
Postuar m par nga
optimus.prime
Protesta eshte legjitime derisa nuk i kalon kufijte e legjitimitetit, ka ligj per protestat ne Kosove, eshte ligji mbi tubimet publike i cili percakton menyren e te te protestuarit.
Se paku ligjerisht, Albin Kurti nuk u arrestua per shkak te protestes por per shkak se kishte nje fletearrest me akuza te perdorimit te armes, shkaktimit te rrezikut te pergjithshem si dhe armembajtje pa leje. Ka pasur thirrje sipas procedures penale nga prokuroria per tu paraqitur ne prokurori dhe ta jap deklaraten ne mbrojtjen e tij mirepo nuk eshte paraqitur. Si person i kerkuar, vjen dhe futet ne proteste-manifestim dhe mban fjalim. Pastaj zgjedh rrugen me te gjate per te shkuar nga sheshi deri te selia e levizjez ne kembe, duke provokuar keshtu forcat e rendit dhe tere shtetin. Duke ditur vendndodhjen e tij si person i kerkuar, policia eshte e detyruar ta arrestoje.
Nese nje grup personash tubohet para insitucioneve vitale te shtetit sic eshte qeveria, policia barrikadon hyrjen nga brenda rrethojave kurse personat shtyjne policine ne drejtim te brendise se qeverise, atehere cgare do te thote kjo?
Cfare ndodh nese protestuesit hyjne ne qeveri? Ftojne zyrtaret e qeverise te dalin jashte? Ulen neper uleset e qeverise dhe instalohen neper zyra? I shkatrrojne ato? Apo cfare tjeter? Atehere cfare duhet te beje policia?
Te tregoje une: forcat e rendit duhet t'i mbrojne keto institucione, si? Duke e ngritur nivelin e forces konform nivelit te rezistences apo sulmit. Cilat jane nivelet e kontrollit? 1) Urdheri policor; 2) Kontrolli duarthate; 3) Mjetet e forces (shufrat); 4) Mjetet per shperndarjen e turmes (gazi lotsjelles, topi i ujit etj) 5) Forca vdekjeprurese (arma e zjarrit).
nivelet e rezistences-sulmit: 1) mosbindja ndaj urdherit; 2) rezistenca pasive (ulja ne rruge, moslargimi nga rruga etj); 3) Rezistenca aktive (avancimi i turmes); 4) Sulmi aktiv (perdorimi i mjeteve si gure, lende djegese-molotov, etj); 5) Sulmi aktiv ne rritje apo sulmi me mjete vdekjeprurese (perdorimi i armeve te zjarrit, sasi e madhe e molotovit, gure te medhenje, dinamit etj).
Kjo eshte procedura ku per cdo nivel te rezistences-sulmit kundervihet nje nivel i kontrollit, ne menyre proporcionale, nuk ka lidhje me termat e serbise apo te mijat, askush nuk eshte shkuar tek shtepia e askujt per ta torturuar apo per ta vrare. Nese jemi cliruar nga serbi, nuk jemi cliruar per te bere anarki.
Se cka kerkon opozita kosovare, nuk e kam te qarte as une, e besoj se as ata vet nuk e kane te qarte. Mirepo ta zeme se kerkesat e tyre jane legjitime dhe nuk jane pretekst, a duhet lejuar qe me keto mjete t'i realizojne kerkesat e tyre? Nese ata dojne lufte per realizimin e ketyre kerkesave atehere duhet ta leshojne kuvendin e kosoves dhe te dalin ne mal e te sulmojne, jo keshtu "ngreh e mos keput".
Sa i perket referendumit, ate nuk e parasheh Kushtetuta e Kosoves dhe kjo per disa arsye: arsyeja e pare eshte se ne gjithmone kemi kerkuar referendum per bashkim me Shqiperine dhe e dyta me situaten qe eshte sot referendum mund te kerkohet edhe per instalime te formave te ndryshme te pushtetit apo ligjeve. Dhe nese Kushtetuta e parasheh referendumin, nuk mund te punosh me standarde te dyfishta, per diqka me u leju e per diqka tjeter jo. Mundet per shembull qe me referendum te kerkohet instalimi i sheriatit ne Kosove. Apo te kerkohet qe pjese te caktuara te territorit te shpallin bashkim me ndonje shtet tjeter e keshtu me radhe. Pak shtete ne bote parashohin demokracine e drejteperdrejte, gati ne te gjitha shtetet kemi demokracine perfaqesuse. E fundit, referendumi eshte zgjidhja me pak e mire ne situaten e Kosoves.
Pse nuk u arrestua Albin Kurti qe heren e pare qe perdori gasin? Kete pyetje po bej edhe une. Them se aty deshtoi shteti dhe e perkdheli pak si shume Albinin.
Krijoni Kontakt