabe. Përderisa Rusia në rajon ka interesin e vet ekonomik dhe strategjik, njësoj sikur edhe SHBA-të dhe vendet tjera perëndimore, Irani, Turqia dhe Arabia Saudite, përveç ndonjë copë pogaçe që shpresojnë ta fusin në dorë, ato më tepër interesohen për një dominancë kulturore dhe sektare. Gjithsesi, interesi gjeostrategjik, kësaj radhe është nën hijen e përkushtimeve gjeokulturore të bartësve kryesorë të kulturës islame.
    Përfundimisht, kësaj radhe Turqia, Irani dhe Arabia Saudite i kanë punët më keq se kurdoherë në 50 vjetët e fundit. Rreziku nga një luftë gjithëpërfshirëse kësaj radhe është tepër serioz. Paralajmërimi për këto shqetësime serioze herë-herë i shprehur nëpër shkrimet tona po duket të jetë i qëlluar. Lufta në Siri, nuk është sikur të gjitha luftërat e gjertanishme në Lindjen e Mesme. Në lojë janë shumë interesa. Përfitimet ekonomike, gjeopolitike, gjeokulturore, sektare e sidomos çmenduria e shumicës së liderëve të këtyre anëve po duket të jetë produkt i makutërisë për pushtet dhe pasuri të pakufishme.

    Është mirë që shqiptarët të kuptojnë se lufta në Siri dhe vdekja për të nuk ka të bëjë me xhihadin e as me parajsën e premtuar. Shtrembërimi i kuptimit të xhihadit është vetëm një pikë e errët e keqinterpretimit të gjithë islamit. Gjithashtu, edhe etiketimet e tmerrshme arabe vehabiste mbi qenësisë shiite janë fryte të fetvave politike. Të rinjtë tanë duhet të kuptojnë se edhe hoxhallarët që flasin gjithnjë në favor të vetëm një sekti, medhhebi apo shkolle islame janë të dëmshëm për qenien tonë kombëtare po aq sa edhe thirrësit eventualë që u bënë shkaktarë për derdhjen e gjakut tonë kësaj radhe në Lindjen e Mesme. Disa prijës fetarë te ne po thyejnë dhëmbët duke promovuar shkolla të caktuara, kinse në të mirë të islamit, por, ata në fakt po dëmtojnë rrethin, xhematin dhe pasuesit e tyre. Pak janë në numër hoxhallarë, aq më pak janë analistë dhe njohës të islamit politik që po japin vlerësime të pranueshme, sepse, në fakt po u mungon njohja paraprake mbi gjendjen e atjeshme. Shpjegimet e gabueshme të fesë, për cilindo qëllim qofshin ato, më së shumti po e damkosin vetë islamin. Përfitimet e individëve që dalin nga këto shpjegime janë të ndaluara dhe të dënuara nga vetë islami. Mosnjohja e problemeve në Lindje të Mesme si dhe marrja me të pa njohuri të mjaftueshme kanë dëmtuar islamin dhe po dëmtojnë edhe myslimanët. Lufta e atjeshme me kaq shumë viktima, për fat të keq është luftë finteje mes të mëdhenjve të kulturës islame, dhe mbi ta, luftë për interesa gjeopolitike, ekonomike të ndërkombëtarëve. Çfarëdo interpretimi tjetër i situatës tmerruese këtu dhe atje, është mashtrim i hapur nga i cili duhet të kenë kujdes shqiptarët./Zëri
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan iliria e para për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),martini1984 (23-12-2015)

  3. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Ndoshta tekst i gjate, por une mendoj qe ja vlen te lexohet. Ky ka thene me shume se sa shkruan ne kete tekst.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar iliria e para për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ndoshta tekst i gjate, por une mendoj qe ja vlen te lexohet. Ky ka thene me shume se sa shkruan ne kete tekst.
    Shqiptaret do shkojne nga i fryne era,ose me drejt kusht eshte me i forti!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Ja vlen te lexohet. Paska bere analize te sakte. Tamam gjeo-politike.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ndoshta tekst i gjate, por une mendoj qe ja vlen te lexohet. Ky ka thene me shume se sa shkruan ne kete tekst.
    Tekst i gjat ? Ahahahaha, te paramendoj kur ta marresh ndonje liber per t'lexuar

    PS : Autori eshte i njohur nder muslimanet shqiptar. Ky her andej, e her kendej. Si dihet orientimi fetar !

  10. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Arrow Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Tekst i gjat ? Ahahahaha, te paramendoj kur ta marresh ndonje liber per t'lexuar

    PS : Autori eshte i njohur nder muslimanet shqiptar. Ky her andej, e her kendej. Si dihet orientimi fetar !
    Te henen ne Kenia ne nje autobuz udhetaresh qe u sulmuan nga mjekrrat trushpelara,myslymanet vendas perkrahen po ata te vendit duke ju thene terroristave: na vrisni te gjithe bashke ose ikni.
    Nuk e dija qe ne Kenia paska dhe myslymane me tru,duke marre parasysh ca te tjere,
    Gezuar bajramin ate dite qe do kete rradhen.
    Tung.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Ne kemi ngelur si apendiciti i Evropes, delja e zeze e kontinentit se bashku me boshnjaket. Ne qe jemi popull i lashte, popull autokton qe na tkurren me shekuj ... Do jemi vegel e armiqeve te ndryshem njejte si palestinezet atje ne rajonin e vet. Armiqet çdo here do te gjejne Shefqet Krasniqa, Anton Kçira, Janullatosa... duke ditur se jemi popull i p...un dhe te na grahin si deleve.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. 2 antarët më poshtë falenderuan iliria e para për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),martini1984 (26-12-2015)

  14. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Kjo mund te jete propagande(dhe ASPAK) sepse ekziston ne terren!

    Ndersa burrat moren rruget e botes(fale Sorres magyar).
    Per ne as qe behet fjale.
    Kaq per temen.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #9
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ne kemi ngelur si apendiciti i Evropes, delja e zeze e kontinentit se bashku me boshnjaket. Ne qe jemi popull i lashte, popull autokton qe na tkurren me shekuj ... Do jemi vegel e armiqeve te ndryshem njejte si palestinezet atje ne rajonin e vet. Armiqet çdo here do te gjejne Shefqet Krasniqa, Anton Kçira, Janullatosa... duke ditur se jemi popull i p...un dhe te na grahin si deleve.
    Mos ja fusni kot Zonjush,

    Ne jemi te vegjel ngase jemi diku 5 milion banor, dhe kjo ne dy shtete e te shtrire ne 5-6 shtete tjera ! E s'ka te ben asgje me besimin fetar !

    Kosova/Shqiperia jan laike me preferenca e favorizma katolike, nje politik te tille kaq diskriminuese per muslimanet, nuk e gjen askund ne bote, e lëre me ne Evrope !

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Evian për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #10
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Question Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Mos ja fusni kot Zonjush,

    Ne jemi te vegjel ngase jemi diku 5 milion banor, dhe kjo ne dy shtete e te shtrire ne 5-6 shtete tjera ! E s'ka te ben asgje me besimin fetar !

    Kosova/Shqiperia jan laike me preferenca e favorizma katolike, nje politik te tille kaq diskriminuese per muslimanet, nuk e gjen askund ne bote, e lëre me ne Evrope !
    Cilat jane politikat diskriminuese per shqiptaret myslymane???
    Sa per dijeni une vendos gjithmone emrin shqiptar ne rradhe te pare.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •