Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Të huajt deklarojnë: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

    Emri:  z_9906.JPG

Shikime: 3074

Madhësia:  33.4 KB

    Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.
    Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.
    Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

    Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.
    M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

    Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

    Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
    Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve, të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!
    Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

    Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

    Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

    Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

    Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

    Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

    Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

    Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e Ilirëve dhe kanë origjinë parahelene”.

    Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

    Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve”

    Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

    Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

    Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

    Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja”.

    Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

    Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”
    Ndryshuar për herë të fundit nga CRASH : 13-07-2014 më 11:32

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar CRASH për postimin:

    kiniku (02-09-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Të huajt deklarojnë: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

    Shqiptaret jane pasardhes te shqiptareve dhe kjo eshte logjike, pra mjaft me tallje zoterinj te huaj, sepse nuk jemi popull qe pjellim absurde, fe apo spiritualizma, por popull injorant ne thelle qe i mbart ato.

  4. #3
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Të huajt deklarojnë: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

    Nuk behet e lavdishme e kaluara e nje populli nga citime,mite apo legjenda ... por nga veprat dhe arritjet e atij populli neper mijevjecare.Nuk ka nevoje te kerkojme lavdi te heronjte e Homerit dhe te shqiptarizojme ata,apo te kerkojme para ardhesit tane neper qyteterime te quajtura te zhvilluara si Atlantida ... kur per vete Atlantiden nuk ka akoma asnje prove konkrete nese ka akzistuar vertet apo jo.
    Pervec faktit qe ne jemi popull autokton ne keto treva dhe pasardhes te ilireve,gjithe te tjerat jane budalliqe qe nuk ja vlen as ti lexosh !!! Gjithsesi,nuk ka rendesi si ke qene ,por si je.Keshtu qe nese ka rendesi cfare mendojne apo citojne te huajt per ne , me shume rendesi ka si mendojne per ne Shqiptaret e sotem sesa per shqiptaret e qindra apo mijera viteve me pare !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga KNFC : 02-02-2015 më 15:17
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar KNFC për postimin:

    JuliusB (02-02-2015)

  6. #4
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Të huajt deklarojnë: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

    "Jevgu u be mbret, po prape, era jevg i vinte"-, e keshtu edhe nje popull, ngre te ardhmen mbi renjet e se kaluares!! Te behemi te vetedijshem mbi origjinen tone, eshte po aq e rendesishme sa vetedija se sot jemi katandisur zhele turku!!
    Ne duhet te jemi percuesit ne popull te kesaj vetedije....t'u themi te gjitheve se stergjysherit tane uleshin ne sofer me zotat...e se Shqiptari i vertete , eshte Zot me i madh se zotat e shkretetires!!
    Jarigas

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan jarigas për mendimin e shprehur në këtë postim:

    2043 (29-04-2015),Kreksi (09-04-2015)

  8. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Të huajt deklarojnë: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

    Ju beni shume mire qe postoni theniet e te huajve per shqiptaret.
    Por une kam nje verejtje. Ju duhet qe te postoni gjithashtu edhe referencat e sakta, pra vec emrit te autorit duhet edhe libri dhe faqja.
    Sepse ne internet qarkullojne shume shprehje per shqiptaret.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar King Bardhyl për postimin:

    Kreksi (09-04-2015)

  10. #6
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    634

    Për: Të huajt deklarojnë: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

    A jan.shqiptare vendas?
    Sa gjate kishin banuar shqiptaret ne Ballkan?
    Shumica e historianve mendojne se shqipataret te sotem jane me origjin ilire.
    Ata ishin nje grup fiseshe te cilet jetuan pergjat detit adriatike bregdetar gjate kohes antika.
    Heroi illyrios nga mitologjia greke i dha emrin popullit i cili mbretria e vjeter daton qe nga viti 700 p.e.s.
    Emri Shqiptare konsiderohet se ka ardhur nga qyteti ilir Arbon i cili përmedet nga historiani grek Polybios ne historin botrore nga viti 100 p.e.s.

    Si ndryshim gati prej te gjithave kultuarave ku te cilve ju jepe atyre te te dyjave palve shqiptarve pra ne ballkan gati para migrimit te popullit me shumice.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  11. #7
    i/e regjistruar Maska e racabardh
    Anëtarësuar
    06-04-2015
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    13

    Për: Të huajt deklarojnë: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

    Citim Postuar më parë nga fegi II Lexo Postimin
    A jan.shqiptare vendas?
    Sa gjate kishin banuar shqiptaret ne Ballkan?
    Shumica e historianve mendojne se shqipataret te sotem jane me origjin ilire.
    Ata ishin nje grup fiseshe te cilet jetuan pergjat detit adriatike bregdetar gjate kohes antika.
    Heroi illyrios nga mitologjia greke i dha emrin popullit i cili mbretria e vjeter daton qe nga viti 700 p.e.s.
    Emri Shqiptare konsiderohet se ka ardhur nga qyteti ilir Arbon i cili përmedet nga historiani grek Polybios ne historin botrore nga viti 100 p.e.s.

    Si ndryshim gati prej te gjithave kultuarave ku te cilve ju jepe atyre te te dyjave palve shqiptarve pra ne ballkan gati para migrimit te popullit me shumice.
    A mundesh te ma tregojsh nga e ke marr ket foto?

  12. #8
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    634

    Për: Të huajt deklarojnë: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

    Citim Postuar më parë nga racabardh Lexo Postimin
    A mundesh te ma tregojsh nga e ke marr ket foto?
    Nga kjo reviste.nr.10 2012
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  13. #9
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Të huajt deklarojnë: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

    Tani qe te huajt deklaruan qe ne jemi pasardhes te ilireve un do flej rehat...o na lumte o na lumte..... Shyqyr qe qekemi pasardhesit e ilireve.
    So much win.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar JuliusB për postimin:

    Kreksi (09-04-2015)

  15. #10
    i/e regjistruar Maska e Aferim
    Anëtarësuar
    11-02-2015
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    497

    Për: Të huajt deklarojnë: “Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Tani qe te huajt deklaruan qe ne jemi pasardhes te ilireve un do flej rehat...o na lumte o na lumte..... Shyqyr qe qekemi pasardhesit e ilireve.
    So much win.
    Ne fakt, do te thote shume kjo qe gjithashtu te huajt e pranojne....
    Derisa te jete Shqiperia gjysmake, shqiptaret kane per t'u ndjere inferiore edhe ne trojet e tyre.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •