Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: $30 shpërblim pensionistëve, $400 për policët dhe mësuesit

    Shpërblimi, qeveria zbulon skemën për festat e fundvitit

    Tabela
    Shpërblimi

    Pensionistët kryefamiljarë ose të vetmuar – 3 mijë lekë
    Personat me aftësi të kufizuara – 3 mijë lekë
    Për pensionistët e tjerë – 2 mijë lekë
    Për veteranët e luftës – 5 mijë lekë
    Ish të përndjekurit mbi moshën 65 vjeç – 5 mijë lekë
    Familjet e policëve të vrarë – 10 mijë lekë
    Familjet e ushtarakëve me misione jashtë Shqipërisë – 10 mijë lekë

    Trupa mësimore e 10 shkollave të rankuara të parat në klasifikimin e Maturës Shtetërore – me 40 mijë lekë
    Nxënësit e shkëlqyer në vend, që nga pjesa e dytë e ciklit 9-vjeçar dhe për të gjithë ciklin e mesëm – 5 mijë lekë
    Studentët e ekselencës – 50 mijë lekë
    Trupat e tri shërbimeve më të mira shëndetësore publike – 40 mijë lekë
    Njësia më e mirë policore (Drejtoria e Qarkullimit Tiranë) – 40 mijë lekë
    Njësia e Parkut Kombëtar Divjakë – 40 mijë lekë

    Përveç pensionistëve përfitojnë dhe ish të përndjekurit

    ZAMIR ALUSHI

    Më pak para, por më shumë stimul në vendimin e qeverisë për shpërblimet e fundvitit. Kryeministri Rama ka zgjedhur foltoren e Kuvendit për të njoftuar dhënien e shpërblimit për Vitin e Ri dje, në seancën plenare.

    Shpërblimet

    Për grupin e parë, për pensionistët kryefamiljarë, të vetmuar ose në çift, për familjet në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara, do të jepet një shpërblim prej 30 mijë lekësh ose 30 dollarësh. Ndërsa për pensionistët e tjerë shpërblimi do të jetë 20 mijë lekë ose 20 dollarë. Po ashtu, deklaroi Rama, do të ketë një shpërblim të posaçëm për veteranët e luftës dhe të përndjekurit e regjimit komunist mbi moshën 65 vjeç. Të dyja këto kategori do të marrin një shpërblim prej 50 mijë lekësh ose 50 dollarësh. Kryeministri tha se, do të shpërblehen për Vitin e Ri të gjitha familjet e policëve të vrarë dhe të gjitha familjet e ushtarakëve me misione jashtë Shqipërisë dhe për të dyja këto kategori shpërblimi do të jetë 100 mijë lekë ose 100 dollarë. Po ashtu, do të shpërblehet e gjithë trupa mësimore e 10 shkollave të rankuara të parat në klasifikimin e Maturës Shtetërore, me 400 mijë lekë ose 400 dollarë për çdo mësues. Gjithashtu, do të shpërblehen nxënësit e shkëlqyer në vend, që nga pjesa e dytë e ciklit 9-vjeçar dhe për të gjithë ciklin e mesëm, me 50 mijë lekë ose 50 dollarë. Në këtë kategori futen edhe studentët e ekselencës që shpërblehen me 50 mijë lekë ose 50 dollarë. Kryeministri ka veçuar edhe shëndetësinë. “Do të shpërblejmë tri shërbimet më të mira shëndetësore të Republikës së Shqipërisë, pra, trupën e tri shërbimeve më të mira shëndetësore në Republikën e Shqipërisë me 400 mijë lekë për secilin ose 400 dollarë”, u shpreh Rama. Pas tyre, Kryeministri ka renditur menjëherë policinë. Këtu, Rama ka caktuar menjëherë më të mirët, policët rrugorë të kryeqytetit. “Do të shpërblejmë njësinë më të mirë policore, që është Njësia e Policore e Qarkullimit të Tiranës me 400 mijë lekë për individ ose 400 dollarë”, deklaroi Rama. Dhe kur radha vjen te Parku Kombëtar i Divjakës, në atë zonë kanë menduar se Babagjyshi i Vitit të Ri ekzistoka. 400 dollarë për rojat e parkut. “Do të japim një shpërblim edhe për një njësi modeste në numër, por që ka dhënë një kontribut të posaçëm në shpëtimin e njërës prej pasurive më të rëndësishme natyrore të këtij vendi, që është Parku Kombëtar i Divjakës, me 400 mijë lekë ose 400 dollarë për person”, tha Rama.

    Stimujt

    “Qeveria e ka parë të arsyeshme të ketë një qasje të re dhe t’i japë fund traditës së lëmoshave dhe mungesës së stimujve për më të mirët”, kështu e shpjegoi Rama tendencën stimuluese të vendimit. “Ne besojmë që ashtu sikundër meritojnë vëmendje njerëzit në nevojë, ashtu meritojnë mirënjohje edhe njerëz të spikatur të kësaj shoqërie, që gjatë këtij viti i kanë dhënë shoqërisë një kontribut të posaçëm”, tha Rama. Për këtë arsye, vazhdoi Rama, bazuar mbi këtë filozofi të re në dhënien e shpërblimeve, nga njëra anë, ne kemi vendosur të shpërblejmë për Vitin e Ri personat me aftësi të kufizuara, familjet në ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë. “Të gjithë bashkë këta janë grupi social më vulnerabël dhe që ne ndërkohë kemi vendosur ta mbështesim edhe për të përballuar heqjen e fashës 300 kilovat, shtuar këtu, edhe pensionistët në tërësi, por me një nivel tjetër shpërblimi”, deklaroi Rama.

    Vlera e shpërblimit

    Megjithatë, kjo është listë paraprake, jo vendim i plotë. “Kjo është lista e përgjithshme e shpërblimeve të Vitit të Ri, e cila, siç e shihni, adreson qoftë nevojën për t’i qenë pranë dhe për t’ua bërë të gëzueshëm Vitin e Ri të gjithë atyre që janë në vështirësi, me shuma që e tejkalojnë gjelin e detit dhe filozofinë e ‘gjelit të detit’ dhe që janë një shpërblim dinjitoz. Por, në të njëjtën kohë, duam t’u shprehim të gjithë mirënjohjen dhe respektin atyre që në sistemin arsimor, në sistemin shëndetësor, në sistemin e sigurisë kanë dhënë një kontribut të posaçëm gjatë këtij viti, së bashku me heronjtë e shkëlqyer të kësaj kohe të Shqipërisë që jetojmë, nxënësit me 10 dhe studentët e ekselencës”, tha Rama. Për të përndjekurit dhe veteranët mbi moshën 65 vjeç, që përfitojnë shpërblimin e Vitit të Ri, Rama tha se “të dyja këto kategori ne i çmojmë dhe i mbështesim në mënyrë plotësisht simetrike, si dy pjesë apo dy anë të së njëjtës medalje, të një Shqipërie që u çlirua nga idealistët dhe u përdhunua nga tradhtarët e idealeve”.

    Shqip

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: $3 shpërblim pensionistëve, $400 për policët dhe mësuesit

    Me pak fjalë, kjo qeveri i kthen këmbët nga dielli brënda 4 vjetëve. Dajakun e parë do ta hajë në zgjedhjet e Qershorit !!

    Si nuk di të zgjedhë ky popull mor aman ?! Hiq një M*t e vër një tjetër në qeveri ...
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3

    Për: Qeveria e Rilindjes: $3 shpërblim pensionistëve, $400 për policët dhe mësuesit

    $400 shperblim policet? Me shume se c'kane rrogen?

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: $3 shpërblim pensionistëve, $400 për policët dhe mësuesit

    450 e lart marin bark derrat e qelbur
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Qeveria e Rilindjes: $3 shpërblim pensionistëve, $400 për policët dhe mësuesit

    Sulltani Rama i pare, i ka urdheruar me dekret qeveritar Babagjyshit te Viti te Ri tabelen e shperblimeve.

    Per kete vit shkelqesia e tije Rama i pare do ti shperndaje qokat dhe bakshishet simbas listave te lartepermendura.
    Sulltani yne,qe po shperndan lek nga xhepi i tije,e pa te arsyeshme qe per kete vit qokat dhe bakshishet duhet te mjaftojne. Vitin tjeter,po u sollet mire me Sulltanin, shpreblimet do jene me te majmura ; 5 milion leke per pensionistet kryefamiljare.10 milion leke per pensionistet qe kane dy o me shume familje.20 milion leke per pensionistet qe jane beqare.Dhe 50 milion leke per pensionistet qe kane veshtiresi ekonomike o qe mbajne dy o me shume dashnore.

    1.675.05 monedha per kategorit e tjera,mesimdhenese e mesimshitese,punedhenese e puneshitese. Silluni mire se demshperblimi per vitin tjeter mund te jete,nga xhepi e zemra e Sulltanit:ne lek te vjetra,euro,dollar australian,grosh o edhe napolona flori.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: $3 shpërblim pensionistëve, $400 për policët dhe mësuesit

    Pensionistët – ISSH: Ja grafiku i shpërndarjes së shpërblimeve

    Marrëveshje me Postën Shqiptare për dorëzimin e parave në datat 23-30 dhjetor

    Shpresa Mezini

    pensioniste-ish-ushtarake_1Që prej ditës së djeshme deri më datë 30 dhjetor të gjithë pensionistët mund t’u drejtohen rreth 500 zyrave të Postës Shqiptare, në të gjithë vendin, për të tërhequr shpërblimin e festave të fundvitit. Por, nëse pensioni mund të tërhiqet paraditeve deri në mesditë, me shpërblimet do të ndodhë e kundërta. Shumat e parave për dy kategoritë e pensionistëve, ata të vetmuar dhe të tjerët do të mund të tërhiqen nga ora 14.00 deri në 20.00 për 7 ditët e mbetura, përkatësisht 23-30 dhjetor.

    Marrëveshja ISSH- Posta Shqiptare

    Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, për të evituar radhët e gjata në sportele, si edhe për të realizuar me sukses shpërndarjen e shpërblimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nënshkruar një marrëveshje specifike me Postën Shqiptare për zbatimin e një grafiku, i cili është përgatitur me shumë kujdes nga ISSH, ku parashikohen nga njëra anë datat e dorëzimit të pensioneve, nga ana tjetër datat dhe oraret e dhënies së shpërblimeve të Vitit të Ri. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë 598.203 pensionistë në të gjithë vendin, me një efekt financiar prej 1 milion e 339 milionë lekësh. “Nga ora 08:00 e mëngjesit, deri në orën 14:00, do të jepet nga sot (dje) deri më datën 30 dhjetor pensioni, sipas ditëve që është përcaktuar për shpërndarjen e pensionit, së bashku me shpërblimin që qeveria do t’u japë kësaj kategorie personash, me rastin e festave të fundvitit. Ndërsa pas orës 14:00 deri në orën 20:00 do të tërhiqet pjesa e shpërblimit për festat e fundvitit, sipas grafikut të cilin e kemi hartuar dhe i është dhënë për zbatim Postës Shqiptare”, tha Vjollca Braho, drejtoreshë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ndërkohë, duke qenë pjesë e këtij bashkëpunimi, drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, shpjegon angazhimin e këtij institucioni për të përmbyllur me sukses procesin e shpërndarjes së shpërblimeve, brenda datës 30 dhjetor. “Posta Shqiptare është angazhuar maksimalisht dhe mobilizuar në më shumë se 500 zyrat e saj në të gjithë Shqipërinë, në qytete dhe në fshatra, për të bërë të mundur këtë operacion, i cili kërkon një kohë rekord rreth një javë apo 8 ditë. Nga ana tjetër, të gjithë ata pensionistë, që nuk kanë mundësi që të marrin shpërblimin përkatës brenda këtij viti do të kenë mundësi ta bëjnë në ditët e para të vitit të ardhshëm”, sqaroi drejtori i Postës Shqiptare. Lazimi theksoi se 30 dhjetori, do të jetë data e fundit, kur pensionistët mund të tërheqin shpërblimet, nëse nuk e kanë tërhequr në datat që parashikon grafiku i hartuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

    Grafiku i shpërndarjes së shpërblimeve

    Sipas grafikut, pensionistët do të marrin nga ora 08:00 deri në orën 14:00 pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 14:00 e deri në orën 20:00, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e tërheqjes së pensionit. Kështu, sipas grafikut të ISSH-së, dje kanë mundur të tërheqin pensionin gjyshërit dhe gjyshet, që e kanë marrë pensionin në datat 1-2 dhjetor. Sot (datë 23 dhjetor) do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e kanë marrë pensionin në datat 3-5 dhjetor. Më datë 24 dhjetor do të marrin shpërblimin ata që pensionin e kanë marrë në datat 8-10 dhjetor. Më datë 25 dhjetor do të marrin shpërblimin ata që pensionin e kanë marrë në datat 11-12 dhjetor. Më datë 26 dhjetor do të marrin shpërblimin ata që pensionin e kanë marrë në datat 15-16 dhjetor. Më datë 27 dhjetor do ta marrin shpërblimin ata që pensionin e kanë marrë në datat 17-19 dhjetor. Më datë 29 dhjetor do ta marrin shpërblimin ata që pensionin e kanë marrë në datat 20-21 dhjetor. Më datë 30 dhjetor do të mund ta tërheqin shpërblimin ata që e kanë marrë në datat 23-29 dhjetor. Duke iu referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, pensionistët kryefamiljarë, të vetmuar ose në çift, për familjet, që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara, qeveria do të japë një shpërblim prej 30 mijë lekësh ose 30 dollarësh. Ndërsa për pensionistët e tjerë shpërblimi do të jetë 20 mijë lekë ose 20 dollarë.

    Datat e tërheqjes së parave sipas datave të pensioneve:

    Në datën 23 dhjetor do ta marrin shpërblimin datat e pensioneve 3, 4, 5 dhjetor
    Në datën 24 dhjetor do ta marrin shpërblimin datat e pensioneve 8, 9, 10 dhjetor
    Në datën 25 dhjetor do ta marrin shpërblimin datat e pensioneve 11, 12 dhjetor
    Në datën 26 dhjetor do ta marrin shpërblimin datat e pensioneve 15, 16 dhjetor
    Në datën 27 dhjetor do ta marrin shpërblimin datat e pensioneve 17, 18, 19 dhjetor
    Në datën 29 dhjetor do ta marrin shpërblimin datat e pensioneve 20, 21 dhjetor

    Shqip

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: $3 shpërblim pensionistëve, $400 për policët dhe mësuesit

    Nje pyetje kisha une per ju qe na shkruani ne forum nga Shqiperia e Rilindur:

    - Me kete 3000 lekshin e vjeter shperblim, e pine dot nje kafe keta pensionistet ne lokalet e Tiranes?

    Ne Shqiperine e Rilindur, rapsodet duhet te bejne nje kenge: "Oh sa mire me qene polic!"

    Albo

  8. #8

    Për: Qeveria e Rilindjes: $3 shpërblim pensionistëve, $400 për policët dhe mësuesit

    $400 shumezim per sa polica ka Shqiperia, i bie qe gjithe populli ka punuar per policat kete vit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Qeveria e Rilindjes: $3 shpërblim pensionistëve, $400 për policët dhe mësuesit

    T'emen e s'emes, genjeshtra me bisht te gjate e te holle... vetem ne forumin e Albos i lexon!
    S'keni faj, s'ju nda qe s'ju nda gajdja e Saliut!
    Orangutang Saliu, u'a ka mesuar te gjitha "te mfsheftat" e nje demokracie te suksesshme......

    Mo po kerkova me ngulm ne artikull, po s'me zuri syri askund tremije leksha te konvertuar ne 3 dollarsha nga zyra e konvertimit te Sali shejtan budallait! Ndersa ate 400 dollarshin e perfitojne vetem nje njesi e nje lokaliteti te caktuar e policise dhe jo shperblim ne rang kombetar per cdo uniforme blu.

    p.s E ke bere forumin shoku Albo, si WC-ne personale te pislleqeve te PD-se, metoda te ngjashme lanetësh me te cilat qeverisi per plot 4 mandate qe pas 90-tes.



    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Shpërblimet

    Për grupin e parë, për pensionistët kryefamiljarë, të vetmuar ose në çift, për familjet në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara, do të jepet një shpërblim prej 30 mijë lekësh ose 30 dollarësh. Ndërsa për pensionistët e tjerë shpërblimi do të jetë 20 mijë lekë ose 20 dollarë. Po ashtu, deklaroi Rama, do të ketë një shpërblim të posaçëm për veteranët e luftës dhe të përndjekurit e regjimit komunist mbi moshën 65 vjeç. Të dyja këto kategori do të marrin një shpërblim prej 50 mijë lekësh ose 50 dollarësh. Kryeministri tha se, do të shpërblehen për Vitin e Ri të gjitha familjet e policëve të vrarë dhe të gjitha familjet e ushtarakëve me misione jashtë Shqipërisë dhe për të dyja këto kategori shpërblimi do të jetë 100 mijë lekë ose 100 dollarë. Po ashtu, do të shpërblehet e gjithë trupa mësimore e 10 shkollave të rankuara të parat në klasifikimin e Maturës Shtetërore, me 400 mijë lekë ose 400 dollarë për çdo mësues. Gjithashtu, do të shpërblehen nxënësit e shkëlqyer në vend, që nga pjesa e dytë e ciklit 9-vjeçar dhe për të gjithë ciklin e mesëm, me 50 mijë lekë ose 50 dollarë. Në këtë kategori futen edhe studentët e ekselencës që shpërblehen me 50 mijë lekë ose 50 dollarë. Kryeministri ka veçuar edhe shëndetësinë. “Do të shpërblejmë tri shërbimet më të mira shëndetësore të Republikës së Shqipërisë, pra, trupën e tri shërbimeve më të mira shëndetësore në Republikën e Shqipërisë me 400 mijë lekë për secilin ose 400 dollarë”, u shpreh Rama. Pas tyre, Kryeministri ka renditur menjëherë policinë. Këtu, Rama ka caktuar menjëherë më të mirët, policët rrugorë të kryeqytetit. “Do të shpërblejmë njësinë më të mirë policore, që është Njësia e Policore e Qarkullimit të Tiranës me 400 mijë lekë për individ ose 400 dollarë”, deklaroi Rama. Dhe kur radha vjen te Parku Kombëtar i Divjakës, në atë zonë kanë menduar se Babagjyshi i Vitit të Ri ekzistoka. 400 dollarë për rojat e parkut. “Do të japim një shpërblim edhe për një njësi modeste në numër, por që ka dhënë një kontribut të posaçëm në shpëtimin e njërës prej pasurive më të rëndësishme natyrore të këtij vendi, që është Parku Kombëtar i Divjakës, me 400 mijë lekë ose 400 dollarë për person”, tha Rama.


    Shqip

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Qeveria e Rilindjes: $3 shpërblim pensionistëve, $400 për policët dhe mësuesit

    sa i dhate ju albo pensionisteve?
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •