Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë

    Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë


    Republika e Irlandës është e lidhur ngushtë me Kishën Katolike Romake, por feja më rritjen më të shpejtë në Irlandë është Islami – me një normë të tillë të shpejtë të rritjes së myslimanëve, rreth vitit 2043 parashikohet se Islami do të bëhet feja e dytë, duke zëvendësuar protestantizmin.
    Zyra e Statistikave Qendrore e Irlandës ka raportuar se midis viteve 1991 dhe 2011, përqindja e banorëve irlandez të cilët janë musliman është rritur nga 0.1 për qind në 1 për qind (që do të thotë për rreth 49.000 banorë. Deri në vitin 2020, popullsia muslimane e Irlandës do të dyfishohet. Rritja i atribuohet emigracionit dhe të rritjes së popullsisë. Rritja e dytë për nga besimi në Irlandë është Krishtërimi Orthodhoks, kryesisht për shkak të emigracionit nga Evropa Lindore.
    Statistikat e regjistrimit të popullsisë po ashtu tregojnë se 84 për qind e popullsisë irlandeze identifikohen si katolik, nga 91.6 për qind në vitin 1991. Për më tepër, vetëm rreth një e treta (34 përqind) e katolikëve në Irlandë rregullisht marrin pjesë në meshën. Protestantët tani përbëjnë vetëm 5 për qind të popullsisë. Një pjesë e zvogëlimit apo pakësimit të të krishterëve në Irlandë mund t'i atribuohet rritjes dramatike të numrit të njerëzve që pretendojnë se nuk besojnë në asnjë fe, duke u rritur me 400 për qind në mes të viteve 1991 dhe 2011 për pothuajse 280,000 banorë.
    Ndërsa numri i tyre rritet, muslimanët në Irlandë kanë nisur projekte për të ndërtuar më shumë xhami, duke përfshirë një xhami të re e cila do të kushtoi 50.000.000 dollarë, në veri të Dublinit dhe do bëhet xhamia më e madhe në Irland. Illume Magazine njoftoi se xhamia e re, në Qendrën Clongriffin, do të jetë mjaft e madhe, në të cilën mund të falen 3.000 besimtarë dhe do të ketë dy minare, një sallë për lutje, namaz, një qendër kulturore, zyra, librari, një bibliotekë, një morg, një sallë me 600 ulëse për ngjarje kulturore, një shkollë, madje edhe një palestër sportive dhe apartamente. Muslimanet në Irlandë janë të lejuara për të veshur shami, perçe.
    Gazeta irlandeze Independent njoftoi se numri i muslimanëve në Irland rritet, gjithashtu, për shkak të konvertimeve fetare të qytetarëve katolikë irlandezë – përqafojnë fenë Islame. Rreth 500 persona e përqafojnë fenë Islame çdo vit në Irlandë. Pjesa më e madhe e këtyre të konvertuarve irlandez në Islam janë gra. "Kur njerëzit [konvertohen], atëherë mund të jenë shumë entuziastë," thotë Dr. Ali Salem i Qendrës Kulturore Islame në Clonskeagh, Dublin. "Ne ju mësojmë Islamin e moderuar. Gratë që kanë përqafuar Islamin marrin udhëzime nga grupet si Motrat Muslimane, një organizate e drejtuar nga Gratë Muslimane Irlandeze.
    Një prej këtyre të konvertuarve, një grua 36-vjeçare irlandeze, tani quhet Aishe (ish- Liza) Caulfield, shpjegoi për gazetën Independent se si ajo e pranoi Islamin.
    "Unë jam nga Irishtown në Dublin, lindur dhe edukuar si irlandeze," tha ajo. "Unë u interesova për Islamin rreth 12 vjet më parë. Jetese ime nuk ishte tipike irlandez në nivel shoqëror. Unë nuk kam shkuar në klube të natës dhe as nuk kam pirë. Unë gjithmonë kam kërkuar një grup të njerëzve të cilët kanë një mënyrë jetese të qetë, një besim që përputhet me mënyrën e jetës sime. "Aishja vuri në dukje se Islami më ka ofruar atë që e kërkoja. Ajo e përqafoi Islamin tri vjet më parë dhe u martua vitin e kaluar me një burrë musliman nga Mauritiusi.
    Aishja ka thënë se familja e saj e ka përkrahur shumë."Familja ime më bleu shamitë, kurse gjyshi Kur’anin, "deklaroi ajo. "Ajo, gjithashtu, pohoi se ajo është shumë e lumtur tani. "Islami të sjellë qetësinë, paqen në jetë," vuri në dukje ajo.

    Burimi: Islamic Daily News
    Përktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovë

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë

    "Ne ju mësojmë Islamin e moderuar.
    ....cfare eshte "islami i moderuar", Mexhid!??
    Jarigas

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    ....cfare eshte "islami i moderuar", Mexhid!??
    ai qe po shfaros kurdet

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Për: Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë

    Përshëndetje, jarigas, Islami i moderuar është féja Islame që thërret në butësi, tolerancë dhe mesatari. Mesataria është tipari më i dalluar prej veçorive të besimit islam, e me këtë edhe karakteristika më e rëndësishme e pjesëtarëve të tij – muslimanëve:
    “Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në Ditën e Gjykimit) ndaj njerëzve…” (Kur'an, El-Bekare: 143)
    Prandaj do të shohim se Islami ofron mesataren dhe maturinë në të gjitha aspektet e jetës njerëzore. Dhe jo vetëm aq, por ai paralajmëron për të dy llojet e ekstremizmi: edhe teprimin në fé dhe lënien pas dore të fesë. Shembujt e mesatarisë dhe maturisë të fesë islame janë të shumtë dhe i përfshijnë të gjitha aspektet e jetës së njeriut. Të gjitha dispozitat islame janë, në fakt, në përputhje me të vërtetën, drejtësinë dhe natyrën njerëzore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ai qe po shfaros kurdet
    Islamin mund ta kuptosh duke lexuar dhe studiuar i nderuar . E shfarosjet qe i pemend ti , ato jane vetem konflikte njerezish . Keto te dyja , Islami dhe konfliktet e disa njerezeve ne bote s'kane asgje te perbashket .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Islamin mund ta kuptosh duke lexuar dhe studiuar i nderuar . E shfarosjet qe i pemend ti , ato jane vetem konflikte njerezish . Keto te dyja , Islami dhe konfliktet e disa njerezeve ne bote s'kane asgje te perbashket .
    Vertete ..po problemi izraelito-palestinez eshte edhe ai konlikt njerezish?
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë

    Nga Kurani:
    "Pra, kur t’i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë.." (Surja Muhamed, ajeti 4)
    Thotë Kurtubiu Allahu e mëshiroftë në tefsirin e këtij ajeti: "Nuk ka thënë vritni ata sepse në shprehjen mëshonju në qafë ka më shumë ashpërsi sesa në shprehjen e vrasjes, kjo sepse e parafytyron vrasjen në formën më të keqe e ajo është prerja e qafës dhe ndarja e organit që është koka e trupit më i larti dhe më i shquari organ" [Tefsiri i Kurtubiut 16/226]
    Thotë Kesani në tefsirin e fjalës së Allahut: "..goditni mbi qafa.." kjo gjë është pas marrjes dhe burgosjes, sepse goditja mbi qafa është ndarja nga nyjet, ndërsa nuk ka mundësi të bëhet kjo gjë gjatë luftës por pas marrjes dhe burgosjes" [Bedeiu es-Sanai 7/119]
    Nga Suneti:
    Thotë Pejgmaberi salAllahu alejhi ue selem: "A po ndëgjoni i ju kurejsh, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit kam ardhur tju therri juve" [Ahmedi, Bezari dhe Ibn Hibani Shejh Albani e ka cilësuar si të mirë]
    Nga Fejruz ed-Dejlemi thotë: "Ia solla Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem kokën e el-Esved el-Ansit gënjeshtarit" [Nesaiu]
    Nga Bera thotë kaloi pranë meje daja im Ebu Burde Ibn Nejar dhe kishte një flamur me vete, i thashë ku po shkon? Tha: "Më dërgoi i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem të shkoj deri te një njeri që ka martuar gruan e babait të tij dhe t'ja sjelli (Pejgamberit) kokën e tij" [Tirmidhiu, dhe e ka saktësuar Shejh Albani]
    Thotë Imam esh-Sheukani:
    "Prerja e kokave dhe bartja e tyre është vepër e mirë dhe administrim i saktë, për të forcuar zemrat e muslimanëve dhe dobësuar fuqinë e kafirëve" [es-Sejl el-Xherar 4/568]

    Paqe Paqe Paqe - Per te gjithe njerezine Qofte Myslima Qofte I Krishter Qofte Budist
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  8. #8
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ai qe po shfaros kurdet
    Ne kobane luftohet islami, apo nuk jane kurdet musliman ?.....njeri nder muslimanet me te famshem te historise, qe jav çoj shurren perpjete kristianeve europjan ishte pikerisht kurd, i famshmi saladin ejub....qe e ripushtoje jerusalemin nga kryqezatoret...

    Meso !!!

    Tungi
    albanish by nature

  9. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë

    Citim Postuar më parë nga lace Lexo Postimin
    Nga Kurani:
    "Pra, kur t’i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë.." (Surja Muhamed, ajeti 4)
    Thotë Kurtubiu Allahu e mëshiroftë në tefsirin e këtij ajeti: "Nuk ka thënë vritni ata sepse në shprehjen mëshonju në qafë ka më shumë ashpërsi sesa në shprehjen e vrasjes, kjo sepse e parafytyron vrasjen në formën më të keqe e ajo është prerja e qafës dhe ndarja e organit që është koka e trupit më i larti dhe më i shquari organ" [Tefsiri i Kurtubiut 16/226]
    Thotë Kesani në tefsirin e fjalës së Allahut: "..goditni mbi qafa.." kjo gjë është pas marrjes dhe burgosjes, sepse goditja mbi qafa është ndarja nga nyjet, ndërsa nuk ka mundësi të bëhet kjo gjë gjatë luftës por pas marrjes dhe burgosjes" [Bedeiu es-Sanai 7/119]
    Nga Suneti:
    Thotë Pejgmaberi salAllahu alejhi ue selem: "A po ndëgjoni i ju kurejsh, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit kam ardhur tju therri juve" [Ahmedi, Bezari dhe Ibn Hibani Shejh Albani e ka cilësuar si të mirë]
    Nga Fejruz ed-Dejlemi thotë: "Ia solla Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem kokën e el-Esved el-Ansit gënjeshtarit" [Nesaiu]
    Nga Bera thotë kaloi pranë meje daja im Ebu Burde Ibn Nejar dhe kishte një flamur me vete, i thashë ku po shkon? Tha: "Më dërgoi i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem të shkoj deri te një njeri që ka martuar gruan e babait të tij dhe t'ja sjelli (Pejgamberit) kokën e tij" [Tirmidhiu, dhe e ka saktësuar Shejh Albani]
    Thotë Imam esh-Sheukani:
    "Prerja e kokave dhe bartja e tyre është vepër e mirë dhe administrim i saktë, për të forcuar zemrat e muslimanëve dhe dobësuar fuqinë e kafirëve" [es-Sejl el-Xherar 4/568]

    Paqe Paqe Paqe - Per te gjithe njerezine Qofte Myslima Qofte I Krishter Qofte Budist
    Me thane te drejten, une i preferoj ato videoinçizimet ku e sheh si fluturon raketa drejt ne mes te kolones se refugjateve, te dasmoreve, ne ndonje blok banues.....kurse kulmi do ishte sikur te na transmetonin inçizimet 'live' dhe me ngjyra......kuptohet se edhe ngulja e njerezve ne trunga drujsh duke qene te gjalle e ka ate elegancen e vet, por fatkeqesisht qe kur e ka humb kisha fuqine politike nuk praktikohet me kjo forme humane e vrasjes.

    Tungi
    albanish by nature

  10. #10
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    ....cfare eshte "islami i moderuar", Mexhid!??
    Islamin e moderuar e shohen ato qe duan ta njohin ose ato qe jane kureshtare....tjeret e shohin vetem tehun e shpates... per shembull si serbet ne luften e kosoves.

    Tungi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 09-11-2014 më 13:15
    albanish by nature

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •